Mbreti Zog i I
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 290

shkaktarėt e vėrtetė tė kėtyne tragjedive
marrin arratin, kurse 11 gjindarmė, qi
kishin shkue mbas Musa Krajės, u
ekzekutuen atypėraty. Qeverija kishte
marrė frikė dhe vendosi me shfarue krejt
opozitėn e hapėt ose tė mėsheftė. Me
qindra njerės u arrestuen dhe nji atmosferė
terrori mbretnoi anembanė Shqipnis. Tė
arrestuemit pėrbanin nji tufė tė perzieme:
mėsues komunistė, oficerė tė ushtėris,
nėpunės tė shtetit, intelektualė liberale,
pronarė konservatorė. Shum prej tyne u
futėn nė burg vetėm pse ishin nė listėn e
zezė tė Musa Jukės. Disa si Riza Cerova, qi
nuk u shtinė nė dorė, u ndoqėn gjurma-
gjurmės dhe u vranė nė arrati e sipėr. Ata
qi u pandehėn si shefat e nji organizate tė
gjanė pėr tė ba revolucion nė mbarė
Shqipnin, u munduen dhe u torturuen
derisa banė pohimet pėr tė cilat kishte
nevojė Musa Juka. Mbas disa javėsh tė
«hetimeve paraprake» tė kėtij lloji, Musa
Juka ishte gati me nxjerrė para Gjyqit
Politik tė pandehunit, numri i tė cilve
kapėrcente njiqind vet. Gjyqi u ba nė Fier
nė kopshtin e shtėpis sė Qemal Vrionit, i
cili ishte nji nga kandidatėt pėr me u
dėnue. Nė kėt rast Fieri ishte kthye nė nji
kamp ushtarak me bajonetat qi xixėllonin
nė dritėn e shkėlqyeshme tė diellit. Burgu i
qytetit nuk nxinte ma, prandaj ndėrtėsa tė
tjera, si hotel «Lirija» dhe shkolla e
Bishanakut ishin mbushė me tė burgosun.
Prap edhe atje vėndi mungonte. Nė nji
dhomė tė Bishanakut, ishin mbyllė 27 vet.
«Hetimet» vazhduen edhe nė Fier. Tė
pandehunit shoqnoheshin natėn nji nga
nji nė zyrat e Gjyqit Politik dhe ktheheshin
nė orėt e para tė mėngjezit, tue kallzue
tmerrin qi kishin pa ose pėsue.
Ditėn qi u ēel gjyqi, gati 120 tė
pandehun, tė lidhun me pnanga gjashtė vet
nė nji radhė, u vunė me ndejė mbi karrige
nė kopshtin e shtėpis ku do tė kryhej
formaliteti i dėnimit tė tyne, qi ishte caktue
ma parė. Kryetar i gjyqit ishte Ali Riza
Topalli nga Kosova dhe prokurori nji
Grekofon nga Dropulli. Ushtarėt me
pushkė dhe bajoneta pėrbanin nji gardh tė
dėndun pėrqark grupit tė viktimve tė kėsaj
komedije gjyqėsore. Tė pandehunit u
thirrėn me folė dhe, gati tė gjith, pėrsėritėn
pohimet qi kishin ba ndėn torturė gjatė
«hetimeve». Mbasi nuk kishte dokumenta
tė shkrojtuna pėr tė provue kėt komplot
«kolosal», disa nga tė pandehunit patėn
guximin me tėrheqė ato qi kishin thanė
para gjykatėsit hetues, dhe disa tė tjerė u
munduen me paksue randėsin e komplotil,
tue shpallė se puna ishte kufizue me
bisedime. Asnji avokat nuk kishte pėr me i
mbnojtė. Publiku ishte pėrfaqėsue nga nji a
dy reporterė fletoresh, tė cilėt duhej tė
paraqitshin shkrimet e tyne pėr cenzurė.
Kaluen disa dit tue shkue e tue ardhė nga
burgu nė gjyq dhe anasjelltas dhe ma nė
fund u shpall vendimi qi tnonditi mbarė
Shqipnin: dyzet vet ishin dėnue me vdekje,
shumica tjetėr me burgim tė pėrjetėshėm,
dhe nji numur i vogėl ishin gjetė tė
pafajshėm. Por kėt herė Musa Juka kishte
shkue tepėr larg. Drama juridike e Fierit
pat nji jehonė tė papritun nė Europė.
Lidhja pėr tė Drejtat e Njeriut nė Paris dhe
organizata tė tjera liberale protestuen
pranė qeveris sė Tiranės. Kėshilli i Lidhjes
sė Kombeve, qi ishte mbledhė nė at kohė nė
Gjenevė, bani presion mbi delegacionin
shqiptar qi tė mos ekzekutohej ky
masakrim i legalizuem. Nji breshėr
telegramesh nga Gjeneva vuni nė dukje nė
shum mėnyra damin e madh qi do t'i vinte
emnit tė Shqipnis nė botėn e qytetnueme,
dhe ma nė fund kto kėshilla urtėsije patėn
efektin e tyne. Dėnimet me vdekje u kthyen
nė burgim tė pėrjetėshmė dhe vetėm nji nga
tė dėnunemit, nji karakter i dyshimtė nga
Ēamėrija, i cili kishte pėrfitue nga situata

                                                                                                                     Faqja ne vazhdim