7 Prill 1939
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 314

sasi mund tė sigurojė nevojat e Italis nė
metalin krom pėr dhjet vjet, nėmos ma
tepėr. Parashifet mundėsija me prodhue
nji sasi kromi ma tė madhe sesa mund tė
pėrdori industrija italjane, kėshtu qi mund
tė teprojė diēka pėr tė eksportue.
«Nė Shqipnin e Veriut ndodhet nji sasi
e konsiderueshme e mineralit tė bakrit, me
nji pėrmbajtje metali prej 10 pėrqind.
Sasija e pėrgjithėshme e kėtij minerali
besohet tė jet 5 milion ton. Shoqnija
industriale Parodi-DeIfino ka marrė
koncesionin me organizue prodhimin e
6.000 lon bakri tė pastėr nė vjet.»
«Shoqmja A.I.F.A. ka zgjanue zonėn e
prodhimit tė vojgurit deri nė Pathos, qi ka
qenė koncesioni i shoqnis Anglo-Persiane.
Perspektivat e prodhimit tė vojgurit nė kėt
zonė tė re duken fort inkurajuese.»
«Nė Selenicėn e Vlonės grupi i
ndėrmarrjeve Parodi-Delrino shpreson tė
jet nė gjendje me prodhue vitin qi vjen
20.000 ton asfalti tė kalitetit ma tė mirė.»
Informata nga burime tė tjera thojshin
se gjatė Luftės se Dytė Botnore, Italjanėt
kishin zbulue burime tė tjerė nafte nė
Shqipni dhe prodhimi i benzinės kishte
arrijtė gati nji gjysėm milion ton nė vit.
Asht pėr t'u vue re se statistikat italiane
nuk japin shifra mbi prodhimin e vojgurit
nė Shqipni mbas vitit 1939.
Tash le tė kthehemi pursėri nė raportin
Bennini ku pėrshkruhen triumfalisht
fitimet materiale qi zaptimi i Shqipnis
kishte me i prue Italis.
«Nė qarkun e Korēės, - shkruen Signor
Bennini, asht vėrtetue pranija e mineralit
amiant.I Shoqnija Cave di San Vittorio ka
pėr tė fillue punėn pėr shrrytėzimin e kėtij
minerali tė ēmueshėm.»
«Nji projekt me randėsi pėrmirėsimi
bujqėsor do tė vihet nė zbatim nė fushėn

1. Amiant: nji lloj asbesti i bardhe qi duron fort zjarrin.
e Kavaj'ės.»
«Nė Korēė„ 0 Duce, do tė ndėrtohet nji
fabrikė sheqeri, tue pėrdorė rrepėn qi do tė
mbillet nė at fushė shum pjellore.»
«Ma nė rund, rrjeta e rrugėve tė
asfaltueme do t'arrije 2.000 kilometra dhe
do tė plotėsohet mbrenda afatit qi ke
caktue ti, 0 Duce!»
Simbas raportit Bennini, Shqipnija
mbrenda pak muejve do tė kthehej nė nji
kantjer ndėrtimesh pėr dobin ma tė madhe
tė ekonomis italiane. Toka shqiptare, qi na
patėn thanė se ishte fare e vorfėn, duel
paprimtas e pajosun me begati natyrale
shum tė ēmueshme. Ajo qi nuk ishte ba
gjatė 15 vjetve «bashkepunimi miqėsuer»
do tė kryhej me nji shpejtėsi tė rrufeshme
tash qi mineralet dhe gruni i Shqipnis do
t'i shėrbenin lulėzimit ekonomik t'Italis.

Luftė nė tokė shqiptare

U duk fare shpejt se invadinni i
Shqipnis nuk ishte nji qėllim nė vetvehte.
Nė trillimet e Mussolinit dhe tė dhandrrit
Ciano, Shqipnija do tė shėrbente si
piknisja e zgjanimit tė «imperos fashiste»,
mbas gjurmave tė Romės sė vjetėr. Kėshtu
shpjegohet zaptimi ushtarak i Shqipnis,
mbasi Italis nuk i vinte ndonji rrezik nga
bregu linduer i Adriatikut ndėn regjimin e
maparshėm. Edhe sikur njani nga shtetet
fqij tė ishte orvatė me zaptue Shqipnin,
Italija do tė kishte pasė kohė me debarkue
ushtėri nė vėndin tonė nė bazė tė lidhjes
ushtarake, por tue ardhė si aleat dhe jo si
invadues.
Shvillimi i ngjarjeve mbas 7 prillit e
vėrtetoi plotėsisht kėt interpretim. Nė
skelėn e Durrėsit shkarkimi i tankeve,
topave dhe i pajimeve luftarake gjithfarėsh
vazhdoi dit e natė. Karvanet e kamioneve
tė ushtėris mbushėn rrugėt e Shqipnis, tue
shkue gjithmonė nga bregdeti drejt kufinit.

                                                                                                                 Faqja ne vazhdim