|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Kur nxjerr sekretin e shokut je i pabese, kur nxjerr sekretin tend je budalla.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 95 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .
Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".
Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.
E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .
Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
|
|
|
| |
|
Nje vezhgim me te hollesishem te kuzhines shqiptare kete rradhe e ka bere Estella, pjestare e forumit Shqiptar. Ajo ka pergatitur nje liste me recetat me tradicionale te zonave te ndryshme te Shqiperise. Per ata qe vuajne nga oreksi ju keshillohet leximi i temes ne vazhdim, te tjeret mos humbisni kohe po filloni gatuani...
Gatime te Veriut
Tave peshku e Shkodres
Merret peshku dhe pastrohet Krap (mundesisht), pastaj pritet ne feta, lyhet me miell, skuqet dhe vihet ne tave. Ne lyren e mbetur skuqet qepa e grire fare e hello, hidhet salce, uthull, hudhra, pak pistil, fare pak sheqer, kripe dhe piper, hidhet uje dhe si merr vale hidhet ne tave peshku. Tava futet ne furre per tu pjekur, por lihet me pak leng. Sipas deshires mund ti hidhet edhe gjethe dafine.
per 4-5 persona duhen
Peshk 2-3 feta per cdo person. mjell 3 luge gjelle per lyerjen e peshkut, lyre 2-3 filxhane kafeje, qepe 3 kokrra mesatare, salce 1 luge gjelle, uthull dy luge gjelle, hudhra 3-4 thelpinj, sheqerr 1 luge kafeje, pak pistil, kripe e piper i zi. Dhe ne fund pastaj dafina. Mund ti fusni gjethet e dafines edhe gjate pjekjes qe te clirohet aroma dhe te ndryshoje disi shija.
Cipe qengji e mbushur
Melqite e qengjit pervelohen, priten ne kubike te vegjel dhe skuqen me qepe te grira holle, hidhet oriz, kaurdiset pak, shtohet kripe, piper, rrush i thate pa fara dhe i regjur me pare, bajame te grira, kanelle, pak uje dhe zihet deri sa te behet pilaf i shkrifet. Cipa e qengjit (riza) ngrohet ne uje te vaket, hapet, vendoset mbushja, paloset, mblidhet ne forme bocoze qe te mis i dale mbushja, vihet ne tave dhe me pas piqet.
Per te gatuar duhen 1 pale melqi qengji, 2 kokra qepe mesatare, oriz dy filxhane kafeje, 2 luge me rrush te thate (luge gjelle), bajame te grira 1 luge gjelle, kripe, piper dhe 1 kokerr veze.
Qofte me spinaq
Spinaqi pastrohet, pahet mire dhe zjehet ne uje te valuar me kripe. pastaj kullohet, shtrydhet, pritet dhe kalohet sote ne tigan me pak lyre, aty mund ti shtoni gjize ose djathe te thermuar, veze, hudhra kripe dhe piper te zi. Brumi pergatitet si me siper. Pasi hiqet nga zjarri, bashkohet me spinaqin, ndahen ne qofte te rrumbullakta te cilat lyhen me miell gruri dhe skuqen ne lyre. 2 gota uji me miell, vaj per brumin 3 luge gjelle, pak kripe, sode buke gjysem luge kafeje, 2 kokrra veze, djathe i thermuar rreth 3-4 luge gjelle, 2-3 duar spinaq, 2-3 thelpinj hudhra, mjell gruri per lyerjen 3-4 luge gjelle, dhe lyre per skuqjen.
Gatime te Jugut
Peshk me arra e hudhra
Peshku i pastruar dhe i lare pritet ne copa racioni, lyhet me miell dhe skuqet. Ne lyren e mbetur skuqet miell sa te zverdhet, shuhet me uthull, leng peshku ose uje, shtohen hudhra, arra te shtypura ne havan, kripe, piper, gjethe dafine dhe zihet pak sa te behet nje salce me trashesi mesatare. ne pjate vihet peshku i skuqur dhe siper i hidhet salce ose lengu i pergatitur.
Per 4-5 persona duhen: Peshka 4-5 racione, vaj per skuqje 2-3 filxhane kafeje, miell 3 luge, uthull nje filxhan kafeje, hudhra 4-5 thejpinj, arra te qerruara nje dore, kripe, piper, dhe 1 gjethe dafine.
Pace me veze
keoket e bagetive te trasha pastrohen, cahen, lahen me uje te ftohte te rrjedhshem dhe zihen sa te ndahet mishi nga kocka. Gjate zjerrjes hidhet kripe, piper gjethe dafine qe mishi te marre shije. Pasi te kene zjerre mishi pastrohet nga kockat, pritet ne kubike te vegjel dhe hidht ne tenxhere, ku perzihet me hudhra, spec te kuq e uthull, pastaj rregullohet shija me kripe, hidhet leng nga i kokave, deri sa te jene mbuluar copat e mishit, peberja perzihet dhe hidhet ne tave. Ne nje ene te vogel rrihen vezet me niseshte dhe pak leng nga i kokave, i hidhet taves, qe sperkatet me lyre dhe piqet ne furre.
per 4-5 persona duhen: Koke 2-3 Kg ose 5 lbs, kripe, piper, 2 gjethe dafine, hudhra 4-5 thelpinj, uthull 1 filxhan kafeje, speck i skq 1 maje luge gjelle, veze 2 kokrra dhe niseshte 1 luge gjelle.
Gatime te Shqiperise se Mesme
Tave Lėmi
Mishi i prere ne racione zihet derisa te mbetet me pak leng. Pastaj me gjalpe kaurdiset qepa e grire holle, hidhet edhe mishi, kaurdiset me qepen, duke shtuar spec te kuq dhe vihet ne tave. Ne vecanti rrihen vezet me kos, lengu i mishit, niseshtea, kripa perzihen dhe u hidhen siper thelave. Sperkatet me gjalpe dhe piqet ne furre.
per 4-5 persona duhen:
Mish 4-5 racione, qepe 2 kokrra, gjalpe 2 luge gjelle, pak fare spec te kuq, veze dy kokrra, kos 2 gota. niseshte 1 luge gjelle, leng mishi 1 gote.
Qebap me veze
Te brendshmet e bagetive pa plendesin pervelohen dhe priten ne kubike mesatare. Kaurdiset ne fillim qepa me lyre, hidhen te brendshmet, shtohen kripe dhe piper i zi, spec djeges ose piper te kuq, pak uje dhe lihen te zjejne. Ne nje ene tjeter rrihen vezet me pak mjell, perzihen dhe hidhen tek melqite, dhe me pas i lejojme qe te zjejne per 8-10 minuta (Varet nga tensioni). Me pas ato serviren.
Kjo eshte si pune para ushqimi, eshte per te hapur oreksin. Per kete duhen. Melqi te grira 2 duar, qepe 2 kokrra (mesatare), kripe, lyre 2 luge gjelle, piper, nje maje luge spec djeges, veze 2 kokrra, dhe mjell nje luge gjelle.
Ju Beftė Mirė :)
|
|
|
|