Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te kesh skllever nuk eshte ndonje gje e madhe, por ajo qe eshte e padurueshme eshte te kesh skllever e ti quash qytetare.
--- Diderot

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Politike :: Strategjia e Institucionalizimit te Opozites
Postuar nga: Albo

Politike Kjo eshte nje analize e detajuar politike qe ne qender te saj ka zhvillimet e fundit ne rradhet e opozites shqiptare. Artikulli eshte shkruajtur dhe publikuar me te vetmin qellim, qe te sensibilizoje partite politike shqiptare te opozites ne Shqiperi, mbi rendesine historike qe ka kthimi i opozites nga nje grupim partish ne nje institucion.



Pavaresisht se "bashkohet" ose ngelet sic eshte opozita, nje gje eshte e sigurt: sikur politika shqiptare te mos kish nje Prof. Dr. Sali Berisha, te gjithe ata qe e quajne veten politikane ne Shqiperi do te ngeleshin duke pertypur dhe shfryre fjalet e njeri-tjetrit. Berisha eshte i vetemi politikan qe i jep klases politike ne Shqiperi detyra shtepie, dicka per te menduar dhe reaguar. Dhe pasi njihesh me idene e hedhur nga Berisha, pyetja vjen natyrshem:

Perse Berisha kerkon bashkimin e opozites ne nje parti?

Kjo eshte pyetja e pare qe vjen ne mendjen e politikaneve te djathte. Kjo eshte edhe pyetja qe u fal atyre instiktin e pare negativ mbi kete ide te hedhur nga Berisha. Shumica e politikaneve te djathte, u shprehen negativisht ose u treguan skeptike mbi kete ide te Berishes, te pakten ne fillim. Arsyet per kete jane te shumta, por ajo me kryesorja eshte se 99.99% e tyre politiken e vetme qe dijne te bejne eshte ajo e "ndryshe nga Berisha". Nese do te shkriheshin me partine e Berishes, atehere ekranet e televizioneve, faqet e gazetave nuk do te ishin te hapura per ta. Ne Shqiperi media dashuron ata qe dine te flasin kunder Berishes, eshte ky nje trend qe e shpiken komunistet ne 1991 dhe e trashegojne edhe sot socialistet nga te paret e tyre.

Pasi kalon nje dite ose dy, pasi televizionet dhe shtypi mbush faqet e veta me "analiza" per idene e Berishes, edhe te djathtet fillojne dhe vene mendjen e tyre ne perdorim duke reflektuar mbi idene e Berishes. Sigurisht qe ideja eshte e thate, pa shume detaje dhe ne kete pike keta politikane peshojne interesat e tyre partiake dhe individuale nga kjo ide e Berishes. Jo pa qellim Berisha ua hodhi kete ide per konsumim pak dite para festave te fundvitit.

Berisha me anen e kesaj ideje qe me vone do te kthehet ne inisiative kerkon te realizoje ate qe ka dy vjet qe ka nisur: INSTITUCIONALIZIMIN E OPOZITES, thene me fjale me te thjeshta: kthimin e opozites ne institucion. Aktualisht opozita shqiptare ka formen e nje grupi partish ose individesh qe quhen parti opozitare por qe nuk kane nje platforme te perbashket. Mungesa e nje platforme te perbashket, ben qe opozita te ngelet "grupim" dhe jo institucion.

Berisha ka 2 vjet qe e ka nisur nje inisiative te tille, qe me mesazhin e tij nga Rinasi ne 2001 pas kthimit nga USA, ku foli per "Fillimin e Ri". Fillimi i Ri solli Bashkimin per Fitore. Fillimi i Ri solli edhe mareveshjen pozite-opozite. Mareveshja pozite-opozite solli edhe presidentin Mojsiu, garantin e vetem sot per sot te demokracise shqiptare.

Cfare sjell institucionalizimi i opozites?

Per partine me te madhe te opozites, PD, institucionalizimi i opozites sjell kompaktesimin e elektoratit shqiptar te djathte, qe do te thote me shume shanse per te fituar ne zgjedhje me nje rezultat me te thelle. Gjithashtu do te thote mbeshtetje me te madhe politike nga Perendimi, i cili do te shohi ne Shqiperi 2 alternativa, ate te majte dhe te djathte. Kundershtatet dhe qarqet anti-shqiptare brenda dhe jashte shqiperise do te kene me pak mundesi te sabotojne qendrimet e opozites shqiptare sic kane bere ne keto 12 vjet. Mediat shqiptare do te jene me te kujdesshme per te mashtruar publikun me sulmet tradicionale ndaj opozites pasi opozita nuk do te kete me nje koke dhe nje ze, por shume koke e shume zera. Pra me pak fjale, partite e opozites nen ombrellen e PD-se, japin shembullin dhe mesazhin e duhur elektoratit shqiptar. Ne nje kohe qe koalicioni i majte eshte i shkaterruar, koalicioni i djathte eshte i institucionalizuar, dhe kjo perben nje avantazh teper te madh ne zgjedhje, lokale apo te pergjithshme.

Cfare u ofon Berisha partive te vogla te opozites?

Berisha partive te vogla u ofron vetem nje gje: PUSHTETIN. Qofte ky pushtet mandate deputetesh, poste ne qeverine e ardhshme, kompromise mbi programet e ketyre partive, etj. Me kete hap, Berisha jo vetem qe i josh partite e opozites, por ne te njejten kohe teston edhe kapacitetin dhe bindjet e tyre politike. Cila eshte ajo parti qe nuk e do pushtetin?! Partite e vogla te opozites ne keto 12 vjet kane treguar qe elektorati i tyre nuk e kalon nivelin e 5%. Vetem keto parti nuk mund te vijne ne pushtet dhe as tu provojne shqiptareve aftesite e tyre qeverisese. Bileta politike e Berishes, hap per ta dyer qe keta nuk i kane enderruar me pare. Sic e thashe edhe me lart, partite e koalicionit te djathte "Bashkimi per Fitore", perfituan ndjeshem ne zgjedhjet e manipuluara te 24 qershorit 2001. Berisha sakrifikoi elektoratin e PD-se per te sjelle ne parlament njerez te partive te vogla si PR, PBK,PL etj. Ky hap i Berishes ne 2001 kish per qellim fitimin e besimit te partive te opozites, nje akt i vullnetit te mire, pavaresisht se me te drejte njerezit e PD-se u shqetesuan qe Berisha votat per PD i konvertoi ne mandate per aleatet. Pra aleatet e vegjel dolen te perfituar nga ato zgjedhje, pavaresisht se ne llogarite e Berishes, ato zgjedhje nuk do te zgjidhnin asgje por do te inkriminonin partine ne pushtet.

Te fleme apo jo me Berishen dhe partine e tij...?

Qe krereve te partive opozitare u mungon intelekti politik, ky nuk eshte sekret pasi kane kohe qe shqiptaret e kane mesuar nje gje te tille. Ajo qe krereve te opozites nuk u mungon, eshte oportunizmi politik qe perkthehet ne perfitim personal. Pra, qe te mbledhesh Pollon, Mediun, Rroqin, Lacon, Spahiun ne nje tavoline dhe te firmosin mareveshjen, duhet qe tu japesh nga nje kocke qe te lepihen. Pak rendesi ka per ta idealizmi dhe mesazhi i nje nisme te tille, ajo qe eshte e rendesishme eshte qe dhembet e tyre te vihen ne pune dhe perfitojne dicka. Pollo per shembull do te mjaftohej me nje post te ngrohte "ne gjirin e partise meme". Mediu do te mjaftohej me "zgjidhjen e ceshtjes se pronave" dhe mundesisht me nje post ministror ne qeverine e ardhshme. Spahia do ti behej zemra mal nese Berisha premtonte nje referendum te ri mbi formen e qeverisjes, keshtu qe familja mbreterore te kishte edhe nje shans per tu ngjitur ne fron. Laco eshte ai qe ka me pak kerkesa dhe me afer qendrimeve te opozites, ministria e kultures do te mjaftonte per te. Rroqi eshte mbase edhe me karrieristi ne rradhet e opozites, dhe eshte e veshtire ta kenaqesh pasi as ai vete nuk e di se cfare kerkon. Ua shkruajta te gjitha keto, qe te kuptoni "realitetin" e politikes shqiptare.

Partite e opozites jane ne dileme, te fleme me Berishen apo jo? Por nje politikan me intituite, nuk do te mendohej dy here per te pranuar ne parim kete inisiative. Perse do te pyesni ju. Ajo qe ata humbin eshte shume shume pak. Ajo qe ata fitojne eshte ajo qe ata asnjehere nuk mund te arrijne vetem. Cdo parti politike synon pushtetin dhe pak rendesi ka forma apo menyra, per aq kohe kjo forme ose menyre eshte brenda rregullave demokratike, cdo parti duhet ta kapi nje shans te tille. Ajo qe Berisha pret nga partite e opozites eshte "mirekuptimi ne parim", pasi nese opozitaret e pranojne ne parim, detajet dhe pazaret e tjera politike jane mese te negociueshme. Ajo parti qe humbet me shume nga nje inisiative e tille, eshte vete PD qe do te ndaje elektoratin me aleatet e vegjel.

Cfare do te fitoje Shqiperia nga kjo inisiative?

Shqiperia do te fitoje ate qe ka 12 vjet qe nuk e ka fituar: STABILITETIN POLITIK qe vjen vetem nga nje politike institucionale e pozites dhe opozites. Nese partite e opozites bashkohen rreth nje platforme dhe se bashku e ndajne kete mesazh me shqiptaret ne gjithe Shqiperine, atehere opozita do te kompaktesoje serrisht nje elektorat te djathte te fragmentizuar. Nje institucion i opozites do te perbeje nje goditje te forte per partine ne pushtet pasi opozita do te kete ate qe pozita nuk ka: mbeshtetjen e shqiptareve qe vuajne pasojat e nje keqqeverisje qe i le pa uje pa drita, dhe rrit taksat, tarifat dhe cmimet e ushqimeve.

Nese opozita arrin me sukses te krijoje nje institucion te tille, rruga e saj drejt pushtetit eshte e sigurt. Jo vetem aq, por nese lidershipi i Berishes do te hasi edhe ne mirekuptimin e krereve te tjere te opozites, opozita shqiptare ka shanse qe jo vetem te nxjerri vendin nga tranzicioni i tejzgjatur, por edhe te intitucionalizoje pushtetin e saj jo ne si opozite, por si maxhorance. Bashkimi i opozites eshte imperativ kur perballe ke nje maxhorance qe ndjek taktika mafioze per te qendruar ne pushtet. Te korruptuarit nuk mund te luftojne korrupsionin. Hajdutet nuk mund te kapin vjedhesit. Kriminelet nuk kane se si te vene drejtesine. Anarkistet nuk kane se si ti sjellin vendit stabilitet. Ish-komunistet nuk kane se si te ndertojne nje shtet demokratik.

Eshte pikerisht detyra e opozites qe ti ofroje zgjidhje shqiptareve per te gjitha keto probleme. Shqiptaret kohet e fundit e kane ngritur zerin e tyre per "zgjimin e opozites" dhe kjo duket nga shkrimet ne shtypin shqiptar. Keto akuza ndaj opozites, jane me vend por ne te njejten kohe jane pjese e strategjise se ndjekur nga Berisha. Ne 1998 opozita shqiptare denonconte pushtetaret per te njejtat akuza qe i akuzojne dhe sot. Atehere shqiptaret nuk i degjuan paralajmerimet e opozites. Heshtja e opozites per njefare kohe, ulja e zerit te saj, ka bere qe sot te jene shqiptaret ata qe te kerkojne zgjimin e opozites. Tani Berisha nuk do te jete me nje hap perpara shqiptareve, por ne nje hap me shqiptaret.

A eshte i realizueshem institucionalizimi i partive te djathta opozitare?

Perpara se ti japim pergjigje kesaj pyetje, duhet te kemi te qarte nje fakt: asgje nuk eshte e pamundur ne politike. Nen kete aspekt, edhe inisiativa e ndermarre nga Berisha per nje unifikim te qendrimeve te partive te djathta opozitare eshte mese i realizueshem. Nuk na ngelet vecse te marrim ne shqyrtim disa prej faktoreve qe do te ndihmojne ose demtojne kete sipermarrje politike.

Cfare i bashkon partite e opozites?

Interesi kombetar

Shqiperia ka disa vjet qe po keq-qeveriset nga qeverite e koalicionit te majte dhe per ta kuptuar kete mjafton te shikosh problemet e mprehta shoqerore si mungesa e burimeve jetike si uji i pijshem, furnizimi me energji elektrike, cmimet e larta te produkteve te konsumit te gjere, papunesia, korrupsioni galopant e me rradhe. Por ne te njejten kohe, eshte fakt qe opozita nuk ka arritur qe te ofroje zgjidhje bindese per shqiptaret dhe ta nxjerri vendin nga kriza aktuale. Reflektimi ne kete pike mbi gjendjen e opozites duhet te behet nga gjithe spektri politik i djathte pasi jane te gjithe fajtore per perzgjatjen e krizes shqiptare. Te ngarkuar me nje pergjegjesi te tille perpara elektoratit te lodhur shqiptar, opozita, pavaresisht nga ndarjet partiake, ka nje qellim: rrezimin e qeverise se majte dhe cuarjen e vendit drejt zgjedhjeve te lira. Ketu lind edhe nje problem i dyte, precendetet e rrezikshme te manipulimit te votave ne te shkuaren dhe mungesa e nje infrastrukture te besueshme zgjedhore. Keta dy faktore, jane me rendesi jetike per demokracine shqiptare dhe mireqenien e shqiptareve te thjeshte, te cilet jane viktimat e drejtperdrejte te gjendjes se krijuar. Gjithashtu, keto jane arsyet qe solidarizojne te gjitha partite opozitare dhe i nxjerrin ne plan te dyte te gjithe dallimet dhe merite politike midis krereve te opozites. Shtoji kesaj edhe politikat e jashtme te qeverive te majta ne dem te interesave kombetare ne rajon e me gjere, dhe kjo sipermarrje e opozites meriton kreun e prioriteve te problemeve qe shqetesojne opozitaret.

Interesi politik

Nuk ka fije dyshimi qe partite e vogla opozitare do te perfitojne ndjeshem politikisht, ne kuadrin e perfshirjes se prioriteteve te programeve te tyre ne nje program te perbashket te opozites. E thene me fjale te tjera, partite e vogla jane ne pozita me te favorshme per te negociuar me partine me te madhe te opozites, per te perfshire ne programin e perbashket ceshtjet me shqetesuese per partite e vogla. Gjithashtu, partia demokratike dhe lideri i saj jane te pergatitur te bejne leshime ne dem te interesave te ngushta partiake, per te arritur objektivin politik: ardhjen ne pushtet. Republikanet kane nje mundesi ti bashkengjitin programit ceshtjen e prones private, ballistet kane mundesi ti bashkengjitin problemin cam ose problemet e te perndjekurve, reformatoret kane mundesi te realizojne "mendimin ndryshe" duke krijuar nje intitucion te opozites ku partite e opozites diskutojne dhe ofrojne zgjidhje problemet e vendit. Legalistet mund ti bashkengjitin programit referendumin e formes se qeverisjes. Pra me pak fjale, egziston vullneti politik qe te gjitha partite opozitare te avancojne politikat e tyre brenda institucionit te ri te opozites. Ne shkembim, partite e vogla do te fillojne nje proces te shkrirjes se identitetit dhe elektoratit te tyre me ate te partive te tjera opozitare.

Interesi personal

Ne politike, oportunizmi nuk eshte ves por virtyt. Pjesmarrja ne nje inisiative te tille politike, krahas interesit politik sjell edhe nje interes personal per karrieren politike te gjithe krereve te opozites. Ky eshte nje shans per te rehabilituar imazhin e shperfytyruar politik te shume prej renegadeve te opozites shqiptare. Shume prej partive te opozites jane individ-parti, dhe ne kete kuader keta individe kane shume se cfare te perfitojne. Krahas priviligjeve qe vine me pushtetin, kreret opozitare do te krijojne nje imazh te ri pozitiv ne syte e shqiptareve. Kete duhet ta shohin si nje shans te dyte per te provuar aftesite qeverisese ne syte e shqiptareve qe jane zhgenjyer me shume se 1 here ne keto 12 vjet pluralizem. Per shqiptaret ky do te jete nje "Fillim i Ri" i ngjashem me levizjen demokratike te fillimit te viteve 90. Ishin pikerisht ato vite qe sollen aktoret politike qe kane sunduar skenen politike shqiptare per plot 12 vjet. Kjo inisiative eshte nje mundesi per gjithe kreret e opozites qe te riafirmojne lidershipin dhe integritetin e tyre politik.

Cfare i largon partite e opozites?

Pasi evidentuam me lart te gjitha argumentat ne favor te kesaj inisiative, nuk ngelet vecse te evidentojme edhe disa prej problemeve qe partite e opozites duhet te jene te pergatitura te perballin gjate ketij procesi integrimi. Problemet, jane shume pak dhe mese te tejkalueshme per aq kohe sa te gjithe kreret e partive te opozites pranojne ne parim idene e hedhur, dhe jane te perkushtuara per ta bere realitet nismen ne fjale.

1. Humbja e identitetit partiak

Pavaresisht se kjo inisiative do te implementohet ne nje shtrirje kohore disa vjecare, partite e opozites duhet te jene te pergatitura te perballen me faktin e humbjes se sigles dhe identitetit te partise se tyre. Shkrirja partiake do te vije vetem pas nje shkrirje programesh te partive te opozites ne nje program te perbashket. Ideja e humbjes se partive te vogla me kohen, eshte paksa shokuese per momentin, por ne planin afatgjate eshte teper e favorshme per partite e vogla, kreret e tyre, opoziten ne pergjithesi, dhe Shqiperine ne vecanti. Shkrirja e programeve partiake do te pasohet me shkrirjen e elektoratit ne zgjedhje. Opozita do te kete vetem nje alternative te perbashket, te dale si produkt i diskutimeve brenda grupimit opozitar. Te gjitha partite e opozites do te kene vetem nje perfaqesim ne te gjitha deget e pushtetit.

2. Riemancipimi politik i opozites

Celesi i suksesit apo deshtimit te kesaj inisiative politike eshte shkalla e emancipimit politik te krereve te opozites. Do te vazhdojne te sulmojne integritetin e njeri-tjetrit, apo do ti bashkojne energjite kunder partise ne pushtet? Do ti diskutojne dallimet midis qendrimeve politike ne media, apo ne nje tryeze te perbashket opozitare? Do te dalin me qendrime te perbashketa apo do te vazhdojne te fragmentizojne elektoratin e djathte me qendrimet e tyre te papergjegjshme? Do ti vendosin interesat e tyre te ngushta personale politike mbi interesin e perbashket te opozites dhe vendit? A do te vazhdojne kreret e opozites me raportet e vjetra, apo do te ndertojne ura te reja te forta komunikimi? Keto jane pyetje qe do tu japi koha pergjigje, megjithate vlen te permendet se per partite e opozites kjo inisiative eshte mbase testi me i madh politik ne keto 12 vjet. Ky test do te testoje lidershipin dhe botekuptimin politik te gjithe krereve te opozites. Shqiptaret do te jene ata qe do te brohorasin ose denoncojne qendrimet e opozitareve me kohen.

A gezon Berisha lidershipin e duhur per nje inisiative te tille?

Kjo pyetje, ne fakt, eshte e pavend pasi cdo inisiative politike ne vend ne keto 12 vjetet e fundit ka patur ne qender dhe nismetar liderin e opozites dhe ish-presidentin Berisha. Nuk eshte nevoja qe te permenden te gjitha inisiativat, qofshin keto te suksesshme, te deshtuara, apo te ngelura vetem ide. Nese nuk e drejton Berisha, atehere kush mund ta drejtoje?! Berisha ka investuar gjithe kapitalin dhe reputacionin e tij politik ne te gjitha nismat qe inicion apo merr pjese. Kjo eshte karakteristike e karakterit te tij ku sinqeriteti triumfon mbi egoizmin. Efikasiteti i politikave te tij eshte i hapur per diskutim, por integriteti dhe karakteri i tij jane baza te forta mirebesimi per partite e vogla te opozites. Nje nga dallimet kryesore midis nje lideri dhe nje politikani te pandreqshem eshte se lideri di te kerkoje edhe falje per qendrimet e tij, dhe Berisha e ka bere nje gje te tille.

Ne lidhje me "politiken e njesh-it", me shume se nje ves i Berishes, kjo eshte nje xhelozi e aktoreve politike shqiptare qe edhe perse perpiqen te konkurrojne popullaritetin e Berishes, jane te pasuksesshem. E ka thene edhe me pare, Berisha eshte kryetar absolut i PD-se pasi askush ne PD nuk punon aq shume dhe sistematikisht sa Berisha. Eshte e veshtire per kedo te sfidoje energjite e Berishes, i cili ka qene ne krye te gjithe fushata elektorale ne keto 12 vjetet e fundit. Pra, Berishes postin e kryetarit nuk ia "fali partia" si disa beniamine te tjere te ish-sistemit qe e kane cuar partine e tyre ne nje krize te vazhdueshme morali dhe organizimi. E kam fjalen per liderin socialist Nano, qe ndryshe nga Berisha, i ka pozitat e kercenuara si lideri i maxhorances. Gjithashtu, kini parasysh, se shqiptaret jane rritur per 50 vjet me kultin e individit i ngritur mbi "politiken e njeshit". Cdo lider politik ne Shqiperi, edhe nese eshte i hapur per bashkepunim, do te portretizohet si diktator, si patriark e me the te tashe. Kjo jo per faj te tij, por se keshtu jane mesuar shqiptaret "ta shohin" dhe "kuptojne" politiken.

Argumenti i trete, dhe me i rendesishem perse Berisha duhet te jete sponsori i nje inisiative te tille eshte mbeshtetja qe ai gezon ne rangjet nderkombetare. Partneriteti i tij i ngushte me kryeministrin italian apo me krere te administrates amerikane (qe kane punuar edhe ne adminstraten e Bushit te vjeter), apo njohjet e gjithe spektrit politik europian fale pozitave qe ka mbajtur si president i vendit/lider i opozites. Te gjitha keto, jane rezultat i 12 vjetesh eksperience ne jeten politike dhe arenen nderkombetare. Jane te paket shqiptaret qe kane arritur te krijojne nje reputacion si ne rradhet e shqiptareve, edhe ne arenen nderkombetare.

Perse jane larguar njerezit nga PD?

Teksa shume analiste e komentojne "largimin nga PD" si nje fenomen negativ, une do te thosha qe largimi eshte nje fenomen teper pozitiv per partine e demokrateve. E di qe tingellon pak paradoksale, por kini parasysh qe po flasim per Shqiperine, nje vend i dale nga 50 vjet komunizem. Levizja demokratike per rrezimin e komunizmit dhe lindjen e pluralizmit, nxorri ne skene shume figura qe krijuan partine e pare opozitare, PD. Qe te shikoni pozitiven ne keto zhvillime, hidhini nje sy "figurave" qe themeluan PD, se ku jane ulur sot, pas 12 vjetesh. PD u themelua si nje parti e djathte qe kundershtar te betuar te veten kish komunistet dhe ish-komunistet e sotem qe trashegojne partine e te pareve. Fakti qe Imami, Pashko, Ceka e plot te tjere, sot i gjen me poste qeveritare apo anetare te koalicionit te majte, flet qarte per dy gjera:

1. Keto "figura" nuk kane qene ndonjehere demokrate, por kane pasur si qellim demtimin e imazhit te PD-se.
2. Keta njerez nuk kane bindje politike, kane vetem interesa personale.

Me ate sy qe i shoh une zhvillimet ne PD,pas 12 vjetesh, ujrat ne PD jane kristalizuar dhe llumi ka shkuar ne fund. Largimet e ketij kallepi, jo vetem qe nuk e demtojne PD-ne por konsolidojne elektoratin e saj ashtu sic konturojne edhe vijat ndarese midis spektrit te majte dhe te djathte. Mungojne partite e qendres, dhe sa here qe oportunistet e shohin qe krahu i majte shembet, hidhen ne qender, me afer te djathtes, dhe anasjelltas. Me njerez te tille oportuniste dhe pa bindje politike te shendosha, jo vetem qe nuk mund te bashkepunosh, por eshte fatkeqesi ti kesh edhe si kundershtare politike.

Te gjithe ata te larguar, qe jane larguar fale mosmareveshjeve mbi qendrime te vecanta apo ferkime personale me liderin e PD-se, keta duhet te rehabilitohen serrisht ne PD. Berisha dhe partia e tij duhet te krijojne nje proces dhe te krijojne nje precendent rehabilitimi. Jam i bindur qe te tilla mosmareveshje jane te sheshueshme dhe koha ka bere qe palet te reflektojne. Te tille individe njihen pasi keta si kur ishin ne PD, si jashte strukturave te saj nuk kane ndryshuar shume ne qendrimet e tyre. Te tilla figura kane karakter dhe bindje politike, dhe keta jane njerezit per te cilet ka nevoje opozita me shume se kurre. Shembulli me i mire per kete kategori eshte Eduart Selami qe ndryshe nga capaculet e tjere, jo vetem qe nuk sulmoi partine e tij, por e ka mbeshtetur ate edhe ne mergim, ne mundesite e perfaqesimit qe ia dhene.

Strategjia politike qe duhet ndjekur

1. Nuk mund te ulesh e mendosh per MENYREN E BASHKIMIT, kur ende partite e opozites nuk jane shprehur qarte per PRANIMIN NE PARIM te idese se bashkimit te opozites. Brenda vete partive opozitare ka qendrime te ndryshme. Nga sa lexova ne shtyp, kreret e partive opozitare jane skepitike dhe ne medyshje per arsyen e thjeshte se nuk njohin detajet e idese se Berishes. Per aq kohe sa nuk ka mirekuptim ne parim, nuk ka vend per diskutim te metejshem.

2. Berisha duhet te therase ne tavoline te gjithe kreret e partive te opozites ne disa raunde debatesh, ku ai te mbaje shenim te gjitha sugjerimet, verejtjet dhe mendimet e pjesmarresve. Gjithashtu, duhet tu jepet kohe partive te vogla qe te shqyrtojne idene brenda kampeve te tyre partiake drejtuese.

3. Hapi i trete, eshte perpilimi i nje platforme te perbashket ligjore, ku sanksionohen te gjitha raportet e reja te partive te vogla me PD. Me anen e ketij dokumenti, Berisha duhet te adresoje te gjitha shqetesimet e te vegjelve, dhe te krijoje nje proces qe lejon riintegrimin e te larguarve ne PD. "Shkrirja" e partive te opozites ne nje, duhet te kaloje ne disa hapa konkrete qe do te shtrihen ne nje interval kohor disa vjecar. Kete dokument Berisha duhet tua prezantoje partive te opozites per shqyrtim dhe firmosje. Ne kete dokument, partite e vogla do te marrin garancite e nevojshme nga PD per respektimin e te drejtave te tyre, dhe mundesi integrimi te plote me kohen.

4. Pas firmosjes se dokumentit, pyetja qe ngelet per tu adresuar eshte forma qe do te kete ky grupim. Ne kete pike, del ne skene koaliconi "Bashkimi per Fitore", i cili do te jete tavani mbi koke per te gjitha partite e opozites. E rendesishme ne kete pike eshte edhe krijimi i tradite pune, ku grupimi mblidhet periodikisht per te diskutuar problemet politike ne vend. Duhet te vendosin ura te qarta komunikimi midis lidershipit te PD-se dhe anetareve te vegjel. Koalicioni duhet te jete nje medium per opozitaret qe te diskutojne problemet dhe te dalin me nje ze te perbashket. Opozita nuk mund te perballoje koston e komunikimit te qendrimeve te veta antagoniste me anen e mediave, sic kane bere deri me sot. Ne fakt, koalicioni duhet te kete edhe nje zedhenes shtypi qe komunikon qendrimet e perbashketa zyrtare te koalicionit per mediat dhe publikun.

5. Hapi i fundit dhe me i rendesishem, eshte aplikimi i kesaj strategjie ne praktike. Per te testuar seriozitetin e Berishes dhe te aleateve, zgjedhjet do te jene testi me i mire. Ne keto zgjedhje partite e opozites duhet te dalin te gjitha me nje kandidat te perbashket ne te gjitha zonat elektorale te vendiy. Ky eshte edhe celesi i suksesit te kesaj stategjie te opozites. Duhet te behet kujdes qe te mos kete perjashtime partiake ne procesin e perzgjedhjes se kandidateve.

Nese opozita arrin te aplikoje me sukses te 5 pikat e mesiperme, jam i sigurt qe shqiptaret do te marrin mesazhin e duhur dhe pushteti nuk do te jete shume larg. Ne kete pike, PD dhe Berisha duhet te aplikojne te njejten praktike per ti dhene Shqiperise nje qeveri gjithperfshirese te gjithe spektrit te djathte. Kjo perben ate qe une ne shkrimin me lart quaj "institucionalizim te pushtetit". Nese ia dalin me sukses bashkeqeverisjes, Shqiperia shume shpejt do te dali nga tranzicioni dhe i afert do te jete edhe integrimi i saj i plote europian.

Epilog

Qe kjo strategji te behet realitet duhet qe Berisha te fitoje serish mirebesimin e te vegjelve duke shprehur me hapa konkrete seriozitetin e tij dhe te partise se tij. Nderkohe, kreret e partive te vogla opozitare duhet te kuptojne rendesine historike qe nje nisme e tille do te kish per stabilitetin politik dhe zhvillimin e vendit. Kjo sipermarrje politike do te sherbeje si nje barometer i pergjegjesive politike te gjithe spektrit te djathte shqiptar. Venia ne jete me sukses do te sillte nje ringjallje shprese tek shqiptaret ashtu sic do te sillte edhe rritjen graduale te besimit te shqiptareve ne autoritetin e shtetit dhe politiken shqiptare. Deshtimi i kesaj nisme, vetem sa do te provonte fajesine totale te klases politike per gjendjen e krijuar ne vend. Uroj qe klasa politike shqiptare te kete nxjerre mesimet e duhura nga gabimet ne keto 12 vjet. Per nje "Fillim te Ri" te politikes shqiptare.

01/16/2003
Ilirjan Papa


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.