7 Prill 1939
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 306

mbretnuer u kthyen nė demonstrata
kundėr Italis fashiste.
Ndoshta kurr deri mė atė ditė nji
ceremoni zyrtare nuk kishte ngjallė
enthuziasėm aq tė sinqertė. Mbasi muer
fund relebrimi pėrpara Bashkis, turma u
radhitė si pėr nji proēesion dhe muer
rrugėn e 28 nandorit pėr kah Pallati
mbertnuer. Pėr herė tė parė nė historin e
Monarkis kangjellat e hekurta u ēelėn dhe
populli eci pėrmes kopshtit deri ke shkallėt
e mermerta qi ēonin nė pallat. Gjith ajo
mori njerzish kishte vetėm nji dishir: me e
pa Mbretin, me ndigjue nji fjalė
inkurajuese prej gojės sė tij, me i tregue
besnikin ma tė bindun dhe me kėrkue qi
t'iu printe nė luftėn kundėr agresorit. Ma
nė fund, Mbreti duel nė nji dritare tė
pallatit, bani salutimin kombėtar dhe
buzėqeshi. Njerzija pritshin nji fjalim, por
Madhnija e Tij preferoi mos me thanė
kurrgja. Pėr disa orė rresht, turma shkoi
posht e pėrpjetė ndėn dritaret e pallatit tue
lypė armė pėr me mbrojtė atdheun nė
rrezik. Demonstrata si kjo u banė nė Korēė
dhe nė qytetet e tjerė tė Shqipnis.
Tė nesėrmen mė 6 prill mitingjet
publike filluen pėrsėri.
Populli lypte nji shpallje zyrtare tė
qeveris ku tė shpjegohej se si po
shvilloheshin negociatat me Italin dhe
ēfarė masash ushtarake ishin marrė nė rast
se fillonte nji luftė. Fa dijtė hollėsinat e
bisedimeve nd mes tė qeverive shqiptare
dhe italiane, populli shqiptar e kishte
kuptue me instinkt se kėt herė puna nuk
do tė mbaronte me nji kompromiz.
Prandaj, pleq dhe tė rinj ulurinin pėr me u
reggistrue si vullnetarė. Por qeverija
ngurronte me armatosė popullin, megjithqi
rreziku ishte te dera. Kabineti bisedonte
dhe ministrat nuk shifeshin kurrkund.
Turma u grumbullue pėrpara nninistrive
dhe nji delegacion i improvizuem ēau
kordonin e policis dhe u futė nė ndėrtesėn
e kryeministris. Kryeministri Koēo Kota i
siguroi pėrfaqėsuesit e popullit se qeverija
po bante detyrėn dhe se gjendja nuk ishte
fort e pashpresė. Por nė ishte se qeverija
kishte vendosė me rezistue, atehere pėrse
mbaheshin nė burg ata qi ngritėn zanin tė
parėt kundėr agresionit qi po pregatitej nė
Romė dhe nė Bari. Mbas fjalėvė tė
kryeministrit, ky ishte nji gabim i



MBRETNESHA GERALDINE

autoritetit lokal dhe ai premtoi me dhanė
urdhėn qi patriotėt e burgosun tė lirohen.
Ndėrkaq, ministri i mbrendėshėm do tė
ngarkohej me rekrutimin e vullnetarve nė
rast nevoje. Nji shpallje zyrtare do t'i
kallzonte tė vėrtetėn popullit shqiptar mbi
negociatat qi po shvilloheshin me qeverin
italiane. Po tė vinte puna pėr me luftue, tri
vija defensive ishin parashikue pėr
mbrojtjen e kryeqytetit.

Turma, e qetėsueme nga kto sigurime,

                                                                                                                 Faqja ne vazhdim