Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė ēdo ditė ka njė dėshirė tjetėr, asnjėherė nuk arrin ta plotėsojė dėshirėn e tij .
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 160 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Njoftime :: SHBA: Vdes nėna shqiptare teksa shpetoi djalin
Postuar nga: Albo

Njoftime Sot trupi do tė pėrcillet drejt Shqipėrisė. Komunitetit shqiptar: Lehtėsojani dhimbjen familjes sė tronditur nga vdekja e dyfishtė

SHBA, vdes nėna shqiptare teksa shpėtoi djalin

28-vjeēarja Adriana Vaso ka qenė me djalin e saj ne karrocė kur ėshtė aksidentuar. Ishte shtatzėne

Nga Dalip Greca

E diel, 26 janar 2003. Pelham Parkway, Bronx-New York... Njė natė e ftohtė janari, ku dėbora qė sapo ka nisur bie e bie pa pushim, ndėrsa era tė pret, njė erė e ftohtė qė tė mpiks fytyrėn. Ēuditėrisht i ftohti nuk ka forcė tė ndalė njė pėrshpirtje. Nazo Veliu, avokate nga Lushnja, mė tregon pėr gjėmėn qė e ka gjetur familjen Vaso nga Rubiku i Shqipėrisė. Qė larg shquhen flakėzat e qirinjve. Afrohemi...Masa e njerėzve nuk e pėrfill tė ftohtit, edhe pse temperatura ėshtė tepėr e ulėt. Dikush pyet pėr rrethanat e aksidentit, dikush mjaftohet vetėm me ndezjen e qiririt, dikush vendos njė tufėz lulesh, dikush tjetėr, psherėtin thellė... Kur afrohesh sheh lulet e freskėta, njė fotografi ku tė buzėqeshin dy sy tė ndritshėm tė njė gruaje tė re, njė fytyrė e pafajshme qė duket sikur pyet: A shpėtoi Henri, rron im bir?...Njė pėllumb i bardhė i vizatuar, qė nuk mundi tė fluturojė ... Po ky pėllumb, ē’ne? Simbol, pėr ēfarė? Pėrgjigja vjen e dhimbshme: Ishte shtatzanė e gjora grua. Kishte njė fėmijė 6 muajsh. Sot do tė shkonte nė spital, kishte testin e shtatzanisė...Sot do ta mėsonte nėse e kishte vajzė apo djalė... Nuk ka vetėm shqiptarė pėrreth, por dhe shumė amerikanė. Secili shpreh keqardhjen pėr jetėn e re tė kėputur nė mes nga njė aksident automobilistik. Njė makinė qė fluturonte nga shpejtėsia ia mori jetėn aty nė Pelham Parkway. Ngjarje fatale: Adriana Vaso (Ēupi), e datėlindjes 29 gusht 1974, bashkė me djalin e saj 2 vjeē e gjysmė, po nxitonte qė tė shkonte tek shtėpia e tė vėllait, Arjanit, nė Astor Avenue. Ka qenė ora rreth 1 pasdite, kur njė makinė po vinte me shpejtėsi marramendėse. Arjana ka patur karrocėn me djalin duke e shtyrė. Nuk ka patur kohė qė tė shmangė tė keqen, veē karrocėn ka arritur qė ta shtyjė duke e nxjerrė jashtė rrezes sė rrezikut, por nuk ka mundur tė shpėtojė veten. Ajo ėshtė gjendur e pėrplasur nė asfaltin e rrugės automobilistike... Nė shtėpinė e Arjan Vasos ka plasur gjėma. Hyjnė dhe dalin njerėz, ngushėllojnė tė pikėlluarit, ndėrsa djali i vogėl, Henri, ende nuk e pėrfytyron gjėmėn qė e ka gjetur, por vetėm tregon ashtu siē e ka parė "vdekjen me sy" tė nėnės sė tij: Ai (ajo) burri me makinė pėrplasi kokėn e mamit baam...!
Arjani, vėllai i Adrianės, tregon se jemi tė gjithė tė shokuar. Ende nuk duam ta besojmė gjėmėn qė na ka gjetur. O Zot, si ka mundėsi! Arjani fshin lotėt, ndal pėr pak ēaste dėnesėn dhe tregon ngjarjen: “Adriana, tė premten i kishte telefonuar sime shoqeje, Mirės dhe i kishte thėnė se do tė vinte aty e mė pas do tė shkonte nė spital pėr testin e shtatzanisė. Por kishte kaluar shumė kohė e nuk ishte dukur. Mira qe bėrė merak. S’dinte ē’tė bėnte. Priste me shpresė se nga ēasti nė ēast do tė binte zilja, por vonesa qe bėrė e ankthshme....Kur, mė nė fund kishte rėnė telefoni, por ah, nuk ishte ajo. Telefononin nga Jacobi Hospital. Kishte ndodhur gjėma, aksidenti...Zėri andej nga spitali i ftonte familjarėt tė ishin aty. Djali, Henri ishte jashtė rrezikut, por e ėma e tij, ishte nė sallėn e operacionit... Sido qė tė ishte puna, familjarėt duhej tė ishin aty pėr ēdo rrethanė...Unė, thotė Arjani, isha nisur pėr nė aeroport pasi njė shoku i kishte ardhur njoftimi pėr babanė qė e kishte tė sėmurė nė Shqipėri. Kur, Mira mė dha lajmin, u ktheva dhe me shpejtėsi mbėrrita nė spital. Ishte koha qė grupi i mjekėve sapo dilte nga salla e operacionit. Mė afrohet mjeku qė kryesonte grupin dhe mė foli pėr gjendjen e motrės. I kėrkova tė mė fliste hapur. I thashė, ndėrrojmė rolet pėr njė ēast: Po tė ishit ju nė vendin tim ēfarė do tė kėrkonit nga unė nė rolin tuaj, pra tė isha unė mjeku.
Mjeku mė tha tė vėrtetėn. “Do tė tė thoshja tė njoftoje tė dashurit qė keni afėr nė mėnyrė qė tė kenė mundėsi pėr ta parė pėr herė tė fundit. E falėnderova qė mė foli hapur,- vazhdon rrėfimin Arjani.- Ashtu veprova. U mblodhėm tek koka e motrės qė dukej se e kishte humbur dyluftimin me vdekjen dhe prisnim se mos ndodhte mrekullia. Ashtu na thanė mjekėt:Duhet tė presim 24 orė. Dhe pritėm me shpresė, por gjithēka kishte mbaruar. Deri nė orėn 3 pasdite tė ditės sė shtunė ne pritėm ashtu tė mbledhur kruspull rreth dhimbjes sonė. Ishim tė gjithė aty rreth Adrianės. Edhe i biri, Henri, qė e ka jetėn nga e ėma, edhe i shoqi i saj, edhe ime bijė, Armisa, Altini, edhe ime shoqe, Mira... Shihnim njėri- tjetrin dhe shpresonim deri nė ēastet e fundit...Por jo, tragjedia fatale e kishte marrė njeriun e dashur. Mė pas shkuam atje ku kishte humbur jetėn motra e dashur dhe ndezėm qirinj. Tė parin e ndeza vetė...Motra sapo kishte filluar pėrshtatjen me jetėn e vėshtirė amerikane. Kishte hequr nė njė farė mase pengesat e gjuhės duke shkuar nė kurse tė mėsimit tė gjuhės angleze. Sapo kishte marrė njė shtėpi tė veten. Mė parė jetonim tė gjithė bashkė”. Adriana pati fituar llotarinė amerikane qė nė nėntor tė vitit 1999 dhe kishte ardhur nė Amerikė me shpresėn qė tė ndėrtonte njė jetė mė tė mirė, mė tė qetė. Kėtu kishte dhe tė vėllanė, Arjanin qė pati ardhur qė nė korrik 1996. Fati i kishte shpėrndarė fėmijėt e Gjon Vasos, ca nė Itali e kėta kėtu nė Amerikė. Atė ditė, tė premten, vajza e tij Adriana priste tė bėnte testin dhe tė mėsonte nėse fėmija qė priste tė lindte ishte vajzė apo djalė. Dhe tani prindėrve u duhet qė tė forcojnė zemrėn e tė presin arkivolin me trupin pa jetė tė Adrianės. Lajmin tragjik e dhanė gazetat lokale dhe qendrore, si "Daily News", "Bronx Times" dhe kanalet televizive transmetuan pamje. Shqiptarėt e Bronx-it qė e mėsuan lajmin rendėn nė shtėpinė e Arjanit dhe ngushėlluan. Komuniteti ynė gjithmonė ka qenė i orientuar pėr tė qenė nė krah tė familjeve qė kanė kaluar tragjedi tė tilla tė paparashikueshme. Apeli ndoshta ėshtė i panevojshėm, por qė tė lehtėsohet barra qė ka rėnė mbi kėtė familje, ėshtė i nevojshėm kontributi financiar e njerėzor. Familjes i duhet dhėnė ndihma, sipas mundėsisė qė ka secili prej nesh. Tė mėrkurėn mė 29 janar nė orėn 8 e 30 arkivoli i sė ndjerės do tė jetė nė Kishėn Katolike"Zoja e Shkodrės" nė Hartsdale e mė pas do tė drejtohet drejt mėmėdheut.


Shenim: U bejme thirrje te gjithe vizitoreve tane ne US dhe Kanada qe te ndihmojne familjen e se ndjeres ne keto momente te veshtira. Cdo familje shqiptare duhet te beje nje kontribut modest brenda mundesive per ti ardhur ne ndihme familjes se viktimes. Stafi i Albasoul shpreh keqardhjen me te thelle per kete tragjedi qe ka tronditur mbare komunitetin shqiptare ne USA.

Shenim: Stafi i Albasoul u ben thirrje gjithe vizitoreve tane ne US dhe Kanada qe te ndihmojne financiarish familjen e viktimes ne keto dite te veshtira.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.