Gjergj Kastrioti
Skenderbeu
  

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

 

Asht rasti me theksue se qysh kur
shkrojti historin e Skėnderbeut nė gjuhėn
amtare, Fan Noli u ba dishepulli i
doktrinės sė Karl Marksit. 1 hutuem nga
enthuzjazmi pėr kėt fė tė rė politike dhe
shoqnore, Peshkop Noli mundohet me futė
historin nė kallėpin e dogmave tė thata
marksiste mbi luftėn e klasave,
determinizmin ekonomik, etj. Nė konceptin
materialist tė historis qė predikojnė
dishepujt e Marksit nuk ka vėnd pėr
ndjenja patriotike dhe pėr heronj kombėtar,
jeta e tė cilve asht pėrzie me legjendė,
mbasi pėr marksistėt historin e bajnė
"masat". Por derisa Imzot Noli nuk ep
prova ma bindėse, na do tė preferojmė
kallzimin e Barletit mbi kthimin e
Skėnderbeut nė Krujė.

Skėnderbeu nė mes tė Turqve
dhe Venedikut


Mbasi ngriti flamurin kuq e zi mbi
kėshtjellėn e Krujės dhe shpalli luftėn e
shenjtė kundėr invaduesve mysliman,
Skėnderbeu shtini nė dorė pikat e forta tė
principatės sė Kastriotve ku Sulltani kishte
vendosė garnizone ushtarake tė
pėrhershme. Randėsin ma tė madhe nė
mes tė tyne e kishte Stefigradi, nė kufinin
linduer tė Shqipnisė, qė shėrbente si nji
kullė vėshgimi pėr tė diktue afrimin e
ordhive anmike, tė cilat aviteshin gjithnji
nga ai drejtim.
Tė gjith Turqėt dhe Shqiptarėt qė ishin
kthye muhamedanė u ftuen tė pranojnė fen
Kristjane. Ata qė refuzuen Skėnderbeu
urdhnoi qė tė griheshin pa mėshirė. Kjo
ishte e para gjakderdhje qė i dha shkėndijė
luftės 25 vjeēare qė Skėnderbeu bani
kundėr dy Sulltanve osmanlli.
Nji valė e bujshme enthuzjasmi nė tanė
Shqipnin shoqnoi kthimin e Skėnderbeut
nė Krujė. Fama e tij si nji prijės i madh

                                                  Faqe 120

ushtarak kishte ra nė veshin e ēdo
Shqiptari, malcor a fusharak, i madh a i
vogėl, i pasun a i vorfėn. Kjo ishte arma e
tij ma e fortė, mbasi ai kuptonte se nji
bashkim i ngushtė i tė gjith Shqiptarve
ishte i domosdoshėm pėr me iu ba ballė me
sukses hyryshit tė ordhive turke qė nuk do
tė vonoheshin mbas gjith atyne qė
ndodhėn. Gjergj Kastrioti iu bani nji thime
tė parve tė kombit pėr tė bashkue fuqit pėr
nji qėllim dhe ndėn nji komandė tė vetme.
Kushtrimi i tij u ndigjue dhe nji kuvend
kombėtar u mblodh nė Llesh, qė ishte ndėn
sundimin e Venedikut. Nė kuvėnd muerėn
pjesė krenėt e familjeve ma tė fuqishme
shqiptare, ndėr tė cilėt ma tė ēquemit ishin:
Pal Dugjakini, Pjetėr Shpati, Gjergj Ballsha,
Andrea Topija, Theodor Muzaka, ashtu
edhe Stefan Cėrnojeviē i Malit tė Zi. Ata u
mblodhėn mė 2 Mars 1444 nė kathedralėn
e Shėn Kollit dhe formuen Lidhjen e
Princave Shqiptar, tue zgjedhė njizanit
Skėnderbeun si kryekomandant. Ēdo antar
i Lidhjes rezervoi tė drejtėn me caktue
numrin e ushtarve qė do t'epte si kontribut
drejt qėllimit tė pėrbashkėt.
Ndėrsa Skėnderbeu kishte likuidue
garnizonet turke nė tokat e principatės sė
Kastriotve, kėshtjella dhe qytete tė tjerė tė
Shqipnis ndodheshin akoma ndėn
okupatėn e anmikut. Kjo bahej simbas
rregullave tė luftės mesjetare, kur nji prijės
lokal, i cili kapitullonte pėrpara Sulltanit,
detyrohej me pague nji haraē tė
pėrvitshėm, me i dhanė peng nji a ma tepėr
pjestarė tė familjes sė tij dhe me pranue
vendosjen e nji garnizoni turk nė nji qytet
ose kėshtjellė tė principatės sė tij. Kur
Gjergj Kastrioti proklamoi luftėn e shenjtė
kundėr Sulltan Muratit, garnizone turke
kishte nė Vlonė, Kaninė, Gjinokastėr, Berat
dhe Elbasan.
Ndėrsa nė Shqipni u organizuen fuqit
pėr ndeshjen supreme me nji anmik qė nuk

Faqja ne vazhdim