Gjergj Kastrioti
Skenderbeu
  

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

 

Ndėrsa Skėnderbeu ishte nė oborrin e
Sulltanit, lufta kundėr Turqve vazhdonte
akoma nė Shqipni. Sikur e pamė, mė 1432,
Andreja Topija korri nji fitore tė madhe, e
cila pat si pasojė nji kryengritje tė
pėrgjithėshme prej Shkodre nė Gjinokastėr.
Tri ushtėri tė tjera qė Sulltani dėrgoi
kundėr Shqipnis tre vjet me radhė u
shkatėrruen dhe u kthyen nė Edrenė pa e
krye qėllimin. Suksesi ua shtoi guximin
Shqiptarve, tė cilėt sulmuen garnizonin
turk tė Gjinokastrės. Atėherė Sulltani
dėrgoi nji ushtėri tė zgjedhun ndėn
komandėn e Isak Beut nga Shkupi.
Shqiptarėt u kapėn nė mes tė dy zjarreve
dhe pėsuen nji disfatė tė plotė. Megjithatė,
orvatja e Turqve me zaptue Beratin me
1438' u pėrpoq nė nji rezistencė shqiptare
tė pathyeshme.

Duket sikur Gjon Kastrioti kishte
qendrue larg kėtyne luftrave tue respektue
detyrimet qė kishte marrė kundrejt
Sulltanit. Prapseprap, kur vdiq nė vitin
1443, Sulltan Murati nuk ia dijti pėr nder
qėndrimin e tij korrekt dhe tė paanshėm,
por aneksoi menjiherė principatėn e tij dhe
dėrgoi nji guvernator turk nė kėshtjellėn e
Krujės. Skėnderbeu, i cili kishte mbetė si i
vetnu trashėgimtar i shtėpis sė Kastriotve,
u helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue me
vehte se nuk do tė linte qė kjo grabitje tė
kalonte pa dėnim dhe se do tė ēkėpuste
pronat e familjes nga thonjtė e uzurpatorit.
Rastin e volitshėm pėr tė prue betimin e
tij nė vend Skėnderbeu e gjeti mė 1443. Ai
ishte tue marrė pjesė nė nji speditė
ushtarake drejtue kundėr Kristianve
t'Evropės, tė primun prej Vojvodės sė
Hungaris, Jonash Hunjadi. Beteja ndėrmjet
tė dy ushtėrive u zhvillue nė Konovicė afėr
Nishit. Skėnderbeu, i cili komandonte nji
krah tė ushtėris turke, pushoi sė luftuemi
dhe Hunjadi duel fitues. Skėnderbeu, i cili
kishte ba mend me u kthye nė atdhe pėr tė

                                                  Faqe 119

librue tokat arbnore, detyroi qatipin e
Sulltanit me i dhanė nji ferman pėr
guvernatorin e Krujės qė t'i dorzonte
kėshtjellėn. Porsa mėrrijti nė Krujė, Gjergj
Kastrioti u kthye nė fen e tė parve dhe
proklamoi luftėn e shenjtė kundėr
invaduesve muhamedan. Ky epizod
dramatik i kthimit tė Skėnderbeut nė Krujė,
asht pėrshkrue nė historin e Barletit dhe
asht pėrjetsue nė vjershėn "Skanderbeg" tė
poetit amerikan Longfellow. Peshkop Fan
Noli shpall se epizodi i kthimit tė
Skėnderbeut nė kėshtjellėn historike asht
pjella e imagjinatės sė Barletit. Pikpamja e
tij asht se, mbas kapitullimit tė Gjon
Kastriotit, Skėnderbeu qėndroi pranė babės
sė tij dhe vetėm kohėmbaskohe shkonte me
luftue pėr Sulltanin nė krye tė nji fuqije
shqiptare.

Kėt thezė tė rė Imzot Fan Noli e
zhvillon nė historin anglishte tė
Skėnderbeut qė botoi mbas lufte. Po tė jet e
vėrtetė kjo, atėherė del se Skėnderbeu nuk
u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse tė
gjith auktorėt e asaj kohe thonė me siguri
se Skėnderbeu kaloi disa yjet nė oborrin e
Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon
drejtpėrsėdrejti kėt fakt. Them fakt, sepse
pėrdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj
Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe
titullin bej qė ishte atėherė nji gradė nė
hjerarkin e ushtėris otomane. Nji tjetėr pikė
qė mbetet e pashpjegueshme nė thezėn e
Imzot N.olit asht se si Skėnderbeu kaloi
njizet vjet nė Shqipni mbas mundjes sė
Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesė nė
luftrat qė u zhvilluen nė tokėn arbnore. 1
vetmi korrigjim me vėnd qė Fan Noli i ka
ba historis sė Barletit asht se, kur u muer
peng nga Sulltani, Skėnderbeu nuk ishte
nji ēilimi i vogėl, por nji djal i rritun nė
votrėn atnore, i cili kishte kuptue tragjedin
e atdheut tė sulmuen dhe tė mposhtun nga
nji fuqi e huej.

Faqja ne vazhdim