Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne dashuri fillohet me rhetorike e perfundohet me filozofi.
--- Dyssord

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Elita :: Vace Zela, Nder i Kombit Shqiptar
Postuar nga: Albo

Elita Me rastin e nderimit tė saj me titullin “Nderi i Kombit” ėshtė organizuar njė takim miqsh nė sallėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve

Vaēe Zela “kėndon” edhe njė herė pėr miqtė

Njerėzit lėviznin ngadalė pėr tė zėnė njė copėz vend nė sallėn e ftohtė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve. Ēdokush pėrpiqej tė mos e mbyste me asnjė lloj zhurme (karrigeje ose bisede tė zakonshme) zėrin melodios qė u endej rreth e rrotull. Nuk donin ta “shqetėsonin” Vaēe Zelėn, ndėrsa ajo kėndonte edhe prej sė largu, kėngėt e saj tė rinisė. Bashkėshorti i Vaēe Zelės, Pjetėr Radiqi, shtrėngonte duart e miqve qė e uronin sė pari pėr shėrimin e shpejtė tė artistes dhe pėr titullin qė asaj iu dha nga presidenti i Shqipėrisė. Ndėrsa Hysni Zela qėndronte pranė njė tryeze tė vogėl, mbi tė cilėn qėndronte fotografia e motrės sė tij tė qeshur. Nėpėr ato tinguj qė lėshoheshin nga njė disk magnetofoni, njė grua e thinjur u afrua pranė mikrofonit dhe nisi tė rrėfejė pakėz histori….
Ishte Violeta Librazhdi, shoqja e fėmijėrisė sė Vaēe Zelės. Kishte shkruar njė libėr tė tėrė me kujtimet pėr Vaēen tė cilin e prezantoi nė atė takim (nė mbasditen e sė enjtes). Ndėr ato fletė, historia niste qė nga fėmijėria, atėherė kur Vaēja ishte nxėnėse shkolle, atėherė kur veshi njė vustan tė bardhė nusėrie tė sajuar me dorė, e doli me tė nė njė koncert shkolle. Ngjitej nė njė tribunė tė improvizuar para Komitetit Ekzekutiv tė Lushnjes dhe mahniste njerėzinė me kėngėt “Piva ujė me dy bardhokė”, “Qilimi me mollė” etj. Ngriti peshė njerėzinė me kėngėn “Azerbajxhan”. U bė artistja e vogėl e qytetit myzeqar. E kur grupet e shkollave shkonin pėr tė dhėnė shfaqje nėpėr fshatra, tė gjithė pyesin- “A ėshtė ajo Vaēja”…Rėfimi i Violetės rrjedh nė tė tjera kohė, nė vitet e shkollės nė Tiranė, nė ditėt kur pėr herė tė parė kishte parė miken e saj tė zemrės me njė kitarė nė duar me tė cilėn kėndoi gjatė nė dhomėn e saj kėngė qė nuk mundej t’i kėndoje dot nė skenė. Ishin kėngė spanjolle, italiane e amerikane qė i kishte mėsuar “vjedhurazi” nga radio. Pas dritares sė shtėpisė ishin mbledhur me dhjetėra njerėz dhe dėgjonin vajzėn qė kėndonte aq ėmbėl. Vonė e kishin kuptuar se tė tjerėt ishin ngulur pas dritares. Kishin qeshur tė dyja, kur ata duartokisnin pa pushim. Pak kohė pas kėtij “koncerti” tė thjeshtė, nė rrugėt e Tiranės do tė ngjiteshin afishet “Kėndon Vaēe Zela”…e kėshtu pas kėsaj shfaqej ēdo herė nė skenat e Tiranės e jashtė saj pėr tė kėnduar “Ndrisni ju llampa neoni”, “Lemza”, “E shiu pikė-pikė”, “Gjyshja ime”, “Fėmijės sė parė”, “Valsi i lumturisė”, “Mesnatė” e tė tjera e tė tjera qė kanė mbetur edhe sot himne tė muzikės shqiptare. Ca tinguj tė kėtyre kėngėve u lėshuan edhe nė sallėn e ftohtė tė Lishjes sė Shkrimtarėve, aty ku miq, familjarė e adhurues tė Vaēe Zelės ishin mbledhur tė gjithė tok pėr nder tė artistes sė madhe, me rastin e dhėnies sė titullit “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu (ceremonia e dorėzimit tė kėtij titulli do tė bėhet nė 18 janar nė qytetin e Lushnjes). Ky takim u organizua nga Lidhja e Shkrimtarėve, shoqata “Syri blu” dhe fondacioni “Soros”.

Kamenica nė “Mesnatėn” e Vaēes

Shumė e emocionuar, Vikena Kamenica ka nisur tė kėndojė muzikėn napolitane pėr tė pėrshėndetur qė nga larg artisten e madhe Vaēe Zela, mbretėreshėn e muzikės shqiptare. E shoqėruar nga orkestra e Akademisė sė Arteve (nėn drejtimin e Robert Radosė) pėr minuta tė tėra, zėri i Kamenicės ka zėvendėsuar tingujt e kėngėve tė Vaēe Zelės qė ishin lėshuar nė atė sallė nga disku i njė magnetofoni. Pas njė pauze tė shkurtėr, Kamenica ka prezantuar kėngėn e saj tė radhės. Ishte “Mesnata” qė riktheu nė kujtesė kohėn e ikur. Duarttokitjet e gjata e emocionuan edhe mė shumė Kamenicėn. Pėrgėzimet e mėpastajme e bėnė qė tė ndihej mirė ndėrsa kishte ndier frikė kur kishte vendosur tė kėndonte nė atė sallė “Mesnatėn” e tė madhes Vaēe Zela. “Nuk ėshtė e thjeshtė tė marrėsh pėrsipėr tė kėndosh perlat e muzikės shqiptare, ato qė kanė mbetur nė kujtesėn e njerėzve tė ngjizura me imazhin e artistėve tanė tė mėdhenj. Ndaj ndieva pasiguri dhe shumė frikė edhe gjatė momentin qė kėndoja. Nuk e dija se si do tė tingėllonte nė gojėn time “Mesnata” e magjishme e Vaēe Zelės”-thotė vetė Kamenica, ndėrsa u thotė njė “Faleminderit” atyre qė i afrohen pėr ta pėrgėzuar, atyre qė i thonė “Ah moj vajzė na e solle kėtu Vaēen”. Ajo vė buzėn nė gaz dhe falendron pafund.

Takimi, nė ndihmė pėr Vaēen…bashkėshorti reagon

Bashkėshorti i Vaēe Zelės: “Vaēja nuk ka nevojė pėr ndihma financiare”
Fondi i mbledhur do tė dhurohet pėr fėmijėt talasemikė
U tha nė fillim tė kėtij takimi se miqtė dhe adhuruesit e kėngėtares sė madhe mund tė japin ndihmėn e tyre financiare pėr kurimin e Vaēe Zelės. Edhe pas mbarimit tė mbrėmjes koncertale, kryetari i shoqatės “Syri blu”, Besim Petrela, ka pohuar se ėshtė hapur njė llogari bankare nė emėr tė Vaēes. Por ai nuk mundet tė thotė se sa ėshtė shuma e mbledhur deri tani sepse kjo e drejtė i takon vetėm familjarėve tė saj. Pėrsa i pėrket parave tė mbledhura nė takimin e sė enjtes, pra nė mbrėmjen koncertore me temė “Pėrshėndetje Vaēe Zela”, bashkėshorti i Vaēe Zelės, z. Pjetėr Rodiqi, sqaron se as ai e asnjėri prej familjarėve nuk ka pasur dijeni pėr konceptimin e kėtij aktiviteti si njė mbrėmje bamirėsie pėr tė ndihmuar kėngėtaren e madhe. Duke falenderuar organizatorėt pėr nismėn e marrė si dhe tė gjithė tė pranishmit pėr kontributin e tyre modest dhe njėkohėsisht tejet sinjifikativ, Rodiqi ka sqaruar se Vaēe Zela nuk ka probleme financiare. “Vaēja kaloi njė moment vėrtet shumė tė vėshtirė pėr shkak tė problemeve shėndetėsore,- ka theksuar ai - por pėr fat tė mirė financat nuk pėrbėjnė asnjė problem pėr tė dhe familjarėt e saj. E vetmja mungesė e pazėvendėsueshme pėr tė ėshtė largėsia nga miqtė dhe publiku shqiptar”. Mė tej Rodiqi ėshtė shprehur se tė ardhurat e mbledhura pėr kėngėtaren e madhe duhet tė shkojnė tek ata qė kanė vėrtet nevojė, dhe nė kėtė kontekst ai bėri tė ditur se pėrfitues tė shumės sė grumbulluar si pasojė e keqkuptimit, do tė jenė fėmijėt e prekur nga talasemia.

Kortezi e gazetes Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.