Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mesuesi me i mire eshte pervoja.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 108 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Letersi :: Martin Camaj merr “Pendėn e artė”
Postuar nga: Albo

Letersi Janė ndarė mbrėmė ēmimet “Penda e artė” dhe “Penda e argjendtė” pėr letėrsinė e vitit 2001.

Martin Camaj merr “Pendėn e artė”

Admirina Peēi

Janė ndarė mbrėmė ēmimet nė letėrsi pėr vitin 2001 “Penda e artė” dhe “Penda e argjendtė”. Ky konkurs, pas njė pėrzgjedhjeje tė hollėsishme ka shpallur si prozėn mė tė mirė tė vitit romanin e Fatos Kongolit “Ėndrra e Damokleut”, romani pėrmbyllės i ciklit prej katėr romanesh mbi Shqipėrinė postkomuniste. Ndėrsa libri mė i mirė me poezi ėshtė shpallur libri i poetit Gentjan Ēoēoli me titull “Perimetri i hirit”. Si studimi mė i mirė i vitit ėshtė shpallur studimi “Arti i Rilindjes Shqiptare” me autor studiuesin Ferid Hudhri. Pėr pėrkthimin nga gjuha e huaj nė shqip si pėrkthimi mė i mirė ėshtė vlerėsuar libri me poezi i nobelistit grek Odisea Elitis. Pėr pėrkthimin nga gjuha shqipe nė gjuhė tė huaj ėshtė vlerėsuar pėr kontribut tė vazhdueshėm nė kėtė fushė pėrkthyesi gjerman Hans Joachim Lanksh, i cili ka pėrkthyer Martin Camajn, Ali Podrimen, Azem Shkrelin, etj. Libri mė i mirė i vitit nė letėrsinė pėr fėmijė ėshtė shpallur “Aventurat e Ēapaēulit 2”. Ndėrsa ēmimi i veēantė i akorduar nga Ministria e Kulturės “Penda e Artė” i ėshtė dhėnė Martin Camajt. Vlera e ēmimeve pėr seicilėn fushė ėshtė: ēmimi pėr prozėn mė tė mirė ka vlerėn e 200 mijė lekėve (tė reja), ēmimi pėr librin mė tė mirė me poezi 150 mijė lekė, libri mė i mirė me kritikė, ese, ose studim, 150 mijė lekė, pėrkthimi nga gjuha shqipe nė gjuhė tė huaj, 200 mijė lekė, nga gjuha e huaj nė shqip 150 mijė lekė dhe ēmimi i posaēėm i Ministrisė sė Kulturės Rinisė dhe Sporteve “Penda e Artė” 500 mijė lekė.
Nė ceremoninė e ndarjes sė kėtyre ēmimeve ku merrnin pjesė shumė shkrimtarė e poetė tė njohur, e mes tė cilėve edhe pėrkthyesi gjerman Hans Joachim Lankch. Kontributi i tij ėshtė vlerėsuar nė kėtė konkurs me pendėn e argjendtė pėr pėrkthimet e tij nga gjuha shqipe nė gjermanisht, sikurse edhe anasjelltas. Kjo ceremoni e vlerėsimit tė krijimtarisė mė tė mirė artistike e botuar gjatė vitit 2001, ėshtė vlerėsuar nga kryetarja e jurisė sė kėtij konkursi Floresha Dado si njė nga momentet mė tė bukura dhe mė emocionuese pėr tė gjithė tė pranishmit dhe mjaft tė tjerė qė pėr rrethana tė ndryshme nuk ishin tė pranishėm. “Krijimi i institucionit pėr ēmimin e veprės mė tė mirė tė vitit nga Ministria e Kulturės Rinisė dhe Sporteve mbetet jo vetėm mė i rėndėsishmi nė jetėn artistike, por edhe vlerėsim serioz, respekt pėr mjeshtrit e artit tė fjalės dhe krijuesit e vlerave qė kanė tė bėjnė me shpirtin e njeriut. Duke akorduar kėtė ēmim ne tė gjithė synojmė tė mbajmė gjallė filozofinė e krijimit tė vlerave kundėr shkatėrrimit tė tyre, fisnikėrimin e shpirtit tė njeriut kundėr imoralitetit dhe egėrsisė”,- tha Dado. Pas kėsaj ajo prezantoi edhe tė gjithė emrat mes tė cilėve kjo juri ka arritur tė zgjedhė mė tė mirėt e letrave pėr vitin 2001. “Nė gjininė e prozės mund tė pėrmenden shumė prej krijuesve dhe veprave tė tyre , si “Ėndrra e Damokleut” e Fatos Kongolit, “Rrugėt e ferrit” tė Visar Zhitit”, etj.
Nė gjininė e poezisė fjala poetike e Gentian Ēoēolit “Perimetri i hirit”, “Ngutem tė marr frymė”, i Isakut, “Hyj nė kraharor zoti”, e Valdete Andonit, etj nė gjininė e studimeve ishte e vėshtirė tė zgjidhje mes veprave tė tilla si “Arti shqiptar i Rilindjes”’, i Ferid Hudhrit, nė pasqyrimin e artit tonė vizual kombėtar rrjedhat historike. Po ashtu edhe “Historia e letėrsisė shqiptare pėr fėmijė” e Astrit Bishqemit, etj.
Ndėrsa nė fushėn e pėrkthimeve megjithėse jo tė shumta nė numėr, mund tė pėrmendej pėrkthimi nga greqishtja i Niko Kacalidhės, apo pėrkthimi i Luan Canajt nga frėngjishtja”,- tha Dado..
E megjithėse kishte kohė qė nuk ndihej zėri i pėrkthimeve nga gjuha shqipe nė tė huaj, juria e kėtij konkursi e pa tė arsyeshme tė vlerėsojė pėr kontribute tė veēanta nė fushėn e pėrkthimit tė poezisė shqiptare tek lexuesi gjerman, dhe anasjelltas, pėrkthyesin Hans Joachim Lanksh, si njohės i mirė i shqipes nė pėrzgjedhjen e autorėve shqiptarė, i cili nuk ėshtė influencuar nga politika por ka patur si pikėnisje vetėm kriterin estetik tė vlerėsimit. Mė tej, veē tė tjerash, kryetarja e jurisė Dado, shprehu edhe propozimin qė nė vitin e ardhshėm kėtij konkursi t’i shtohet edhe ēmimi pėr talentin e ri tė vitit
Ndėrsa shkrimtari Fatos Kongoli, fitues i “Pendės sė argjendtė” pėr prozėn mė tė mirė me romanin “Ėndrra e Damokleut”, tha pas ndarjes sė kėtyre ēmimeve se “jam i lumtur qė unė e fitoj kėtė ēmim. Ėshtė ēmimi i tretė qė i jepet romanit tim. Nė fakt, qė nė fillim kisha njė parandjenjė qė romani “Ėndrra e Damokleut” do ta fitonte kėtė ēmim, pasi e ndiej edhe vetė se ai ėshtė njė roman edhe mė i mirė se sa te tjerėt paraardhės tė tij”,- tha Kongoli.

Lankch, nė emėr tė Martin Camajt

Mjaft befasues me shqipen e tij gegėrisht pėrkthyesi i njohur Hans Joachim Lankch, ka folur mbrėmė pėr mungesėn e Martin Camajt, mikut tė tij tė hershėm prej tė cilit mėsoi shumė pėr shqipen. Nė kėtė ceremoni, Lankch ka folur nė emėr tė familjes Camaj, duke sjellė edhe fjalė tė poetit thėnė nė ditėt e fundit tė jetės sė tij. “Meqė zonja Erika Camaj nuk ka pasur mundėsi tė jetė e pranishme kėtu, mė ėshtė lutur mua pėr t’ju komunikuar disa fjalė tė saj. Nė radhė tė parė ajo ju pėrshėndet tė gjithėve dhe mbi tė gjitha ajo e falenderon Ministrinė e Kulturės dhe jurinė e cila Martinit i ka ndarė kėtė ēmim dhe nder tė madh. Mė ėshtė lutur tė lė fjalėn e fundit tė vetė Martin Camajt dhe unė do tė citoj disa fjalė qė janė me tė vėrtetė dhe tekstualisht fjalėt e tij tė fundit qė ai ka shkruar me 7 mars tė 1992, pra pesė ditė para vdekjes sė tij” tha Lankch, duke cituar Camajn: “Tė dashur miq e vllazėn shqiptarė, intelektualė, artistė dhe mbarė populli shqiptar. Pėrshėndetjet e mia ju janė drejtuar tė gjithėve. Gėzohem pa masė se keni vendosė tė vlerėsoni veprėn time. Ky vlerėsimim na afron . Batė burrninė tė mė shtini nė rreshtin tuj, ndonėse tė ndamė pėr njė gjysėm shekulli unė jam i jueji e ju jeni tė mitė… Martin Camaj”. Po nė emėr tė Martin Camajt, pėrkthyesi Lankch ka marrė edhe ēmimin “Penda e artė” qė i ėshtė akorduar tė mirėnjohurit tė letrave Martin Camaj.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.