Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te degjuarit eshte nje politese qe nje njeri i zgjuar i ben shpesh nje budallai, por qe ky i fundit nuk ia kthen asnjehere.
--- Gregoire

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 156 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Lajme :: Ja pse nuk votėbesohet Ilir Meta
Postuar nga: Albo

Lajme Intervistė e deputetit socialist dhe anėtarit tė KPD-sė, Servet Pėllumbi, dhėnė gazetės “Tema” pėr mosmarrėveshjet nė PS


Ja pse nuk votėbesohet Ilir Meta

Servet Pėllumbi kundėrshton iniciativėn e Fatos Nanos pėr referendum, kėrkon kongres pėr zgjidhjen e krizės. Pjesa anti-referendum nuk duhet tė bojkotojė lėvizjen e Nanos, edhe pse ky referendum nuk ėshtė zgjidhje e problemeve, thotė gjatė intervistės sė tij zoti Pėllumbi. Ai e cilėson emocionale dhe jo rrugė zgjidhjeje kėrkesėn e Ilir Metės pėr votėbesim nė referendum. Meta sipas deputetit Pėllumbi nuk duhet t’i kėrkojė votėbesim as KPD-sė megjithė kontestimet nė zgjedhjen e tij si kryeministėr mė 20 gusht nga KPD-ja e PS-sė.

Zoti Pėllumbi mosarritja e konsensusit brenda PS-sė pėr referendumin a i acaron mė tej mosmarrėveshjet mes drejtuesve tė partisė suaj ?

Qė nuk kanė rėnė nė konsensus unė e quaj normale, sepse nė statutin e PS-sė ka njė boshllėk lidhur me idenė e referendumit. Gjėja e parė qė duhej bėrė ėshtė tė pėrcaktoheshin rregullat e lojės pėr referendumet. E dyta, problemet qė kanė lindur nuk mund tė zgjidhen nė referendum, por nėpėrmjet idesė sė referendumit efektivisht kėto probleme do tė mbarten nga qendra nė bazė. Kėto mosmarrėveshje qė ekzistojnė nė qendėr do tė shndėrrohen nė mosmarrėveshje dhe nė bazėn e PS-sė. Prandaj, unė mendoj qė referendumi nuk mund tė zgjidhė kėto probleme qė kanė lindur nė bazėn e partisė, por nė qendrėn e saj. Kėto probleme qė kanė lindur zgjidhen nėpėrmjet forumeve tė partisė, dhe unė do ta quaja plotėsisht tė logjikshme thirrjen e kongresit tė partisė qė ėshtė forumi me i lartė i partisė sonė si i ēdo partie tjetėr.

A keni ju njė ide tė qartė mbi ēėshtjet qė mund tė zgjidhen nė kėtė kongres, nė mėnyrė konkrete nė ēfarė mund tė rezultojė kongresi qė kėrkon pjesa mbėshtetėse e Metės...?

Kongresi ėshtė nė gjendje tė bėjė njė analizė tė thelluar tė problemeve tė lindura dhe nė rrugė demokratike t’i japė zgjidhje. Ėshtė forumi mė i lartė nė parti dhe sigurisht dhe nė situata tė tilla gjėja e parė qė duhet tė shkojė nė mėnje ėshtė thirrja e kongresit. Ai i zgjidh gjėrat ndėrsa referendumi nuk zgjidh asgjė pėr mendimin tim.

Si e keni vlerėsuar faktin qė Ilir Meta kėrkoi votėbesim tė tij nė referendum?

Nuk e quaj tė drejtė as atė. Nuk e vlerėsoj si tė drejtė, sepse efektivisht kryeministri ėshtė zgjedhur nga parlamenti dhe jo nga anėtarėsia e Partisė Socialiste. Ai pėrgjigjet para parlamentit para kushtetutės para presidentit dhe jo para anėtarėsisė sė partisė, megjithė respektin qė kam pėr anėtarėsinė e partisė sonė. Nga ana tjetėr ne kemi qeveri koalicioni dhe ky ėshtė kryeministėr i qeverisė sė koalicionit dhe nuk pėrgjigjet vetėm para anėtarėsisė sė Partisė Socialiste, megjithėse PS ka maxhorancėn nė koalicion. Prandaj do ta quaja deklarimin e zotit Meta mė tepėr emocional se sa propozim qė mund tė zgjidhė diēka.

Si e gjykoni shmangien e kryeministrit nga njė votėbesim i tij nė parlament? A ėshtė kjo njė frikė ballafaqimi me parlamentin e zotit Meta, pas bllokimit tė katėr ministrave tė tij nga njė pjesė e socialistėve parlamentarė dhe me njė opozitė tė munguar?

Unė nuk shoh ndonjė frikė nga ana e kryeministrit, sepse kryeministri Meta nė fund tė vitit tė kaluar mori votėbesimin nėpėrmjet miratimit tė buxhetit. Gati me tre tė pesat pra gati ishte unanime pjesėmarrja e deputetėve qė votuan pėr projektbuxhetin.Unė e quaj votimin e projektbuxhetit, sikurse ėshtė dhe pėrvoja e vendeve tė tjera, njė nga votimet mė tė rėndėsishme pėr njė qeveri. Prandaj unė nuk mendoj se zoti Meta ndien ndonjė frikė nga njė ballafaqim nė parlament, sepse dihet qė ēdo kryeministėr mund tė ballafaqohet nė parlament pėr shumė probleme perderisa ka marrė pėrsipėr tė pėrfaqėsojė njė maxhorancė pra dhe njė kabinet qeveritar. Kėtu nuk ėshtė ēėshtje frike.

A mendoni se Meta duhet tė kėrkojė nė KPD-nė e shkurtit votėbesim pasi mėnyra e zgjedhjes sė tij si kryeministėr nė KPD-nė e 20 gushtit ėshtė kontestuar nga njė pjesė e drejtuesve tė PS-sė...?

Meta nuk ka pse t’i kėrkojė votėbesim KPD-sė, pasi ai ėshtė votuar nga forumi drejtues i PS-sė dhe megjithė kontestimin qė i ka bėrė Kryetari i PS-sė mėnyrės sė votimit, ajo nuk mund tė merret pėr bazė, sepse efektivisht ėshtė kontestimi i njė pakice, nė raport me shumicėn, dhe nė bazė tė rregullave tė njė demokracie, pakica megjithėse mund tė ruajė mendimin e vet, ėshtė e detyruar t’i nėnshtrohet vullnetit tė shumicės. Kryesia e PS-sė e ka pėrcaktuar tashmė datėn e mbledhjes sė KPD-sė dhe nė kėtė forum do tė diskutohet ēėshtja e referendumit ashtu siē ka dhe variante tė tjera qė do tė diskutohen nė KPD siē mund tė ishte dhe rasti i njė kongresi.

Grupi kundėr referendumit nė PS, mendoni se do tė ndjekė kėtė lėvizje tė Nanos apo do tė ketė bojkotime nė kėtė rast? (Kujtoj se ju thatė mė lart se referendumi nuk paraqet asnjė zgjidhje...)

Nuk e di nuk e besoj se mund tė ketė bojkotime, sepse me bojkotime asgjė nuk zgjidhet. Nėse nje e treta e partisė e kėrkon kėtė referendum dhe kjo ėshtė statutore nė kėtė rast organet drejtuese janė tė detyruara tė miratojnė atė si referendum pavarėsisht se ka njė boshllėk nė platformėn e kėtij referendumi, sepse asgjė nuk thuhet se si do tė bėhet ky referendum, kur do tė quhet i vlefshėm, si do tė ngrihen komisionet, si do tė hartohen listat, mėnyra e votimit. Tė gjitha kėto janė efektivisht tė pazgjidhura.Kjo nuk mund tė bėhet nga nismėtarė kjo kėrkon vendime tė forumeve kjo kėrkon ndryshimet nė statut qė mund t’i bėjė vetėm kongresi. Prandaj unė do tė thosha qė nuk jam kundėr referendumeve dhe nuk do tė shmangia anėtarėsinė dhe rolin e saj, por nė kėtė rast mungon qartėsia e platformės se referendumit.



Shenim: Shkeputur nga gazeta Tema, 12 Janar 2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.