Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Instinkti percakton nevojen dhe inteligjenca krijon preteksin per t`iu shmangur asaj.
--- Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: Vdes i masakruar nga policia
Postuar nga: Albo

Lajme KORĒE/ Uniformat blu: Nuk ėshtė e vėrtetė. Gazmend Tahirllari ka vdekur nga alkooli i tepėrt

Trupi kthehet nė shtėpi me shenja e fraktura

Roland Beqiraj

KORĒE

Ka vdekur nga alkooli". Ky ėshtė pretendimi i policisė pėr 35-vjeēarin Gazmend Tahirllari. Por dje trupi i tij ka mbėrritur nė shtėpi krejtėsisht i mavijosur, me shenjat e shkopinjve tė gomės nė ēdo pjesė, me njė kėmbė tė thyer dhe me kafkėn e dėmtuar nė dy vende. "Ne nuk e kemi rrahur. Ai na ka ofenduar", kėmbėngulin krerėt e uniformave blu tė Korēės.

Ndėrkohė, nė orėt e mbrėmjes, Ministria e Rendit Publik, ka bėrė njė deklaratė lidhur me ngjarjen, sipas tė cilės, "nga tė dhėnat paraprake, dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojė e pijes sė tepėrt ose nga hemoragjia cerebrale". Tė gjithė ata qė kanė qenė dje nė shtėpinė e viktimės kanė mundur tė shohin trupin e pėrēudnuar qė kishte ndėrruar ngjyrė nga dhuna.

Arrestimi

Nė fakt, Gazmend Tahirllari nga fshati Goskovė i Korēės ėshtė arrestuar nga policia nė orėn 15:00 tė ditės sė premte, por ka vdekur vetėm tė shtunėn pas mesditės dhe gjatė gjithė kėsaj kohe ka qenė nė spital nė gjendje kome. Gazmendi ka qenė nė shtėpinė e tij duke ngrėnė drekė e njėkohėsisht duke ushqyer foshnjen e vet 10 muajshe. Nė orėn 15:00 ka trokitur dera dhe nė shtėpi kanė hyrė i plotfuqishmi i fshatit, Dashamir Ganolli dhe 7 forca tė tjera tė policisė kriminale. Ata i kanė komunikuar se ndaj Dashamirit ka pasur njė denoncim nga e shoqja dhe do ta arrestonin. Pėr kėtė moment, policia dhe familjarėt tregojnė dy variante krejt tė kundėrta. Sipas Ministrisė sė Rendit, Tahirllari, nė gjėndje tė dehur ka fyer dhe kėrcenuar me vrasje inspektorin e policisė dhe mė pas policėt e grupit tė gatshėm, tė cilėt me vėshtirėsi kanė arritur ta ndalojnė. Ndėrsa sipas familjarėve, policėt kanė filluar ta keqtrajtojnė atė madje edhe kanė qėlluar nė ajėr kur Gazmendi ka tentuar tė largohet me vrap.

Vdes nė spital

Kanė kaluar rreth 24 orė deri tė shtunėn pas mesditės kur tė afėrmit kanė mėsuar vdekjen e Gazmendit. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Korēės, 35-vjeēari pasi ėshtė shoqėruar nė komisariat ka rėnė nė gjendje kome dhe ėshtė dėrguar menjėherė nė spital. Ndėrsa nė deklaratėn e Ministrisė sė Rendit ėshtė bėrė e ditur, se qė nė makinė, tė prangosurit i janė shfaqur shenja dobėsie (vjellje). "Ai ka qenė person problematik, por ne nuk e kemi rrahur", ėshtė shprehur dje pėr "Gazetėn" nėndrejtori i policisė Ardi Fejzollari. "Nga raporti mjekėsor qė kam nė dorė vėrtetohet se gjaku qė i ka rrjedhur duket nėpėr trup dhe i ka dalė nga tė vjellat e tepėrta tė shkaktuara nga pija. Gazmendi jo vetėm i kundėrshtoi policėt, por edhe i ka sharė dhe ofenduar", shtoi nėndrejtori. "Megjithatė nė Korēė ka mbėrritur drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė rendit posaēėrisht pėr kėtė ēėshtje. Ne po i vazhdojmė hetimet pėr tė zbuluar deri nė fund nėse ka fajtorė nga radhėt e policėve apo jo", pėrfundon Ibraj. Sipas mjekut ligjor Enriko Trebicka, 35- vjeēari ka vdekur nga alkooli duke mos dhėnė hollėsi tė mėtjeshme. Ndėrkohė, kryeprokurori i rrethit tė Korēės Vangjel Tanellari bėn tė ditur se ka nisur hetimi pėr kėtė ngjarje nga disa prokurorė. Por, pėr sqarimin e plotė tė rrethanave, ėshtė ngritur njė grup hetimor i Policisė Gjyqėsore dhe Prokurorisė. Ndėrsa Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, Bajram Ibraj ka dėrguar nė vend njė ekip kontrolli tė kryesuar nga Drejtori i Drejtorisė Qėndrore tė Policisė sė Rendit.

Denoncimi

Arsyeja e arrestimit tė Gazmend Tahirllarit ka qenė njė denoncim nga ana e tė shoqes. Mė 30 dhjetor, vetėm 1 natė pėrparė festės sė ndėrrimit tė viteve, bashkėshortėt janė grindur pėr motive qė nuk dihen ende dhe Gazmendi e ka qėlluar. Sipas Mirela Zaēes, ai e ka rrahur rėndė ndėrsa sipas prindėrve tė 35-vjeēarit, i ka gjuajtur vetėm njė shpullė. Gjithsesi, Mirela ėshtė trembur dhe ka pritur sa tė bjerė nata, ėshtė ēuar fshehurazi dhe ėshtė larguar nga shtėpia pa marrė me vete asgjė, madje as foshnjen e tyre 10- muajshe. Ajo ka marrė taksistin e fshatit, Mustafa Sejdarasi dhe ka udhėtuar urgjent nė fshatin e prindėrve nė Gracė tė Devollit.

Kortezi e Gazetes Shqiptare


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.