Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bashkimi bėn fuqinė, ndasia ligėshtinė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 142 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Letersi :: Krijimet e "Engjell Sic jam vete"!
Postuar nga: Fiori

Letersi Cfare pamje ka nje engjell?! Cfare mendon?! Cfare shkruan nje engjell?! A jane gjithe engjejt keshtu?! - Ndoshta...

Lexoni krijimet ne vazhdim per tu njohur me engjellin (EJSV) e Forumit Shqiptar!

I Lir'

Me thir ti kur bluja e syve te zhduket
Dhe kuajt syzinj bejne serenate
Me thir ti mengjesit kur jeta me lutet
Me thir!

Tregomi te gjitha kur era na lan
Mbi kuajt syzinj qe fatin mashtrojne
Trtegomi te gjitha men diejt qe s'pam
Tregomi!

Mi thuaj fjalet kur fryma te resht
Mbi floket e mia dhe floket e kalit
Mi thuaj fjalet mbi yje "kontesh"
Mi thuaj

Me ler te ndiej hingellimat e shpirit
Te vallzoj me ritmin e kembeve te kalit
Me ler te fle nen perrallen e lisit
Me ler!

Mos harro ditet e ndjenjes te dlir
Zgjohu me ritmin e kuajve syzinj
Mos harro djellin, eren, kalorsin e lir
Mos haro!



E PaAritshme

Padashur hyra ne pyllin tend
dhe une me ty desha te qaj
Ti strukje krahet ne ate kend
dhe jam me faj, un' jam me faj.

Po syte e verber lot' nuk kane
dallojne plaget vec ne kte varg
shikojne me mir' nen oqeane
dhe jemi larg, ne jemi larg.

Kam frik' te vij se toka dridhet
te't perkedhel me egersi
por me te eger kane vallen hijet
Kjo nuk je ti, jo nuk je ti.

S'dua te di sa shum ulkonja
kafshojne kohen qe vetem ti ke
leri te mbyten neper kto shkronja
dhe me genje, ti me genje.

Te lutem me shiko, me thuaj
dhe lotet tim bej aleat
me cverbero dhe po te vuaj
kam ber' mekat, kam ber' mekat.

Ti fluturo ne pyllin tim
qe gjelberon si ata sy
dhe qiejt qe mbi sy me rin
te presin ty, te presin ty.

Pra lere veten ti ne kujtim
dhe uleri si luanesh
ne mbreterin e pyllit tim
je mbreteresh, je mbreteresh.



Deri ne fund

Cfare te t’them kur duarve vertiten termetet
Me ty nuk hedh dot fall koti filxhanesh
Me force sketer na groposen kismetet
Nis luften I ziu, nje kolonel tiranesh

Me ke hyre me thelle se guret tokes
Je boshti vital qe t’shkul nuk mund
Une ritem reth teje dhe qendres se botes
Me ke hyre kaq thell, deri ne fund

Po te ikesh shko vec nder krahet e mi
Futu ne qelizat e pasemura si hije
Pi gjakun e kuq dhe grimca mos li
Me beko dhe mua me kancer dashurie

Se puset blu qe rjedhin syte tane,
kolonel K-eja si shter dot kurkund
Ti leme termetet te bejne hatane,
s’arijne der’ ktu, deri ne fund.



Bebi cmenduri

i dua mengjeset e ftohta pas nje endre te ndyre
me mbeshtill me ty fort ...sot do los "bebi erotika"
mi zhvish iluzionet , me hidh te shkuaren ne fytyre
une ta heq shijen e hidhur te shishes "llogjika"

kam ftohe ne kto mengjese, mora K-ne u mbulova
ma kan dhene romantiket , kur me thoshin Kitaristja
sic me thosh' dhe im at kur marezite i vizatova
kur me boje tradhtaresh leshrat e bardha kallaisja

vishma mua K-ne te thash, se jam e vetmja une Kontesh
dhe refuzoj te pjell poezi per dashuri qe te hyjn nen lekur
ndaj un qaj per vdekjne vetem, dhe ajo vetem me perqesh
une nuk kam lot per puthjet qe sdo i puth me kurre

K-ja eshte te Ku..a" ndaj ma ler mua ta vesh, vec mua
ta mbaj si unazen e nje gruaje nene te padashuruar
si pasjonin e nje babai qe me dhuron "vetem ty te dua'
te mbetem une poetja qe kurre s eshte kuptuar

tani qe ke ftohte ti do te vesh me shije L-ne
sic ta vishte Lo(t)i akullin e monogomise
qe zjarit tend frymen e shenjt i kishte zene
dhe ti vdisje jashe meje, parajses dhe skicofrenise

L-ne do ta vesh ty me egersi dhe urejtje
se vec ti i jep Lakmise sime pamjen me te re
vetem shkronjat kam ndaj te vizatoj nen marveshje
kur te them je i bukur, shpirt sa i bukur qe je

do te mbeshtjell me L-ne me te shtrenjte me te cmuar
ajo qe kushton me shume se adiiktiviteti i bukurise
Lenja qe griset ne bebet e syve tend, e haruar
ndersa ti luan, si femi, me gjoksin e cmendurise

E DI qe i dua mengjeset e ftohta pas nje endre te ndyre
E DI ne jemi krimbat qe poshterojn te madhen "Dashuri"
E DI qe sot te dy peshtyjm llogjiken drejt e ne fytyre
E DI qe sot jemi te vdekur dhe lozim 'bebi cmenduri"



Inat Shqiptareje

Ti kujton se me njeh mua, ti shke..... perparimtare,*
kujt i fal meshiren ti, ke theret minoritare?
Mos me quaj "bejbi" lal se sot ndihem shkaterimtare,
dhe te pres me gjuhen shpat, un' ne gjak jam luftetare,
se ta tregoj vendon sot, kam qellime mekatare,
un' nuk jam voglushja jote, jam shqiponje une jam shqiptare.

Do ta dish "what i am sayng" me perpjekje minimale?
Si eshte puna sje i sigurt per vleren tende seksuale?
Mos do te dish ne po perqesh organet tende jofunksionale?
Pse o b.. k.... ca jam une, perkthysja jote personale?
Mu deshen mua njezet vjet te mesoj shqipen ideale,
the dhe njer' "what does that mean" do asistosh nje skene banale.

Po tani c'do te provosh me fjalet roamntike qe thua
vetem se njihke Nen Terezen pretendon se m'njeh dhe mua?
Mendon se njeh shqiptarin ti, qe dashuroj me mish e thua,
dhe shpirtin tim qe vec prane tij u rit i forte, u zgjuarsua,
nuk i ngjet ti jo atij, qe vec me mua u dashurua
nuk jam "girly" jot o shpirt, eshte shqiptar ai qe dua

e kane fajin rruget qe ngaterojne meridjanet,
dhe filozofite lesbike ku zemrat jane tiranet,
qe rine ngjitur krenarive, me egoistet dhe sharlatanet,
ne fushate elektorale dalin Biblat dhe Kuranet,
kur te tere u bene engjej, me te bukur qene satanet,
lot inati po qaj sot, per ter' djajte qe lan' vatanet

Mos me fol ti sot shk......, sdua ndihm' psikologjike,
se stomakun e kam plot me propozime patetike,
mos me kap per dore kot, me buzeqqeshje erotike,
mos ma hidh doren ne qaf', sjam dashnorja ekzotike
Do t' perplas koken ne toke me simptoma stigmatike
do theras... do shaj... do qaj...
qe mos haroj se jam ...
SHQIPTARE HEROIKE



Jargavane Te Kuq

Jargavane te kuq, bore kanelle,
pluhur ylberi, geshtenja rebele,
lendine yjesh, arome kengrash,
jehone drite dhe krahe endrash.

Floket lekunden, ere tetori,
lisharse bosh, qetesi obori,
histori muresh, qeshje pafajsie,
jargavan te kuq mbi var femijerie.

Gjoksi bucet, arome djali,
peme pa emer, renkime mali,
kitare memce, kujtime cmendurie,
jargavane te kuq mbi var dashurie.

Jeta kekron, joshje qellimi,
frike fundi, shprese fillimi,
s'lekunden floket, gjoksin s'degjoj
kam lindir e humbur dhe do te kekroj…

Jargavane te kuq, bore kanelle,
pluhur ylberi, geshtenja rebele,
lendine yjesh, arome kengrash
jehone drite dhe krahe endrash...



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.