Si ju mund te ndihmoni Albasoul
Kontributi juaj financiar ne komunitetin tone


Aktualisht komuniteti yne eshte komuniteti me i madh shqiptar ne Internet ! Per kete jemi te gjithe krenare, si ju qe na vizitoni edhe ne qe jemi munduar qe ne nje menyre apo tjeter tu mbledhim ju ne keto faqe. Sot komuniteti yne numeron me shume se 800+ anetare te rregjistruar ne vetem 1 muaj qe kemi bere publik versionin e ri. Jane mesatarisht 30 000 vizita faqesh ne dite dhe nje vizitor shpenzon mesatarisht 20 minuta ne dite tek Albasoul. Por nuk perfundon me kaq, interesi i shqiptareve ka ardhur gjithmone ne rritje, dhe rritja e vizitoreve eshte ne progresion gjeometrik. Kjo gje na gezon pa mase por nga ana tjeter eshte rritur edhe kostoja e mbajtjes se nje komuniteti te tille.

Cila eshte kostoja e komunitetit ne nje vit?

Ne keto 3 vjetet e fundit, te gjitha shpenzimet e projektit kane dale nga buxheti im, qe eshte buxhet studenti. Shpenzimet kane perfshire koston e blerjes se materialeve, pagesen karshi kompanise qe afron sherbimin e hosting, dhe disa shpenzime te tjera si psh per forumin ose muziken. Te gjitha te gjitha nuk i kalonin $500 ne vit dhe kjo ishte nje shume e pranueshme. Asnjehere nuk jam kursyer per te ndermare dicka te re, pavaresisht ashtu sic ju mund ta keni vene re ne nuk kemi asnje perfitim ekonomik nga kjo sipermarje. Albasoul.com nuk eshte hapur per te bere biznes pasi Shpirti i Shqiptarit as nuk shitet e as nuk blihet! Ju garantoj qe do te vazhdoje te ngelet keshtu tani edhe ne te ardhmen.
Rritja tej mase e vizitoreve dhe implementimi i ketij versioni te ri, e rriti ndjeshem koston per mbajtjen e komunitetit te pare shqiptar. Sic u kam vene ne dijeni, kemi levizur ne nje server qe i dedikohet vetem komunitetit tone. Shpenzimet per te kapin shifren mbi $1500 ne vit pa llogaritur ketu fare anen teknike dhe punen qe ne bejme per mirembajtjen e serverit. Kjo shifer rendon ndjeshem buxhetin tim prej studenti, por nuk mund te lija ne mes kete projekt, pasi do te ishte njesoj sikur tu lija ne balte te gjitheve ju vizitoreve tane. Ne te njejten kohe, motivimi im per ti dhene dimensione te reja komunitetit jo vetem qe nuk ka humbur, por eshte rritur ndjeshem me ndryshimet e fundit.

Kerkohet ndihma juaj financiare per te mbuluar shpenzimet e projektit

Me lejoni te perserit edhe njehere ate qe une e kam thene shpesh. Asnjehere Albasoul.com nuk do te kthehet me pagese. Te gjitha sherbimet do te jene te hapura dhe falas per te gjithe, per ata qe do te kontribuojne dhe per ata qe nuk do te kontribuojne financiarisht, per ata qe jane dashamires kundrejt punes tone, dhe per ata qe nuk tregojne respektin e duhur ne kete drejtim. Sikur ata mijra vizitore te jepnin jo me shume por $1 ne vit per te gjithe ato ore qe shpenzojne tek Albasoul, komuniteti yne do ti kish zgjidhur te gjitha problemet financiare. Numerohen rreth 3500 vizitore te rregullt dite per dite, dhe me mijra te tjere qe futen jo regullisht por kur u jepet mundesia. Perfitoj nga rasti per tu bere nje thirrje qe te ndihmoni financiarisht inisiativen tone, pasi cdo qindarke qe ju do te kontribuoni do te shkoje per te pasurimin e ketyre faqeve me sherbime dhe materiale te reja. Albasoul.com do te jete nje faqe akoma me e kendshme per te gjithe ju. Ne ka nje gje qe ne kemi deshmuar para te gjitheve ju ne keto 2 vjetet e fundit, kjo eshte pikerisht perkushtimi dhe sinqeriteti me gjithe vizitoret tane. Pra ne e kemi bere detyren tone, tani eshte rradha juaj te tregoni te njejtin perkushtim dhe vullnet te mire.
Kontributi qe secili prej jush mund te japi nuk duhet te rendoje financat tuaja por duhet te jete modest. Brenda mundesive qe secili prej jush ka, eshte i lutur te beje nje kontribut financiar. Te gjithe ata qe nuk kane mundesi, jeni te mirepritur tek Albasoul ashtu sic jane te mirepritur edhe ata qe do te japin kontribut financiar. Asnjehere ne nuk do te bejme dallime midis vizitoreve tane.

Perse duhet te kontribuoni financiarisht tek Albasoul?

Nese ju jeni nje vizitor i rregullt i Albasoul, nese do te kishit deshire qe keto faqe te afrojne akoma me shume shqiptare duke ofruar sherbime te reja, atehere ndihma me e madhe qe mund te jepnit aktualisht eshte ndihma financiare. Per 2 vjet ne asnjehere nuk kemi kerkuar kontributin tuaj financiar edhe pse deshira e disave prej jush nuk ka munguar, pasi shpenzimet ishin te pranueshme. Por tani, pas 2 vjetesh kur Albasoul ka marre formen e nje komuniteti te mirefillte virtual shqiptar, kontributi juaj do te qe jetik per te ardhmen. Nese nuk e ndjeni se duhet te kontribuoni, ne nuk do tu shtyjme te kontribuoni ne asnje menyre. Kontributi duhet te jete modest, brenda mundesive, me deshire dhe pa kushte. Ne do te jemi teper transparente me menaxhimin e te ardhurave, dhe emrat e te gjithe atyre qe do te kontribuojne do te dalin ne nje faqe te vecante se bashku me shumen e kontribuar. Sigurisht, ne ato raste qe personi nuk do te deshiroje qe identiteti i tij te behet publik, ne do te respektojme vendimin e tij. Kontributi eshte i pakthyeshem pasi eshte nje donacion dhe jo nje kredi.

Si mund te dergoni kontributin tuaj financiar?

Menyra me e thjeshte dhe me e sigurt eshte me anen e postes zyrtare, jo asaj elektronike. Ndiqni hapat e meposhtme:

1. Shkruani nje cek ose beni nje transferte ne emrin:

Ilirjan Papa

Ky eshte emri im, krijuesi dhe administratorit te komunitetit. Te gjitha shpenzimet paguhen nga te ardhurat e mia keshtu qe shpresoj qe ju te pakten te mbuloni nje perqindje te tyre.

2. Shkruani nje leter te shkurter ne formen e nje mesazhi per mbare komunitetin. Mos harroni te vendosni emrin tuaj ne fund te letres. Nese deshironi te ngeleni anonim, bejeni te qarte kete ne leter. Ne do te respektojme zgjedhjen tuaj.

3. Futeni cekun dhe letren ne nje zarf dhe postojeni ne adresen e meposhtme:

ALBASOUL
PO BOX 723
Lansdowne, PA 19050

USA

(Shenim: Vetem nese jetoni jashte USA duhet te shtoni ate USA ne fund te adreses. Nese jeni ne US nuk keni pse e shtoni USA ne fund)
4. Pasi te keni nisur letren tuaj, jeni te lutur qe te nisni edhe nje mesazh te shkurter me email ne adresen webmaster@albasoul.com ku konfirmoni dergimin e kontributit tuaj, vendodhjen dhe shumen ne fjale.

Ne ditet qe do te vine do te shohim mundesine e dhenies se kontributit direkt nga Interneti ne formen e nje transaksioni elektronik me anen e nje kredit karde. Do tu njoftojme edhe per kete sapo gjithcka te jete gati.

Si do te menaxhohen te ardhurat e donuara?

Me lejoni tu siguroj, qe te gjitha te ardhurat do te shkojne per projektin. Nese ato nuk do te jene te mjaftueshme, une do te paguaj reston ashtu edhe sic e kam paguar. Nese te ardhurat do te jene mese te mjaftueshme, pjesa qe ngelet do te investohet perseri per komunitetin. Jo vetem kaq, por une kam menduar edhe krijimin e nje "Bordi Drejtues" per Albasoul. Kete na e kane rekomanduar edhe disa prej vizitoreve tane me te hershem. Ideja eshte kjo:

1. Te gjithe ata qe do te kontribuojne $100 ne vit ose me shume do te jene pjese e Bordit Drejtues tek Albasoul
2. Te gjithe ata qe do te kontribuojne $50-$100 ne vit, do te kene mundesi te jene pjese e Stafit tek Albasoul
3. Te gjithe ata qe do te kontribuojne $30-$50 ne vit, do te jene Vizitore Nderi tek Albasoul
4. Te gjithe ata qe do te kontribuojne $1- $30 ne vit, emrat e tyre do te renditen ne nje faqe te vencante

Komuniteti do te kete se shpejti edhe lidershipin e vet qe do te zgjidhet ne menyre demokratike. Per kete do tu shkruaj me gjere se shpejti pasi duhet ta diskutojme me pare se bashku.


Ne mbyllje ...

Ashtu sic nuk ju kemi braktisur asnjehere ne keto 3 vjetet e fundit, ashtu edhe ne te ardhemn motivimi dhe perkushtimi yne i perbashket do te jete maksimal. Nje nga mbrekullite e Albasoul eshte jo vetem mesazhi qe ai percjell tek vizitoret, por edhe ai sensi i komunitetit qe ju ndjeni kur vizitoni Albasoul. Ka me shume shqiptare ne keto faqe ne cdo ore te dites se ne cdo ambient tjeter shqiptar aty ku ju jetoni. Ngrohtesia e nje ambienti shqiptar eshte ajo qe ju mungon me shume se cdo gje shqiptareve ne mergim. Eshte nje rast i mire ky per te shprehur mirenjohjen tuaj per punen tone, dhe ne te njejten kohe ti jepni nje hov komunitetit tone edhe per te ardhmen. Me ose pa kontributin tuaj, komuniteti yne do te eci perpara. Shpejtesia me te cilen do te bejme perpara varet direkt nga kontributi juaj financiar. Faleminderit qe na vizitoni dhe ju jemi mirenjohes te gjithe atyre qe do ti pergjigjen thirjes tone.

Themeluesi i Albasoul
Ilirjan Papa

 

 
 
 




Ky artikull vjen nga Shpirti i Shqiptarit
http://www.albasoul.com