Mbreti Zog i I
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 291

pėr tė krye vjedhje, u vue nė litar.
Nji atmosferė e zymėt kishte randue
mbi Shqipnin ndėrsa pritej ekzekutimi i
dyzet burrave. Tė ggjithve iu hoq nji barrė e
rande prej zemret kur u dha lajmi se
vendimi i Gjyqit Politik nuk do tė vihej nė
zbatim. Derisa viktimat shpėtuen gjallė
ishte gjithmonė shpresa qi tė mos
kalbeshin nė burg pėr ggjith jetėn.
Mbas tmerrit qi kishte shkaktue
«Lėvizja e Fierit», populli priste nji
ndryshim. Mbreti Zog u bind se duhej me
krijue nė popull pėrshtypjen se diēka
kishte ndryshue. Nji dit prej ditve qeverija
dha dorėheqjen dhe Mbreti ngarkoi Mehdi
Frashėrin me formue qeverin e re. Pėr herė
tė parė mbas kaq vjetve, fytyra tė reja
okupuen ofiqet ministeriale: Dhimitėr
Berati, minister i ekonomis kombėtare;
Fuad Asllani, ministur i punve tė jashtme;
Ethem Toto, ministėr i mbrendėshėm; Rnok
Gera, ministėr i financave; etj. Kabineti
Mehdi Frashėri, me pjestarė tė regjun nė
kulturėn oksidentale, u brohoritė si nji qeveri
liberale dhe ngjalli shpresa tė mėdha.
Mehdi Frashėri, i cili ishte pregatitė
gjatė kohės qi kryesonte Kėshillin e Shtetit,
i pėrveshė punės pėr me hartue
projektligjet qi do tė ndrronin faqen e
Shqipnis, tue ēdukė mbeturinat e sundimit
turk nė administratėn dhe nė ekonomin e
vėndi^. Por puna ma urggjente ishte ndreqja
e marrėdhanieve me Italin, qi kishin shkue
keq tash disa kohė. Ndihmat financiare
nga Roma ishin pre dhe kriza ekonomike
nė Shqipni kishte mbėrritė nė pikėn e
fundit. Mehdi Frashėri, i shoqnuem nga
Fuad Asllani, shkuen n'Itali pėr me lidhė
marrėveshtje tė reja tė bazueme nė
respektin e pamvarėsis dhe tė dinjitetit nga
tė dy anėt. Negociatat pėrfunduen me
sukses dhe nji varg marrėveshtjesh tė reja
u nėnshkruen nė Romė.
Sa pėr reformat e mbrendėshme u duk
shum shpejt se nė mendjen e Mbretit Zog
nuk kishte ardhė koha me zbatue reformat
radikale qi synonte kryeministri Mehdi
Fnashėri. Me urdhėn tė Pallatit u provokue
nji konflikt nė mes tė qeveris dhe
parlamentit, i cili i refuzoi votbesimin nė
lidhja me nji ligjė tė dorės sė dytė mbi
zavendėsimin e punimit tė detyrueshėm
shtat dit nė vit nė rrugėt e shtetit me nji
taksė nė tė holla. Deputetėt qi kislnin votue
njizanit pėn Mehdi Frashėrin nji mot ma
parė votuen kundėn tij po me at
unanimitet. Abdurrahman Krosi, deputet i
Dibrės, kishte veprue si kasnec i vullnetit
tė Sovranit nė tė dy rastet.
Rrėzimi i qeveris sė Mehdi Frashdrit
pat nji rrjedhim tragjik. Nji dit tė qershorit
1937 nji shpallje zvrtare njoftoi popullin
shqiptar se Ethem Toto, ish-minister i
mbrendėshėm nė kabinetin Frashėri, kishte
fillue nji krvengritje me armė dhe ishte vra
nė luftė me forcat qeveritare. Vėllaj i tij
Ismet Toto, nji shkrimtar i ri me talent,
kishte ra viktim i po kėsaj traggjedije. Musa
Juka nuk humbi rastin edhe kėt herė me
kapė e me burgosė kundrėshtarė tė
regjirnit, tue i akuzue si bashkėfajtorė.
Misteri i kėtij epizodi tė pėrgjakun pret tė
ndriēohet nga historishkruesit e avenirit,
qi do tė mund tė konsultojnė arqivat e
Tiranės pa mbikėqyrjen e Komisarve te
partis. Ajo qi mund tė thuhet sotpėrsot
asht se Ethem Toto, i cili mbahej ndėn
vėrejtje tė rreptė nė Vlonė, jetonte ndėn
hijen e vdekjes dhe, nji dit prej ditve, vendosi
me dalė nga kjo gjendje me nji ggjest
dishpėrimi qi ishte dėnue tė dėshtonte.

Marrėdhaniet me Italin

Mbas marrėveshtjeve qi Myfit Libohova
nėnshkroi nė Romė nė verėn e vitit 1925 u
kryen shpejt e shpejt veprimet pėr tė
themelue Bankėn Kombėtare tė Shqipnis.

                                                                                                                     Faqja ne vazhdim