Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Asnje pike dyshim ketu: gabimi eshte rregulli, kurse e verteta eshte aksident i gabimit.
--- Duhamel

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 48 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...

Pyetesori



[ Bej nje pyetje ]


Kategori: Faqja kryesore -> Projekti Albasoul -> Rregjistrimi

Pyetje
·  Perse duhet te rregjistrohem?
·  Cilat jane kriteret per tu anetaresuar?
·  Si mund te rregjistrohem?
·  Si ta mbush formularin e rregjistrimit?
·  Perse nuk me erdhi fjalekalimi me email?
·  Si ta ndryshoj fjalekalimin?
·  Cfare eshte identifikimi?
·  Si te identifikohem si anetar?
·  Kam harruar fjalekalimin e emrit?
·  Si te largohem nga Albasoul?
·  Si ta ndryshoj emrin e rregjistrimit?
·  Si ta fshi llogarine time fare?
·  Dikush tjeter ka rregjistruar emrin tim?
·  Si mund te krijoj nje adrese timen email ne albasoul

Pergjigje
·  Perse duhet te rregjistrohem?

Nese nuk rregjistroheni, ju do te konsideroheni si nje vizitor i thjeshte qe vetem lexon por nuk mund te shprehi asnje mendim ne temat dhe artikujt e postuar tek Albasoul. Nuk do te mund te votoni dhe perdorni disa sherbime te vecanta qe kerkojne anetaresimin. Pasi te rregjistroheni me sukses ju do te keni mundesi te:

- postoni artikujt direkt tek Albasoul
- shprehni mendimin tuaj mbi nje artikull te vecante ne formen e nje komenti
- njiheni me anetaret e tjere dhe shkembeni mesazhe direkte me ta
- perdorni te gjitha sherbimet qe ne ofrojme aktualisht dhe ato qe do te krijojme ne te ardhmen
- jepni voten tuaj mbi votimet dhe sondazhet e ndryshme javore qe ne do te mbajme ne kete faqe
- do te njoftoheni me email mbi te gjitha te rejat e komunitetit tone

Me pak fjale, anetaresimi ju jep mundesi qe te jeni pjese e ketij komuniteti te madh shqiptar ne Internet. Do te kini mundesi te lexoni dhe te lexoheni nga pjesetaret e komuniteti. Albasoul eshte nje tribune dhe nje mundesi per ju per te komunikuar me nje numer shume te madh shqiptaresh nga mbare bota. Anetaresimi eshte shume i thjeshte, falas dhe zgjat me pak se 5 min.

Krye


·  Cilat jane kriteret per tu anetaresuar?

Kriteret e anetaresimit jane te thjeshta:

1. Duhet te jeni nje vizitor i rregullt i Albasoul
2. Duhet te mbeshtesni inisiativen tone dhe te respektoni mbare komunitetin
3. Duhet te keni gjak shqiptari ose te jeni nje dashamires i popullit shqiptar
4. Duhet te dini shqip pasi shqipja eshte gjuhe zyrtare tek Albasoul. Dialektet jane mese te mirepritura pasi ato e pasurojne dhe zbukurojne gjuhen shqipe.
5. Duhet te respektoni etiken e te shprehurit duke mos ofenduar askend.

Te gjithe shqiptaret jane te mirepritur te marrin pjese ne komunitetin tone pa dallim feje, krahine apo bindjesh politike per aq kohe sa dashuria per Shqiperine eshte me e madhe se te gjitha keto.

Krye


·  Si mund te rregjistrohem?

Qe te rregjistroheni duhet te mbushni me sukses formularin e rregjistrimit vetem njehere. Kete formular mund ta mbushni ne cdo kohe duke klikuar mbi "Llogaria ime" nga Menuja majtas nen kategorine me titull "Anetaret". Pasi te klikoni mbi "Llogaria ime" nje faqe e re do tu hapet ne te cilen do te shikoni tre lidhje si me poshte:

Identifikohu.

Rregjistrohu.

Kerkon fjalekalimin e harruar me email.

Klikoni mbi "Rregjistrohu" dhe nje faqe e re do te hapet ne te cilen do te gjeni nje formular. Formulari eshte ne shqip dhe mjafton qe ju te mbushni kete formular dhe te klikoni ne fund butonin "Anetar i ri" per te na e derguar informacionin tuaj. Informacioni juaj do te procesohet ne cast dhe nese gjithcka eshte mbushur sic duhet dhe emria qe ju kerkoni te rregjistroni nuk eshte i zene nga dikush tjeter, ju do te merrni nje mesazh konfirmi qe ju thote me pak fjale qe rregjistrimi shkoi me sukses. Emri qe rregjistruat se bashku me nje fjalekalim te gjeneruar nga serveri do tu dergohen ne cast ju me email. Kontrolloni posten tuaj per mesazhin qe do tu vije nga Albasoul. Mjafton te identifikoheni me ate fjalekalim per heren e pare per te hyre tek Albasoul. Qe te mesoni si ta beni kete apo per probleme te mundshme gjate rregjistrimit, lexoni pyetjet ne vazhdim.

Krye


·  Si ta mbush formularin e rregjistrimit?

Po ju vijme ne ndihme duke ju bere te qarte ne detaj se cfare informacion kerkon cdo kutize tek formulari i rregjistrimit. Qe ta shikoni.

Emri - Ky eshte emri apo pseudonimi qe ju do te zgjidhni per tu anetaresuar tek Albasoul. Me kete emer do te identifikoheni dhe me kete emer do te njiheni edhe nga anetaret e tjere te komunitetit. Jeni te lutur te rregjistroni nje emer shqiptar. Emri duhet te permbaje vetem germa dhe numra dhe duhet te jete dinjitoz dhe perfaqesues.

Email - Eshte shume e rendesishme qe ju te futni me sukses adresen tuaj te postes elektronike ose sic njihet shkurt "email". Sigurohuni qe email juaj eshte i sakte pasi ne kete adrese do tu dergohet edhe konfirmi i llogarise tuaj pasi te rregjistroheni.

Website - Kjo eshte adresa e faqes tuaj ne web. Nese nuk kini mund ta lini bosh ose mund te shkruani adresen e albasoul si psh http://www.albasoul.com. Mos harroni qe kjo fillon gjithmone me http:// .

Maska - Kjo eshte nje maske qesharake te cilen ju mund ta zgjidhni per veten tuaj. Qe te shikoni koleksionin e maskave nga te cilat mund te zgjidhni, klikoni mbi "Lista". Kjo do te hapi nje dritare te re qe do tu serviri te gjitha maskat e mundshme. Zgjidhni ate qe ju pelqen dhe shikoni numrin e saj duke vendosur shenjen e miut mbi ate qe ju pelqeni. Kthehuni mbrapa tek formulari dhe zgjidhni nga lista ate qe ju pelqeu.

Numri ne ICQ - AOL - MSN - Yahoo - Keto jane sherbime popullore ne Internet. Nese nuk e dini se cfare jane ose nuk i perdorni ato, atehere lerini bosh ose shkruani "s'kam". Nese i perdorni ato shtypni ne kutizat perkatese numrin apo emrin qe ju keni ne ato sherbime. Eshte nje mundesi e mire per shqiptaret e tjere qe tu kontaktojne ju. Vendodhja - Ku banoni ne keto momente. Emrin e qytetit apo shtetit, apo te dyja bashke.

Profesioni - Cili eshte profesioni juaj.

Interesat - Cfare ju pelqen ju per tu argetuar.

Opsion - Do te deshironit qe te tjeret te shikonin adresen tuaj te email apo jo. Nese po, ata do te jene ne gjendje qe tu nisin ju email. Ne te kundert askush nuk do ta dije email tuaj. Nese doni ta beni publik klikoni mbi ate kutizen vetem njehere sa te dali nje akrep i zi.

Firma - Firma eshte informacion i shkurter qe ka nje domethenie te madhe per ju dhe qe do te dali ne fund te cdo mesazhi qe ju do te lini. Mund ta perdorni kete nese doni te shprehni disa gjera me shume mbi veten tuaj ose nese do te deshironit te shtypnit nje thenie nga nje person i shquar qe ka domethenie te madhe per ty.

Tani mund te klikoni mbi butonin "Anetar i ri" per te derguar formularin e mbushur.

Krye


·  Perse nuk me erdhi fjalekalimi me email?

Nese ju e mbushet sic duhet formularin e rregjistrimit dhe fjalekalimi nuk ju ka ardhur me email brenda 24 oreve, atehere ju duhet te na kontaktoni me email ne adresen webmaster@albasoul.com. Duhet te dergoni nje mesazh nga adresa e email-it te cilen keni perdorur gjate rregjistrimit. Ne do tu pergjigjemi ne cast per ta zgjidhur kete problem.

Krye


·  Si ta ndryshoj fjalekalimin?

Fjalekalimi qe ju derguam me email eshte nje fjalekalim i vecante qe gjenerohet vete nga serveri. Ju nuk eshte e thene te perdorni kete fjalekalim gjate gjithe kohes pasi mund ta ndryshoni shume kollaj. Fjalekalimin qe ju derguam me email mund ta perdorni vetem njehere sa per tu identifikuar heren e pare. Pasi te futeni me sukses heren e pare, mjafton te klikoni mbi 'Ndrysho informacionin tuaj" dhe atje do te mund te ndryshoni informacionin qe keni dhene gjate rregjistrimit. Ne fund te formularit do te gjeni edhe 2 kuti ne te cilat mund te ndryshoni fjalekalimin tuaj.

Krye


·  Cfare eshte identifikimi?

Sa here qe vizitoni Albasoul, duhet te identifikoheni ne menyre qe te keni akses te plote tek Albasoul. Nese identifikoheni ju nuk do te njiheni si vizitor por si anetar i Albasoul. Pasi te identifikoheni me sukses, mund te postoni artikuj dhe te jepni kontributin tuaj direkt ne keto faqe.

Krye


·  Si te identifikohem si anetar?

Nese ju jeni rregjistruar me sukses tek Albasoul me pare dhe tani do kishit deshire te perdornit emrin qe rregjistruat, duhet qe te identifikoheni. Qe te identifikoheni mjafton te shkruani Emrin dhe Fjalekalimin tuaj nga formulari ne krye djathtas ose mund te klikoni ketu

Krye


·  Kam harruar fjalekalimin e emrit?

Nese keni harruar fjalekalimin e emrit mund ta merrni automatikisht me email ne adresen qe na keni dhene gjate rregjistrimit. Shkoni ketu dhe klikoni mbi lidhjen qe ka te beje me marrjen e fjalekalimit me email. Pasi te mbushni formularin do tu vije konfirmimi me email. Eshte thjeshte nje kod qe pasi ta merrni me email duhet ta fusni ne kutine perkatese qe te konfirmoni qe ju jeni i zoti i emrit dhe jo dikush tjeter qe po perpiqet tu vjedhi emrin. Eshte thjeshte nje akt sigurie, dhe pasi ta ndiqni proceduren me sukses, nje fjalekalim i ri do tu vije me email. Ate mund ta ndryshoni serrisht ne nje fjalekalim qe ju e keni me te lehte per te mbajtur mend.

Krye


·  Si te largohem nga Albasoul?

Ne momentin qe do te largoheni nga kompjuteri dhe do ta mbyllni Albasoul duhet qe te largoheni prej tij, ne menyre qe te ruani informacionin tuaj personal te rregjistrimit nga dikush tjeter qe mund te perdori te njejtin kompjuter. Qe te largoheni nga Albasoul mjafton te klikoni mbi tekstin "Largohu" nga menuja majtas. Do te lexoni edhe nje mesazh qe do te konfirmoje qe po largoheni nga Albasoul. Heren tjeter qe do te vizitoni Albasoul duhet te identifikoheni serrisht duket futur emrin dhe fjalekalimin tuaj.

Krye


·  Si ta ndryshoj emrin e rregjistrimit?

Nuk mund ta ndryshoni emrin e rregjistrimit pasi me ate njihen nga mbare komuniteti. Nese doni te perdorni nje emer tjeter, duhet qe ta rregjistroni serisht ate nga fillimi.

Krye


·  Si ta fshi llogarine time fare?

Nuk mund ta fshini dot vete llogarine tuaj te hapur tek Albasoul, por mund te na beni ne nje email ne adresen webmaster@albasoul.com . Pasi te konfirmojne qe ju jeni personi qe keni rregjistruar ate llogari do ta fshijme per ju.

Krye


·  Dikush tjeter ka rregjistruar emrin tim?

Nese pasi mbushni dhe dergoni formularin merrni nje mesazh te tille, kjo do te thote qe dikush tjeter ka rregjistruar para jush emrin qe ju po perpiqeni te rregjistroni. Nuk keni se cfare te beni tjeter, pervecse te zgjidhni nje emer tjeter qe nuk e ka zene dikush tjeter, ose ti shtoni disa germa apo numra emrit qe ta ndryshoni.

Krye


·  Si mund te krijoj nje adrese timen email ne albasoul

Per te hapur nje adrese emaili me @albasoul.com klikoni larte ku thote "Email" ose shkoni direkt ne adresen http://posta.albasoul.com dhe klikoni aty ku thote "Hapni llogarine tuaj ketu". Plotesoni formularin dhe pasi ta plotesoni do ju krijohet llogaria juaj.

Krye





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.