Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Sikur majmunet te dinin te merziteshin, ata do ishin bere njerez.
--- Goethe

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 160 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Letersi :: Krijime Letrare nga vajza me pseudonim Heneza
Postuar nga: Fiori

Letersi Te dua

Te dua,
si driten e bardhe qe ngjitet ne dritaren time,
si vesen e manushaqes qe me shkrin mbi buze,
kur une e thith.
Te dua,
si ujevaren qe pushton shkembin e forte tek derdhet,
si flladin e nxehte te Gushtit qe me tret,
kur une e ndjej.


Te dua,
si tingullin kadent te nje sonate dashurie,
si kripen e detit qe me rreshk trupin dhe gjuhen,
kur e shijoj.
Te dua,
sic kokrrizat e grurit ne fushat e arta,
si rrezet e diellit qe me perkedhelin shqisat,
kur me pushtojne.
Te dua,
si erresiren e nates pertej eres qe dridhet,
si kokat e zambakeve qe vdesin mbi liqen,
kur hena del.
Te dua,
si gjithcka qe dua qe ne flete nuk mund te shtrihet,
si njollat e puthjeve te kuqe,
kur bien mbi mua.
Te dua,
te dua,
te dua,
si nuk mbaroj duke thene keto fjale qe do t'i ndrydhja,
sikur te mos ishe ti, ai qe me do mua,
kur ti je me mua.
Te dua...

Emigranti

..."Mos prekni asnje nga statujat", verejti Mrs. Rosenberg.
"Kushtojne nje hata e gjysem. Im shoq, Lenny, ishte i dhene pas tyre. Ai thoshte se ka me shume jete ne to se ne njerezit e vertete, njerezit e rendomte. Gjepura. Lenny fliste gjepura. Gjithesesi, mos i prek!"
"Mire, Mrs. Rosenberg."
"Kjo kohe me trishton, e ben apartamentin te ndjehet i ftohte, i akullt. Kij kujdes me muret e sallonit! Jane patinuar para tre javesh. Me kot shpenzoj para ne kete shtepi. Bej mire ta shes. Do me duhet te shes edhe pianon. Kam nje tjeter ne Hamptons. Duart me dridhen. Kam nevoje per gjyslyke. Muzika me vret veshet. Kij kujdes!"
"Mire Mrs. Rosenberg."
"Ja ku jemi, kjo eshte dhoma e gjumit, me pamje nga Central Park. Mos i ve re perdet, do te ve te reja pas nje muaji. Atehere cfare ngjyre mendon se vete mire ketu? Boje hiri? Bizeleje? Ah! Kujdes mos gervishtesh parketin!"
"Mire, Mrs. Rosenberg."
"Lenny e preferonte kete dhome. Ai pelqente te ulej prane dritares dhe te shihte ciftet qe ecnin zene dore me dore ne park, njerezit qe vraponin, pleqte qe shetisnin qente. Lenny ishte romantik. Nje burre i dobet.
Meqenese nuk ke shume eksperience ne zanatin e bojaxhiut, nuk mund te pretendosh te paguhesh sa ata, dmth. sa profesionistet."
"Mire, Mrs. Rosenberg."
"Eshte e veshtire te nxjerresh te holla ne kete vend, sidomos kur nuk ke edukimin e duhur. Punet e zanatit jane pune sklleverish, thoshte im shoq. Por duhet sakrifikuar. Stergjysherit e mi sakrifikuan per prinderit e mi dhe keta per mua. Ti do sakrifikosh per femijet e tu!"
"Mire, Mrs. Rosenberg!"
"ohhhh! Nuk mendon se New York-u eshte si nje gjuhe e madhe? Ai te perpin sic perpin toka tymin e metrove. Kam vite qe s've kembet ne metro. C'era ndyresire qe vijne! Kur do te pushoje valle ky shi? Me merret fryma. Si eshte koha ne vendin tuaj? Ohhhh, shiko si vetetin. Filloni nga puna! Duhet te mbaroni per dy dite!"
"Mire, Mrs. Rosenberg".
"Mire, Mrs. Rosenberg. Mos perserit gjithmone te njejtat fjale. Me ngjan me shiun".
"Mire, Mrs. Rosenberg. Mire, Mrs. Rosenberg."

Romance ne Catskills

Pasi lashe pas kraheve shtepine me tulla te kuqe te kushurinjve te mi, ku per tre muaj isha kujdesur per daiun e tim eti, i cili vuante nga skleroza, ula xhamin e makines, shtyva brenda kasetofonit nje kasete me muzike amerikane te viteve 70 dhe fluturova, me aromen e plepave ne fytyre, per ne Woodbourne, nje qyteze e harruar, ne Catskills, New York.
Ishin ditet e fundit te Gushtit dhe ajri i qytetit ishte ende i nxehte e i lagesht. Nderkohe qe i kaloja me makine njera pas tjetres, tabelat e blerta me emrat e qytezave te New York-ut, mendoja per heren e fundit kur kisha qene ne Woodbourne. Ajo qe me pelqente ne lidhje me kete vend ishte qendresa e tij ndaj ndryshimit. Edhe pse s'e quaja veten konservative, me pelqente te ndodhesha ne nje mjedis, ku dukej sikur koncepti i kohes nuk ekzistonte. Ne kete menyre mund te mblidhja mendimet dhe te merresha seriozisht me shkrimin tim.
Pas dy oresh udhetim neper rruge e kujtese mberrita ne Woodbourne. Ne kete qyteze, e cila ngjante me shume me nje lagje, shumica e banoreve ishin ebre. Ata i perkisnin nje sekti te caktuar fetar -ortodoks- dhe per kete arsye sjelljet e tyre dhe menyrat e te veshurit ishin te kushtezuara nga tradita. Burrat mbartnin fraqe te leshte, kapella te medha cilindrike, me te rinjte qeleshe, anash te cileve iu vareshin buklet, karakteristike e ebreut ortodoks. Grate vishnin fustanella te gjata dhe te mbyllura deri ne gryke. Mund t'i dalloje ato qe ishin te martuara, nga floket fallso, qe sipas ritit iu mbulonin kokat e qethura. Keta njerez jetonin te mbyllur ne boten e tyre, por ishin te sjellshem e miqesore me te huajt. Keto virtyte ndikonin ne suksesin e punes se tyre.
Miqte e mi, te cilet gjithashtu ishin ebre, por qe nuk i perkisnin asnje sekti dhe ishin aq fetar sa c'mund te jete nje komunist, zoteronin nje prone te madhe pushimi, pese minuta larg qendres, ne mes te gjelberimit dhe gjallerise se natyres.
Duke iu ngjitur kodres me makine, mund te ndjeja ndryshimin e ajrit. Ai ishte i fresket dhe i mbushur me aroma te mrekullueshme qe qarkullonin nga pemet. Duhet te beje kujdes kur udhetoje me makine ne keto rruge, pasi nga casti ne cast, mund te kercenin nga pylli lepujt dhe sorkadhet.
Ishte kohe dreke kur mberrita me ne fund ne pronen e miqve te mi. Shumica e pushuesve rrinin ne lendinen qendrore. Disa lexonin, disa luanin shah, disa dremisnin nen hijen e cadrave. Pushova canten mbi dyshemene e verandes dhe mora fryme thelle. Kjo ishte shtepia ime e dyte. E para ndodhej ne Tirane. Kur kisha ardhur te punoja aty, menjehere sapo isha larguar nga Shqiperia, kjo gje me ishte bere e qarte, aty do te kisha gjithmone nje pjese te zemres sime.
Meqenese do te kalonin ore derisa miqte e mi te zgjoheshin per te pergatitur darken, e per te me treguar dhomen, vendosa te bej nje shetitje pergjate shtegut te ngushte qe te conte tek liqeni, caku im i preferuar ne gjithe ate ciflig.
Tek ecja mu kujtua sa i frikshem ishte ai shteg gjate nates.
Burimi prane kasolles, ku gjendeshin varkat, rridhte akoma. Ndalova aty dhe freskova fytyren. Ne pyll, here pas here, degjoheshin hapa te lehte dhe shururima e pemeve ishte monotone.
Sa me kishte marre malli te rrija vetem me mendimet e mia! Perkujdesja ndaj nje njeriu te semure me kishte sfilitur mendjen dhe me kishte strukur ne nje state trishtimi. Per tre muaj kisha qendruar prane vdekjes. Tani, jeta levrinte rishtazi ne damaret e mi.
Aty ku mbaronte shtegu, hapej nje lendine e vogel me lule te verdha, e disa hapa me tutje shtrihej liqeni, i rrethuar gjithandej me peme te larta.
Kur mberrita aty, vura re dike, qe qendronte ne kembe prane ujit. I panjohuri kishte nje shtat te larte dhe figure atletike. Floket ngjyre gruri ia valeviste nje puhi e lehte. Ai kishte veshur nje pale pantallona xhinse dhe nje fanelle pa menge qe zbulonte fragmente te lekures se tij te rreshkur nga dielli.
Menjehere mendova se ai duhet te ishte nje nga vendasit. Shpesh here keta djem te pagdhendur kalonin nga rruga permes pyllit dhe vinin buze liqenit, ku piqnin mish, pinin vere e tymosnin ndonje barishte. Kur kisha punuar ketu, kishte qene detyra ime t'i tregoja te largoheshin qe andej, por tashme s'e kisha me kete funksion.
Mendova te kthehesha mbrapsht, por ishte teper vone. Nderkohe qe u afrova, me hapa te rende, ne menyre qe te mos e shtangja kete njeri misterioz, ai qe me kishte ndjere, u vertit.
Qendrova. I njoha menjehere ata sy te hirte e te brishte, qe i jepnin asaj fytyre nje pamje te mitur cunaku, vetem se cunaku qe une kisha takuar ketu e kater vjet te shkuara, ai i marre qe kishte luajtur me mua neper peme, qe me kishte trembur neteve i maskuar me carcaf si fantazem, ishte rritur, kishte perfunduar detyrimin ushtarak ne Izrael, dhe ja ku ndodhej tani me gjithe madheshtine e tij perballe meje.
Ishte Johai...........

Delir!

"Perse me veshtron ashtu, me ata sy te gjakosur? Ke frike? Freno duart - dridhen. Shiko si merr kot e majta. Ah, mendime qe ecni me shpejtesi duke shtypur njeri-tjetrin , mjaft! Mjaft se s'kujtoj asgje. Te zura! Dridhu me po te duash! E, cfare ke, pse me sheh ashtu?"
"Pune e madhe se vrave nje njeri! Nuk e sheh se c'behet ketu. Nuk i ndoqe lajmet mbreme! Si, jo?! Vrane nje cift pleqsh per ti grabitur shtepine, vrane dy-tre vete ne nje klub ne periferi, vrane nje grua shtatzane tek kalonte rrugen, vrane nje shef policie ne makinen e tij - thane se i kishin ngritur kurth shoket, vrane nje anetar bande, vrane nje kushuri ministri, vrane nje vajze qe kerkonin ta shisnin ne Itali, vrane, vrane, vrane..."
"Cfare the? Eshte krim?! Hahahahahah! Me shkrive. Eshte krim. Hahahahahah! Oh, mjaft me keto shaka. Perse i ngryse vetullat. C'jane keto njolla te zeza? Njolla gjaku? Gjaku eshte i kuq. Mos ndoshta behet i zi kur mpikset? Hahahah, gjak jevgjiti. I bera nder. Vete e kish fajin. Nuk e dinte se ketu jane te gjithe me arme?"
"Ah, lypes, lypes, qe do zvarritesh gjithe jeten tende. I bera nder. Se mos do ngrihesh ndonjehere nga lluca! Komunizmi, Demokracia - nje mut jane te gjithe. Nje mut eshte i gjithe ky milet i poshter. Dinjiteti i shkelur me kembe qe diten e lindjes. Sa dhimbje. Tani shpetove. Nuk e dije se vdekja....ah c'fare ere, era kerrme. Me ke ngjitur eren. Mos me ke ngjitur morrat e pleshtat e ...ah, sa ftohte... do te ishte shpetimi yt"
"Lepur, lepur, me kater kembe. Ke frike? Nga kush ke frike? Ligji, shoku Maliq, ligji. Hahahahahahah. Dostojefski - c'njeri prej njeriu! Hej, kthehu! I thashe, te kthehej, por ajo i ngjiti shkallet e Dajtit, me ato takat e larta te kuqe. Tak-tak-tak. Hahahahahah."
"Perse me veshtron ashtu me ato sy te gjakosur? Ke frike? Erdh ne vete! Ah, freskia e ujit! Ender, idiot, ender. Idiot! Mos e hap me televizorin! Hiq dore! Mos i veshtro me lajmet! Hiq dore! Dostojevski! Bah! Hiq dore!"
"Zgjohu! Zgjohu! Zgjohu!"

Vdekjen e Dua nga Ty

Dha shpirt dhe dita, atje pas malit,
s'u ndjene me zhurmat, as pipetimat.
Rane dhe dashnoret te shkrire prej mallit,
si pikla vese neper lendina.

Pushoi dhe deti se gjemuari endrat,
endrat, qe dora i shkroi mbi rere me kot.
S'fryn as puhia qe freskon plepat,
burimi i gurte nuk derdh me lot.

Gjithcka e kushdo ne gjume ka rene,
fshehur pas gemushave nuk ka me sy,
Une pas perdes se mendafshte te pres,
sepse vdekjen e dua nga ty.

Lulet e Pranveres

Celen serish lulet e pranveres,
atje poshte, ku kam shtepine,
atje, ku me merr malli te shkel,
atje, ku shpirti s'e njeh merzine.

Lulezuan mimozat dhe luledelet,
ne lulishtet dhe parqet, ku rri rinia,
aty, ku kam ndenjur dhe une dikur,
krejtesisht e dehur nga kenaqesia.

Atje, te ulem, nje dite do te vij,
nuk e di sa vite do kalojne, sa ore.
Dhe, kur te celin lulet e pranveres,
une do t'i mbledh, do bej me to kurore.

Bashke me Eren

Djaloshi shqiptar qendronte me koken mbeshtetur ne hekurat e forte te prangave dhe here pas here dic mermeriste nder dhembe. Ai kishte nje pamje te eger: floke te dendur kacurrele, qe i cakisnin supet, fytyre te gjere, ku picerronin dy sy te vegjel jeshile, vetulla te trasha si dy cadra siper tyre, hunde te thyer dhe te shtypur nga njera ane, buze te holla dhe nje mjeker te kercyer. Favoritet e gjata i vinin ne mes te faqeve te rreshkura nga dielli.
Kishte nje ore qe rrinte me trupin te perkulur mbi hekura, ne ate dhome te ftohte dhe gjysem te erret.
Ispektori i policise italiane, nje burre robust me koke te qethur, hyri brenda, me nje gote plastike ne njeren dore, te mbushur me nje leng te ngrohte qe avullonte dhe me nje bllok nen sqetull. Ai kishte pamjen e ftohte te nje skandinavi.
"Atehere, tha ai. Ti kupton italisht. Shpresoj te te jete mbushur mendja te flasesh".
Djaloshi ngriti ngadale koken dhe nguli syte e akullt ne syte e inspektorit. Edhe nje tjeter, mendoi ai.
"Mos me bej te humbas kohe. Kujton se je i vetmi shqiptar ne Itali, me te cilin duhet te merremi. Perse i vrave miqte e tu? Fol! Ju shqiptaret po i hani koken njeri-tjetrit! Po pse s'rrini ne vendin tuaj? Porca putana! Fol!"
Djaloshi u mbeshtet pas karriges dhe terhoqi koken nga pas.
"Me dhembin duart, tha ai. Me cliro! Pse me sheh me dyshim? Mendon se mund te largohem qe ketej? M'i hiq keto!"
Inspektori pranoi. Pastaj ai shtypi butonin e regjistruesit dhe u ul ne krye te tryzes, nga ku mund te veshtronte profilin e kriminelit.
"Ju mendoni se ne shqiptaret jemi kafshe, filloi ai me syte e ngulitur ne mur. Mendoni se jemi njerez pa endra. Po nuk eshte ashtu. Nuk eshte aspak ashtu. Ne jemi njerez, sic jeni edhe ju, ndoshta me te mire".
Inspektoi pastroi fytin me qellim dhe gelltiti lengun e ngrohte.
"Por kemi vuajtur. E dini ju c'eshte vuajtja? Kur isha i vogel, mbyllja syte dhe endroja sikur vrapoja me kale buze detit, pastaj sikur rendja ne lendinat mbushur me lulekuqe -s'kishte asgje pervec qiellit te kalter mbi mua, asgje pervec ajrit te paster ketu, ne gjoks dhe une rendja, rendja. Po e dini nga i beja keto endra? Nga nje kasolle e kalbur dhe sakate ne nje fshat te thelle te . . ., eh, nga ta dish ti... Si i thoni ju kampit te perqendrimit?
Doja te ikja te..."
"Te vinit ne Itali? Te merreshin me prostitucion? Te shisnit e te blinit njerez, njerezit e rraces suaj? Te ndynit rruget e Romes me pafajsi te vjedhura. Bukur!"
"Ne anije kishte rreth 40 vete. Tridhjete prej tyre dhe dhjete prej nesh. Emrat i kam shkruar ketu, te gjithe"
"Tridhejete femije", verejti inspektori.
"C'rendesi kishte per mua. Nuk njihja asnjeren prej tyre. Ato s'kishin asnje lidhje gjaku me mua. Ishin thjesht objekte, ose me mire viktima, viktima te fatit. Nuk kisha qene edhe une viktime e fatit? Po."
"Me kujtohen fytyrat e tyre te zbehta si dallget e detit, por nuk mund te sjell ne mendje asnje prej tyre."
"Sapo the qe te kujtoheshin fytyrat e tyre."
"Po, fytyrat, por jo... te gjithe kane fytyra. Nje Zot nuk i mban mend kurre fytyrat e sklleverve te tij, megjithese e di se ato jane njesoj, fytyra sklleverish. Keshtu edhe ato fytyra, ato ishin njesoj - te trishtura, te lageshta, te abandonuara. Ato jane mall, malli yt. Ke pervetesuaj ndonjehere dicka te tille, kaq njerezore dhe te paligjshme?"
"Macen e fqinjit, tha inspektori duke kruajtur koken. Ajo kishte ecur pertej gardhit ne oborrin tone dhe djali im donte ta mbante. Por u zbuluam. Gjithmone zbulohesh."
"Nuk e di as vete se si u futa ne kete valle, por aq eshte, pastaj duhet ta ngasesh deri ne fund. Lodrat bien per kembet e tua. Me kupton Z. Ispektor?. Shume zhgenjime, shume. Nene te vdekur nga lageshtira ne krahet e tu. Baba qe te perplas mureve me thonjte e tij te mbushur me dhé. Dhe motra. Motrat duhen shume. Keni moter inspektor?"
"Jo."
"Sa keq! Bejme goxha para me vajzat. Ne shumicen e rasteve s'kemi probleme. Ato jane te mitura. Nje shuplake njeres dhe te tjerat rrijne urte. Jane fshatare. Shiko, prinderit e mi ishin nga qyteti. Edhe pse une u rrita ne fshat. I urrej fshataret. Ata jane jashteqitja e vendit! E urrej driten e zbehte, te verdhe qe kane syte e tyre. Dmth. vajzat ne pergjithesi nenshtrohen."
"Abuzoni me to?"
"Kurre, bertiti ai. S'kam prekur kurre asnjeren prej tyre. Jo ne ate menyre. Sic te thashe i urrej provincialet."
"Asnjehere?!"
Djaloshi vendosi koken mbi tryeze pastaj e perplasi dy-tre here me force.
"Mjaft, thirri inspektori. Lajthite?"
"Nje here kisha shume deshire. Ishte nje vajze, ajo ishte pak me e rritur ne moshe, ndoshta 18-19 vjec. Ah! Cfare buzesh? Te kuqe flake. Floket i kishte me yndyre, kishim dite qe udhetonim. Kishte floke te shkurter. Syte, ishin syte e saj, ata me kishin hipnotizuar. Ishin te medhenj dhe te zingj, si nata. Me urrente. E ndjeja qe me urrente. Pas 1 jave udhetim, ne anije. E preka. I vura duart e mia mbi gjoksin e saj te forte, e shtrydha pastaj rreth qafes se saj. Ajo s'levizi. Nuk tha asnje fjale. Vetem me veshtroi me ata sy."
Ai pushoi se foluri.
"C'ndodhi pastaj? C'..."
"U mbyt."
"Si?"
"U mbyten disa prej tyre. Furtune."
"Ne fund te anijes nxorra zorret. Duhet te kisha ngadhnyer mbi te. C'est ca! Kaq!"
"Le te vijme tek nata e krimit."
"Duhet ta kisha pyetur per emrin, tha ai sikur fliste me vete. Tek nata e krimit, po. Kam etje. Nje gote uje?"
"Shumica e vajzave punojne rruget, tu sai. Une merrem me "delivery". Puna ime eshte t'i dergoj ne anen tjeter, nuk paguhet shume, $10,000 per cope, kur eshte cilesi e mire. Detajet e zanatit. Mos me nderprit. Tjeter kush merret me shperndarjen. Ate nate me ish bere nje oferte, ajo e shpendarjes, ne kete menyre mund te jetoja ne Itali, tu sai, vivere la dolce vita!"
"Duhet te takoja mikun tim me te mire ne vilen e tij, ne via x, per te pare letrat. Ishim rritur bashke. Ai me kish shpetuar nga vdekja nje here. S'ka rendesi".
"Kisha uri. S'kisha ngrene ne 24 ore. Isha bere bishe. Isha i derrmuar. Pastaj edhe "mbytja", kisha humbur. Para, kisha humbur para."
"Ai me priti, veshur me nje robdishan ngjyre vjollce. Ishte bere italian. Martuar me nje italiane. Bukur, e, me italiane! Gruan e tij s'e kisha pare kurre. Mesiguri qe q.... diku ne Bahamas."
"Ai me tha nese doja nje vajze. Me tha se kishte nje te mire ne papafingo. E mire fare. I thashe se ishte manjak. Nuk eshte shqiptare, me tha. Te betohem!"
"I shkojme te dy", me tha pastaj.
Inspektori mbeshteti mjekren mbi pellembe.
"Neser e shesim, me tha. Eja ta provojme. Te kujtohet atehere ne shkolle tetevjecare. Kishim pare dicka te ngjashme kur ishim te vegjel ne kooperativen e fshatit."
"E provove ti?" e pyeta une.
"Deri ne castin kur i re ziles ti", me tha duke u zgerdhire.
Ngjitem shkallet e shtepise se tij. I vinte era alkol.
"Ti merre perpara", me tha.
"Nga eshte, sa kushton?"
"Vendose vete, tha ai. Nuk eshte shqiptare. E di qe ke moral".
Papafingoja ishte dhoma ku miku im ia dridhte gruas, italianes, tete here ne jave, ose edhe nente.
Ajo qendronte shtrire mbi nje batanije, ne dysheme. Trupi i saj ishte i maviosur, ne papafingo bente ftohte. Nuk ia pashe fytyren menjehere. Ajo ishte e mbuluar me floket e saj te kuq, pastaj fytyrat, sic te thashe nuk i vija re, ato ishin te gjitha njesoj per mua."
Ai pushoi perseri. Kete here rreth pese minuta.
"Po pastaj?, pyeti inspektori. Me shpejt"
"Me shpejt, me shpejt. Ajo gulconte here pas here, ispektor. Mendova per kalerimin ne mes fushave, permes nates, ajrin e nxehte te gushtit. Isha vetem. Kishim gjithe naten perpara. Ajo ishte e ngurte. Degjova te qante poshte gjoksit tim. Pastaj mu be sikur tha dicka, dicka qe mu duk ... si emri im. Oh s'mund te jete thashe me vete. Rendja bashke me eren, permes nates, permes zagushise. Me shpejt, me shpejt".
"Por e degjova prape. E rrokullisa mbi vete si nje deng, qe papritur u be i rende. Ispektor, do pak uje?"
"Jo, vazhdo".
"Pastaj pashe syte e saj te brishte, ata sy te shkruar, qe here beheshin te blerte, here te kalter, here te hirte. Po qante."
Ai perplasi koken me force ne cepin e tavolines. Gjaku i shpertheu menjehere.
"Mos leviz, ispektor. Nuk kam gje. Jam mire fare."
"Nuk me tha asnje fjale, por kishte meshire ne syte e saj. Meshire per mua, per mua, per nje hic, meshire per kete njeri te turpshem, meshire per kete njeri qe i merrte shpirtin pa te drejte. Kishte meshire per mua."
"Motrat jane te mira, z. inspektor. Ato kane meshire, ndoshta me shume se nenat, nenat vdesin duke te lene jetime. Me mire qe s'keni moter, inspektor."
Ai vuri koken ne duar. Qante me denese. Pastaj zeri sikur iu dobesua...
"I vrava te dy. Zotin dhe viktimen. Plumbin e fundit per veten time. Ne ate kohe erdhen njerezit tuaj. I kishte lajmeruar meshiruesja, kur ai kishte zbritur te me hapte deren.
Ohhhhhhhhhh nene, moj nene, moj nene, moj nene! Ohhhhhhhh, me fal, me fal o krijese e pafajshme, e shitur si skllave, e dhunuar si nje prostitute nga yt vella. Ohhhhhhhhhhhh me lini te vdes. Dua te vdes! Dua te vdes!"
Ispektori veshtronte kete skene patetike, gjakun qe rridhte poshte fytyres se tij."
"Ke nevoje per ndihme! tha ai. Me ler te lajmeroj . . ."
"Jo! Mos luaj", tha ai dhe u rrezua pertoke. "Bashke me eren buze detit, ne fushat me lulekuqe, me ..."
"Te falte Zoti", peshperiti polici.
"Ispektor", belbezoi njeriu qe vdiste. "I urrej macet. Kur isha i vogel i ...."
"Hiqeni kufomen", briti ai dhe flakeriu kupen e letres ne kosh. Shtypi butonin e regjistruesit dhe vrapoi jashte.

Bukuri e Huaj

Ishte muzg kur avioni Alitalia u ul ne aerodromin e lagesht te Rinasit. Nuk i pashe Alpet. Gjeja e pare qe vura re ne kete vend te huaj, ku vija te ndiqja studimet, ishte ngjyra e qiellit. Ai ishte i purpurt, si ngjyra e betejave. Kisha degjuar se ne kete vend ishin luftuar shume beteja. Sa e cutiteshme!
Pasagjeret u vendosen ne rradhe njeri pas tjetrit dhe une leviza me druajtje ne mes tyre. Ata flisnin me ze te larte nje gjuhe te vrazhde - kjo ishte shqipja dhe keta ishin shqiptaret! Ata ishin te bardhe, te gjithe. Ndersa une isha i erret si valixhja e vogel qe mbaja ne dore. Afrika ime ishte larg tashme, e humbur pertej pllajave te arta, ku endej liria e diteve te mia feminore. Por kjo bardhesi me dhuronte nje kersheri te paprovuar kurre. Ishte hera e pare qe largohesha nga Mali, hera e pare qe thyheshin zinxhiret e ngjyres sime, te kultures sime, hera e pare qe jetoja larg familjes, larg gjelleve djegese te gjyshes sime, larg keshillave te tim eti poshte pemes se ftoit.
E pelqeja kete ndjenje. Nuk e di perse, por kisha besim tek keto emocione te panjohura. Sa e cuditeshme!
Nje cunak me floke te kacurrelte me veshtronte me syte e medhenj ngjyre geshtenje, i fshehur pas fustanelles se te emes. Ndoshta s'kishte pare kurre nje njeri te zi. Doja t'i buzeqeshja, kur ai u fut i teri ne trupin e saj. M'u kujtua nena ime e vdekur.
Mora nje taksi nga aeroporti ne shtepine e familjes ku do te qendroja, Myftiu ishte emri i tyre. Ata jetonin ne nje shtepi perdhese ne rrugen e Elbasanit. Taksisti tha se ajo ishte nje nga rruget me te vjetra te kryeqytetit, pastaj nuk foli me derisa mberritem ne vend. I thashe te merrte rrugen kryesore, pasi doja te shihja Tiranen, mbuluar me petkun e argjedte te shiut, por ai nuk degjoi. Nuk ngulmova. Ne fund te udhetimit tone te heshtur, e pagova me dollare amerikane, te cilet i kisha thyer ne Fiumicino. Me kishin thense se shqiptaret i donin shume parate e blerta.
Taksisti nuk me pershendeti "naten e mire", por une ia vura fajin kohes. "Kur moti eshte i keq, me kish thene gjyshja, iu prishet cehrja njerezve".
Ne deren prej druri me nr. 87, ngrita dorezen dhe e leshova fort, tre here. Nga oborri, degjova disa hapa te vegjel qe sa vinin e beheshin me te afert dhe nje ze te holle qe dukej sikur kendonte. Nxora nga xhepi dokumentin e shkolles per te treguar se isha une studenti i huaj, Mohamed Ashraf. Kisha degjuar se me ngjarjet e fundit sociale, shqiptaret po e humbisnin besimin tek te tjeret dhe kishin filluar te kishin frike edhe nga hija e tyre.
E dija se ky ishte nje vend me probleme, por gjithesesi nuk kisha ndryshuar mendje. Dikur kisha lexuar per Ilirine buze detit. Nuk e kisha pare kurre detin. E enderoja. Kisha degjuar se shqiptaret ishin njerez te dashur, te ngrohte dhe mikptites. Te tille ishin edhe njerezit e mi.
Porta e drunjte u hap me nje kercitje. Pashe dy kembe te zhveshura qe mbathnin nje pale sandale verore, pastaj dantellen e zeze te nje fustani ngjyre hideje, pastaj fytyren e bardhe te nje vajze.
Kisha menduar gjithmone, qe ne vegjeline time, se njerezit e bardhe ishin te bukur, te ftohte. Ndoshta ngaqe e krahasoja bardhesine e lekures se tyre me ate te debores. Kishte rene debore vetem nje here ne Tombouctou, kur une isha 8 vjec, (ose e kisha imagjinuar) dhe qe atehere sa here qe hajsa "te bardhet" me kujtohej ajo dite, ketu e dhjete vjet te shkuara, kur e kisha mbajtur deboren ne duar, sikur ajo te ishte dhurate nga Allah.
Por fytyra e Teutes ishte pertej gjithckaje te bukur qe kisha pare ndjonjehere. Lekura e saj ishte e bardhe dhe e bute si bocet e pambukut qe mblidhja ne fushat e fshatit tim. Qafa e saj ishte e gjate dhe e holle si qafa e nje mjelme, me dy nyjet e percaktuara, me ate lugine te vogel, ku kishte pushuar drita e zbehte e henes. Ajo kishte floke te zingj dhe te gjate, te lemuar, si floket e nje vajze aziatike. Disa prej tyre i ngaterroheshin mbi buzet e kuqe, kur frynte puhia dhe ajo i largonte me dore dhe pastaj valeviste koken ne njeren ane.
Por ajo qe e veconte ate fytyre nga te gjitha fytyrat e bardha qe kisha pare ndonjehere, ose me mire te them nga te gjitha fytyrat qe kisha pare ne jeten time dhe pike, ishin syte e saj te kalter, te erret dhe te thelle ne folete e tyre. Kishte ne to nje mister te larget, si fundi i thelle i oqeanit, esenca e tokes, e panjohura e nates, ata sy me kujtonin detin, detin, qe s'e kisha pare kurre. Ajo kishte emrin e nje mbretereshe dhe une - skllavi i saj.
Per here te pare ne jeten time, isha gati t'i nenshtrohesha vullnetit te kesaj gruaje, e cila ishte ende e brishte dhe e njome per tu quajtur e tille, sikurse i ishin nenshtruar paraardhesit e mi padroneve te bardhe te plantacioneve. Mendova per kokat e pambukut perseri dhe pa vetedije vura buzen ne gaz.
- Ke kerkoni?, tha ajo.
Une ngrita supet dhe zgjata letren e shkolles.
- I am Mohamed Ashraf, i thashe me anglishten qe kisha mesuar ne shkolle te mesme dhe qe s'e kisha praktikuar kurre. The student.
- Ah, studenti!, tha ajo duke me pare me habi. Pastaj buzeqeshi.
Kuptova fjalen "studenti". E kishte kuptuar se isha une.
Doja ta pyesje nese te gjitha vajzat shqiptare ishin kaq te bukura sa ajo, por me kishte mbuluar turpi. Ajo qendronte me ngadhnjim perpara meje si nje hyjneshe bukurie.
- You, afrikan? tha ajo me intonacion pyetes.
Nje fjale tjeter qe kuptova. Pohova me koke.
- My name is Teuta, tha ajo, dhe me zgjati doren.
Doja ta merrja pellemben e saj bojeroze dhe ta puthja, sic benin lordet angleze, por kisha frike. I zgjata doren. "Bashkimi i te kundertave", mendova me vete dhe ajo buzeqeshi me ze sikur te me kish lexuar mendimin.
Mu kujtua perseri nena ime e vdekur. Ajo kishte dashur qe une te martohesha me kushuriren time, Renuka, ishte emri i saj, dhe te beja kater djem ne gjashte vjet. Por une nuk e dashuroja Renuken dhe ajo dashuronte dike tjeter. Nuk e di pse mendova per kete, kur dora e lagesht e vajzes shqiptare preku doren time te thate prej Saharaje.
E ndoqa dantellen e saj te zeze permes oborrit, ku flinin tulipanet dhe margaritat.
- I like night, tha ajo, me nje anglishte me te cale se imja. I like Afrika.
Zemra me kerceu ne kraharor. Mendova t'i jepja menjehere nje nga dhuratat qe kisha sjelle me vete per miqte shqiptare, por pastaj kjo ide mu duk qesharake.
- I like you, munda te belbezoj si i zene ne faj.
Ajo u kthye me fytyre nga une. Tani fytyra e saj me ngjante me margaritat qe flinin ne kopesht. Mund te ndjeja aromen e fustanit te saj, arome e fresket e veses. Isha kaptuar nga deshira dhe turpi, po skllaverohesha ne keto ndjenja, qe me shtrengonin pjeset me te ndjeshme te trupit, si zinxhire te hekurt.
Qielli ishte ende i purpurt dhe buzet e saj. Sa e cuditeshme! S'kisha puthur asnje vajze! Ajo me hodhi nje te puthur te lehte ne fytyre dhe vrapoi brenda shtepise duke thirrur ne gjuhen e saj.
Une qendrova perpara verandes, futa ne xhepin e kemishes letren e shkolles dhe duke shtenguar grushtat, aq fort sa thonjte me hyjne ne mish, thitha ne mushkeri gjithe ate bukuri te huaj.
"I like night". Sa e cuditeshme!

"I dashur ....

Mbreme ra shi.
Mu kujtua shiu i Tiranes, qe kur ia niste te binte nga qielli me zemerim nuk dinte te pushonte. Mu kujtua ajo dite kur rendem te dy permes shiut ne bulevard, ti qe perpiqeshe te krijoje nje strehe mbi koken time me pellembet e duarve, dhe une qe lutesha ne heshtje qe ai shi te mos pushonte kurre.
Me ka marre malli per ate dite!
Sot ne mengjes u zgjova heret. Mu desh te shoqeroja dy shqiptare, te cilet i kam njohur ketu ne NY, per ne zyren e emigrimit. Ata nuk flasin asnje fjale anglisht. Me dhimbsen. Me duken tejet te sfilitur nga jeta.
Gjate rruges me tren mendova per ty. Gjithmone mendoj per ty kur ndjehem e pazonja per te ndryshuar gjerat. Kujtimi yt sikur vjen te me ngreje peshe e te me marre me vete te gjithe plogeshtine dhe trishtimin e shkaktuar nga ngjarjet e rendomta te diteve qe jetoj.
E di qe nuk mund t'i lexosh keto fjale. Por, me pelqen t'i shkruaj gjithesesi. Me pelqen te te rrefej se c'ndodh me mua. Me pelqen t'i vendos ato rreth e qark teje mbi dheun e bute. Keshtu me duket sikur te krijoj edhe une nje strehe mbi koke, nje strehe qe na mbron te dyve nga vetmia.

Me dashuri

Vargje per Djalin Shqiptar

Me thuaj nje fjale te mire, djale
ketu ta kyc,te mos ia them askujt.
Veshtrome me kend te syrit djale,
tregome se shpirtin e ke te bute.

Leri menjeane rrobat e trimerise,
zbulohu i teri nese ta ka enda,
vec folme per bemat e dashurise,
lerme te jetoj per pak ne endra.

Mos me ler vetem kur te dua prane,
pushtome, kur dua te rri me ty,
dhe hesht kur nuk ka vend per fjale,
nese s'kupton, veshtrome ne sy.

Me thuaj "te dua" here pas here,
puthme me shpesh me buzkat e tua,
kujdesu per mua si bleta ne koshere,
nese e meriton, merrme per grua.

Mall

Me ka marre malli per guret e qytetit tim,
per udhet ku kane shkelur kembet e mia,
per vijen e lanes qe dalldiset pa qellim,
per bulevardin me peme ku bredh rinia.

Me ka marre malli per rrugen e shkolles,
rrugen gjithe zhurme, me gjethe mbuluar,
per endrat qe thurem nen degen e molles,
me ka marre malli per kohen e shkuar.

Me ka marre malli per pragun e shtepise,
per kendin ku gjyshja shpesh ia merrte kenges,
me ka marre malli per rrushin e havllise,
per manat qe shnderrisnin nga drit' e henes.

Me ka marre malli te ulem ne nje kafene
e te porosis nje limonate ne gjuhen time,
te bej ndonje marrezi edhe te qesh pa fre,
te jem serisht - une - vetja ime.

Sot, me ka marre malli te largohem qe ketej,
nga ky vend i larget, nga ky dhé i huaj,
po ku ta gjej shqipen qe krahet t'ia rrembej,
e te fluturoj tek ti, per Zot, me thuaj!

Qe kur u Ndame

Qe kur u ndame, ne Prill, ditet zvarriten
dhe oret e gjata merzine time shtojne.
Fushave te kuqe kembet me s'çapiten,
dhe kenget e zemres ne qiell me s'kembojne.

Sa me merr malli kur muzgu ngadale bie,
kur gjinkalla e fshehur naten lajmeron,
kur dritat e pallateve nje pas nje zene fiken,
kur hena dhelparake ne terr pergjon!

Qe kur u ndame, ne Prill, ate dite te mjergullt,
dashuria jone e vjeter fle strukur ne sunduk,
por here pas here si nga nje kornize e akullt,
imazhi yt del, gjumin me nduk

atehere, i dashur, per ty nis e mendoj,
e them me vete: ke do valle tani?
pastaj syte mbyll dhe uroj ne heshtje,
qetesi, shpirti im, qetesi!

Dashuri me Veshtrim te Pare

Kur syte e mi perhere te pare te vodhen,
zemra pushoi se rrahuri per nje cast,
pastaj qelizat e trupit perpjete u hodhen,
e mendja si e dehur fluturoi me vrap.

C'bukuri shkrire n'ate fytyre te grurte!
Ku ishte fshehur ajo valle me pare?
Te kish jetuar Mikelangelo a DaVinci,
do kishin bere me te dicka te ralle.

Por, bekuar qofte ajo dite Qershori,
kur rastesia a fati me drejtoi tek ti,
deri atehere si shumica, nuk besoja,
se ne veshtrim te pare ka dashuri.

Dashuria Mbaroi

Bota u permbys ne anen tjeter - sa shpejt!
Dhe hena jashte perdeve sikur me ironizoi.
Te nqethurat e natesh me mbuluan krejt.
Dashuria - Mbaroi!

U permbysa dhe une ne anen tjeter - ngadale!
Koken mbeshteta mbi nje gur te lashte.
Dhe enderova ashtu per dashurine e pare
per trendafilet e kuq ne shtreterit perjashte.

Ja bota u be blu, u fik, u shnderrua,
Maskuar brenda meje sikur me ironizoi.
Romanc' e lodhur nen qepalla u dorezua.
Dashuria - Mbaroi!

Le Corps Humaine

Goja

Goja jote eshte si nje sekret i cuditshem,
me fryme te zhurmshme, intoksikuese.
Mbreme trendafil i eger, sot arome e thyer pishe.
Neser, nuk e di, dicka me e mrekullueshme mbase.
Pres, mbeshtjelle si nje gjuhez dheu rreth kercellit,
mes freskise dhe lageshtise se pyllit.

Syte

Buzet e mia – dy perde te buta mbi syte e tu.
Leri te vdesin duke thithur boten tende,
merzine qe pikon si gjak mbi abazhur,
dashurite e humbura, oret e kota trotuareve.
Leri te puthin menjeane tragjedite e vogla!
Dhe kur te kete pushuar shiu, lerme te lahem dhe une
ne thellesite e syve te tu te zinj si nata.

Qafa

Alpinistet u nisen neper male te larta,
por qafa jote me diell zhuritur mbeti pazbuluar.
Vetem une i ngjitem qafes sende te nxehte si Sahara.
Afshi i kokrrizave te reres me skuq lekuren
tek perpiqem e palodhur nder siperfaqe te ashpra.
Ne mes rruge nje pllaje, forcuar nga stuhite e pluhurit,
e kaptoj me puthje, e leshoj me dhimbje
dhe pak me tutje,
shija e parajses - maja me e larte.

Duart.

Duart e tua jane te forta si dy pranga te hekurta.
Me lidhin kur kam gabuar. Krimi im i vetem – te dua!
Duart e tua jane te buta si petalet e bardha te zambakut.
Nese vdes mbi to do te zgjohem nuse.
Duart e tua jane si stinet,
Ndersa une, une e burgosur brenda tyre
nuk mplakem kurre.

Kembet

Kembet e tua shenojne shtreter te pafund tek ecin,
Ne seicilin une vdes nga pak edhe ringjallem.
Kembet e tua ndjek dhe lutem qe te ndalin pak,
T'iu puth plaget e udheve te gjata.
Por kembet e tua te palodhura nuk reshtin
E une ndjek cdo hap dhe vuaj qe mbi puthjen time
ti s'pranon te ecesh.

Ujevara

Rritet tek i afrohem e frikesuar.
Me sjell prane aromen e lugines qe lashe pas,
renkimin e zogjve te erresires, permbysjen e boteve,
afshin e shkretetires, duart, kembet.
O rryme e bekuar e lashtesive,
perpime dhe mua ne perjetesine tende!


ç'eshte kjo?

Dashuria! C'eshte kjo valle,
q'e paftuar vjen e iken bukeshkale,
as emer ka, a goje, as sy ne balle?
dashuri i thone, po ç'eshte kjo valle?

Ah! Dhembje paska shpirti sonte
e as hena s'mundet ta sheroje.
Dashuria, po c'eshte kjo valle,
a bej mekat po ta mallkoj(e)?

Ah, moj dashuriçke, moj flutur
qe zemren me trazon keshtu pa shkak,
po ne te zenca moj gjej vend e futu,
ne te lença te me ikesh prap.

Kur Therret Qameti

Sa here qe binte shi degjoheshin ofshamat e grave te lagjes sime te vogel me rrugica te ngushta. Pastaj zhurmat e kusive, tenxhereve dhe te legeneve. Me pas mallkime te medha, ndjellese, disa te padegjuara ndonjehere, qe iu kallnin daten femijeve, madje edhe burrave. Te gjitha iu nderviheshin "qametit" qe sillte qielli. Per ta mbyllyr, kishim kercitjen e pikave te shiut, tuk-tuk-tuk, mbi enet e kuzhines, nje note monotone qe te gervishtete trute ngadale.
Ne keto ore, Xha Mihali dridhte duhan ne veranden e shtepise se tij. Duart e tij, qe vendosnin me kujdes barin ne letren e holle ishin te medha dhe te rrudhura. Ato kishin ngjyren e lekures se portokallit kur thahet nga dielli. Kushedi sa kishte qe e tymoste "ate te flamosur farmak" sic i thoshte nena babait, se edhe im ate tymoste, por ai s'i kishte duart si te xha Mihalit.
Shpesh here, pas tuk-tuk-tuk-ut e pyesja nenen se perse nuk degjoheshin ofshama, zhurma dhe mallkime edhe nga shtepia e xha Mihalit kur binte shi. Ajo me thoshte "s'kane se c'iu duhen femijeve pune te tilla", se "keto jane dite furtune" se "kur therret qameti nuk ka burre qe t'i dale perpara".
Nganjehere nuk e kuptoja fare nenen. Shpesh me dukej sikur prinderit e mi flisnin ne gjuhe te huaj, por s'e dija se ne c'gjuhe. Nganjehere me dukej si frengjisht, nganjehere si kinezce. Po kush ishte "qameti"? Si nuk e kisha degjuar te therriste? Mos kisha qene duke luajtur topa-gropash nga fusha? Nuk do te dilja me. Qe sot e tutje do te mbaja vesh. Une vertet nuk isha burre si babai, por qametit kerkoja t'i dilja perpara.
Nje nate vone binte shi me gjyma dhe vetetinte me te madhe. Nena me kishte derguar ne shtrat heret duke me porositur te mos e mbaja koken mbuluar per shume kohe se mos me zihej fryma. Por une nuk kisha gjume. Dicka me thoshte se ate nate do te vinte "qameti".
Hapa me kujdes deren e dhomes, qe kete here nuk beri zhurme. Nena dhe babai ishin ulur prane sobes qe bubullinte. Ne mes te dhomes kishin vendosur nje kusi prej bakeri dhe shiu ia bente tuk-tuk-tuk aty. Te njejten gje bente ai edhe ne koridor, edhe ne dhomen e bukes. Nena kishte mbeshtetur faqen ne pellemben e djathte dhe nganjehere e ndukte, sik kishte bere Aferdita kur ishte bere nuse. Atehere trupi i saj i vogel lekundej si nje gjethe dhe ajo shfrynte duke thene: "pu, pu, korba." Babai tymoste i menduar dhe here pas here provonte turshite qe i kishte perpara dhe thoshte me ze te trashe: "duhet t'i kishe lene me shume, sa here te thashe, qe te beheshin si te rahmetlijes". Nena rrudhte buzet.
Kush eshte rahmetlija? mendova. Nuk e njihja.
Papritur ra dera. Babai u ngrit ta hapte. Ishte Efigjeni me te shoqin, Elmazin me nishan ne balle. Grekofonja dhe Myslimani. Po keta c'kerkonin ne kete ore?
"Pu, pu, e zeza. Qameti. Ai eshte ulur jashte. Nuk kerkon te futet brenda. E ftuam te vinte nga ne, por nuk na ktheu pergjigje. I shkreti." tha Efigjeni duke ndukur faqen edhe ajo.
"Qameti" tha nena.
Kete here ishte prane. E vetmja gje qe me shqetesonte ishte bubullima e sobes se vjeter. Po sikur te shperthente befas ajo sobe shekullore dhe te trembte "qametin"? Kjo nuk duhet te ndodhte. Me ne fund une do te kuptoja gjuhen e te rriturve, do te zbuloja se kush ishte qameti.
Babai u ngrit dhe iu afrua dollapit ku mbanim pijet. Une mbylla deren dhe u rrokullisa ne shtrat, mbulova koken me batanije dhe mbylla syte.
"Drini! thirri nena. Do kete pare ndonje ender."
"Ulu o Elmaz. Ulu se kam raki te mire." i tha babai myslymanit qe rrinte ne kembe si okllahi perpara deres sime. Si do ta shihja une tani "qametin" pa u vene re nga burri me nishan ne balle. Po nishani a ka sy? mendova, pastaj kerceva nga shtrati dhe i afrova veshin deres.
"Kam lene porten hapur. Ejvallah, nuk do te rrime shume", tha ai.
Tuk-tuk-tuk u degjua befas ne dhomen time. Po kyllonte catia edhe aty. Hoqa kanotjeren dhe e vendosa aty ku pikonte.
"Po ne c'gjendje eshte moj moter, fol nje here, na thuaj." u degjua zeri i nenes.
"Ne verande, si nje fantazem."
"Qameti" qenka si nje fantazem, mendova. Po fantazmat si jane? Kete nuk e dija. E kisha pyetur nenen disa here edhe babain, po ata me kishin thene se nuk ka fantazma.
Pastaj me lindi ne mendje nje mendim: shtepia e Efigjenit ishte me dy kate dhe nga maja e shkalleve mund te shihje mire vetem verandon e xha Mihalit. Cdo pamje tjeter mbulohej nga hardhite e myslymanit. E kisha pare nje here xha Mihalin qe andej, kur kisha qene tek Efigjeni per vizite me nenen. Ia kisha bere edhe me dore, por ai sic duket s'me kishte vene re. Kisha pare edhe nje vajze ulur karshi me te, me floke te zinj si shpendet e korbit. Por me humbi mendimi kur degjova:
"Mihalin e ka zene qameti. Qekur i kane marre vajzen nuk eshte me njeri."
"I shkreti, tha nena. C' te bejme?".
"Qameti" ka zene xha Mihalin, mendova dhe u bera gati te vrapoj ne dhomen e ndenjes e t'iu bej thirrje te medhenjve ne gjuhen e tyre qe te shkojme ta ndihmojme. Partizanet nuk i lene kurre miqte dhe fqinjet ne balte. Keto fjale mi kishte thene kushedi sa here babai. Ia kisha thene edhe Sh. Idajet kur me kishte pyetur nje te djele se c'me mesonte babai, kur degjova zerin e tij:
"Eshte mire te mos perzihemi me punet e qametit. Ne fund te fundit vajza ka shkuar ne dere te mire, ne familje komunistesh. C'mund te bejme ne?"
"Po si flet keshtu more burre? Ai do te vdese fare ne kete gjendje. Te bijen e sheh nje here ne vit ose fare. Ka nevoje per njerez. Ah, ky i flamosur shi qe s'na le te jetojme rehat si njerezit."
"Shhhhhhhhhhh, Shhhhhhhhhhhhhhh" ia beri Efigjeni.
Nuk prita me. Hodha kraheve nje fanelle pambuku, hapa me kujdes dritaren e dhomes sime dhe u ngjita mbi catine e shtepise se Benit. E pranoj se theva disa tjegulla aty edhe disa te shtepise se Çimit, po aq me behej. "Qameti" kishte mberthyer xha Mihalin dhe une do ta shpetoja. S'kisha frike as une, si partizanet ne kohe te luftes. Shiu me binte si bresher ne lekure dhe isha qyllur si qen, por nuk kisha hiç frike.
Pasi u hodha ne catine e xha Kostes, i cili kishte shtepine me te ulet te lagjes u ndodha ne rrugicen time, qe mu duk e shkrete. Nje mace e zeze perpiqej te hapte porten e shtepise se Mirit. Kur me pa mua u fut ne vrimen e kanalit. Vrapova drejt e tek porta e Efigjenit. Dera ishte e hapur. Ishin akoma nga ne. Hipa ne maje te shkalleve me nje fryme.
Xha Mihali ishte ulur ne verande. Po s'kishte asnje njeri tjeter aty. Me hyne disa te dridhura. Po sikur "qameti" te ishte fshehur? Ta kishte nuhatur ardhjen time dhe te me priste ne ndonje skute per te me gllaberuar? Po s'mund te kthehesha pas tani. Pastaj do me tallnin te gjithe shoket. Do me therrisnin "frikacak".
Kalova murin dhe rashe si nje deng ne balten e baces se xha. Mihalit.
"Xha Mihal, o xha Mihal" e thirra qe aty, po ai nuk levizi.
Shtepia e tij dukej shume e vjeter nga jashte. Pashe nje here rreth e qark, po nuk me zune syte asnje shenje te "qametit". Xha Mihali kishte mbjellur sallate jeshile ne nje cep te baces. "Prandaj eshte dhe aq i holle, mendova, se ha vetem sallate dhe mana."
Eca i kerrusur derisa mberrita tek shkallet e verandes. Xha Mihali kishte veshur nje fanelle te firuar pambuku. Syte i kishte hapur dhe dic veshtronte si i ngrire. Ishte qullur i gjithi nga shiu. Kutia e duhanit ishte mbi parvaz, e hapur. Cigaret ishin qullur. "Kjo duhet te jete shenje e "qametit" mendova. Kishte nje leter ne duart e tij te verdha.
"Xha Mihal, o xha Mihal. Ku eshte qameti? Jam une Drini. E mo xha Mihal, s'me njeh, Drini jam, i biri i Rikut, e mo postjeri yt."
Kisha 1 vit qe postoja letra per te nje ose dy here ne jave, kurse ai me jepte mana, kumbulla, qershi, portokalle nga te baces se tij sipas stines.
Ai nuk me foli. Iu afrova dhe e preka. Letra i ra nga duart. E mora dhe ashtu te lagur sic ishte e palosa dhe e futa ne xhep. Ai rrinte si i ngrire. Ishte krejt i zbardhur sic kishte qene gjysh Skenderi ne arkivolin e tij.
"Ua,ua korba, largohu more djale! Hiqu menjeane! Leviz", u degjua zeri i tromaksur i nenes qe me pushtoi pas vetes.
"Ka vdekur", tha Elmazi. "Duhet te lajmerojme."

Pas dhjete vjetesh une dhe Mira, motra ime e vogel pergatisnim nje thes me rroba per kushurinjte tane. Djali i djalit te xhaxhait te tim eti kishte pasur nje femije dhe nena ime qe donte t'i ndihmonte te gjithe kishte vendosur t'iu falte rrobat tona te femijerise, te cilat kishte vite qe i mbante ne nje sunduk ne bodrum. Ne xhepin e nje fanelle prej pambuku gjeta nje leter, qe shkruante:

"I dashur Baba,

Nuk mund te jetoj me ne kete menyre. Dua t'i jap fund. Kam vuajtur shume, por dije se ne shpirt kam mbetur bija jote, qe te do shume. Tani do te nisem ne nje udhetim te gjate dhe te bekuar. Do te takohem me nenen. Atje do te jem e lumtur. Te falenderoj per gjithcka.
Me fal . . .

E Jotja si Perhere,

Dorina"

Se c'mu mblodh ne gryke. Nuk mund te gelltitesha dot.
Vrapova jashte menjehere. Ajo ishte vajza me floke te zinj qe kisha pare nga kreu i shkalleve kur kisha qene femije. I hodha edhe nje veshtrim letres. Boja ishte perhapur gjithandej, por shkrimi i saj ishte i qarte. Mu kujtua ajo nate kur befas u degjova zerat e grave qe iu therrisnin femijeve:
"Brenda, brenda shpejt se do t'ia krise shiu. Qameti do te behet, shpejt brenda!"
Por tashme e kuptoja mire gjuhen e te rriturve, mashtrimet dhe genjeshtrat e tyre. S'kishin faj ata. E kishte fajin shiu. Gjithmone shiu . . .

Ligji I Kioskave

Udhetova e udhetova,
me ne fund qendrova,
valixhen e vjeter mbi dhé leshova,
mora fryme thelle, veshtrova:
Qielli i zymte - dielli s'ndricon.
Rete gjigande - shiu s'pushon.
Rruge te shkreta - askush s'kalon.
Peme lakuriqe - asgje s'gjelberon.
Te heshtura cerdhet - zogu me s'kendon.
Kioska eshte plot.
Kioska eshte plot, por askush s'me sheh.
Miq edhe shoke, askush s'me njeh.
Te gjithe flasin, askush nuk kupton.
Qellon qe degjojne, askush nuk pohon.
Ja, vajzat e bukura ne dite te shemtuara.
Xhepa te shemtuar me vajza te bukura.
Nje burre plak me tutje, askend s'trazon,
vertit koken ne heshtje nderkohe qe lexon,
por politikanin me emer qe degjeneron.
Dikush nga jashte i ofron nje gote vere,
pastaj si ne film i hidhen trute ne ere.
Ne vend, me vdekjen te gjithe pushojne,
te gjithe mbajne vesh, tani te gjithe degjojne.
Djemte, vajzat, unanimisht pohojne mohimin
"Nuk duam vere! Nuk duam vere!"
Atehere kamarjerja me fundin e prere:
"Cfare deshironi? Konjak?"
Dhe shkon si sorkadhe mes udhes me gjak.
Ne nje ore qeveria nxjerr ligjin, merr mase:
"Qytetare!
Qe te jetojme si ne mengjes, te qete, pa merak,
ndalohet t'i ofroni vere nje burri plak!"
Une paguaj konjakun, bakshishin vec e ndaj,
terheq deren pas vetes, mbyll syte edhe qaj.

Pushtimi i Henes

Kur doli nga shtepia e tetes, ajo nxori nga gjoksi pusullen qe i kish mberritur nje dite me pare nga oficeri, e puthi, u skuq e turperuar nga ai veprim i pamenduar dhe hyri me nxitim ne taksine qe e priste buze rruges me kalldrem.
"Mirembrema zonjushe! Dita me e nxehte sot ne Savannah, tha taksisti, nje afrikano-amerikan me floke te zbardhur krejt. Vape e madhe. Ne vere eshte mire te largohesh nga Jugu. Kush vjen ketu ne vere ka arsye te forte. Degjome mua. Kam 16 vjet qe jetoj ketu."
Ajo vuri buzen ne gaz dhe veshtroi nga dritarja. Po binte muzgu. Pemet karakteristike te ketij qyteti, qe vareshin deri ne mes, vishnin ngadale pamjen e tyre misterioze dhe drita e zbehte e henes lekundej ne to.
Pusulla ishte njomur ne pellemben e saj te bardhe. Ajo kishte frike ta hapte. E kishte lexuar vetem nje here ne 24 ore. Ato rreshta te thjeshte, te shkurter, gati te koduar ne gjuhe ushtarake e kishin zoteruar gjithe qenien e saj poetike. C'e bente te humbiste kontroll te realitetit ne ate menyre? Te ishin fjalet? Po ajo kishte lexuar ne jeten e saj fjale me te bukura se keto, rima te mrekullueshme, madje edhe vargje shkruar enkas per te, por asnjehere s'ishte hedhur zemra e saj ashtu sic bente tani, prane dritares se vogel te taksise, ne nje heshtje solemne, te gjate dhe te pervuajtur, aq te ngjashme me vdekjen.
Ajo shfryu lehtazi. Pastaj shpalosi letren e zhubravitur dhe mbylli syte per nje cast, sikur te donte te ndjente aromen ngacmuese te bojes ose ndoshta pikat e djerses qe mund te kishin pikuar aty nga shtrengimi i forte i penes.
"Dita me e nxehte ne Savannah. Kush vjen ketu ne vere ka nje arsye te forte, murmuriste taksisti."
Kete here ajo nuk buzeqeshi. Veshtroi pusullen. Dhe ndjeu perseri "Pushtimin e Henes" t'i perpinte cdo qelize. Keshtu e kishte emeruar ajo ate reagim fiziko-emocional qe i shkaktonte ekzistenca e tij me e vogel: levizjet e pakontrolluara te duarve, frymemarrjet e renduara, te rrahurat e crregullta te zemres, zvogelimi i qenies se saj intelektuale dhe shpirterore, hipnotizimi i kerkesave te saj ne lidhje me nje partner, reduktimi i deshires se saj per te rene ne dashuri, zhytja, permbytja e kesaj deshire nga dallget e nje pasioni imagjinar te paprovuar kurre dhe, kenaqesia supreme qe sillnin gjithe keto vuajtje, ajo kenaqesi qe e bente te ndjehej femer, por mbi te gjitha edhe frika - ajo qe ne rrethana te tjera do e bente te ndjehej femije - por qe ne ne kete rast e bente te ndjehej prone. Ky ishte "Pushtimi i Henes". Kete pushtim kishte ndjere kur drita e henes kishte rene mbi shkrimin e rregullt te oficerit. Ai e pronesonte totalisht.
"Zonjushe, ndjeheni mire?"
Ajo ledhatoi pusullen. Ku do ta conte ajo sonte? Po a kishte rendesi kjo? Ne fund te fundit, ajo s'ishte pushtuar asnjehere nga hena. E mbuluar nga hija e saj, po, por asnjehere e mberthyer nga ndricimi i saj, nga magjia e saj. Me kembe ne toke, gjithmone me kembe ne toke, sa e merziteshme kishte qene jeta e saj deri tani!
Kishte degjuar se hena ishte mashtruese. Per kete arsye Romeo nuk e kishte betuar dashurine e tij ne emer te saj. Por mjaft me gjithe keto paragjykime nga nje tjeter bote! Vetullat e saj u mbodhen ne balle.
Dhe mendoi se ne rrethana te tjera, "Pushtimi i Henes" do te ishte sinonim me "shfrytezim seksual" ose "denigrim te identitetit te gruas", por ate mbremje te nxehte "Pushtimi i Henes" dukej si gjeja me e natyrshme ne bote, dhe pasi puthi perseri pusullen e oficerit, i cili nuk kishte asnje ide per ndijimet qe kishte shkaktuar tek kjo grua kaq komplekse, ajo mendoi:
"Te pakten sonte Hena do te me perkase vetem mua."


Te bukura huh ...?!


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.