Historiku i Projektit

Pershendetje te dashur vizitore,

Ne rradhe te pare ju falenderojme qe na vizitoni. Prania juaj ne keto faqe eshte e vetmja kenaqesi qe ne marrim per punen tone. Me poshte do te gjeni historikun e plote te Albasoul qe nga lindja e idese e deri me sot. Plot 4 vjet kane kaluar qe prej lindjes te Albasoul dhe tani Albasoul.com ka historikun e tij. Lexim te kendshem te gjithe ju qe keni deshiren te mesoni me shume mbi kete inisiative ne Internet.

Qershor 1997 dhe largimi nga Shqiperia

Largimi nga Shqiperia nuk qe i lehte per mua ashtu sic nuk eshte i lehte per te gjithe shqiptaret. Pasi perjetova te gjitha ngjarjet tragjike te 1997 edhe pse Shqiperia qe ne ditet me te veshtira te saj, une emigrova per ne SHBA se bashku me familjen time. Kam qene vetem nje 18 vjecar qe ndahet nga shoqeria e te aferm, disa prej te cileve nuk do te kete me rast ti shohi. Si une dhe si familja ime, ishin me mijra familje te tjera shqiptare qe merrnin rrugen e mergimit vetem te largoheshin nga ai vend. Deshperimi dhe humbja e shpreses per dite me te mira mbizoteronin kudo ne ate shoqerine shqiptare qe une lash pas. Aq e thelle ishte ndjenja e deshperimit saqe shqiptaret po ushqenin akoma edhe me shume ndjenjen e inferioritetit. Ne ate vit te mbrapshte te 1997, une pashe se si armet moren jete njerezish te pafajshem, se si kriminelet dhe hajdutet plackiten dhe uzurpuan institucionet e shtetit shqiptar, se si shenjat tona kombetare u zevendesuan me 3 gishtat e Milloshevicit dhe flamuret greke. Trauma qe shqiptaret perjetuan ne 1997 qe fatale per nje popull qe sapo kish dale nga 50 vjet komunizem.

Nuk mund te pranoja ate realitet qe lashe pas

Si gjithe emigrantet e tjere shqiptare ne mergim, edhe pse larg vendit tone te lindjes, preokupimi ishte i madh. Doja te mesoja sa me shume mbi lajmet qe vinin nga Shqiperia dhe Interneti ishte menyra e vetme me te cilin mund te mesoje ndonje lajm nga Shqiperia. Ne 1998 ishte viti ku Interneti po fillonte te behej popullor, njerezit filluan te perdornin kompjuterat edhe neper shtepite e tyre dhe gjeja e pare qe une bleva qe pikerisht nje kompjuter. Lajmet qe vinin nga Shqiperia nuk qene shume shpresdhenese dhe ne te gjitha ambientet shqiptare qe diskutohej per te degjoje vetem fjalet: "Nuk behet me ai vend!". Pyesja veten se si eshte e mundur qe ne qe jetonim ne nje realitet shumengjyresh ne SHBA, ndanim te njejtin mendim me ata shqiptare qe ishin rober te atij realiteti famekeq ne Shqiperi?! Valle Shqiperia ka arritur ne ate pike sa te gjithe e kane braktisur?! Nuk ndaja kete mendim per vendin tim, dhe shpresa se nje dite Shqiperia do te kthehej ne paqe e normalitet ende ishte e gjalle ne mendjen dhe zemren time. Kjo per faktin e thjeshte pasi une isha ende i ri ne moshe plot shprese dhe energji.

Ideja per te bere dicka per te ringjallur shpresen

Kur te gjithe perseritnin fjalet e mbarsura plot me pesimizem se ai vend nuk behej me, kur te gjithe hiqeshin njeri me patriot se tjetri me fjale, askush nuk levizte as gishtin me te vogel per te bere dicka. Shqiptaret ishin alienizuar ne ate pike saqe disa e kishin per turp te quheshin shqiptare fale imazhit te keq te Shqiperise. Ne ate pike e kisha te qarte qe duhej bere dicka, po cfare mund te beja une, nje 19 vjecar ne mergim, qe sapo po fillon te kuptoje dicka me shume nga jeta?! Larg vendit, ne nje shoqeri te re te ciles une nuk i perkas. Interesi im per kompjuterat erdhi ne rritje. Isha rregjistruar ne nje kolegj ne komunitetin ku jetoja dhe po vazhdoja te mesoja ne degen informatike. Aty filloi edhe eksperienca ime e pare me Internetin, qe me vone do te me kthehej ne nje rutine te pandare ditore.

Faqet e para shqiptare ne rrjet

Ne vitin 1997 faqja e vetme shqiptare qe une vizitoja qe Albanian.com qe ofronte informacion te kenaqshem per Shqiperine per te huajt. Per ne shqiptaret, informacioni i vetem qene lajmet nga Shqiperia qe nuk qene te rregullta dhe publikoheshin me hope. Nese bije ne kontakt me nje shqiptar tjeter ne Internet, qe nje kenaqesi e vecante pasi prania e shqiptareve ne Internet qe shume e ulet deri ne sporadike. Kur vizitova Albanian Web Ring, u gezova tej mase pasi te pakten ne ate faqe gjeta nje prezence shqiptare, kryesisht moshat e reja studente ne Perendim. Atje kish nje forum, kish edhe nje chat ku merrnin pjese shqiptare dhe kjo e bente ate faqe kaq te dashur ne fillim per mua. Pasi u bera pjese e atij komuniteti te vogel shqiptaresh, vura re se si forumi edhe chati ishin ne nje nivel shume te ulet. Ne forum kish vetem fjale, ne te shumten e rasteve fyese kurse ne chat kenaqesia e vetme ishin sharrjet dhe nuk kish me shume se 15-20 veta. Gjendja e asaj faqeje edhe pse une e vizitoja rregullisht, linte shume te per te deshiruar. Ishte ky momenti qe une vendosa te ndertoja dicka te ngjashme me ate komunitet, por me nje prezantim me dinjitoz ku shqiptaret te nxirrnin ne pah virtytet e tyre dhe jo banalitetin e pafund.

Ne Mars 1998 lindi ideja e krijimit te projektit

Ka qene pikerisht marsi i 1998, koha qe une vendosa te ndertoja nje faqe qe shume shpejt do te kthehej ne nje projekt. Perpjekjet e mia te para qene modeste. Ne disa muaj ne kohen time te lire arrita te kem gati disa materiale nga letersia historia dhe fillova te mesoj me shume rreth krjimit te faqeve ne Internet. Mbaj mend te kem kaluar ore te tera ne Internet duke mesuar anen teknike te ndertimit te faqeve. Edhe pse kisha gati materiale te bollshme, nuk kisha nje strukture dhe faqe qe te joshte. E dija qe ajo qe kisha ndermarre do te ishte dicka qe une do ta quaja "gjigande" dhe ishte ende pa nje emer.
Ne veren e vitit 1998 me lindi ideja e publikimit te disa albumeve shqiptare ne rrjet. Askush nuk kish bere te mundur publikimin e albumeve shqiptare ne Internet deri ne ate kohe. Ne dimrin e atij viti, une publikova nje faqe ne Internet me 5-6 albume nga muzika shqiptare. Kjo inisiative modeste u mireprit nga vizitoret e pare te asaj faqe. Te degjoje muzike shqiptare ne Internet ne te vit, qe me shume se nje kenaqesi, qe ngazellim per ata qe kishin vite qe ishin larguar nga Shqiperia. Numri i albumeve u rrit ne dhjete dhe po me te njejtin rritem u rrit edhe numri i vizitoreve. Mbaj mend ne ate kohe ajo faqe merrte rreth 30-40 vizita ne dite dhe kjo me gezonte jashte mase. Nje vizitor i asaj faqeje modeste do te bente nje koment te tille pasi te degjonte muziken: "na kenaqet shpirtin me kete muziken". Ne kete pike, projekti mori edhe nje emer, "Shpirti i Shqiptarit" ose Albasoul - Albanian Soul ne anglisht.

Ne pranveren e 1999 u hap edhe dhoma #shqiperia

Ashtu sic e thashe edhe me lart, dhoma e vjeter e albwebring tek TalkCity ishte jashte cdo kontrolli. Deshira ime per te krijuar nje dhome shqiptare serioze ishte edhe deshira e disa cunave te tjere me te cilet une rash ne kontak ne ate dhome. Se bashku me ta, ne hapem dhomen e pare #shqiperia tek Unitedchat. Dhoma e re ishte dhome qe do te kontrollohej nga operatore dhe nuk do te lejoheshin sharrjet dhe grindjet me njeri-tjetrin. Njohuria ime e ceket nga IRC dhe si funksiononte dhoma, kerkonte qe te kerkoja ndihmen e atyre qe kishin nje kohe me te gjate se une ne chat. Dhoma e pare shqiptare qe eshte hapur tek UnitedChat ka qene #albania dhe se bashku me 2 te njohurit e chatit, arms-1 dhe Drini beme planin se si do ta benim publike dhomen. arms-1 me kerkesen time rregjistroi kanalin #albania dhe me vone Drini rregjistroi kanalin #shqiperia. Kur erdhi koha per te zgjedhur se cilin kanal do te perdornim, une votova per #shqiperia meqenese kanali ishte ne shqip dhe kish nje domethenie me te madhe. I beme kerkese administratorit te Albanian Web Ring qe te perdorte dhomen tone, por ai hezitoi ne fillim per tu bashkuar me ne 1 muaj me vone. Kanali i vjeter u mbyll dhe te gjithe vizitoret e AWR tashme po perdornin kanalin tone. Nuk qe e lehte ne fakt te prishje ate mentalitetin e vjeter te chatit: "ne chat njerezit futen vetem per te sharre e tallur". Trafiku erdhi ne rritje dhe ne te njejten kohe une po perfundoja publikimin e faqes se pare te Albasoul.

Ne veren e vitit 1999 Albasoul publikohet tek Geocities

Ate vere, publikova ne adresen http://www.geocities.com/shpirti_i_shqiptarit faqen e pare te Albasoul qe ju afronte vizitoreve muzike, letersi, histori, nje forum te ri dhe dhomen #shqiperia. Te gjitha keto ne nje faqe dhe me nje dizajn ku te binin ne sy shenjat kombetare: shqiponja ne sfondin e faqes. Mbaj mend qe vizitoret e faqesk kane arrdhur ne rritje, nga 50 vizitore ne dite, ne 120 dhe ne vjeshten e atij viti numri i vizitoreve arriti ne 300. Ishte e dukshme qe interesi i shqiptareve ishte i madh per ate qe ne po afronim nga ajo faqe. Numri i vizitoreve qe futeshin nga Albasoul ne dhomen #shqiperia po rritej ndjeshem dita dites. Dhoma #shqiperia po shikonte nje rritje graduale te vizitoreve, dhe per here te pare ne 2 vjetet e fundit, dhomen #shqiperia po e vizitonin edhe njerez normale, ne menyre te vecante femrat qe ishin me te ndjeshme ndaj sharrjeve dhe kercenimeve. Keto te fundit ne dhomen e re #shqiperia nuk egzistonin keshtu qe ambienti ishte joshes per te gjithe ata qe donin te bisedonin per disa caste me bashkeatdhetaret e tyre ne mergim. Edhe pjesmarrja ne "Forumin Shqiptar", (i njejti forum qe ne perdorime dhe sot e kesaj dite), erdhi ne rritje. Ne kete pike une isha i kenaqur me mbarevajtjen e projektit, gjithcka po shkonte ashtu sic e kisha parashikuar.

Albasoul.com lind ne te njejten dite me Krishtin

Rritja e numrit te vizitoreve ne faqe na shtyu qe te rregjistrojme nje adrese ne internet dhe Albasoul.com ishte gati. Nje version i ri i faqes, me nje dizajn dinjitoz dhe profesional u be publik pikerisht ne te njejten dite qe ka lindur edhe Krishti. Ne 25 dhjetor 1999, Albasoul.com u pe publik dhe ne levizem nga serveri i vjeter i Geocities. Ju siguroj qe nuk ka qene dicka e planifikuar qe me pare, koincidenca e hapjes pikerisht diten e Krishtlindjes ishte dicka e pashpjegueshme as nga une qe e publikova. Nuk di te them nese qe nje rastesi apo dicka qe e solli fati apo Zoti. Pra me Krishtlindjen tashme do te festonim edhe ditlindjen e Albasoul. Ne pune javesh numri i vizitore pa nje rritje te paparashikueshme nga 300 ne 1000++ vizitore, numri po vinte gjithmone ne rritje.Ne kete pike Albasoul po fitonte popullaritetin e duhur ne rradhet e shqiptareve. Por jo te gjithe ishin kaq dashamires ndaj inisiatives, dhe ca me pak kundrejt meje, inisiatorit te projektit.

Dashamiresit dhe dashakeqesit e Albasoul

E kisha parashikur reagimin e shqiptareve dhe nuk me cudisnin reagimet e tyre. Shumica e vizitoreve ne pershtypjet qe ata do te publikonin, do te shprehnin hapur kenaqesin qe kishin ndjere duke vizituar projektin tone. Pasi na falenderonin per punen qe kishim bere, fjalet qe do te pasonin qene "duam qe kjo faqe te behet e madhe dhe te mund te na ofroni me shume informacione nga Shqiperia". Pra interesi i shqiptareve qe i padiskutueshem ne inisiativen tone. Kjo me gezonte pa mase tek shikoja qe kish shume shqiptare qe i shikonin gjerat si une. Skeptiket shqiptaret dukeshini ne minorance te pakten pasi vizitonin Albasoul. Por krahas vizitoreve dashamires qe na vizitonin perdite, ka patur edhe nje kategori te vogel njerezish qe kane dashur te na fusin shkopinj ne rrota ne punen tone. Keta ishin ata qe u prishnin syte ngjyrat kombetare, dhe qe ndjenin me shume kenaqesi te shkaterronin se sa te ndertonin. Disa prej tyre i shtynte xhelozia, disa i shtynte mentaliteti komunist qe ata kishin trasheguar nga familjet e tyre, dhe ne kete menyre ata nuk mund te pranonin te shikonin nje projekt shqiptar ne Internet qe ka te shenjte: Shqiptarizmen dhe Demokracine. Skeptiket ne fillimet e projektit bene te pamunduren per te prishur imazhin e Albasoul ne cdo forme te mundshme por pa sukses. Arriten deri ne ate pike sa "profetizonin" deshtimin e Albasoul. Por ku jane kata spektike pas 3 vjetesh? Disa kane kerkuar falje dhe e kane kuptuar mesazhin qe Albasoul perfaqeson. Disa te tjere vazhdojne me urrejtjen patologjike qe as ata vete nuk e dine nga u buron. Me shume se antipati une ndjej keqardhje per kete kategori njerezish. Albasoul.com eshte i hapur per te gjithe shqiptaret, por une nuk pres qe skeptiket te marrin mundimin te marrin nje inisiative per te ndryshuar dicka per mire.

Hapja e dhomes #shqiperia tek irc.webmaster.com

Ne fundvitin e vitit 2000, pas disa kontradiktash te papajtueshme ndermjet meje, administratorit te AWR dhe Drinit, mirembajtesit te dhomes se meparshme, se bashku me administratorin e AWR vendosem te levizim ne nje server tjeter duke hapur dhomen #shqiperia atje. Arsyet e ndarjes qe nuk u prit mire nga vizitoret ishin disa. E gjithe pergjegjesia e mirembajtjes se dhomes #shqiperia kishte rene mbi Drinin, i cili perpiqej brenda mundesive te tij te bente punen me te mire. Prania ime ne chat ne ate kohe ka qene relativisht e vogel fale impenjimeve universitare. Megjithate, menyra me te cilen dhoma menaxhohej ishte shqetesim qe e ndanim te dy, si une edhe administratori i AWR. Perpjekjet per te bere ndryshim ne menyren e menaxhimit nuk u pranuan sic duhet nga Drini. Ne ate kohe serveri ne te cilen ne ishim lidhur nisi te shfaqte problemi, dhe keto mjaftuan qe une dhe administratori tjeter te kalonim ne serverin Webmaster qe eshte IRC serveri me i fuqishem ne rrjet. Ndarja nuk u be per inate personale dhe nuk ka meri midis paleve. Drini vendosi qe ta mbaje hapur ende dhomen #shqiperia ne serverin e vjeter dhe refuzoi per te ardhur ne serverin e ri per tiu bere pjese bashkepunimit te ri pasi kish arsyet e tij personale. Nje staf i ri u krijua per te menaxhuar dhomen, dhe nje liste e kompletuar rregullash u shkruan nga krijuesit per te mbajtur gjalle bashkepunimin sa me gjate kesaj here. Kesaj inisiative shume shpejt iu afruan edhe webmaster te tjere shqiptare, dhe aktualisht dhoma #shqiperia eshte dhoma shqiptare me e madhe ne rrjet.

25 Dhjetor 2001, lind komuniteti i pare virtual shqiptar

Pas gati 2 vjetesh qe Albasoul.com ishte bere publik, numri i vizitoreve qe na vizitonin perdite kishte kapur shifren 3000 vizitore te rregullt qe shpenzojne te pakten 20 minuta ne dite ne faqe. Ata degjojne muzike, marin pjese ne dhomen #shqiperia, ne forum, perdorin posten tone elektronike, lexojne humor, poezi, histori dhe bien ne kontakt me shqiptare te tjere. Ky interes i madh i shqiptareve na motivoi per te bere te mundur publikimin e nje versioni te ri i cili eshte shume me efikas se i pari. Vertet Albasoul.com afronte disa sherbime, por faqet e versionit te vjeter ishin te vjetra dhe nuk rifresktoheshin shpejt. Versioni i ri i publikuar ne 2 vjetorin e Albasoul eshte 100% dinamik dhe tashme te gjithe vizitoret tane jane te rregjistruar ne kohe reale. Integrimi i vizitoreve tane ne komunitet, dhe dhenia e mundesise per te dhene kontributin e tyre ne kohe reale, kane qene objektivat tona kryesore qe nga fillimi. Ende ka shume pune per tu bere ne kete drejtim, dhe nese mendoni se ja kemi arritur qellimit, gaboheni. Ju garantoj qe ky eshte vetem fillimi per Albasoul.com. Motivimi dhe perkushtimi yne nuk do te mungoje dhe kenaqesia qe ju do te merrni nga Albasoul.com tani dhe ne te ardhmen do te jete me e madhe.

Pas 2 vjetesh, Albasoul.com eshte rritur para syve tuaj nga nje faqe ne Internet ne komunitetin e pare virtual shqiptar !
Kemi ende nje rruge te gjate per te bere dhe historiku i Albasoul nuk perfundon ketu.

Nga krijuesi i Albasoul
Ilirjan Papa





Ky artikull vjen nga Shpirti i Shqiptarit
http://www.albasoul.com