7 Prill 1939
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 307

marshoi drejt qendrės sė gjindarmėris nė
rrugėn e Durrėsit ku mbaheshin patriotėt e
burgosun. Kta u liruen aty pėr aty dhe
banė nji kthim triumfal nė sheshin e
Bashkis, ose te Skėnderbeut si quhet tash.
Atė mbasdreke proēesioni u formue pėrsėri
dhe shkoi para Pallatit. Alje duel Mehdi
Frashėri dhe deklaroi se disa dit ma parė
Italija i kishte dėrgue qeveris shqiptare nji
notė ku ishin formulue disa kėrkesa tė
papajlueshme me pamvarėsin e shtetit
shqiptar, domethanė bashkim monetar dhe
doganor nė mes tė dy shteteve, instalim i
pėrhershėm i nji divizioni tė ushtėris
italjane nė tokė shqiptare, me detyrė qi tė
okuponte skelat dhe disa pikė strategjike
gjatė kufinit toksuer. Kėrkesa ma e
damshme pėr ardhmenin e kombit ishte qi
nėnshtetasit italian tė kishin tė drejtė me
ble toka bujqėsore dhe me u instalue
pėrggjithmonė nė Shqipni. Me fjalė tė tjera,
Italija fashiste donte me e pėrdorė
Shqipnin si nji vendbanim pėr tepricėn e
popullsis qi nuk kishte ku me emigrue.
Kurse, nė parashikim tė nji mundėsije tė
tillė, shteti shqiptar e kishte ndalue me
liggjė blemjen e tokave bujqėsore nga tė
huejt. Mehdi Frashėri theksoi se pranimi i
kėtyne kėrkesave do tė thonte mbarimin e
shtetit shqiptar tė pamvarun, prandaj kur
ishte pyetė nga Mbreti me dhanė
mendimin, ai kishte kėshillue refuzim
kategorik. Pėr me fitue kohė qeverija kishte
parashtrue kundėrpropozime. Por Roma
kishte ngulė kambė qi tė 17 pikat e notes sė
saj tė pranoheshin pa asnji ndryshim. Me
5 prill, porsa u muer vesht lindja e princit
mbretnuer, ministri i Italis Jakonnoni kishte
kėrkue pėrgjegjjen e notes italiane mbrenda
24 orėve, domethanė se qeverija shqiptare
ishte vue pėrballė nji ultimatumi. Ēdo
shpresė kompromizi ishte ēdukė dhe lufta
dukej si e paevitueshme. Mbnenda asaj
dite qeverija shqiptare do tė lėshonte nji
shpallje zyrtare pėr me i shpjegue popullit
qėndrimin e saj pėrballė kėsaj krize
kombėtare.
Fjalėt e Mehdi Frashėrit e banė popullin
me marrė frymė ēkujdesun, mbasi ishte
ēdukė frika e nji kapitulimi tė turpėshėm.
Ai hyni nė Pallat me premtimin se do tė
kujdesej qi shpallja zyrtare pėr tė
konfirmue ato qi na kishte thanė me gojė tė
botohej sa ma shpejt. Ndėrsa vargu i
demonstratorve kalonte nėpėr rrugėn e 28
nandorit, veturat e legatės italjane, mbushė
me njerės dhe me plaēka, kaluen nė drejtim
tė Durrėsit, gjoja pėr arėsye se nėshtetasit
italian ishin nė rrezik me u vra nga turma.
Kėt provokim tė fundit populli i kryeqytetit
e priti me dinjitet dhe gjak tė ftofėt, tue qenė
i vendosun mos me i dhanė shkak Italis
pėr ndėrhyrje ushtarake, kinse pėr tė
mbnojtė nėnshtetasit e saj tė kėrcėnuem.
Ma nė fund, atė mbramje u botue
shpallja e Zyrės sė Shtypit qė pritej me aq
padurim. Pa pritė e pa kujtue, thoshte
komunikata, qeverija italjane parashtroi'
kėrkesa tė papjtueshme me dinjitetin dhe tė
drejtat e nji shteti tė pamvarun. «Mbreti
dhe qeverija shqiptare nuk do tė pranojne
me asnji mėnyre, - vijonte shpallja, - me i
ba ndonji fuqije tė huej koncesione qi
mund tė vejnė nė nrezik pamvarėsin
politike ose tansin toksore tė atdheut.»
Kuptimi i kėsaj deklarate ishte se Italija
do ta zaptonte Shqipnin, por sė paku jo me
pelqimin e qeveris shqiptare. Pėrkundrazi
do tė bahej luftė nė skelat e Shqipnis, sado
qi perfundimi nuk mund tė ishte nė
dyshim, tue marrė parasysh pregatitjet nė
shkallė kolosale qi Mussolini kishte ba nė
Italin e jugut. Natyrisht, rezistenca do tė
kishte qenė shum ma e vazhdueshme dhe
ma e kushtueshme pėr invaduesin sikur
qeverija tė kishte armatosė popullin, i cili u
nggjir tue bėrtitė pėr me lypė armė.
Veteranėt e Vlonės dėrguen nė Tiranė nji

                                                                                                                 Faqja ne vazhdim