7 Prill 1939 |
||
Faqe 316 |
||
vullnetin e vet, Mussolini nuk ngurroi me bashkue Shqipnin nė aventuren e tij kriminale. Nė fillim u duk sikur parashikimet e Cianos ishin tė vėrteta. Ushtėrija italjane u rut nė tokėn greke pa ndeshė nji rezistencė serioze. Tue zgjedhė rastin ma tė pėrshtatun, ushtėrija greke u ra Italjanve nė shpinė dhe i detyroi tė tėrhiqen nė pikė tė vrapit. Ritirata u kthye nė katastrofė dhe ordhit e Mussolinit u shtėrnguen me zbrazė Korēėn dhe Gjinokastrėn. Suksesit tė ushtėris greke i ndihmuen nė mėnyrė vendimtare Shqiptarėt e mobilizuem nga fashizmi, tė cilet i kthyen pushkėn okupatorit, tue shkaktue tmerr dhe rėmujė nė radhėt e armatės fashiste. Shqiptarėt shkuen me shpresė se, tue luftue kundėr anmikut tė pėrbashkėt, do tė rifitonin lirin e tyne. Nji inkurajim i papritun erdhė nga shtypi i botės sė lirė, i cili muer nė shėnim dhe brohoriti pėrpjekjen e guerriljeve shqiptar me shkaktue disfatėn e ushtėris italjane. Shkrimtari i mirėnjoftun anglez Bernard Newman, nė librin e tij «The New Europe», qi u botue mbas lufte, i pėrmbledhė me kto fjalė ngjarjet e asaj kohe: «Qysh nė fazėn e parė tė ofensivės italjane kundėr Greqis, shumica e ushtarve shqiptar u tėrhoqėn nga balli i luftės si tė pabesueshėm. Nė tokė shqiptare veprat e sabotazhit kundėr ushtėris italjane u kryen vazhdimisht me qellim qi me paralizue orvatjen luftarake tė saj. Shqiptarėt u inkurajuen edhe ma tepėr nga proklamata e qeveris greke qi u premtonte lirin mbas fitores kundėr Italis.» Pikėrisht kur ushtėrija greke hyni nė Korcė, kryeministri Metaksas bani deklaratėn ku tha se Greqija luftonte jo vetėm pėr tė mbrojtė vehten, por edhe pėr ēlirimin e Shqipnis nga sundimi fashist. Ky premtim i dhanun botnisht erdhė si nji ngushėllim i madh pėr Shqiptarėt qi |
kremtonin pėr herėn e parė Ditėn e Flamurit ndėn zgjedhėn e huej. Nga Londra miku i vjetėr i Shqipnis, Lord Cecil of Chelwood u drejtoi Shqiptarve, po me at rast, nji mesazh ku thoshte: «Sulmi tradhėtar i Mussolinit kundėr vendit tuej ka qenė padyshim dhunimi ma i shemtuet nė dam tė nji kombi fqi nė kohėt e vėshtira qi jemi tue kalue. Megjith orvatjen guximtare qi batė pėr tė nnbrojtė lirin tuej ordhit fashiste duelen fituese. Por nama e zezė po e pret tiranin fashist. Asht me vend qi miqte tonė grek, me ndihmėn tuej dhe tė Britanis sė Madhe, t'i japin agresorit grushtin e merituem. Nuk mund tė themi qysh tash nėse i ka ardhė shembja tiranis sė Mussolinit. Nji gja qi dihet me siguri asht se Britanija e Madhe do tė nguli kambė qi Shqiptarėt tė rifitojnė pamvarėsin e tyne dhe, mbas asaj, do tė ndihmojė me ēdo mjet pėr lulėzimin e vendit tuej heroik.» Mjerisht shpresat qi nggjalli deklarata e kryeministrit Metaksas u pėrgėnjeshtruen fare shpejt nga sjellja e autoritetit grek nė tokė shqiptare. Komandanti i trupave greke qi u foli Korēarve nga ballkoni i Bashkis ēfaqi gėzimin me pa Korēėn «at qendėr tė kulturės greke», me u bashkue me atdheun helenik. Mbas fjalėve erdhėn veprat dhe Himara u shpall si nji pjesė e pandame e Greqis nė emėn tė mbretit Jorgos. Njerės tė damkosun nė syt e Shqiptarve si peshkopi Gjermanos dhe Kalyedani Vardas u kthyen pėrsėri pėr tė luejtė role nė tokė shqiptare. Propaganda fashiste nuk mungoi me acarue pezmatimin e Shqiptarve tue spekulue mbi rrezikun e pėrsėritjes sė mizorinave tė 1914-15-ės. Nuk asht pėr t'u ēuditė qi Shqiptarėt pushuen me i ndihmue ushtėris greke dhe banė me dėshtue orvatjet e saj pėr tė zaptue Tepelenėn. Pėrparimi i ushtėris greke u ndal kudo gjatė frontit tė |