 |
 |
Thenie-Proverba |
 |
|
 |
Doni qe t`ua perseris akoma kete? Tek ai qe do te jete thellesisht i drejte, edhe genjeshtra vete behet filantropike.
--- Nietzsche
|
|
 |
 |
Reklama |
 |
|
 |
Menuja |
 |
|
 |
Vizitoret e castit? |
 |
|
 |
Kemi 293 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
 |
 |
Perkujtimore |
 |
|
 |
Nje dite si kjo ...
2008 19 qershor 1886
Nė 19 qershor 1886 me nismėn e Shoqėrisė sė Stambollit u hap shkolla e parė shqipe nė Kosovė.
"Studenti"
Nė 19 qershor 1921 doli nė Boston revista shqipe "Studenti", organ i studentėve shqiptarė nė Amerikė. Ishte kryesisht pedagogjike e letrare, e drejtuar nga Xhorxh Prifti.
Artur Evans Liolin
Nė 19 qershor 1943 u lind nė Nju-Jork nė njė familje korēare, kancelari i Kishės Ortodokse Shqiptare nė SHBA, atė Artur Evans Liolin. Pėrveē akitivitetit fetar, ai ka edhe njė aktivitet tė madh humanitar e diplomatik nė dobi tė Shqipėrisė, si dhe mjaft studime pėr tė: "Shqipėria - enigmė europiane", "Fan Noli dhe vetėdija shqiptare", "Shoqėria shqiptare - riformim dhe gjetje", etj.
Marie Logoreci
Nė 19 qershor 1988 mbylli sytė nė moshėn 68-vjeēare aktorja e njohur e skenės shqiptare, Artistja e Popullit Marie Logoreci, e cila, me mbi 50 rolet qė interpretoi nė skenė e mė pas nė ekran, mbeti ndėr figurat mė tė mėdha tė artit shqiptar; ndėr to spikat roli i Lokes tė drama "Cuca e maleve".
|
|
 |
|
|  |
 |
Shqiptaro-amerikani Donald Leka dhe sistemi Glide
Donald Leka, i lindur nga dy prindėr shqiptarė, ėshtė shefi ekzekutiv i njė kompanie qė rritet ēdo ditė. Sistemi GLIDE qė ofron kompania e tij i ndihmon njerėzit pėr tu lidhur nga telefoni i tyre celular, nga njė kompjuter portativ me dokumentet qė ruajnė nė kompjuterin e tyre tė shtėpisė .
Ėshtė njė sistem operimi i lėvizshėm, me tė cilin njerėzit mund tė kenė akses nė dokumentet e tyre duke pėrdorur telefonin celular. Jo vetėm kaq, por nga telefoni qė mbajnė nė dorė, ata mund edhe tu bėjnė ndryshime kėtyre dokumenteve, qofshin ato nė formatin e shkruar, nė formė imazhi, audio ose video.
Ju duket pak abstrakte? Praktikisht, nė sajė tė sistemit GLIDE, nga njė telefon i vogėl celular, tani mund tė bėsh shumė tepėr gjėra se sa mė parė: mund tė bėsh biznes dhe tė shkėmbesh informacion me dikė tjetėr ashtu siē do tė bėje po tė ishe pranė kompjuterit tėnd nė shtėpi.
Ideja ėshtė se sot njerėzit udhėtojnė shumė dhe duan qė tė jenė tė lidhur me kompjuterin e tyre kudo qė tė ndodhen. Zoti Leka thotė se sistemi GLIDE e sjell botėn mė afėr.
Ne kemi mbi 500 mijė pėrdorues, pėrdorues biznesi apo konsumatorė individualė nė mbi 100 vende tė botės. Sistemi po pėrkthehet tani nė 18 gjuhė tė botės duke pėrfshirė gjuhėn shqipe, thotė zoti Leka.
Cilido mund ta shkarkojė sistemin GLIDE nga Interneti dhe ai ofrohet falas pėr 2 gigabajtet e parė. Pėr tė ėshtė folur pozitivisht nė disa nga gazetat dhe revistat mė tė njohura tė Amerikės si NY Times, Business Week, PC Magazine. Varianti nė gjuhėn shqipe do tė hidhet nė pėrdorim nga fundi i muajit maj.
Ne po u japim shqiptarėve platformėn mė tė pėrparuar teknologjike nė botė duke u thėnė: kjo ėshtė e juaja pėr ta pėrdorur dhe pėr tė zhvilluar komunitetin tuaj. Problemi me shumė vende nė zhvillim ėshtė se njė pjesė e mirė e njerėzve jetojnė jashtė vendit. Prandaj, ky mjet i ndihmon ata tė qendrojnė tė lidhur, tė komunikojnė lirisht me njėri-tjetrin, qoftė nga pikpamja e biznesit edhe nga ajo shoqėrore.
Zoti Leka mendon se sistemi GLIDE u jep mundėsinė njerėzve tė fillojnė edhe bizneset e tyre nė internet.
Vendet e punės nė Kosovė nuk do tė krijohen shpejt. Ne mund tė flasim pėr minierat, pėr rrugėt por kėto gjėra duan dekada pėr tu zhvilluar nėse mbėshtetemi vetėm te komuniteti botėror. Por mjete tė tilla teknologjike do ta lejonin Kosovėn apo Shqipėrinė tė ecte shumė mė shpejt dhe tė ndryshonin mentalitetin se si zhvillohet ekonomia.
Intervistoi: Ilir Ikonomi
Kortezi e Zėri i Amerikės
|
|
|
|