Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ec e bridh ngado, por shtėpinė mos e harro
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 145 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Sport :: Te ngresh peshe nje komb
Postuar nga: Albo

Sport Si ndryshoi menjehere jeta e nenkampionit te botes. Pritja si hero ne Rinas dhe dhuratat. Kryeministri i fal nje apartament, ndersa te gjithe kane nxituar te shperblejne kampionin e madh. Per te mos u perseritur me historia e dhjete viteve te fundit

nga Kostandin Grillo


Kryeministri Shqiptar Nano me Ilir Sulin

Jeta e Ilir Sulit duket se ka marre shume peshe nga shtanga qe e ngriti lart nje jave me pare ne Varshave. Nenkampioni i Botes eshte pritur gati si hero ne aeroportin Nene Tereza te Rinasit, ka pushtuar kronikat televizive dhe faqet e para te gazetave te gjithe vendit, ka hyre menjehere ne axhenden e takimeve te zyrtareve me te larte te shtetit dhe i eshte dhuruar vec te tjera edhe nje apartament ku fqinje do te kete diplomate, politikane, ministra dhe nje ish President. Qysh prej nje jave peshengritesi energjik po konsiderohet thuajse si nje hero kombetar. Thuajse, pasi per ta quajtur vertet te tille i mungojne 300 grame, aq sa e ndane nga podi me i larte i gjithe rruzullit. Por megjithese pa to, jeta e Ilir Sulit tashme ka ndryshuar plotesisht. Qysh ate mbremje ne Varshave, kur tifozet e mberthyer perpara ekraneve e shihnin tek varte mbi shpatulla flamurin kombetar dhe ngjitej ne podiumin e larte. Ne Shqiperi brohorisnin edhe nje tjeter gje, vec kilogrameve qe ngrinin lart muskujt e kampionit. Pas shume vitesh te mbushura me dashuri dhe urrejtje per shqiptaret qe ndryshonin emra dhe qanin mbi flamujt e huaj, Ilir Suli ishte me shume se gjithcka. Ishte shqiptari qe nuk i kishte tradhetuar.

Ilir Suli e ka kuptuar i pari impaktin e ri me publikun. Ndoshta kjo ka qene aresyeja qe me tu kthyer nga Varshava, ate te diele ne oren 23.06, deklaronte perpara objektiveve te kamerave: "Kam lindur dhe do te vdes shqiptar". Kane qene castet me spontane te supertalenti, i cili me kete fitore te madhe riktheu edhe nje here besimin sportit te peshengritjes, i cili dukej si i atrofizuar me me largimin e brezit te talentuar te viteve '80. Gjithsesi Suli, duke garuar se bashku me mikun e tij te ngushte, peshengritesin Kafarani, kishte tentuar per me teper ne kete kampionat boteror te mbushur me emocione. Vetem 300 gram, dhe ai sot mund te ishte ne podiumin me te larte, ne vendin e pare te barazvlefshem me kampionin e Botes.

Gara e kampionit ishte nje mekanizem gati perfekt. Lehtesisht ai ka ngritur ne supet e tij 165.5 kg, dhe po keshtu ka ngjare edhe ne proven e dyte, 172.5. Pas shume keshillave te dhena si nga trajneri i tij, Hektor Shaqiri, apo presidenti I Federates se Peshengritjes, Esat Ademi ai ngre 175 kg lehtesisht. Shqiperia vishet e tera me argjend dhe ai duke u perlotur nga emocionet e shumta, ben nje shenje perpara publikut te shumte: tregon me dore bluzen e tij ku ishte shkruar "Albania". Suli eshte i vetmi peshengrites i cili doli ne podiumin e nderit me flamurin kombetar te hedhur kraheve.

Qe ne Varshave ishte projektuar triumfi I madh dhe pritja madheshtore qe do t'i rezervonin Ilir Sulit bashkekombesit duke filluar nga njerezit e thjeshte, sportdashesit, miqte, media por edhe njerezit e biznesit te politikes. E natyrisht qe te gjithe keta e prisnin si nje kampion me te mberritur ne token shqiptare. Madje duke e shperblyer mbase si asnjehere tjeter ne historine e ketij sporti me kaq tradita dhe suksese ne vendin tone. Ndoshta si nej lloj hakmarrje per vitin 1992, kur ne Tirane shqiptaret brohorisnin kampionin Olimpik te Greqise, ndersa Pirro Dhima, u prit se askush tjeter ne Athine pas Olimpiades se Barcelones. Pjesa me e madhe e shtetareve arriten te ndryshojne axhendat rutine te puneve te perditshme per te pergezuar nenkampionin e Botes. Madje kryeministri shqiptar Fatos Nano nuk hezitoi por i dhuroi Sulit nje apartament. Gjestin e numrit nje te ekzekutivit e pasuan edhe shume shperblime me ndryshime te cilat ne nje fare menyre duan te inkurajojne te gjithe sportistet e talentuar te peshengritjes shqiptare. Pasi Suli e Kafarani, jane vetem dy nga talentet e medha. Me te rinjte, si Ermand Qerimaj, Kampioni i Evropes per paraterinj, Armando Meco dhe Endri Haxhihyseni, te cilet kane fituar disa medalje ari ne aktivitete te ndryshme per moshat e reja, po pergatiten per te triumfuar ne Olimpiaden e Athines me 2004. Pikerisht atje, ku Ilir Suli ka premtuar se pas dy vjetesh do te beje te qe flamuri shqiptar te valevitet. Ne qytetin ku ka lindur Olimpiada dhe ku aktualisht garojne shume sportiste te peshengritjes, te cilet vete Ilir Suli apo edhe pasuesit e tij, i kane patur idhuj ne te shkuaren. Vecse me ndryshimin, se ata ngrene lart nje flamur tjeter, ndersa Suli, ate kuqezi. Sidoqofte, perpara Athines, ka edhe gara te tjera te rendesishme, si Kampionati Boteror ne Kanada vitin e ardhshem, ku mund te flitet shqip njesoj si ne nje prove gjenerale perpara aktivitetit te madh te 2004-es.

E treta e verteta. Kjo shprehje duket se eshte zbatuar e perpikte ne rastin e peshengritesit Ilir Suli, diten e gares qe zhvillohej ne Varshave te Polonise ne kuadrin e Kampionatit te 72 Boteror. Sapo eshte ngjitur ne podiumin e nderit per t'u kurorezuar me medaljen e argjendte te nenkampionit te botes ne peshen 85 kg, ndoshta atij i kane kaluarneper mend, si ne nje film te perseritur, qe te gjitha castet e suksesshme te karrieres. Olimpiada e Sidneit, ku kishte zene vendin e 5, por edhe nenkampion i Evropes ne garat e Sofies, zor se mund te shlyhen nga mendja e ketij kampioni te madh, ndaj te cilit shume here kishin zgjatur duart e tyre per ta bere te vetin edhe disa shtete te tjera. Natyrisht duke ju ofruar shuma qe shumekend tjeter mund ti ndryshonin flamur. Por jo Ilir Sulit. Historia e dhimbshme e dhjete viteve ka treguar se shume raste te sportisteve qe ne momente disi te veshtira per ta ne aspektin ekonomik, zgjodhen nje rruge tjeter: ate te perfaqesimit te nje vendi tjeter. Pirro Dhima, Luan Shabani, Agim Xhelili, Viktor Mitro, Lorenc Goga, etj, tashme jane ngjitur ne podiumin e nderit duke fituar tituj, fame e lavdi, por duke perfaqesuar Greqine.

Pesha e Ilir Sulit ne Shqiperi tashme eshte shume me e rende se shtanga qe i ngriti nje jave me pare ne Varshave. Ai eshte kampioni shqiptar, njeriu qe ka premtuar medaljen e arte ne Olimpiaden e Athines.


Revista Klan


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.