Vizioni Albasoul
Albasoul.com eshte komuniteti i pare shqiptar ne Internet

Ka qene deshira dhe vizioni i themeluesit te ketij projekti qe nga fillimi per te krijuar nje komunitet te vertete virtual shqiptar ne Internet. Jemi krenare per arritjen dhe suksesin qe kemi hasur ne keto 3 vjetet e fundit. Ne kete komunitet do te merrnin pjese shqiptaret nga mbare bota, si nga viset shqiptare edhe ne diaspore. Duke qene emigrant vete, themeluesi i ketij komuniteti ia dedikoi te gjithe punen e vet pikerisht asaj kategorie shqiptaresh qe vuajne nga malli dhe dhembja per vendin e tyre ne mergim.

I gjithe komuniteti dhe gjithcka qe gjeni ne keto faqe kane lidhje me Shqiperine dhe shqiptaret. Pra, vizitoret tane jane te gjithe shqiptare, dhe keto faqe mbledhin miq, shoke e te aferm tuaj nga mbare bota. Edhe pse mund te jeni ndare nga njeri-tjetri fizikisht prej nje kohe te gjate, te pakten do te ndiheni me afer njeri-tjetrit kur te shkembeni nje mesazh ose duke folur ne kohe reale ne dhomen tone te diskutimit #shqiperia.

Albasoul.com ju nxjerr mallin e Shqiperise

Gjithcka qe do te gjeni ne kete komunitet, duke filluar nga muzika, letersia, historia, humori, forumet, dhomat e diskutimit, e me rradhe kane vetem nje qellim. Ky qellim eshte pikerisht tu heqi ju sado pak ate mallin e madh per vendin tone, dhe ne te njejten kohe t e largohe nga ju ate ndjenjen e vetmise dhe braktisjes. Nuk jeni i vetmuar pasi jane me mijra shqiptare qe e vizitojne komunitetin tone dite per dite. Prania juaj ne kete komunitet na nderon dhe ne te njejten kohe ne ju ofrojme shoqerine dhe ngrohtesine e nje ambienti 100% shqiptar.

Rritja e ndergjegjes kombetare tek shqiptare

Komuniteti yne eshte i vetmi komunitet shqiptar ne Internet ne te cilin diskutohet gjeresisht per ceshtjen tone kombetare. Eshte i vetmi komunitet ku intelektuale te rinj e te vjeter i japin jete diskutimeve ne forumet tona. Prania e tyre na nderon jo vetem ne por gjithe komunitetin qe i lexon mendimet e tyre. Krijimi i nje elite shqiptare ne Internet nuk eshte me nje deshire por nje realitet. Te gjithe ata qe duan te ndertojne dhe jane te perkushtuar ndaj ceshtjes sone kombetare kane vendin e tyre te nderit ne komunitetin tone. Diskutimi i hap rruge inisiativave te reja dhe ne te njejten kohe i ben vizitoret tane me te ndergjegjeshem karshi pergjegjesive tona kombetare. Le te jete ky vetem fillimi.

Per nje Shqiperi te bashkuar e demokratike

Bashkimi i trojeve shqiptare do te jete i perjetshem vetem atehere kur ne shoqerine shqiptare te sundoje ligji demokratik qe mbron lirite dhe interesat tona te perbashketa kombetare. Per nje Shqiperi te lire e demokratike, eshte vizioni i mbare shqiptareve qe lirine e kane shenjte. Historia e shkuar nuk ka qene shume shpresedhenese ne kete drejtim, por eshte detyra e jone, brezave te rinj ti rikthejme shoqerise shqiptareve vlerat dhe lirite. Ne jemi e ardhmja e atij vendi me emrin Shqiperi, dhe eshte pergjegjesia e jone per ta cuar Shqiperine perpara ne rrugen e progresit dhe lirise. Lirite dhe vlerat nuk njohin as parti dhe as ideologji, ato jane te misheruara ne qenien e cdo qenie humane. Shqiperia nuk duhet te shohi kthim mbrapa, por duhet te eci e sigurt ne rrugen e nisur demokratike.

Njohja dhe konservimi i trashegimise kulturore shqiptare

Te gjithe se bashku duhet te pasurojme kete komunitet me thesarin me te cmuar qe ne kemi si shqiptare, boten tone shpirterore. Gjuha, muzika, letersia, humori, traditat, folklori, historia, feja, heronjte kombetare, gojedhenat e eposi jane pjese te trashegimise tone kombetare. Njohja e tyre na vecon ne nga popujt e tjere dhe na fal identitetini e shqiptar. Eshte pikerisht kjo arsyeja qe ne ju ftojme te merrni pjese ne kete komunitet.
Nje material i nxjerre nga nje liber historik, nje kenge e vjeter popullore nga nje krahine e Shqiperise, nje biografi e nje heroi te harruar ne histori, nje poezi e nje rilindasi, nje amanet i te pareve jane pasuri e patjetersueshme qe ne te gjithe duhet te ndajme jo vetem me njeri-tjetrin por edhe me brezat qe do te vine. Do te jeni ju ata qe do te pasuroni keto faqe me ate trashegimine tuaj nga familja dhe nga krahina e Shqiperise nga e cila jeni. Diversiteti dhe krahinat e ndryshme shqiptare nuk ia humbin vlerat trashegimise tone kulturore, perkundrazi e zbukurojne dhe pasurojne ate.

Gjithcka te mundur per bashketadhetaret tane

Cdo sherbim dhe cdo inisiative qe ne marim ka ne qender pikerisht ju, vizitoret tane. Te gjitha sherbimet jane falas dhe do te mbeten te tilla. Asnjehere ne egzistencen e tij Albasoul.com nuk do te kerkoje te mashtroje apo perfitoje ne asnje menyre nga vizitoret tane. Shpirti i Shqiptarit as nuk shitet a as nuk blihet. Ai eshte is shenjte per te gjithe ne.
Se bashku ne do te marrim inisiativa si komunitet per te ndertuar sherbime te reja per mbare komunitetin. Ato do te kene si qellim qe tu afrojne sa me prane me njeri-tjetrin dhe tu argetojne sa me shume. Komuniteti eshte ndertuar per ju edhe eshte ne sherbimin tuaj. Krahas sherbimeve dhe inisiativave tona te gjithe pjesetaret e komunitetit tone do te gjejne mbeshtetjen tone te plote dhe te palekundur per te vene ne jete projekte te reja. Stafeta e nisur nuk duhet te ndalet.

Cfare do te fitojme me gjithe kete pune?

Nuk do beni leke por ne te njejten kohe do te jeni te pasur. Do te jeni te pasur shpirterisht pasi kudo qe te jeni ne bote, do te kete nje vend ne Internet ku ju do te gjeni nje ambient te ngrohte shqiptar: ku do te degjoni nje tingull shqip; do te lexoni nje poezi shqipe; do te qeshni e do te qani tek bisedoni me bashkeatdhetaret tane ne kohe reale; do te krijoni shoqeri te re dhe do te flisni me ate shoqerine e vjeter qe aq shume ju mungon. Nuk na ngelet vecse te urojme:

Zoti e bekofte Shqiperine e shqiptaret !





Ky artikull vjen nga Shpirti i Shqiptarit
http://www.albasoul.com