Gjergj Kastrioti
Skenderbeu
  

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

 

me anmiqtė por gjithmonė i gatshėm me
falė ata qė i kishin ba keq dhe qė i kėrkonin
ndjesė. Besa shqiptare ishte parimi i kodit
tonė moral qė ai ēmonte ma tepėr, dhe nuk
ishte punė qė t'i shmangej edhe sikur tė
rrezikonte me bjerrė gjithēka. Nė pėrgjigjen
qė i dėrgoi Princit tė Tarantos, i cili e ftonte
me braktisė mbretin e Napolit nė fatin e tij,
Skėnderbeu thoshte: "Na qė kemi pa kaq tė
mira nga Naltmadhnija e Tij, i ndjeri mbret
Alfons, do tė baheshim me turp dhe do tė
na nxihej faqja si njerėz tė pabesė dhe pa
mirėnjoftje sikur tė mos i shtrinim dorėn tė
birit nė ditėn qė ka nevojė".
Gjergj Kastrioti i kishte kushtue vehten
liris dhe mirėqenjes sė popullit me nji
vetmohim tė plotė. Qėllimi i tij ishte jo
vetėm t'i mbronte nga sulmet e anmikut tė
huej por edhe t'i bashkonte si nji komb tė
pamvarun. Tue dashtė me veprue si nji
prijės kombėtar dhe jo si nji shef feodal
Skėnderbeu shkaktoi anmiqsin e disa nga
krenėt ma tė fuqishėm tė Shqipnis, tė cilėt
donin tė ushtronin nji pushtet absolut nė
krahinat e tyne dhe nuk ngurruen tė
dezertonin nė fazėn ma tė kritikėshme tė
luftės kundėr Turqve. Gjergj Kastrioti ishte
nji Katolik i divotshėm dhe i frymėzuem
nga forca morale qė ngriti valėn e
Kryqzatave nė shekujt e maparshėm. Nė
ēdo rast tė jetės sė tij ai u mundue tė
vepronte simbas urdhnave tė fes kristiane.
Dėshiri i tij ma i flakėt ishte me fitue
zemrat e njerzve me mirėsin, drejtėsin dhe
bujarin e tij, se me i dominue me anė tė
frikės dhe tė interesit material.
Tue iu drejtue nji dit trimave shqiptar
Skėnderbeu u tha (simbas tekstit tė Barletit
pėrkthye nga Fan Noli):
"Kapedanė dhe ushtarė trima".
S'ėshtė as e re, as e papritun pamja qė
kam sot pėrpara syve. Ashtu si ju kujtonja,
ashtu ju gjeta, stėrnipėr tė thjeshtė tė njė
race tė vjetėr dhe bujare, trima dhe besnikė

                                                  Faqe 128

tė patronditur tė vendit dhe tė mbretit tuaj.
Edhe jam i lumtur tani qė mund t'ju hap
zemrėn time. Ju thom pa u mburrur qė, sa
kam rrojtur, kam patur gjithnjė kėtė mall
pėr atdhenė dhe kėtė dėshirė pėr lirinė.
Kur mė ftuat pėr kėtė vepėr nga shėrbimi i
Sulltanit, kisha nė zemėr atė dėshirė qė
kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga
mėndja qė e kisha harruar vėndin, edhe
nderin, edhe lirinė, kur ju ktheva prapa tė
helmuar, pa ju dhėnė asnjė shpresė dhe pa
ju treguar asnjė ndjenjė bujare dhe
shpirtmadhe. Po unė sillesha me atė
mėnyrė, se ashtu e deshte shpėtimi i juaj
dhe i imi, se puna ish e tillė se duhej bėrė
dhe jo thėnė, se e shikonja qė kishit mė
tepėr nevojė pėr frė sesa pėr shtyrje. Jua
fsheha planet e mia dhe s'jua ēfaqa
dėshirėn qė kisha nė zemėr aq vjet, jo se s'u
kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po
se ju ishit tė parėt qė e hothtė zjarrin dhe u
futtė nė kėtė valle; po se puna duhej
mejtuar thellė, se duheshin gjetur mjetet, se
duhej zgjedhur koha e mirė. Ndryshe do tė
derdhej gjak mė kotė dhe pėrfundimi do
t'ish nji robėri me e keqe se e para. Dhe
ahere ēdo shpresė pėr tė nesėrmen
fluturonte; se nji punė si kjo niset njiherė e
mirė; dhe nė mos vaftė mbarė, rasja dhe
mjetet pėr ta nisur ikin e s'kthehen kurrė
prapė. Prandaj s'ja tregonja planin tim as
vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste
gjuha dhe mė dėgjonin muret. Kam pėr
dėshmor Hamzėn, tim nip, qė e kam pasur
kėshilltar, pėrkrahės dhe shok armėsh, me
ca tė tjerė tė pakė, me besnikėrin e tė cilve e
vumė kėtė plan nė vepėrim. Tani, ndonėse
rronim e hanim bashkė dhe kishim njė
zemėr dhe njė shpirt, me gjithė kėtė asnjė
nga kėta s'mė kish dėgjuar kurrė tė zė
n'gojė atdhenė, lirinė dhe krishtėrimin,
gjersa ardhi rasa nė betejė tė Nishit. Lirinė
mund ta kishit fituar me trimėrinė tuaj

Faqja ne vazhdim