Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njeriu interesohet aq pak per tjetrin sa qe edhe kristianizmi rekomandon ta besh te miren per dashuri te zotit.
--- Cesare Pavese

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Ceshtje Kombetare :: SHBA: Pavaresia e Kosoves duhet merituar
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan

2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC 20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telephone: (202) 466-6900 Fax: (202) 466-5593
Web: www.naac.org Email: naac@naac.org

________________________________________________________________________
Per Shtyp: 13 Janar, 2002 Kontakt: Valbona Sherifi (202) 466-6900


Deklarate Per Shtyp

Shefi i misionit tė SHBA-sė thotė se pavarėsia e Kosovės duhet tė meritohet

Washington, D.C., 13 Janar, 2002: Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA/NAAC) leshoi kete deklarate per shtyp ne lidhje me takimin qe KKSHA mbajti me daten 9 Janar, 2003 ne zyren e Uashingtonit me Shefin e Misionit Amerikan ne Prishtine, Ambasadorin Reno Harnish dhe me Nen-Drejtorin per Kosoven tek Departamenti i Shtetit Amerikan, z. Donald Braum. Kjo deklarate eshte e derguar edhe ne gjuhen angleze bashakngjitur tek ky e-mail.

Udhėheqėsit politikė tė Kosovės duhet ta kuptojnė se pavarėsia duhet merituar, tha Reno Harnish, shef i misionit tė ShBA-sė nė Prishtinė, nė njė takim kohėt e fundit me Martin Vulaj, drejtor ekzekutiv i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) nė zyrat e KKSHA-sė nė Washington, D.C.

Duke diskutuar gjendjen aktuale te Kosovės, progresin e arritur qė prej pėrfundimit tė luftės si dhe sfidat qė mbeten pėr tė ardhmen, ambasadori Harnish tha mė 9 janar 2003 se misioni i SHBA-ve nė Kosovė po pėrqendrohet kryesisht nė tri pėrparėsi: ligjin dhe rregullin, zhvilimin ekonomik dhe kthimin e refugjatėve. Ai tha se shumė mė tepėr duhet bėrė nė secilėn prej kėtyre fushave.

Udhėheqėsit politikė duhet tė punojnė mė tepėr pėr kthimin e serbėve; jo thjeshtė tė flasin, por ta dėshmojnė pėrkrahjen e tyre pėr kthimet, tha Harnish, duke shtuar se politikanėt e Kosovės ?nuk kanė ngulmuar edhe aq pėr kėtė ēėshtje dhe duhet ta kuptojnė qė ėshtė pengesa mė e madhe pėr [pavarėsinė]?.

Vulaj ra dakord se duhet bėrė mė tepėr nė kėtė drejtim, por njėkohėsisht theksoi se kthimet duhet tė bėhen nė baza vullnetare dhe individuale, qė nė ndonjė rast tė caktuar mund tė kėrkojnė edhe njė periudhė koheje tė gjatė. Sipas tij, ata qė duan tė kthehen duhet pikėsėpari tė kalojnė nėpėr njė proces verifikimi nė mėnyrė qė tė sigurohet se nuk do tė lejohet kthimi nė Kosovė i atyre qė planifikuan krimet e luftės apo i atyre qė kryen barbarizmat. Vulaj shtoi se kjo metodė do tė mundėsojė arritjen e pėrmirėsimeve tė domosdoshme qė do t?i bėjnė kthimet edhe mė tė lehta, si p.sh. krijimi i kushteve mė tė mira tė jetesės, mundėsi punėsimi mė tė mėdha dhe siguri tė mirė pėr tė gjithė.

Drejtori ekzekutiv i KKSHA-sė gjithashtu shprehu shqetėsim mbi vrasjet e shumta qė janė bėrė nė Kosovė qė prej pėrfundimit tė luftės paēka pranisė sė madhe tė NATO-s nė vend. Vulaj pyeti, ?si ėshtė e mundur qė 40.000 trupa tė NATO-s janė tė vendosura nėpėr Kosovė dhe sėrish kanė ndodhur njė numėr vrasjesh ? duke pėrfshirė edhe disa qė duket se janė bėrė pėr motive politike ? ndėrkohė qė askush nuk ėshtė arrestuar nė lidhje me vrasjet??

Ambasadori Harnish, i cili shoqėrohej nė takim nga Donald Braum, zėvendėsdrejtor pėr Kosovėn nė Departamentin e Shtetit Amerikan, tha se pėrpjekjet e paqeruajtėsve shumėkombėtarė po dėmtohen nga hezitimi i dėshmitarėve pėr tė dėshmuar nė proceset gjyqėsore. Megjithatė, diplomati amerikan ishte optimist pėr pėrmirėsimet nė ligj e rregull nė tė ardhmen, duke vlerėsuar lart efikasitetin e Shėrbimeve Policore tė Kosovės qė pėrbėhet nga 5.300 policė. Nė vazhdim, Harnish beri tė ditur se Departamenti i Drejtėsisė sė SHBA-ve, qė ėshtė angazhuar nė fushėn e ligjit dhe rregullit nė Kosovė, ėshtė i pėrgatitur mė mirė pėr tė luftuar krimin sesa forcat paqeruajtėse tė NATO-s.

Pėrsa i pėrket ekonomisė, Harnish shprehu zhgėnjim nė lidhje me zhvillimin ekonomik tė ngadalshėm tė Kosovės dhe nėnvizoi nevojėn e ēuarjes pėrpara sa mė shpejt tė procesit tė privatizimit. Me kėtė rast ai i bėri thirrje Agjencisė sė Mirėbesimit tė Kosovės ? trupi ligjor qė ėshtė i ngarkuar me mbikqyrjen e kėtij procesi ? qė t?i lehtėsojė ndėrmarrjet qė pritet tė privatizohen nga barra tė panevojshme, si p.sh. mbajtjen nė punė tė njė numri tė caktuar punėtorėsh apo prodhimin e njė produkti tė veēantė.

Ai tha se shumica e ndėrmarrjeve qė presin privatizim janė nė gjendje aq tė keqe saqė kėto lloj kushtesh mund tė shihen nga investitorė tė mundshėm si pengesa tė pakapėrcyeshme. Mė pas Harnish theksoi nevojėn e pėrmirėsimit tė imazhit tė pėrgjithshėm tė Kosovės, qė me patėdrejtė ?shikohet nga shumica e vendeve evropiane si njė shtet i mafies dhe si njė burim trafikimi?.

Pas takimit me diplomatin amerikan, Vulaj tha se gjithsesi Kosova ėshtė njė ēėshtje qė tregon suksesin e politikės sė jashtme tė SHBA-ve dhe bėri thirrje pėr vazhdimin e angazhimit politik tė Amerikės. Ai theksoi se KKSHA-ja ėshtė e bindur se e vetmja mundėsi qė Kosova tė pėrfitojė nga progresi i arritur, tė pėrballojė sfidat qė e presin, tė kaqėrcejė vėshtirėsitė dhe tė bėhet njė faktor stabiliteti nė rajon ėshtė njohja e saj si njė shtet i pavarur, qė do tė integrohet nė Evropė dhe strukturat Euro-Atlantike. Ndėrkohė qė njė Kosovė e pavarur mund tė duket disi sfiduese, tha Vulaj, ēdo zgjidhje tjetėr do tė rezultojė nė destabilitet tė brendshėm dhe rajonal.

Njė ditė para largimit nga SHBA-tė, ambasadori Harnish mori pjesė nė konferencėn ?Kosova: ēfarė ėshtė pėrpara??, tė organizuar nga instituti Amerikan i Paqes mė 10 janar nė Washington, D.C. Ai tha se pėrqendrimi i qeverisė sė Kosovės nė arritjen e standarteve pėrpara diskutimit tė statusit pėrfundimtar do tė mundėsojė vendin qė tė ketė njė shoqėri funksionuese dhe tė suksesshme.

Standartet e vendosura nga komuniteti ndėrkombėtar nė Kosovė nuk kanė pėr synim tė pengojnė diskutimin e statusit tė ardhshėm, por janė kushtet pėr krijimin dhe funksionimin e njė shoqėrie tė suksesshme, theksoi Harnish.

?Kėto standarte nuk kanė pėr synim tė shėrbejnė si pengesa ndaj diskutimit tė statusit pėrfundimtar, por janė kėrkesa qė do ta shndėrrojnė Kosovėn nė pjesė tė Evropės moderne. Kėto standarte kėrkojnė njė shoqėri shumė-etnike, njė ekonomi tregu funksionale, reforma tė trupave mbrojtėse tė Kosovės, pra pra elementė qė krijojnė planin e punės pėr tė transformuar Kosovėn?, tha ai.

Njerėzit, vazhdoi shefi i misionit tė SHBA-ve nė Kosovė, mund dhe duhet tė veprojnė edhe pa shpalljen e pavarėsisė nė mėnyrė qė tė zhvillojnė tipare si pėrgjegjshmėria, respekti pėr ligjin dhe tė vazhdojė ndėrtimi i komuniteteve.

Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) eshte nje organizate jo perfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj advokimit te ceshtjeve shqiptare, promovimit te paqes dhe zhvillimit ekonomik ne Ballkan per te forcuar politikat demokratike, per te inkurajuar respektin per te drejtat e njeriut, dhe duke mbajtur programe zhvillimi dhe edukative. Per me shume informacion mbi KKSHA-ne ju lutem vizitoni faqen tone te internetit www.naac.org.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.