Mbreti Zog i I
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 289

kandidatė independentė nė disa
prefektura si Korēa. Me shum pėrpjekje ata
sigurojshin disa vota por, me sa di vet,
asnjiherė nuk u zgjodhė nji deputet inde-
pendent. Kabineti emnoheJ' nga kryetari i
shtetit dhe votbesimin e parlamentit e
kishte tė siguruem derisa gėzonte besimin
e Mbretit.

Projekt ligjet hartoheshin nga Kėshilli i
Shtetit, nji prej enteve ma tė vlefshme tė
Monarkis. Nė periudhėn e tij ma pjellore,
Kėshilli i Shtetit kryesohej nga Mehdi
Frashėri. Me iniciativėn e tij, Shqipnija u
pajisė me nji varg kodesh ligjuere, adaptue
nga legjislacioni ma i pėrparuem i
perėndimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi
Tregetar dhe Keshilli Kontrollues janė disa
nga veprat ma tė ēmueshme tė periudės sė
pamvarėsis. Barazija e grues me burrin,
pėrdorimi i operacioneve bankare nė
tregėtin e mbrendėshme dhe sidomos tė
jashtme, sistemi metrik pėr matje dhe
peshim, etj., janė hapat drejt oksidentalizimi
tė Shqipnis qi erdhėn si pasoje e vuemjes ne
zbatim tė kėtyne ligjeve.

Projektligjet e pregatituna nga Kėshilli e
Shtetit i parashtroheshin parlamentit pėr
aprovim. Ky nuk ishte nji formalitet i
zbrazėt, mbasi projektligjet studjoheshin
me kujdes nė Komisionet e posaēme, tė
pėrbamė nga deputetė tė specializuem.
Ata banin shum ndryshime pėr tė
pėrmirėsue ligjet nė aspektin e tyne teknik.
Ligjet e votuem nga parlamenti
dekretoheshin nga Mbreti dhe firmoheshin
nga ministri i ngarkuem me zbatimin e tyne
Nė verėn e vitit 1930, Mbreti Zog shkoj
nė Vjenė pėr me u shėrue nga stomaku. Nji
natė, tue dalė nga Opera, Mbreti i
shoqnuem nga ministri i oborrit Ekrem
Libohova, dhe Adjutanti Major Llesh
Topallaj u atakue nga dy oficera shqiptar
nė mėrgim: Aziz Ēami dhe Ndoc Gjeloshi.
Mbreti nuk pesoi gja, kurse Llesh Topallaj
mbet i vramė dhe Ekrem Libohova u
plagosė nė kambėn. Autorėt e atentatit
duelen pėrpara gjykatores sė Vjenės, e cila
i dėnoi me pak vjet burgim. Gjyqi u pėrdor
nga regjimi qi mbretnonte nė Shqipni. Nė
Vjenė asi kohe dominonte emigracioni
politik pėr tė denonsue regjimin
autokratik. Socializmi dhe shprehja
«monarki absolute» ishin nji gogol nė syt e
gjykatėsve austriak.
Giatė mungesės sė Mbretit, Musa Juka
kishte zbulue nji komplot «pėr tė pėrmbysė
regjimin me anė tė violencės». Nji tok
njerės nė mes tė Shqiptarve me mendime
liberale u arrestuen dhe u nxuerrėn
pėrpara Gjyqit Politik. Duel nė shesh se
ata ishin mbledhė, mėsheftazi natyrisht,
pėr tė bisedue mėnyrėn e veprimit nė rast
se i ndodhte gja Mbretit. Por ata u gjykuen
pėr veprimtari subversive nė bazė tė Ligjit
pėr Mbrojtjen e Shtetit, dhe u dėnuen me
burgim pėrjetė ose pėr shumė vjet.
Nė verėn e vitit 1935 ndodhi diēka ma
serioze. Nė qytetin e vogėl Fier tė Myzeqes
komandanti i gjindarmėris, Musa Kraja,
ngriti flamurin e kryengritjes. Ai urdhnoi
arrestimin e pėrfaqėsuesve tė autoritetit
qendruer dhe proklamoi vehten shef tė
revolucionit kundėr Monarkis. Pikėrisht nė
at kohė adjudanti i Mbretit, Gjenerali
Gilardi, prej origjine austriake, kaloi me
automobil nga Fieri, pa ditė asgja mbi ēka
ishte tue ndodhė. Ndjekėsit e Musa Krajės
kujtuen se ishte dėrgue nga qeverija pėr me
shtypė kryengritien dhe e vranė mbrenda
nė veturė. Ky ishte i pari gjak qi u derdhė
at ditė. Musa Kraja shpresonte se gjesti i tij
do tė shėnonte plasjen e revolucionit nė
mbarė Shqipnin. Por kjo nuk u vėrtetue
dhe lėvizja e Fierit u shtypė shum shpejt
nga forcat qeveritare. Si gjithmonė,

                                                                                                                     Faqja ne vazhdim