Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Veprat e mira tonat jane shpesh me turbulluese se sa mekatet tona.
--- Marcel Ayme

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: New York Times-Interviste imagjinare me Nenen Mbretereshe, Xheraldinen
Postuar nga: ReEdD

Letersi Tony Kushner boton ne New York Times nje inteviste imagjinare (pas vdekjes) te Nenes Mbretereshe, Xheraldina D'Appony dhe ish miss-it te St Luis, Lucia Pamela.

Ky artikull u perkthyer per Albasoul.com nga Supermoderatorja e Forumi Shqiptar, Henri, e cila ka dhe falenderimin tim personal.

Nje grua e kendshme, me baluke valezuese dhe kacurrela te gjata, nje fustan balloje te thurur, nje gjysem kurore me gastare ne koke, nje skepter te shndritshem dhe perqark gjoksit nje flamur: Miss St. Louis. Ajo eshte ulur ne buze te nje krateri me madhesine e nje lulishteje te vogel. Kjo eshte Lucia Pamela, pianiste/kengetare/kantautore/personalitet radioje dhe televizioni, qe pretendon te kete regjistruar nje album ne hene ne 1969-en. Ajo po kendon lehte me vehte.
Papritur e papandehur, nje makine avitet. Eshte nje limuzine e tipit Mercedez, antike e viteve 30-e, me nje motor te fuqishem qe mbush ajrin e holle te henes me kundermimin e rende te karburantit. Si me magji, dera e pasme hapet dhe nje grua elegante ben per jashte.
Edhe ajo ka veshur nje fustan balloje, nje kurore dhe stoli, por te sajat jane te verteta. Ajo i hedh nje sy pamjes perreth.

Kjo eshte Xheraldina, Mbreteresha e Shqiperise, e perndjekur ne 1939, kur Mussolini pushtoi vendin e saj. Lucia Pamela i zgjat doren.

L: Eshte kenaqesi zonje, une jam Lucia Pamela.

(Xheraldina ben pak prapa)

Lucia: Do te ishte mire qe shoferi juaj ta fikte motorin. Nuk kemi aq shume ajer ketu dhe….

Xheraldina (Duke futur koken nga ana e shoferit): Nuk paska shofer.
(Pastaj duke nxjerre koken, e duke pare nga makina) Ah. Kjo eshte makina ime….


L: E bukur shume, si neper filma!

Xheraldina: E pamundur. Kishte dekada qe nuk e kisha pare. Ne e patem lene prapa kohe me pare. Mbreti, im shoq, mendonte se dilte shume ne pah, dhe nuk mund ta perdornim dot per nje ikje te fshehte.

L: Me te vertete?

Xheraldina: Makina ishte dhurate per martese.

L: Alamet dhurate! Nga kush?

Xheraldina: Hitleri

L: Hitleri?!?!

Xheraldina: Po, Hitleri. Pikerisht ai Hitler. Ju lutem me thoni ku jam…Mos jemi gje…..(duke lexuar flamurin e Lucias) ne St. Louis?

L: Jo, jo! Jemi ne hene!

(Xheraldina kthehet ne makine.)

Xheraldina: Dua te largohem menjehere.

L: Nuk mund te ikni e dashur.

Xheraldina: Gjepura.

L: Ncuq. Kurre nuk e kam takuar Hitlerin, por udhetimet ne hene i njoh! Tridhjete vjet te shkuara une erdha ketu dhe incizova albumin tim te famshem, “Ne hapesirat kozmike me Lucia Pamel-en.” Plot dy muaj perpara Neil Armstrong-ut! Miqte e mi ne hene me sollen ketu e me kthyen shendoshe e mire perseri, e tani jane zhdukur! Te gjithe! S’kam pare asnjerin prej tyre! Po ashtu eshte zhdukur edhe qyteti henor, si te mos kish qene kurre! Keshtu qe tani ndihem pak ndryshe, pak me e perhershme. Po nuk eshte dhe aq keq. Hena eshte e paqshme, e qete, pak me pluhur, e thate dhe vetmitare, pa njeri mer te shkembyer dy fjale ose per te kenduar –deri me sot! E sheh? Ti erdhe! Shoqeri! Kurre nuk do brengosesh! Gjithnje me zemer te lum-lum-lumtur!

XHERALDINA: E pamundur qe te kesh qene ketu 30 vjet te shkuara. Ti mezi i ke mbushur te njezetat.

L: Oh e dashur, une 20 dukem, sic dukesha kur fitova Miss St. Louis. Por ne te vertete jam 98! Ose me mire te them isha! Tani jam e vdekur! E vdekur si te isha grepc dere!

XHERALDINA: E vdekur si cfare?

L: Grepc dere! Eshte nje shprehje amerikane. Ti nuk je Amerikane apo jo?

Xheraldina: Jo. Ime me ishte Amerikane. Quhej Gladys.

L: Ime me ishte pianiste e shqelqyer! Paderevski i pati thene qe kur te rritesha, une do te behesha pianistja me e madhe e botes. Kurse Charles Kunkel, kusheriri i pare i Bethovenit, i tha….

XHERALDINA: Im ate ishte Konti Gyula Apponyi I Nagy-Appony.

L: Uaaa.

XHERALDINA: Dhe une jam mbreteresha e Shqiperise!

L: Kurse une Maria e Rumanise.

XHERALDINA: Genjeshtare! Une e kam njohur Marine e Rumanise.

L: Jo jo, po beja shaka! E kam lexuar ne nje poeme. Une di 10,000 poema dhe kenge. Permendesh!

Xheraldina: Ju jeni argetuese?

(L tund koken fort ne shenje pohimi.)

Xheraldina: Une kam……vdekur?

(L tund koken pohueshem me dhembshuri)

Xheraldina: Dua te largohem.
Une jam katolike?
C’eshte ky vend, purgatori?
Pse, se u martova me nje te nje feje tjeter? Nuk kisha asnje lek per be! Pastaj Zogu ishte aristocrat! Dhe vazhdova ta ndiqja meshen cdo mengjes! Nuk dua te ngelem ne hene ne purgator me nje argetuese te cmendur.
Ky do te jete fati im, ne lundrim te perjeshem, ne meshiren e cdo rryme te kundert? Budapest, Tirane, Athine, Londer, Kairo, Paris, Madrid, Johanesburg, Tirana dhe perseri….Une do te kthehem ne Shqiperi.
U ktheva njehere dhe mund ta bej prape. Kur mua nuk me ndaluan dot Musolini, Enver Hoxha, Ramiz Alia, ajo meseleja e kokolepsur per armet e paligjshme ne vilen time ne Spanje, referendumi deshtak per rikthimin e monarkise, e c’eshte ai rrip uji qe ndan jeten nga vdekja? Le te vdesin te gjithe grepcat e deres! Tirana do te me shohe perseri! Ndryshe mos me thencin Xheraldina e Shqiperise.

L: Hajde fjalim. Mund ta bejme kenge! Si thua? Kohe kemi plot, pastaj une kam edhe fizarmoniken! (Zgjat doren te kape fizarmoniken)

Xheraldina: (Me arrogance dhe indinjim): As mos e prek!!

L:(Nuk I ve vesh, dhe lidh fizarmoniken pas shpatullave): Une kam studiuar ne Konservatorin e Muzikes Bethoven ne Gjermani, me i miri ne Europe! Me thane qe isha aq perpara saqe nuk kishin c’te me mesonin me. Me vone fitova cmimin Miss St Louis, dhe i madhi Flo Ziegfeld kerkoi qe te bashkohesha me te famshmit Follies! Ndersa une u bashkova me Charlie Kunkel. Te dy ne krijonim pjeseza pianistike per kater duar. Ai i shkreti vdiq nje nate mbi tastiere, duke goditur noten G me kaplloqe. Ja keshtu, doktori e deklaroi kaput. Mu desh ta mbaroja koncertin vetem.

Xheraldina: Asgje nga ato qe thoni nuk eshte e vertete!

L: E vertete eshte! Kjo ndodhi perpara se te fluturoja ne hene dhe te regjistroja albumin e famshem, “ Ne hapes…..

Xheraldina; Ju jeni e cmendur. Ju trilloni. Ju…. Nese duhet ta kalojme kohen deri ne diten e gjykimit se bashku, ju nuk duhet te trilloni. Eshte ofenduese.

L: S’e kuptoj pse.

Xheraldina: Sepse disa prej nesh kane jetuar perms veshtiresive te VERTETA! Une linda konteshe, e u detyrova te shes kartolina ne Budapest. Mu desh te largohesha nga familja ime, te udhetoja per ne Shqiperi e te fitoja zemrat e popullates sime myslimane, gjithnje dyshues ndaj nje katolikeje Hungareze. E megjithate ia dola! Pashe me syte e mi burrin tim, popullin tim qe u tradhtua nga Musolini! Kalova malet per ne Greqi e ndjekur nga trupa italiane, ende e gjakosur nga lindja.

L: Une u martova me nje boksier.

XheraldinaL: Boksieri ishte burri im i trete a i katert. Ishte trap fare.

Xheraldina: Ah kohet e lumtura ne Egjipt, deri sa Egjiptianet e pabese e hodhen poshte mbretin! Ditet vetmitare ne France, pasi ma vrane Zogun!

L: Dhe meqe jemi tek Franca, ne 1969 une gjeta nje fshat ne hene te banuar nga arra dhe pekane qe ecnin e flisnin, nese mund ta besosh. Dhe te gjithe flisnin frengjisht! Francezet na e paskeshin pushtuar henen vite perpara nesh-

Xheraldina: Ngrohtesia dhe bujaria e Gjeneralit Franko, shtepia ime e rehatshme ne Madrid, rrethuar nga prifterinjte!

L: Une zoteroja 15 instrumente! Une pata krijuar orkestren e pare vetem me femra, Lucia Pamela and the Musical Pirates! Bija ime dhe une krijuam nje duet, the Pamela Sisters. Ajo ishte vertet ime bije, por une dukesha mjaft e re qe te-

Xheraldina: Shpresat qe kisha per Leken, birin tim te vetem, si nene. Hedhesit e granatave te fshehura ne qilarin e veres, mosmirenjohja e popullit te tij kur e hodhen poshte mbretin. Dhe me vone ai ftimi nga “Parlamenti” ne Tirane: Shqiptaret ftojne mbretereshen e tyre te kthehet ne shtepi. Te kthehet ne shtepi…..e varferuar. Pamundur te kem titullin dhe stolite e mia te cmueshme. Per te vdekur……

L: Ato stolite jane vertet te cmuara? Desha t’iu pyesja me pare por…

Xheraldina: Natyrisht qe jane te cmuara! Im shoq, Zogu i pare, I mori me vete kur kapercyem malet. Pastaj…..ne i lame peng, por….tani i kam perseri. Ne purgator mu kthyen stolite e cmuara.

L: Nuk e di pse e keni te ngulitur ne koke gjithe kete mesele per purgatorin, kjo eshte hena, pak e parehatshme, e megjithate hena gjithsesi. Duhet ti shohesh gjerat pak me me optimizem! Une dikur isha pjesetare e nje programi radiofonik : “Ora e inkurajimit per te rinjte” dhe cdo dite-

Xheraldina: Ja kjo me ofendon mua! Me irriton! Me bluan nervat! Amerikanet! Ti trillon ca histori fantastike! Keto jete idiote! Jeta ime eshte renia e Perandorise Austro-Hungareze! Jeta ime eshte enderra e parealizuar e Shqiptareve ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi per krijimin e nje Shqiperie te Madhe! Jeta ime eshte fundi i perpjekjeve te Perandorise Osmane per te pushtuar perendimin, i provave qe Perendimi beri per te pushtuar Lindjen, perplasja midis Islamit dhe Krishterimit, jeta ime eshte Ballkani, jeta ime eshte nje tragjedi qindra vjecare malesore, jeta ime eshte historia e premtimeve dhe tradhetise se Fashizmit, e proves se peshtire e shkaterruese Europiane ne demokraci, jeta ime eshte rezerva te fshehura armesh dhe endrra epshore e te perjetshme mbreterish te debuar per rikthim, jeta ime eshte peng i nje endrre boshe per mbijetese “me forcat tona” dhe nje dipllomacie te percudnuar, nje milion Shqiptare dhe 800 milion Kineze kunder agresionit Sovietik, kurse ti – ti je si ime me! Gladys Virginia Stewart! Plot fantazi e mendjemadhesi, martohet me nje kont pa u shqetesuar per faktin qe Ai s’ka asnje lek ne xhep!! Do kishte bere me mire te kishte fluturuar ne hene qe te martohej me nje arre franceze! Ju amerikanet nuk keni asnje ide te histories! Asnje ide te tragjedise! Cdo gje ka nje fund te lumtur! Kurse bijat ngelen prapa te vuajne prej realitetit!

L: Ime bije eshte pronarja e St. Louis Rams.

Xheraldina: E kujt?

L: E shikon, cdo gje doli per me mire! E di cfare, dreq, nuk e di, nuk e kam idene kush jane ate per te cilet po flisje, por ne te dyja, kemi jetuar mahnitshem, tamam mahnitshem-

Xheraldina: Jeta ime ishte e vertete.

L: Jam e sigurte! E di cfare, tingellon si skenari I ndonje filmi per televizion! Ose nje drame! Nje operete komike! Ne mund ta krijonim nje te tille! Une do t’I bie fizarmonikes, dhe ti mund te besh tekstin! Me kujtohet nje operete ne Broadway per nje grua qe ishte po aq e bukur sa jeni edhe ju. Ajo ishte ne krye te nje shteti dhe madje ishte mikeshe e nje diktatori, tamam si ti! Eva, a dicka e tille. Opereta u pelqye shume nga te gjithe, kendonte ajo kengetarja qe ka vetem nje emer, e ke parasysh?

Xheraldina: Madonna?

L: Pikerisht! Ajo eshte si une ne kohen time. Ndoshta nuk eshte aktore shume e mire, po ka besim ne vetvete, dhe kur ke besim ne vetvehte, cdo gje eshte e mundur, duhet vetem te kesh besim! Ja c’do te thote te jesh Amerikan! Besim! Do te shkruajme nje pjese te tille per jeten tende, :Xheraldine”! Rimon me, me…… mbretereshe! Se jeta eshte nje mori gjerash te trilluara apo jo? Dhe c’do ore mund te jete ore inkurajimi, apo jo? E ne femrat duhet te jemi gjithnje te veshura bukur per kesisoj rastesh, sidoqofte! Duhet te bejme kacurrelat, te marrim fizarmoniken dhe te kendojme, kendojme, kendojme.

Xheraldina: Kur ishe gjalle, a e kishe menduar ndonjehere te merreshe me firma piramidale?

L: Me sa mbaj mend jo!

Xheraldina: Sa keq qe nuk jetoje ne Shqiperi. Do ia kishe dale mbane shkelqyeshem.

L: S’kam degjuar ndonjehere per Shqiperine! Le ta fillojme opereten tone me nje kenge qe e kam gati, nga albumi im I famshem, “Ne hapesira kozmike me Lucia Pamel-en” une po ja nis, e ti kendo me mua.

Xheraldina: Une nuk di te kendoj.

L: Edhe? Kujton se do me ndaloje mua ky fakt? Ne asnje menyre! Kenga quhet “Flip flop fly” (pak a shume, kthehu, gati…fluturo)

[I bie fizarmonikes dhe kendon]

flip flop fly
flip flop fly
Une kthehem ti behesh gati e te dy fluturojme
Lart ne qiell!
Ne hapesirat kozmike do te lundrojme
Ku ererat fryjne lehte
Ku rete pezull rrine
Prekim yjet
Jupiterin dhe Marsin
Ec o njeri ec
Ho ho ho
Nuk ka me taksa as fatura
Atje lart ne qiell!
Kendo edhe ti!
[Xheraldina fillon te kendoje.]
Ec o njeri ec!
Ho ho ho!
Do te fluturojme
Ne hene
Heeeeeej!
Atje lart ne qiell!

Tony Kushner eshte autori i ketij shkrimi. Libri i tij i fundit eshte “Homebody/Kabul”


Marre nga New York Times


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.