Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ėshtė e dyshimtė ndershmėria e atij qė thotė se s'ka njeri tė ndershėm nė botė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Shendeti :: Nje studim i ri per "tensionin e larte"
Postuar nga: Albo

Shendeti Tensioni i larte shpesh ėshtė quajtur “njė vrasės i heshtur”. Njė studim i fundit, ndėr mė tė rėndėsishmit sipas komunitetit mjekėsor, i botuar kėto ditė nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė mund tė ndryshojė mėnyrėn e kurimit tė atyre qė vuajnė nga tensioni i lartė. Studimi, arrin nė pėrfundimin se njė grup ilaēesh, tė klasės sė diuretikėve, tė pėrdorur qė para 50 vjetėsh, jo vetėm qė kushtojnė shumė mė pak por janė edhe mė tė efektėshme sesa ilaēet e reja qė firmat farmaceutike i reklamojnė me aq bujė.

Pėr uljen e tensionit nė nivele normale ekzistojnė rreth 180 lloj ilaēesh. Por sipas njė studimi tė fundit, ilaēe e klasės sė diuretikėve janė mė tė efektshmit pėr kėtė qėllim.

“Gjatė studimit, vumė re kėto ilaēe tė vjetra janė mė tė mira jo vetėm pėr uljen e tensionit por edhe pėr parandalimin e komplikacioneve kardio-vaskulare,” thotė mjeku Paid Whelton i Departamentit tė Mjeksisė nė Universitetin Tulane.

Sipas studimit, pacientėt e trajtuar me diuretikė, njė klasė ilaēesh qė pakėsojnė kripėrat dhe lėngjet nė organizėm, rrezikoheshin mė pak nga goditjet nė zemėr dhe zmadhimi i zemrės, sesa pacientėt qė merrnin ilaēe tė reja e mė tė shtrenjta.

Studimi i financuar nga qeveria, qė mori nė shqyrtim 33 mijė persona 55 vjeē e sipėr, ėshte studimi mė i gjerė klinik i kėtij lloji i kryer ndonjėherė.

Ēdo pacient pjesmarrės nė studim e kishte tensionin 14 me 9 ose mė tė lartė. Disave iu dhanė diuretikė, si hidro-kloro-tiazide, tė tjerėve iu dhanė ilaēe tė reja tė klasės sė adelatit dhe amlodipinės, dhe njė grupi tjetėr, ilaēe tė klasės sė kaptoprilit.

Rezultatet ishin aq tė qarta se qė njė mjek tha se nėse pacientėt qė vuajnė nga tensioni i lartė nuk marrin ilaēe tė tilla, duhet tė pyesin mjekun e tyre se pėrse nuk u ka dhėnė.

“Ky studim shėnon njė pikė kthese. Studimi ėshtė i gjėrė, i saktė dhe i pakundėrshtueshėm, dhe mendoj se do tė ketė njė ndikim mjaft tė madh nė praktikėn mjekėsore,” thekson mjeku Michael Alelerman i Kolegjit tė Mjeksisė Albert Einstein.

Diuretikėt, tė prodhuara prej kohėsh, kushtojnė me lirė, njė dozė mujore ėshtė mė pak se 9 dollarė. Ndėrsa ilaēet e reja tė paktėn 4 herė mė shumė. Kjo ėshtė arsyeja qė firmat farmaceutike u bėjnė atyre reklama tė fuqishme.

Pėr t’i bėrė ballė kėsaj gjėndjeje, Instituti Kombėtar i Shėndetit po ndėrmerr njė pėrpjekje tė pashembullt pėr tė nxitur pėrdorimin e diuretikėve. 700 mjekė qė morėn pjesė nė studim do tė shpėrndahen nė mbarė vendin nė pėrpjekje pėr tė bindur mjekėt qė t’u kėshillojnė mė shpesh pacientėve tė tyre ilaēe diuretikė.

Aktualisht, vetėm 30 pėrqind e personave qė vuajnė nga tensioni i lartė trajtohen me diuretikė. Shkencėtarėt thonė se nėse arrijnė qė ky numėr tė ngrihet nė 50 pėrqind, kjo do tė shpėtonte jetė njerėzish dhe do t’i kursente ekonomisė ēdo vit miliarda dollarė. //ad//


Kortezi e "Zerit te Amerikes"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.