Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burrat besojnė se bota ėshtė e krijuar vetėm pėr ta
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 160 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Intimitet :: Kledi Kadiu: Balerini shqiptar ne ekranin italian
Postuar nga: Albo

Intimitet Interviste me Kledi Kadiun, balerini i pare i emisionit "Buona Domenica", dhene te perjavshmes italiane "Chi".

Jeta e 28 vjecarit nga Tirana, i cili u largua nga Shqiperia si refugjat dhe tani eshte nje yll. "Ne komunizem, kur isha femi jetoja me frike. Erdha ne Bari me nje anije te deshperuarish. Tani po jetoj nje enderr"

Here pas here endrrat realizohen. Dhe ky eshte rasti i balerinit te pare te "Buona Domenica" Kledi Kadiu, 28 vjec nga Tirana, i cili ka realizuar pertej cdo pritshmerie endrren e tij italiane. Sot Kledi eshte artisti shqiptar me i famshem ne Itali, por dhjete vjet me pare ai ishte nje prej shume emigranteve, te cilet u larguan nga Shqiperia duke kaluar permes Kanalit te Otrantos, me shpresen e nje jete me te mire. Nje fizik i hekurt, i arritur fale ushtrimeve te ushtruara per vite te tera, fytyre e bukur, sy te vendosur, por te veshur nga nje vello trishtimi. Sot e shohim Kledin te kerceje ne "Buona Domenica", "C'e posta per te", "Saranno famosi", "Uomini e donne"; ka realizuar kalendarin e te permuajshmes "Max" dhe ka me mijra fansa ne te gjithe Italine, por sa rruge ka bere per te arritur dritat e suksesit. Jeta e tij, ne nje fare menyre, eshte e ngjashme me ate te djalit te vogel te filmit "Billi Eliot", nje talent ne kercim, i cili kur rritet behet nje yll. Por ndryshe nga Billi, i cili duhet te perballet me nje familje, qe nuk beson tek ai, Kledit femije i eshte dashur te jetoje me regjimin komunist shqiptar. Nje dore hekuri e vendosur nga Enver Hoxha, diktatori shqiptar, qe vdiq ne vitin 1985, pasi drejtoi vendin per 40 vjet. Ne shkollat shqiptare parashikoheshin dhe ndeshkimet trupore, mundesia per te udhetuar jashte vendit pothujase nuk ekzistonte fare (me perjashtim te sportisteve) dhe Hoxhes nuk i pelqente as qe shqiptaret te flisnin shume mes tyre. Permes Sigurimit, policia sekrete shqiptare e kontrollonte popullsine, ashtu sic bente ne Rumani, Caushesku me Securitare. Askush nuk ishte i sigurte, madje edhe ushtaraket, spiunoheshin vazhdimisht. Ne fillim te viteve '90 regjimi shqiptar u perfshi nga vala e renies se regjimeve komuniste europiane. Keshtu nisi procesi i demokratizimit dhe shume te rinj si Kledi, te rritur ne nje bote pa shume liri, te dominuar nga frika dhe nga dyshimi, po konkretizohej mundesia per te patur nje jete te re. Kledi eshte nga ata, qe ia doli mbane, me ndershmeri e sakrifice: nje djale i jashtezakonshem, qe nderon vendin e tij.

Cila eshte gjeja e pare qe kujtoni nga femijeia juaj ne Shqiperi?


"Frika. Frika ishte pjese e jetes se perditshme dhe na ka shoqeruar derisa u permbys regjimi. Kishe frike per te shprehur opinionin tend, kishe frike nga njerezit e qeverise, te cilet na vezhgonin ne cdo moment. Edhe mes te njohurve ishte dyshimi dhe mund t'u besoje shume pak njerezve. Une pershembull, qe kam lindur ne 7 prill, date e okupimit te Shqiperise nga Italia, nuk mund ta festoje ditelindjen as ne shtepine time. Na mesonin se ajo ishte nje date ogurzeze: dita e mundjes. Une festoja nje dite perpara ose nje dite me pas. Ėshte nje periudhe e jetes sime, te cilen zor se do ta harroj. Disa ndjenja te tmerrshme do ti mbaj perjete me vete. Vetem tani po e kuptoj se cfare kam kaluar kur isha i vogel. Ne fakt, kur isha femije mendoja se keshtu ishte e gjithe bota dhe nuk mund ta imagjinoja se mund te ekzistonte nje bote e lire si e juaja. Pastaj ne shtepi erdhi televizioni dhe bashke me te erdhen dhe endrrat, shihja programet e "Canale 5" dhe shpresoja qe nje dite ta prekja me dore ate bote. Ishte e ndalur, por rrezikonim. Gjyshi im Xhavit, i cili vdiq ne 1997, ishte shume apasionuar pas Bruno Vespes. Me fliste gjithnje per Italine, pasi ne Torino, ku kishte studiuar dhe kishte bere ushtrine kishte shume miq. Gjyshi u perndoq dhe u kontrollua per rreth gjashte vjet. Ne mengjes dhe ne darke ai shkonte ne komisariatin e Minsitrise se Brendshme, i shoqeruar gjithnje nga roje te veshur si civile, nje lloj lirie me kusht per t'iu pergjigjur nje lloj "apeli" te vecante".

Pervec frikes ishte dhe nje jete e mbushur me sakrifica?

"Shteti shqiptar bente cmos ti jepte nje profesion te gjithe banoreve, por te gjitha shkollat ishin shume te forta. Fillonte qe ne te gdhire me ushtrime gjimnastikore te detyrueshme. Pastaj vijonin mesimet normale dhe nje vemendje e vecante i kushtohej studimit te marksizmit. Nje lende shume e rendesishme dhe nese nuk merrje nota te mira, atehere ishe ne telashe. Kujtoj qe shpesh ndeshkoheshim me rrahje ne trup. Nese iu vinte per mbare perdorinin edhe shkopin. Gjithsesi sot falenderoj pikerisht rreptesine e mesuesve te kercimit, si balerin jam ndjere shume i pregatitur, pikerisht pasi kam ndjekur nje regjim studimi shume te rrepte. Ndjehem i forte dhe i gatshem per te perballuar cfaredolloj sfide".

Si lindi pasioni per kercimin?

"Ne fillim me shtyne prinderit e mi, babai Fisnik qe eshte inxhinier dhe mamaja ime Lindita, qe eshte farmaciste. Une jam femija i pare dhe kam nje moter, Ada e cila eshte 24 vjece dhe studion per ekonomik ne Univesritetin e Frankfortit, ku dhe ka fituar nje burse studimi. Po thoja, qe kur isha femije me shtyne prinderit e mi, vecanerisht mamaja ime, per te hyre ne Akadameine kombetare te baletit. Pastaj, pasioni i rrit dita dites. Mesimet zgjasnin shtate dite ne shtate, festat ishin te paketa: Viti i Ri, Nje maji dhe kaq, as ditelindjen time, sic e thase pak me pare nuk mund ta festoja".

Dhe nje dite me te rene regjimi, u larguat.

"Ne '91-shin, ne moshen 18 vjecare nuk e kisha perfunduar ende Akademine. Gjendesha ne plazhin e Durresit me miqte e mi. Ishte nje vendim i marre papritmas: "Nisemi shkojme ne Itali", thashe. Keshtu hipen ne anijen e shpreses. Ishim me mijra. Njerzit niseshin vetem me pak gjera dhe nje pjese prej tyre qendronte ne kuverten e anijes. Kishte gra shtatezena qe humben femijen nga kushtet tejet te veshtira, te semure femije qe ankoheshin. Udhetimi zgjati 36 ore te gjata dhe gjate rruges mendoja per gjithe jeten time, qe kalonte para syve si copa filmi te shkurtra. Kisha etje, uri dhe isha konfuz. Ne hyrje te portit disa u hodhen ne det dhe atehere anijet ushtarake italiane e lane te futej anijen tone. Me te mberritur ne Bari na cuan ne nje stadium, i cili mbikqyrej nga helikoptere, morali ishte i ulet, ishte nje qetesi irreale dhe dukej se rreth e perqark mbreteronte vdekja. Nuk ishte skena qe kisha imagjinuar. Brenda pak ditesh u riatdhesuam. Ne Shqiperi rinisa studimet dhe mbarova Akademine, menjehere vajta ne Teatrin e Operas dhe Baletit si solist i trupes se kercimit".

Po endrra italiane?

"Nje dite erdhi nje kompani e Mantoves per disa prova. Me perzgjodhen dhe u ktheva ne Itali, kesaj here per te kercyer. Jam shfaqur ne shume teatro italiane, duke punuar fort. I jam mirenjohes Korrado Batit, menazher i nje kompanie ne Rexho Emilia , i cili me ka ndihmuar shume. Por mbi te gjitha i detyrohem shume Maria De Filipit dhe Mauricio Kostancos, te cilet ishin te paret qe me dhane mundesine per te punuara ne televizion dhe vazhdojne te me japin cdo dite keshilla te vlefshme per karrieren dhe per punen. Une kam lindur dhe jam rritur tek "Buona Domenica" dhe Kostanco ka qene per mua si nje baba dhe me Marian kemi nje marredhenie te mire miqesie, e cila shkon pertej punes, e cila gjithashtu eshte shume speciale. Flasim shume me njeri tjetrin dhe i jap ndonje keshille persa i perket kercimit".

Keni qene ndonjehere viktime e paragjykimit?

"Shume here. Ne fillimi kisha veshtirsi per te gjetur nje shtepi dhe kane qene te shumte ata qe ma kane perplasur deren ne fytyre. Tani eshte ndryshe. Jam i famshem, por nuk i mbaj meri atyre qe me kane trajtuar keq. Njerezit e keqij jane ne te gjithe boten. Sigurisht jam krenar qe me punen time te jap nje imazh pozitiv te Shqiperise".

Ne Itali keni gjetur dashurine?

"Tani jam singell. Kam qene i lidhur per tre vjet me Daniela Bello, ish leterza e "Passaparola". Me Danielen jam ndjere shume mire dhe kemi kaluar shume momente te bukura, pershembull nje udhetim ne nje fshat turistik ne Santo Domingo. Me kohen puna na ndau. E vetmja menyre per te folur ishte telefoni. Shume pak, dhe atehere mori fund. Nuk me kishte ndodhur ndonjehere te mbetesha mik me ndonje ishin tim, por me Danielen eshte ndryshe".

Projektet?

"Tani kam blere nje shtepi ne Rome dhe ne te ardhmen do te doja te kisha nje familje me shume femije. Pastaj une vij nga nje familje tradicionale me vlera te forta".

Francesco Giorgianni "CHI"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.