Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 137 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Letersi :: Mjegull e rėndė nė Letėrsi dhe artet e tjera
Postuar nga: Bajri

Letersi Tani duken vetem majat mė tė larta, aq sa arrdhjet e reja nė letėrsi dhe arte kanė mbetur plotėsisht nė hije, nga mjegulla qė ėshtė mbeshtjellė si kulpėr qė prej fillimit e deri sot. Rruga nuk ėshtė aspak tradicionale, nuk ka pasur as nuk ka simetrinė e zhvillimeve tė letėrsisė botėrore.



Murtaja

Tym’ i mbushur me farmak,
I ra malit mes pėr mes.
Nė mėngjes nė asnjė varg,
S’kishte mbetur asnje lule.


Kur Viktor Hygo botonte romanin e tij tė parė, “Katedralja e Parisit”, Gėte shkruante: “Ēfarė ėshtė ky shkrimtar i ri qė i pėrdor nė kėtė mėnyrė personazhet e tij, sikur te ishin figurina plasteline?” Nė tė vėrtetė Gėte gabonte atbotė me shkrimtarin e ri, qė mė vonė do tė bėhej ndėr mė tė mėdhenjtė e tė gjitha kohėrave. Padyshim Hygoi ishte i tillė qė nė romanin e tij tė parė, por si gjithmonė bota e letrave nuk tė pranon shumė lehtė nė radhėt e saj. Ky ėshtė njė ndėr shembujt e shumtė qė mund tė pėrmendet, paēka se historia e letėrsisė botėrore ėshtė e mbushur fund e krye me shembuj tė tillė. Pėr askėnd kjo rrugė nuk ka qenė e lehtė, pėrkundrazi, ėshtė e mbushur me mospranime, me injorim, me heshtje, me vuajte dhe sakrifica tė pashoqe. Merreni jetėn e secilit prej shkrimtarėve, poetėve, mendimtarėve mė tė shquar tė njerėzimit. Asnjeri nuk e ka gjetur rrugėn tė shtruar me dafina lavdie, e gjithė jeta dhe vepra e tyre ka kaluar nėpėr njė kalvar tė gjatė vuajtjesh dhe pėrpjekjesh titanike.

Themelet e Letėrsisė Shqiptare

Po tė pėrpiqemi tė heqim nje paralele me shkrimtarėt shqiptarė, ndoshta ėshtė paksa e vėshtirė tė gjejmė simetrinė e asaj qė u tha nė krye. E thėnė ndryshe, historia e letėrsisė shqiptare ėshtė krejt e re, krejt e ndryshme, krejt e vecantė, pėr tė pasur ngjashmėrinė mė tė vogėl me ato zhvillime tė historisė sė letėrsisė botėrore. Megjithatė ngjasime ka, por ato janė shumė tė vogla, ndoshta ngjashmėria ka filluar tė duket vetėm kėto vitet e fundit.
Letėrsia shqiptare ėshtė krejt e re, sepse veprat mė tė rėndėsishme tė saj u shkruan vetėm gjatė shekullit te xx. Pushtimet e gjata, lufta pėr ekzistencė e kombit tonė, terri i gjatė mesjetar, lanė gjurmė dhe hendeqe tė mėdha, sa do tė ishte shumė e vėshtirė qė ato humnera tė mbusheshin, dhe tė lulėzonte fjala dhe letėrsia shqiptare. Megjithatė fjala shqipe u ruajt, ajo u pėrcoll brez pas brezi, mė shumė nė kujtesėn dhe folklorin shqipar, se sa nė librat e shkruar. Periudha e Luftės pėr Pavarėsi pėrkon me fillimet e zhvillimeve mė interesante nė Historinė e Letėrsisė Shqiptare. Kėtu nuk ėshtė vendi pėr tė thėnė ato qė dihen. E gjithė kjo vlen pėr tė paraqitur asimetrinė e zhvillimit tė letėrsisė shqiptare, me atė botėrore. Kur nė letėrsinė botėrore nuk tė pranonin lehtė pėr arsye etike, egoje, stilistike, rryme letrare, nė Shqipėrinė e asaj kohe ishte e vėshtirė tė shkruaje nė shqip, edhe pse gjuha shqipe ishte njė ndėr gjuhėt mė tė vjetra tė Europės. Pionerėt e fjalės shqipe duhej tė luftonin edhe me politikat e pushtuesve tanė, ata duhej tė benin edhe shkrimtarin, edhe dijetarin, edhe patriotin, edhe prijėsin popullor. Megjithatė ardhja e tyre nė letėrsi ishte shumė mė e lehtė, sepse vendet nė letėrsinė tonė ishin pothuajse bosh. Prandaj edhe sot e kėsaj dite, nga ajo periudhė pėrmenden edhe shkrimtarė dhe poetė qė nuk kanė ndonjė vlerė tė rrallė artistike, por fakti qė letėrsia shqiptare kishte mė shumė nevojė pėr emra, se sa emrat e tyre pėr letėrsinė, duket se kanė mbetur si njė dėshmi qė nuk mund tė kundėrshtohet lehtė. Por ardhja e Ndre Mjedės, Naimit, Fishtės Koliqit, Konicės, pėr mua dhe shumėkėnd besoj, emrat mė tė spikatur nė krejt letėrsinė shqipe, hodhi themelet mė tė forta qė mund tė mendohet pėr njė letėrsi tė vėrtet europiane dhe perėndimore. Them europiane, sepse Shqipėria ėshtė ne Europė, them perėndimore, se Shqipėria duhej vėrtet tė kishte atė orientim qė po merr edhe sot, atė perėndimor. Vepra e tyra ka ngjyrimet mė tė mira kombėtare, ka stilet dhe format mė tė mira tė letėrsisė botėrore, ata krijuan shtratin mė tė mirė qė mund tė krijohej pėr zhvillimet e mėvonshme tė letėrsisė sonė. Edhe brezi i mėvonshėm i krijuesve tanė e kishte mė tė lehtė tė punonte mbi kėto themele, tė vazhdonte ngritjen e vazhdueshme tė fjalės sė shkruar shqipe. Pikėrisht kjo ėshtė arsyeja pse ai brez i rrallė i krijuesve erdhi dhe mbeti kėtu, i shkruar me gėrma tė arta nė fjalėt e shenjta tė shqipes.
Oda e Letrave duhej mbushur, ajo kishte vetem themelet. Filluan tė vijnė me radhė, njė brez tjetėr, i shkolluar kryesisht nė perėndim; emrat mė tė spikatur tė atij brezi mbetėn padyshim Ēabej i madh dhe Lasgushi. I pari do tė lėronte gjuhėn shqipe me njė dashuri tė pashoqe, do tė shpaloste para krejt botės shqiptare dhe shkencės botėrore se Gjuha Shqipe ėshtė njė ndėr gjuhėt themelore tė njerėzimit, se fati dhe udhėkryqet e historisė botėrore dhe rajonale na kanė lėnė kaq nė hije. Ndėrsa i dyti do tė bėhej dhe do mbetej edhe sot e kėsaj dite, simbol i romantizmit shqiptar. Zor se ka njė shqipėtar qė ka mėsuar abetaren, dhe nuk i di emrat e kėtyre korifejve te rrallė tė fjalės shqipe. Kėtu unė pėrmenda disa emra, ata qė pėrbėjne kodin tim etik dhe moral, pėr tė cilėt unė nuk guxoj tė dyshoj pėr asnjė moment. Deri kėtu, me emrat e rrallė tė shqipes qė pėrmenda, si dhe me shumė tė tjerė, letėrsia shqiptare ka qenė tepėr bujare, ose mė mirė ata janė njėsuar me vetė kėtė letėrsi, janė bėrė njėsh me tė, sa kur pėrmenden emrat e tyre, ose kur pėrmendet letėrsia, nė mendjen tonė ne nuk do ishim nė gjendje tė bėnim njė ndarje: Ku mbaron shkrimtari, dhe ku fillon letėrsia.

Realizmi Socialist

Nė mesin e viteve 50’, pėr krejt letėrsine shqipe kemi zhvillime tė vrullshme cilėsore, shumė pozitive nė njė anė, por edhe shumė tė mbrapshta dhe negative pėr njė letėrsi shumė tė re. Ato kohė qė po pėrvijohej letėrsia e madhe, po merrte format dhe trajtat e njė tribune tė vėrtetė mendimi pėr zhvillime shumė tė mbara nė historinė kombėtare, pikėrisht atėherė, ndoshta nė ēastin mė tė rėndėsishėm tė kėtyre zhvillimeve, lind e ashtuquajtura “Letėrsi e Realizmit Socialist”, njė doktrinė kjo shumė djallėzore, ndoshta mė djallėzorja qė ėshtė importuar ndonjėhere si mendim kritik dhe estetik pėr njė komb me njė letėrsi kaq tė re. Eshtė e tepėrt tė sillen shembuj tė persekutimit tė shkrimtarėve, studiuesėve, poetėve; e zhdukjes dhe mallkimit tė veprave tė tyre; e cilėsimit armik dhe dekadent, e tjetėrsimit tė vlerave tė vėrteta artistike, estetike, kombėtare. Dėmi ėshtė kolosal; Fishta, Konica, Kuteli, Poradeci e shumė tė tjerė mbulohen me pluhurin e harresės, tė tjerė edhe dėnohen, shembulli mė tipik ėshtė Kasem Trebeshina, shumė prej tyre edhe arratisen pėr t’i shpėtuar pėrndjekjes si Arshi Pipa, Martin Camaj, ndėrsa pjesa tjetėr vendos tė bėjė kompromisin e madh njerėzor: Tė mbijetojnė duke e pranuar “Realizmin Socialist” si ideologji krijuese. Se ēfarė letėrsie u krijua besoj se tė gjithė e dinė, njė letėrsi monstėr, laborator qė pėrpiqej tė krijonte “Njeriun e Ri” sipas porosisė sė Partisė, tė krijonte mite tė reja, ideale tė reja, dhe mbi tė gjitha t’i kthente shkrimtarėt dhe artistėt nė “ndihmės tė Partisė nė edukimin komunist tė masave”. Por a mbizotėroi kjo rrymė letrare, qė pėr mendimin tim nuk e meriton as tė quhet letėrsi? A arriti ajo tė krijojė ndonjė vlerė? Unė do thosha se e gjithė kjo duhet parė nė njė mėnyre tjetėr. “Realizmi Socialist” ishte platforma, plani, projekti. Por qė nė thelb ishte i dobėt, krejt i dėshtuar. Nuk mund tė dalė asnjė ide, ideologji, platformė, manifest kundėr zhvillimeve tė natyrshme historike dhe njerėzore. Eshtė e vėrtetė se ato ndikojnė, lėnė gjurmėt e veta, por kurrsesi nuk arrijnė tė kthehen nė themel, nuk mund tė bėhen kurrsesi pjesė unike e pėrfundimtare e vetėdijes krijuese. Shembuj tė tillė ka plot njerėzimi, me periudhat e errėta tė historisė sė tij, qė nga bizanti, mesjeta dhe kryqėzatat, fashizmi, komunizmi, e deri tek terrorizmi i sotėm. Asnjėherė kėto ideologji, pra as “Realizmi Socialist” nuk ka arritur te bėhet pjesė e vetėdijes sė popujve. Pra edhe tek ne nuk kishte gjasa tė ndodhte ndryshe. Gjatė kėsaj periudhe u krijuan vepra tė rėndėsishme, nė Letėrsine tonė erdhėn krijues me vlera tė jashtzakonshme. Emrat e Kadaresė dhe Agollit, njėri shkrimtar qė ka lėnė gjurmėn mė tė thellė nė krejt letersinė shqiptare, dhe tjetri njė ndėr poetėt mė tė mėdhenj tė poezisė shqipe.Gjuhėtare, shkrimtarė, poetė, megjithėse ishin tė vėzhguar me lupė nga Partia dhe Sigurimi, megjithėse “Realizimi Socialist” u rrinte si shpata e Demokleut mbi kokė, ata pėrsėri arritėn tė krijojnė vepra tė rėndėsishme, arritėn tė gjejnė shtigjet e komunikimit me pararendėsit e tyre, e ngritėn gjuhėn shqipe nė nivele tė reja, dhe mbi tė gjitha mund te thuhet se letėrsia shqiptare arriti tė mbijetojė. Megjithėse shumė e ndrydhur, megjithėse shumė e cunguar. E parė nė kėtė kėndvėshtrim, nuk mund tė thuhet se “Realizmi Socialist” krijoi ndonjė vlerė, por mund tė thuhet me plot gojėn, se toka ku po zhvillohej kjo letėrsi ishte shumė pjellore, kombi yne ishte nė shekullin e rilindjes, e realizimit tė aspiratave te tij, kėshtu qė nuk mund tė ndodhte ndryshe; po krijohej edhe letėrsi e vėrtetė, po mbeteshin edhe vepra shumė tė rėndėsishme. Ai pra, “Realizmi Socialist” nuk po arrinte tė ndalonte tė shkruheshin vepra tė mira, tė krijoheshin personalitete tė reja, tė rritej Letėrsia e Vėrtetė. Kėshtu nė letėrsinė shqiptare erdhi njė plejadė e tėrė shkrimtarėsh, poetėsh, kritikėsh, u shkruan romane, novela, tregime, poezi, drama; u krijua mė nė fund pamja e vertetė e asaj ēfarė duhej tė ishte, letėrsi e plotė, e denjė edhe pėr pėrfaqėsime ndėrkombėtare. Por kjo e parė vetėm nė planin e atyre veprave dhe autorėve qė arritėn tė pėrbirojnė nėpėr labirinthet e njė censure te pashoqe, diku e veshur me rroben e nje nacionalizmi naiv, diku tjetėr me periudha te ndryshme kohore, herė herė e shtrirė dhe e bėrė njėsh me drejtėzėn e kėtij Realizmi. Po tė merret krijimtaria e secilit autor, gjithmonė mund tė gjesh gjėra shumė tė mira, fundja e vetmja mėnyrė pėr tė bėrė letėrsi ishte fjala, fjala ishte shqip, dhe shqipja po merrte pėrmasėn e vet reale. Prej kėsaj mund tė arrihet nė kėtė pėrfundim:

Realizmi Socialist ishte dhe mbetet kostumi mė i keq qė mund t’i vishet njė letėrsie, prandaj dhe kjo e fundit i shpėrtheu limitet e saj duke fituar mbi kėtė metodė pėrēudnuese.

Ndoshta pikėrisht kėtu duhet tė ndalemi pėr tė shpjeguar shumė dukuri dhe kahje tė zhvillimit tė letėrsisė tonė. E parė kjo nė marrėdhėniet krijues -letėrsi. Qė tė quheshe shkrimtar dhe poet nuk ishte shumė e rėndėsishme se ēfarė kishe shkruar, ēfarė vlere tė re kishe sjellė. Mjafton tė shkruaje dy - tre poezi, mjafton qė ato tė botoheshin, dhe mbi tė gjitha, para se tė ndodhte kjo duhej detyrimisht tė kishe biografi tė mirė politike, dhe shpalleshe pa dyshimin mė tė vogėl poet ose shkrimtar, sipas rastit. Kjo metodė i duhej medoemos Realizmit Socialist; me kėtė ti vazhdoje tė rriteshe nėn diktatin e saj, ajo tė ofronte edhe disa privilegje, mund tė gjeje njė punė nė kryeqytet, mund tė vije perfundimisht nė Tiranė, mund edhe tė filloje tė bėje karrierė nė administratėn shtetėrore, gjė e cila ishte vėrtet shumė mikluese pėr njeriun shqiptar tė asaj periudhe. Nė kėtė mėnyrė ti do mbeteshe detyrimisht rob i asaj metode, do vazhdoje tė shkruaje pėr Partinė, nė rastin mė tė mirė, dhe nė rastin mė tė keq, mund tė keqpėrdoreshe kundėr kolegėve tė tu shkrimtarė. Shumė arritėn tė mbijetojnė, arritėn tė shmangin me lezet kėto pranga tė rralla pėr natyrėn krijuese njerėzore, ata krijuan ato vepra qė pėrsėri mbetėn nė fondin mė tė mirė tė kėsaj letėrsie. Tė tjerė ranė plotėsisht pre e kėsaj metode pėrēudnuese, e theksoj pėrēudnuese sepse nuk mund te ketė fjalė mė tė saktė pėr tė treguar karakterin e saj, aq sa krejt vepra e tyre mbetet diku dy - tre libra me poezi krejt tė dobėta, diku ndonjė roman per Njeriun e Ri, dhe shumė spiunime kolegėsh, shume fjalė tė shkruara nga ata nė dosjet e secilit prej krijuesėve tė letėrsisė sonė. Por e gjithė kjo nuk mbaron kėtu, e keqja e saj nuk ishte thjesht nė kėtė plan. Unė them se e keqja mė e madhe ėshtė diku tjetėr, ndoshta mė e madhe se sa mund tė mendohet. Eshtė fjala pėr modelet letrare, pėr standartet qė po krijoheshin. Sė pari, krijuesit shqiptarė nuk mund tė pėrdornin si model emrat mė tė spikatur tė traditės sonė, sepse autorėt e tyre dhe vepra cilėsohej dekadente, armike, e vjetėruar, dhe sė dyti modelet e reja ishin krejt tė cunguara, tė mangėta, temat ishin gjysmake, fjalori po ashtu, censura ishte mbytėse. Edhe nga letėrsia botėrore ishte shumė e vėshtirė tė shikoje modele dhe standarte, anipse njė pjesė e mirė e kryeveprave tė letėrsisė botėrore u botua nė shqip, sigurisht edhe kjo e seleksionuar nga redaktorėt e devotshėm partiakė.
Kėshtu u krijuan modelet mė tė kėqija tė njė letėrsie krejt tė dobėt, pa nerv dhe nivel, ku duhej te ishin detyrimisht heronjtė positive: komunistėt, partizanėt, sekretarėt e Partisė, oficerėt e sigurimit, dhe personazhet negative: kulakėt, armiqtė e emėruar tė Partisė dhe tė popullit, klasat e pėrmbysura. Eshtė e tepėrt tė pėrmendet kėtu kjo lloj letėrsie, nė tė vėrtetė ajo tashmė nuk ka asnjė vlerė, pėrveē faktit qė ėshtė e shkruar nė gjuhėn shqipe. Kėto modele filluan tė imitohen nė masė nga letrarėt pa talent, sepse ishte shumė e thjeshtė pėr ta shkruar kėtė lloj ēorbe. Filluan tė shpallen kėshtu poetėt dhe shkrimtarėt me radhė, gjithkush qė arrinte tė shkruante ndonjė vjershė, tė shkruante ndonjė tregim ose novelė, mjaftonte tė kishte atė fillin e “kuq” qė orientonte kjo metodė. Kjo gjendje, kjo paranojė, arriti kulmin nė vitet 70-90’, aq sa nga kjo periudhė sot trashėgohen nė analet e Bibliotekės Kombėtare sasia mė e konsiderueshme e dokumentuar e librit shqip. Nuk do ia vlente tė shkruaje qoftė edhe njė rrjesht tė vetėm pėr kėtė periudhė, nėse nuk do kishte shumė ndikim nė krijimin e standarteve, dhe nuk do tė shėrbente shumė pėr keq nė nivelimin e vlerave tė vėrteta artistike. Ndoshta kjo gjendje erdhi edhe si pasojė e nevojės sė individit shqiptar pėr tė siguruar njė ekzistencė, pėr tė arritur tė bėhet dikushi nė jetė, pėr t’iu shmangur atij ferri provincial ku gjendej.
Por atėherė ēfarė mbetet nga kjo periudhė? Do ishte shumė naive tė thuash se nuk mbetet asgjė. Por duhet tė jepet e plotė ajo tablo, duhet tė pėrftohet i saktė pėrfytyrimi pėr atė “Ushtri” tė madhe qė merrej me letėrsi. Nė kėtė periudhė pėrfshihen tė gjithė, aty janė edhe Gjeneralėt e vertetė te letrave, talentet e rralla dhe virtuoze tė fjalės shqipe, shkrimtarėt qė arritėn tė shkruajnė ndoshta veprat mė tė rėndėsishme nė krejt letėrsinė shqipe, emrat e tė cilėve ėshtė e tepėrt tė pėrmenden, sepse identifikimi i tyre tani bėhet me vetė kėtė letėrsi, aty janė edhe ata qė nuk meritojnė tė quhen as ushtarė, ajo masa e madhe e shkruesve pa asnjė vlerė tė vertetė, qė pėr fat tė keq nuk ėshtė se ishin vetėm nė letėrsi. Kjo gjendje pothuajse ishte nė tė gjitha fushat e artit shqiptar, si nė film, muzikė, pikturė, gazetari etj. Nė thelb Realizmi Socialist kishte nivelimin e vlerave, unifikimin, shabllonin, kėshtu qė krijohej ideja qė tė gjithė janė tė barabartė, tė gjithė duhej tė kishin merita, tė gjithė ishin njėsoj.
Shumėkush me tė drejtė do tė thotė: po Kritika ? Ēfare bente Kritika? A ka pasė nė tė vėrtetė Kritikė nė Shqipėri? Po, ka pasur. Por nė tė vėrtetė Kritika ishte bėrė pjesė e po kėsaj metode, pra e Realizmit Socialist. Ajo mė shumė se gjithēka ishte orientim, ishte leje pėr tė shkruar pėr X shkrimtar ose poet. Nėse njė poezi mund ta shkruaje edhe pa kėtė leje, njė kritikė pėr njė vepėr tė botuar nuk mund ta shkruaje kurrsesi. Prandaj ndoshta u shpikėn lejet e famshme krijuese, pėr ta pasur mė mirė nėn mbikqyrje masėn e madhe tė poetėve, shkrimtarėve, kritikėve, artistėve nė pėrgjithėsi.
Deri nė kėtė moment kemi njė vėshtrim tė pėrgjithshem, mbi disa fakte tė njohura, qė shpesh pėrpiqen t'i injorojnė shumė nga krijuesit. Jo pa qėllim kėtu nuk janė pėrmenduar emra, nuk janė cituar vepra, nė njė farė mėnyre veprat e mbetura dihen, dhe ato qė thjesht janė tė radhitura nė formė libri, nuk do t’i pėrmendė mė njeri. Ndoshta tingėllon paksa e rėnde kjo qė po them, por ky ėshtė realiteti; shumė prej autorėve thellė-thellė nuk do donin t’i kishin shkruar ato qė kanė shkruar.
Kur flitet pėr letėrsine shqiptare, padyshim njė vend kryesor zė edhe ajo pjesė e kėsaj letėrsie qė ėshtė shkruar jashtė kufijve zyrtarė tė Shqipėrisė. Dhe kjo ėshtė shumė e lidhur me vetė historinė e kombit tonė. Ato fenomene qė kanė ndodhur nė letėrsinė e fillimshekullit, kanė ndodhur pothuajse me njė ngjashmėri simetrike edhe nė letėrsinė e zhvilluar nė Kosovė, por kjo e zhvendosur nė kohė. Edhe atje, njerėzit e letrave, kanė qenė tė detyruar tė bėjnė dhe tė shėrbejnė nė shumė detyra pėr popullin e tyre. Ata janė detyruar tė bėjnė mendimtarin politik, poetin, prijsin, shembullin, politikanin. Kjo letėrsi ėshtė e mbushur me njė dashuri tė pashoqe pėr Atdheun, pėr simbolet kombėtare, ajo kishte njė mission tė qartė. Duhej mbajtur gjallė gjuha, duhej pasuruar, njėsuar. Mbi tė gjitha duhej tė ngulitej mirė nė ndėrgjegjen e atij populli se shqiptarėt janė njė komb, dhe padrejtėsitė historike janė vetėm tė pėrkohshme, ato nuk mund tė jenė tė pėrjetshme. Shembuj ka plot dhe emra tė tillė si Ukshin Hoti, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Sabri Hamiti janė vlerė e patjetėrsueshme e kulturės sonė kombėtare nė pėrgjithėsi, e politikės, dhe sidomos e letėrsisė shqiptare. Ndodhi pikėrisht ajo qė thotė Artur Shopenhauer nė essenė e tij “Mbi gjeniun” se njerėzit e mėdhenj lindin nga nevoja e njė populli pėr udhėheqės shpirtėror. Dhe nuk mendoj se ka udhėheqės mė tė mirė shpirtėror pėr njė popull se sa shkrimtarėt, poetėt, mendimtarėt. Mendoj se vepra e autorėve shqiptarė pikėrisht pėr kėtė arsye ka vlerėn mė tė madhe, fundja ky ishte dhe mbetet akoma misioni suprem i krejt krijuesve dhe njerėzve tė mendjes nė Kosovė, dhe nė krejt hapėsirėn shqiptare.

Tė rivijmė tek fundvitet 90’

Nė kėtė gjendje ku ndodhej mendimi estetik mbi letėrsinė, problemet e saj, e parė ngushtė kjo edhe me problemet qė po kalonte vendi, kėndej e andej kufirit dhe krejt hapėsira shqiptare, sigurisht vėmendja nuk mund tė pėrqėndrohej nė problemet e mėdha tė letėrsisė. Para njerėzve tė mendjes tani dolėn probleme tė tjera, mė madhore, si tė thuash njė komb i tėrė duhej orientuar. Me rėnien e Murit te Berlinit, shumė mendėsi ranė, shumė njerėz gjendeshin nė udhėkryq, edhe pėr arsye ideologjike, edhe pėr arsye ekzistence, edhe pėr zgjidhjet politike qė do tė jepeshin. Ata mė tė menēurit e gjetėn orientimin, mendjen e kishin tė ndriēuar se ēfarė duhej bėrė. Tė menēurit ruajtėn ekuilibra brilantė, nuk ranė nė hullinė e klaneve politike. Shembulli mė tipik ėshtė mė i shquari i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai u ngrit mbi tė gjithė, doli edhe mbi vetveten, tregoi se vetėm maturia dhe urtia ėshtė shpėtimi ynė, se kacafytja dhe urrejtja na kishin sjellė nė kėtė pikė ku jemi. U largua pėr njė moment, pėr tė qenė i pėrhershėm kėtu, heshti pėr njė moment, pėr tė lėnė pak kohė sa tė shfrynin mllefet e mėdha. Pastaj pak e ngapak, rierdhi duke folur gati me njė gjuhė hyjnore pėr paqe mes shqiptarėve, foli pikėrisht atėherė kur duhej pėr tė ngritur dhe ndriēuar rrugėn e lirisė pėr pjesėn tjetėr tė kombit. Fundja ēfarė duhet tė bėjė mė shumė se kaq njė shkrimtar? Thjesht, ai ka marre pėrmasat e njė Udhėheqėsi Shpirtėror.
Duke mos dashur tė largohem nga ajo pėr tė cilėn po shkruaj, problemet e mėdha tė letėrsisė filluan pikėrisht nė kėtė kapėrcyell epokash. Po rikujtoj atė qė u tha me lart, letėrsia mbeti plotėsisht nė plan tė dytė, pėr shumė arsye qė dihen. Meqenėse shumė gjėra duket se tani po marrin rrugėn e zgjidhjes, megjithėse e gjithė jeta shqiptare ka nje ritėm shumė tė lartė zhvillimi, do tė ishte shumė e nevojshme tė shihen me mė shumė vėmendje kėto probleme. Nė thelb ky ka qenė edhe qėllimi i kėtij shkrimi. A mos ėshtė tani momenti tė kuptojmė se cilat janė kahjet e zhvillimit tė kėsaj letėrsie? Cilat janė rrymat, stilet, metodat, emrat qė po vijnė? Sigurisht, kėtu nuk ėshtė objekt, as qėllim qė tė studiohen kėto dukuri, unė nuk do ta merrja njė pėrgjegjėsi tė tillė. Kjo sė pari duhet tė jetė objekt i studiuesėve tė letėrsisė, i personaliteteve tė saj, i kritikėve, sidomos i kritikėve, qė pėr ēudi ata janė zhdukur, heshtin, dhe ai qė hesht ėshtė mė keq se gjithkushi. Gjendja ėshtė e mjerueshme. Shikojeni pėr njė moment se ēfare ndodh; me mijėra libra tė botuara ēdo vit, nje turli “veprash” nga emra tė njohur dhe tė panjohur, kanė vėrshuar me mijėra letrarė nga ēdo cep i Shqipėrisė. Sigurisht nė mes tė gjithė kėsaj prurjeje kaq tė madhe, ka edhe vepra shumė tė mira, por kėto vepra as qė arrijnė tė evidentohen, ato humbasin nė kėtė fushė tė madhe, ku rriten tė gjitha llojet e bimėve qė ka natyra, aty ėshtė edhe egjra, trėndafili dhe gjembi. Shumė lehtė egjra dhe gjembi do t’ia marrin frymėn trendafilit, ndoshta nga kjo fushė gjigande do te jetė shumė e vėshtirė tė shpėtohet gjė Por e gjitha nuk mbaron ketu, fatkeqsisht. Pėrsėri nė radhė tė parė janė ata qė asnjėherė nuk kanė sjellė asgjė tė re pėr kėtė letėrsi. Janė ata tė pėrditshmit, ata qė rrinė pas politikanėve, pas shpinės sė tyre, ata qė nuk lėnė rast pa shkruar pėr njeri-tjetrin, shpesh herė edhe me hile, duke i thurur lavde njėri tjetrit, duke shkruar vetėm pėr njėri tjetrin, nė njė aleance tė heshtur, hileqare. Thjesht ata qė nuk janė nė klanin e tyre, ata i injorojnė me heshtje, me pėrēmim, duke spekulluar edhe mė shumė pas shpine. Pa marrė kėtu aspektin e botimit, e shtėpive botuese, qė janė kthyer thjesht nė biznese tė vogla e tė mėdha, qė spekullojnė rregullisht me autorėt, duke botuar gjithcka qė u ofrohet nė shkėmbim tė njė grushti me para. Ata nuk kanė asnjė strukturė redaktuese, asnjė referencė vlerash, asnjė lloj etike nė pėrzgjedhjen e librave qė botojnė. Spekullimi nuk ėshtė vetėm nė aspektin e librit shqip, por edhe i atij tė huaj qė vjen nė gjuhėn shqipe. Pėrkthyes tė rėndomtė pėrsėri spekullojnė rregullisht me veprat e autorėve tė mėdhenj botėrorė, fundja suksesi ėshtė i garantuar nga emri i madh i autorit. Rezultati? Eshtė krjijuar njė standard tepėr i ulėt, mediokėr, sa kushdo qė merr njė libėr tė lexojė, atė tė ēfarėdoshmin qė i bie nė dorė, i duket kryevepėr, dhe mendon se qenka shumė e thjeshtė tė shkruash poezi, tė shkruash roman, tė bėsh tregim. Mjafton tė vargėzosh, mjafton qė tė kesh para dhe mund tė botosh, boll qė botuesi tė tė marrė disa mijėra lekė pėr librin me tirazh 500 kopje.

Gjendja e vėrtetė e krejt artit, dėshpėruese.

Kjo gjendje nuk ėshtė vetėm nė letėrsi, por nė krejt artin shqiptar, si psh nė muzike, sidomos nė muzikė. Njė masakėr e vėrtetė po ndodh me kėngėn shqiptare. Me dhjetra tė ashtuquajtura “shtėpi diskogafike” nxjerrin ēdo ditė nga njė dyzinė me kėngėtarė kabaresh, mejhanesh, sarhoshė qė kėndojnė pėr dy grosh kėngė tė tipit “mė shtypi mercedesi”. Fėmijėt tanė qė po rriten dėgjojnė nga mėngjesi nė darkė si nė njė agresion tė paparė kulturor kėngė greke, sllave, turke, egjyptiane tė pėrkthyera nė shqip dhe tė kėnduara pa asnjė nivel, por mediokritete tė neveritshme. Me tė drejtė atėherė fėmijėt tanė nesėr mund tė mos e njohin fare muzikėn shqiptare…
Pėrsėri nuk mbaron kėtu. Njė lumė i paparė mediash tė shkruara dhe elektronike, ndoshta mund tė zėmė vendin e parė nė botė nė raport me popullsinė pėr sasinė e tyre, ēdo ditė “sulmojnė” dėgjuesin dhe lexuesin shqiptar me turlinė mė tė frikshme mediatike, fjalor, propagandė, muzikė, pornografi, horror, humor pervers, dhe mbi tė gjitha njė deformim i frikshėm i fjalės shqipe. Dhe e gjitha kjo nė emėr tė njė lirie, qė fatkeqsisht nuk jemi nė gjendje ta administrojmė. Sigurisht, nėpėr gjithė kėtė zulmė tė madhe, ka edhe gazeta serioze, radio dhe tv te mira, siē ka edhe krijues tė devotshėm dhe njerėz tė pėrkushtuar qė punojnė dhe shqetėsohen. Por e gjithė puna e tyre shkon dėm, sepse edhe sot e gjithė ditėn tė gjitha gjėrat vazhdojnė tė jenė ashtu si njė ditė mė parė, ne vazhdojmė tė jemi nėn kėtė agresion tė paparė kulturor, nė emėr tė njė lirie tė ēmerituar.

Pėrfundime

Si njė pėrfundim logjik, mund tė thuhet me plot gojėn se si nė diktaturė, ashtu edhe nė demokraci, arti nė pėrgjithėsi, dhe letėrsia nė veēanti janė seriozisht tė rrezikuara. Siē duket e gjithė kjo ndodh sepse nė rastin e parė mungon krejtėsisht liria, ndėrsa nė rastin e dytė nė emėr tė lirisė spekullohet deri nė neveri. Se ēfarė duhet bėrė besoj se gjithkush e di, sė pari ata emra tė njohur tė kulturės kombėtare, akademikė, shkrimtarė, publicistė, gjuhėtarė, sociologė, muzikologė. Jam i ndėrgjegjshėm se kjo punė nuk zgjidhet me njė artikull, as me dy, as me dhjetė tė tillė. Por njė debat i gjerė duhet tė fillojė, tė pėrpiqemi tė krijojmė njė klimė mbytėse pėr dukuri tė tilla, tė ngrejmė njė sistem vlerash sa mė perfaqėsuese, tė kemi pika referimi pėr ato vlera mė tė mira kombėtare qė kemi trashėguar nė art dhe letėrsi, ashtu edhe tė pėrpiqemi tė marrim mė tė mirėn nga kultura e gjerė botėrore. Pėrndryshe nuk do na falin as fėmijėt tanė, le mė brezat e mėvonshėm qė rrezikojnė njė dėmtim tė pariparueshėm pikėrisht nė atė qė quhet identitet kombetar.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.