Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bajrami i vogėl s'falet para t'madhit
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 153 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Histori :: Shqiperia ne rugen e Shpalljes se Pamvarsise (Pas Lidhjes se Prizrenit)
Postuar nga: Bel-ami

Histori " Pas fjaleve qe tha Z.Ismail Kemal Beu,me te cilat tregoi rrezikun e math ne te cilin ndodhet Shqiperia,te gjithe delegatet me nje za venduan qe Shqiperia me sot te bahet ne vehte,e lire dhe e mos varme".


Ky ishte vendimi i mare nga Shqiptaret ne diten e 28 Nentorit te vitit 1912.Vetem nje fjali,por qe mbidhte brenda saj gjithe vuajtjet dhe luftrat e Shqiptareve kunder pushtimit Osman.
Nje nga periudhat me te lavdidhme,por edhe me tragjikja per Kombin Shqiptar eshte periudha pas Lidhjes se Prizrenit.
Atehere Shqiperia fitoi Mevetesine e saj,por u sakatua nga fqinjet dhe pazaret e Fuqive te Medha.Le ti hedhim nje sy Historise sone ne detaje per te njohur veteveten.

Pas deshtimit te Lidhjes se Prizrenit,Shqiptaret perseri ju nenshtruan deri diku autoriteteve turke.Megjithese ne nje mase te vogel burgimet,internimet dhe ndjekjet neper male te Shqiptareve bene qe kryengritjet per liri ne kete skaj te Perandorise Osmane te paksoheshin pak.Burgosja e ideatorit te bashkimit te Shqiptareve.Abdyl Frasherit beri qe forca e bashkimit te venitej dhe kryengritjet Shqiptare te mepastajme te kishin perseri karaktere krahinore.Keto lloj kryengritjesh ishin shume te lehta per tu shtypur nga Turqit te cilet ne nje shumice rastesh nuk kursenin as popullsite civile.Nje tjeter problem ishte edhe ndarja e Shqiperise neper kater vilajete dhe ne dy prej ketyre popullsite Shqiptare ishin te perziera me popullsi greke,bullgare dhe vllahe,gje qe e bente edhe me te veshtire bashkimin e Shqiptareve.
Ne vitin 1906 ne Manastir formohet "Komiteti per Shqiperine e lire" ne krye te te cilit ishte Bajo Topulli.Ne kete komitet benin pjese edhe personalitete si Fehim Zavalani,Kolonel Halit Berzeshti,Gjergj Qiriazi dhe te tjere.Qellimi i ketij Komiteti ishte perhapja e kultures Shqiptare per te ringjallur Shqiperine.Ky komitet vec veprimtarise politike kerkonte qe zgjimi i Shqiptareve te behej edhe me anen e armeve.Ky komitet filloi te gjente perkrahje ne te gjithe Shqiperine.Keshtu ne Gjakove u formua dega e ketij komiteti me ne krye Bajram Currin.Po ashtu edhe ne krahinat e Korces dhe Devollit.Ketu u formua edhe e para cete e armatosur e cila kryesohej nga Bajo Topulli.
Krijimi i cetave Shqiptare zgjoi edhe nje urejtje tek Kisha Orthodokse Greke e cila ne ate kohe kishte si qellim greqizimin e Korces dhe Gjirokastres.Andartet greke vrane ne Korce At Kristo Negovanin .Ndersa Cetat Shqiptare u hakmoren duke vrare ne Shtator te 1906 mitropolitin e Korces ,Fotin.
Te ndjekur nga forcat turke Bajo Topulli dhe i vellai i tij,Cerciz Topulli shkojne e vendosen ne Bukuresht.Me ta bashkohet edhe Mihal Gramenua,i cili se bashku me Cerciz Topullin zbret ne Vlore ne maj te vitit 1907 ne krye te nje cete te armatosur.
Kjo cete e komanduar nga Cerciz Topulli filloi aktivitetet e saj duke shperndare libra,gazeta e fotografi te Skenderbeut per te ngjallur ne popull ndjenjat kombetare.Ne vitin 1908 kjo cete vret ne Gjirokaster bimbashin e xhandarnerise turke dhe me pas can rethimin ne Mashkullore.Keto beteja u nguliten fort ne mendjet e Shqiptareve te cilet filluan te dilnin neper male dhe te organizonin ceta te tjera simotra me "Ceten Plake" te Cercizit.
Ne kete kohe ne Turqi filloi te ndihej nje tronditje ne politike.Dalja e Turqeve te Rinj,"xhon turqve" beri qe Shqiptaret ti hedhin syte edhe nga ana e diplomacise per te aritur pamvarsine nga Porta e Larte.Levizja e xhon turkve cilesohej ne ate kohe si nje levizje mjaft liberale ndaj dhe shpresat e politikaneve Shqiptare ishin shume te medha.
Ne 24 korik te vitit 1908,sulltan Abdyl Hamiti II shpalli Kushtetuten e re,qe u quajt "Hyriet" d m th liri.
Mjaft Shqiptare filluan te liriheshin nga burgjet dhe ata qeendeshin maleve si komite u falen dhe nuk u ndoqen me.Kudo neper Shqiperi apo koloni Shqiptaresh neper bote filluan te hapeshin klube,te flitej Shqip dhe te shkruhej gjuha Shqipe.
Ne 14 korik ne gazen "KOMBI" Sotir Peci shkruante "...Eshte e ditur se programi i turqve te rinj eshte i kundert me deshiren tone.Turqit e rinj kerkojne ti japin shpirt perandorise,ndersa Shqiptaret duan ti debojne nga trojet e tyre."
Megjithese i pa parashikuar nga pjesa me e madhe e intelektualeve Shjqiptare,parashikimi i Sotir Pecit doli i vertete.Pak kohe me vone turqit e rinj e treguan para Shqiptareve fytyren e tyr ete vertete si nacionaliste dhe jo
si liberale sic hiqeshin.
Ata filluan te krijonin neper perandori "Komitetet Osmane te bashkimit" ku benin pjese qytetare te perandorise nga cdo kombesi.Tuqit ndaluan me politikanet Shqiptare te flisnin per autonomi dhe vetqeverisje duke jua kujtuar atyre qe kishin nderuar vetem emrin dhe jo idete e mykura anadollake.
Te zhgenjyer nga politika e turqve te rinj,Shqiptaret ju kthyhen perseri ruges se tyre te vjeter per te aritur pavarsine,luftes.Ne Kosove filloi mos pagimi i taksave te reja qe ishin vendosur per ata qe mbanin arme.
Ne krye te ketyre revoltave vihen patriotet Isa Boletini e Idriz Seferi.Luftime kunder ushtrise turke pati ne Prishtine dhe ne Peje.Per te shtypur kryengritjen e radhes,Tuqria dergoi ne Kosove Shevqet Turgut Pashen ne krye te 16.000 trupave ku benin pjese vec kembesorise edhe artileria dhe kaloresia.Kryengritesit zuine pozicione ne gryken e Kacanikut dhe gryken e Cernoleves .Ne 30 prill filluan luftimet e para mes Shqiptareve Turqve.Fillimisht ushtria Shqiptare i shkaktoi deme te konsiderueshme turqve ne njerez por me vone nen zjarin e artilerise dhe ne daren e rethimit shqiptaret detyrohen te lerojne pozicionet per tu vendosur ne drejtim te Gjilanit.Grupi i deputeteve shqiptare ne Parlamentin Turk protestoi per masat ushtarake te mara nga qeveria
turke e kryesuar nga Ibrahim Haki Pasha,por qeveria nuk e degjoi zerin e Shqiptareve.Nenshtrimi i Shqiperise ishte i nje rendesie te vecante per te te Rulemine,keshtu trumbetonin qeveritaret turq qe pak me vone dergojne ne frontin e Perendimit "KOSOVE" vete ministrin e Luftes,Mahmud Shevqet Pashen me disa mijera ushtare qe i kalonin 40.000.
Ne perballje me kete force te madhe luftarake Shqiptaret u detyruan te terhiqeshin edhe me ndersa ushtrite turke si gjithmone filluan raprezaljet mbi popullsine e pafajshme .
Ushtria Turke ne Kosove u ndihmua edhe nga popullsia serbe e cila ishte e urdheruar nga Beogradi ti shebrente ushtrise turke si informatore ne ndjekjen e Shqiptareve.
Pasi shtroi Kosoven,Shevqet pasha kerkoi te shkonte ne drejtim te Shkodres,por rugen ja zune kryengritesit e Shales te cilet e detyruan ushtrine turke te ndronte ruge dhe te arinte ne Shkoder 15 me vonese.Ketu u ndaluan te gjitha gazetat Shqipe,u mbyllne shkollat dhe filloi carmatimi i Shqipetareve.
Austria kesaj here i beri thirje Turqise te bente disa leshime per Shqiptaret.Keshtu u ndalua procesi i carmatimit,u demshperblyen shtepite e djeguar dhe ata qe endeshin maleve u lane te lire te ktheheshin neper shtepite e tyre.
Megjithte Shqiptaret organozojne kryengritjen e radhes.Kesaj here Dede Gjo Luli,ne krye te 4000 burrave ne malesite e Mbishkodres.Kryengritesi marin qytetin e Tuzit dhe shume pika ne kufirin Shqiptaro Malazez.Valiu i Shkodres i gjendur ngushte fillon tu beje thirje fanatikeve fetare se Besimi i tyre ishte ne rezik.Nje turme Shqioptaresh Myslimane u mbodh menjehere por kjo force u thye lehtesisht nga kryengritesit Shqiptare.Perseri ne krye te ekspedites turke vjen Shevqet Turgut Pashe me 20.000 ushtare.Kryengritesit Shqiptare perseri u thyen,pasi kryengritja ishte e menjehreshme si edhe kunderpergjigjja e Turqise.
Ne 23 qershor te vitit 1911 ne Gerce,afer Triepishtit,Ismail Qemali se bashku me luigj Gurakuqin pergatisin nje memorandum drejtur Portes se Larte.Ky memorandum permbante dymbedhjete pika dhe u quajt "Libri i kuq".Keto pika ishin kerkesa kombetare dhe ishin formuluar ne nje menyre te persosur qe e conin Shqiperine drejt nje autonomie te afert,cka do te sillte edhe pavarsine e plote te Shqiptareve nga Turqia.Memorandumi i Gerces u pranua nhe te gjithe Shqiptaret ne Jug dhe ne Veri.Shqiptaret i drejtohen per Britanise se Madhe.Ministri i Puneve te Jashtme i kesaj Mbreterie,Sir Edward Grey e mori parasysh kete kerkese dhe i beri thirje Turqise te merte ne konsiderate kerkesat e Shqiptareve per ti dhene funde kryengritjeve te tyre.Gjermania ishte e para qe e kundershtoi kete qendrim te Britanise duke e cilesuar si nderhyrje ne punet e brendeshme te Turqise,ndersa Austro-hungaria vazhdonte ta mbante pezull Shqiperine.
Turqia duke mos pranuar serisht kete memorandum te Shqiptarev i shtyu ata perseri ne kryengritje.Kejas here krynegritja ishte ne Jug te Shqiperise.Ne fillim cetat Shqiptare filluan veprimet e tyre ne Korce dhe Follorine e pastaj ne Kurvelesh,Gjirokaster dhe Cameri.Ne kete lufte u shquan edhe Teqete e Bektashianeve si streha e luftetareve te lirise.
Ne 29 shtator 1911 Italia i shpalli lufte Turqise dhe ne kete kohe Turqia me te vertete po kalonte nje krize te madhe.Turqit filluan te kerkonin te hidhnin Shjqiptaret ne lufte kunder Italise por nuk ja ariten qellimit,vecse pesaun disa dezertime nga radhet e Shqiptareve.
Disa krere politike Shqiptare u mblodhen ne dhjetor te atij viti dhe vendosen se vetem ruga e luftes kushte mbetur per te fituar autonomine nga Porta e larte.Ne krye te forcave te armatosuar u vu Hasan prishtina ndersa Ismail Qemali u ngarkua per gjetjen e mjeteve te luftes dhe atyre financiare.N
Ne kete kohe ende vazhdonte lufta Italo-Turke dhe ceshtja Shqiptare kishte mbetur pezull.Krijimi i Shqiperise Etnike binte ndehs me te gjtha vendet Ballkanike si Serbia,Mali i Zi,Bullgaria dhe Greqia te cilat i dhane grushtin perfundimtar Turqise per te ndaremes tyre bashkevuajtesen ndene regjimin Turk,Shqiperine.
Serbet kishin filluar mareveshjet e tyre me Bullgarine duke pasur si arbiter ne ndarjen e Shqiperise Carin e Rusise.Po ashtu pati edhe mareveshje Bullgaro-Greke dhe Srerbo-Greke ne kuriz te Shqiperise.
Paralelisht me keto,Shqiptaret kishin filluar planin e kryengritjes se tyre.Kjo kryengritje do te fillonte ne Kosove dhe do te zbriste dalengadale ne Jug duke bashkuar te gjithe Shqiperine ne nje shtet te vetem.Ne kete kryengritje u bashkuan edhe Isa Boletini e kapedane te tjere Shqiptare te cilet kishin luftuar edhe me pare.
Ismail Qemali i ngarkuar me misionet diplomatike beri takime me ambasadoret Austro-Hungareze ne Paris,por pergjigjia e tyre ishte se Shqiperia duhej te mbetej nen kuadrin e Perandorise Turke.Astro-hungarezet nuk pranuan qe te ndihmonin Shqiptaret me arme dhe me mjete financiare pasi nuk ishin aq te zote dhe me pozita ne Ballkan saqe te mbeshtetnin krijimin e nje shteti si Shqiperia.
Vetem ne Itali shqiptaret ariten te siguronin njefare armatimi,kjo jo vetem nga ndihmat e levizjeve proShqiptare,por se edhe qeveria Italiane kishte interes qe Shqiptaret ti shpallnin lufte Turqise,pasi sic dihety Italia ne ate kohe ishte ne lufte me Turqine.
Nje shtyse tjeter kryengritjes Shqiptare i dhane edhe shtetet fqinje,te cilet kerkonin te krijoheshin trazira ne Ballkan dhe qe Shqiptaret te luftonin kunder Turqise nga ku serbet,greket dhe malazezet te realizonin qellimet e tyre teritoriale kundrejt Shqiperise.
Megjithese te pa organizuar mire,Shqiptaret i shpallen lufte Turqise.Pas shume luftimesh Turqia u duk me ne fund se do te pranonte kerkesat e Shqiptareve duke i bashkuar te kater Vilajetet duke formar keshtu Shqiperine.
Ne kete kohe Greqi futi ne Epir cetat e saj dhe se bashku me Bullgarine,Sebine dhe Malin e zi i kerkuan Portes se Larte "te drejtat e popullsive greke e Sllave" qe do te mbeteshin ne Shqiperi.Mali i zi filloi te shtynte Kalotiket e Shkodres ne lufte kunder Turqise,ndersa forcat greke filluan provokimet ne krahinen e Sulit,duke u munduar te hidhnin Shqiptaret kunder ushtrise Turke cka do ti lehtesonte greket per te pushtuar Epirin.Ne 6 tetor Serbia dhe Mali i zi nenshkruan aleancen mes tyre dhe diten e neserme Austro_Humngaria dhe Rusia u
pozicionuna per mbajtjen ne Ballkan te "Statu quo-se".
Ne 8 tetor Mali i zi i hapi lufte Turqise dhe ne daten 17 po te atij muaji edhe Greqia,Bullgari dhe Serbia i shpallen lufte Turqise.Kjo shenon edhe fillimin e Luftes Ballkanike.
Shqiptaret u gjenden me te vertete ne nje udhekryq.Historia u vinte perballe ruge mjaft te veshtira qe pa bashkim dhe organizim ishin te pamundura te realizoheshin.Njera ane ishte reshtimi krahas shteteve Ballkanike kunder Turqise,por kjo ishte e poa mundur sepse shtetet Ballkanike tanime i kishin kristalizuar kerkesat e tyre teritoriale kundrejt Shqiperise.Nga ana tjeter nese Shqiptaret do te bashkoheshin me Turqine per te mbrojtur Shqiperine nen Perandorine Osmane,perseri ne rast te humbjes se luftes nga Turqia,Shqiptaret do tu jepnin ballkanikeve nje rast me shume ne syte e opinionit nderkombetar per te ndare Shqiperine.
Megjithate Shqiptaret luftuan krahas ushtrise Turke per te mbrojtur Shqiperine me pak te drejta nen Perandorine Osmane,sesa te ndihmonin ballkaniket ne ndarjen e Shqiperise.
Ne 14 tetor te 1912 Shqiptare si Nexhip Draga,Sali Gjuka,Midhat Frasheri etj organizuan ne Shkup nje mbledhje .Pasi e pane qarte se Turqia ishte duke e humbur luften me ballkanasit,hqiptaret vendosen tu dergojne perfaqesive diplomatike ne Shkup nje deklarate ku thuhej se Shqiptaret po rokin armet jo per te ndihmuar Turqine,por per te mbrojtur kufinjte e Shqiperise.
Ismail Qemali se bashku me Luigj Gurakuqin shkojne prej Stambollit ne Bukuresht per te mare masa emergjente qe Shqiptaret te mbronin me arme kufinjte e tyre.
Nga fronti i luftes lajme vinin shume te keqija per Shqiptaret.Turqit po thyheshin ngado dhe kryeqendart e Shqiperise ishin kudo nen rezikun e ushtrive ballkanike.Serbet pushtuan Prishtinen,Gjilanin,Prizrenin dhe pak me vone edhe Shkupin.Malazeste zune Pejen dhe u nisen drejt Shkodres,ndersa Greket pasi thyen Turqit ne Thesali rethuan Janinen.
Megjithese pak me pare forcat aleate ballkanase e kishin shpallur veten si clironjese,tani u erdhi rasti te tregonin fytyren e tyre te vertete.
Mbi Shqiptaret ra perseri shpata e terrori,dhuna e plackitja.Ata qe deri dje ishin sebashku me Shqiptaret viktima te Turqise tani po beheshin per Shqiptaret xhelatet e pameshirshem.
Vetem dy nga kryeqendrat ariten ti rezistonin pak ushtrive ballkanase,Janina dhe Shkodra,por edhe keto rane pak me vone nga "kuajt e Trojes" qe aleatet futen mes te rethuarve.
Shkodren ua dorzoi Malazezeve Esad pashe Toptani,ndersa renia e Janines u "nenshkrua" ne Korfuz,ku u paguan disa nga ata qe drejtonin luften e Shqiptareve ne kete qytet.
Shqiptaret pasi u munden ne frontet e luftes,filluan perpjektjet diplomatike.Austro-Hungaria ishte ajo qe vendoste per Shqiperine pasi Shqiperia per Austrine ishte jetesore.Nje plan i Austrikeve ne lidhje me shtetin Shqiptar ishte qe Shqiperise ti njiheshin tokat e banuara prej Shqiptareve por meqense Serbet kishin mare Kosoven,ajo duhet tu mbetej Serrbeve.Gjithashtu edhe Shkodra ti mbetej Malit te zi,nese ky i fundit e pushtonte dot.Ndersa nga Jugu Shqiperia do te kufizohej me lumin Kallamata.
Ne kete kohe Rusia u kujtua per bregdetin Shqiptar dhe i kerkoi Austrise nje dalje te Serbise ne Adriatik qe duhet te ishte dike ne skelen e Shen-Gjinit.
Ne 5 Nentor Ismail Qemali mer pjese ne Bukuresht ne nje mbledhje te Kolonise Shqiptare atje.Ismal Qemali u vu ne krye te Komitetit Drejtonjes qe do te merte ne dore qeverisjen e Shqiperise.Pas kesaj Ismail Qemali niset per ne Austri dhe me vone takohet ne Trieste me Ligj Gurakuqin,Pandeli Tolen dhe Dom Nikolle Kacorrin.Ne Viene I.Qemali u sigurua se Shqiperise do ti jepej nga Austria nje perkrahje e duhur.Ismail Qemali hodhi mendimin per mbledhjen e nje kuvendi mbare Shqiptar qe do te formonte qeverine.Fillimisht Ismail Qemali mendonte ende per autonomi te Shqiperise,por kur pa se Turqia ishte thyer si mos me keq,kerkimi i autonomise ishte i pa vlere,prandaj Shqiperia duhej te shpallej e Pavaruar.
Fillimisht delegatet Shqiptare u lajmeruan te mblidheshin ne Durres,por pasi gjeten pengesa nga autoritetet Turke te qytetit si edhe nga Dhespot Jakovi,Ismail Qemali niset per ne Vlore.Kuvendi Kombetar i celi punimet ne 28 Nentor te vitit 1912 nen kryesine e Ismail Qemalit dhe me mbeshtetjen shpirterore te te gjithe Shqiptareve.Ky Kuvend vendosi krjimin e nje qeverie Shqiptare qe do te drejtonte administraten,propozoi Shpalljen e Pamvarsise si dhe krijoi Senatin {Pleqesine} qe do te mbikqyrte Qeverine.Gjithashtu do te krijohej nje delegacion qe do te shkonte ne takimet diplomatike neper Evrope per te mbrojtur te drejtat e Shqiptareve.
Vendimi i Shpalljes se Pamcarsise eshte si vijon " Pas fjaleve qe tha Z.Ismail Kemal Beu,me te cilat tregoi rrezikun e math ne te cilin ndodhet Shqiperia,te gjithe delegatet me nje za venduan qe Shqiperia me sot te bahet ne vehte,e lire dhe e mos varme".


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.