Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Liri do te thote pergjegjesi. Prandaj pjesa me e madhe e njerezve i friksohen.
--- Shaw

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Ceshtje Kombetare :: Nikolla Gejxh: Nje person i padeshiruar ne Tirane
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Nano e Berisha takohen me shefin e lobit grek nė SHBA, Gejxh, ish-personin non-grata nė Shqipėri


TIRANE, 3 dhjetor - Kryeministri Fatos Nano nė njė takim tė zhvilluar sot me shkrimtarin dhe publicistin amerikan, me origjinė greke, Nikolas Gejxh, vlerėsoi se "marrėdhėniet shqiptaro-amerikane janė nė rrugėn e zhvillimit pozitiv tė pėrhershėm". Drejtoria e Marrėdhėnieve me Publikun pranė kryeministrit bėri tė ditur se, gjatė takimit u diskutua dhe pėr marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė, nė veēanti pėr gjendjen e minoritetit grek nė Shqipėri. Nė kėtė kuadėr, kryeministri Nano pėrmendi pėrpjekjet e qeverisė shqiptare pėr tė garantuar tė drejtat e minoriteteve dhe atij grek, sipas standarteve ndėrkombėtare dhe atyre tė Kėshillit tė Evropės.
Edhe lideri i Partisė Demokratike Sali Berisha ėshtė takuar dje me Nikolas Geixh, i cili ėshtė drejtues i organizatės panepiriote nė SHBA. Drejtuesi i lobit grek ndodhet nė Shqipėri dhe qėndron nė ambientet e ambasadės sė SHBA-sė. Nikolas Geixh, megjithatė, ėshtė takuar edhe mė parė me Nanon kokė mė kokė nė njė drekė nė Athinė tė dielėn, ndėrsa kryeministri merrte pjesė nė mbledhjen e klubit politik tė Ballkanit. Dje Nikolas Geixh mbėrriti nė Tiranė para Nanos dhe nė mėngjes nėn shoqėrinė e ambasadorit tė SHBA-sė ai ėshtė shfaqur nė zyrėn e zėvendėskryeministrit Ilir Meta. Geixh dhe Meta kanė diskutuar sė bashku nė prani tė ambasadorit amerikan nė Tiranė Xhejms Xhefri. Mė pas ai, eskorta e diplomatit amerikan dhe e drejtuesit tė lobit grek i ėshtė drejtuar selisė blu ku ėshtė zhvilluar takimi me kryetarin e PD-sė, Berisha.
Njė ndryshim shumė i madh ka ndodhur pėr vetė faktin se Nikolas Geixh, njeriu qė pėrdorej si argument akuzash nga ana e PD-sė, viziton Tiranėn dhe pėr me tepėr selinė e PD-sė. Berisha duket se ėshtė pajtuar me grekoamerikanin, tė cilin nė vitin 1994 e shpalli tė padėshirueshėm (persona non grata) nė Shqipėri dhe urdhėroi qė tė moslejohej tė hynte nė Shqipėri ndėrsa makina e Geixh ishte nė Kakavijė. Mė parė emri i Nikolas Geixh pėrdorej pėr tė akuzuar drejtuesit e maxhorancės. Qė nga viti 1994 Nikolas Geixh nuk guxoi tė vinte nė Shqipėri dhe vizita e tij e djeshme ėshtė e para qė nga koha kur Berisha e shpalli tė padėshiruar nė territorin shqiptar. Para se tė vinte sė fundi nė Tiranė, drejtuesi i organizatės panepirote organizoi njė takim tė rėndėsishėm nė Korfuz, takim qė ndryshoi rrjedhėn e politikės nė Shqipėri. Ai kishte ftuar nė ishullin grek tė Korfuzit ish-kryeministrin Meta dhe kryetarin e Partisė Socialiste, Fatos Nano. Takimi u mbajt sekret prej tyre megjithėse nė shtyp u botua lajmi. Nė kėtė takim Nikolas Geixh u shfaq si njė ndėrmjetės mes Nanos dhe Metės, tė cilėt kishin muaj qė po pėrjetonin njė pėrplasje shumė tė fortė politike mes tyre. Mė parė, Nikolas Gejxh, ose ndryshe Nikolla Gatzojanis, ėshtė konsideruar nga shumė qarqe brenda dhe jashtė Shqipėrisė si njė figurė ekstremiste i cili e ka paralelizuar statusin e Kosovės me atė tė “Epirit tė Veriut”.


----------------------------------------------------------------------------------------------

Interviste/Flet greko-amerikani qė ishte shpallur "persona non grata" nė Shqipėri

Gejxh: Berisha ka ndryshuar
"Tė gjithė nė jetė bėjmė dhe gabime"



--------------------------------------------------------------------------------

Ilir Babaramo

Nikolas Gejxh nuk ka dėshirė tė flasė pėr marrėdhėniet e tij tė dikurshme me Berishėn dhe Shqipėrinė. "Diskutuam pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, si ta pėrmirėsojmė atė, pėrfshirė tė drejtat e minoriteteve nė pėrgjithėsi dhe atij grek nė veēanti", thotė shefi i dikurshėm i POAKA pėr takimin qė bėri me Berishėn nė zyrėn e kėtij tė fundit dy ditė mė parė.

Kryetari i lobit grek nė SHBA pranon se "tė gjithė nė jetėn e tyre bėjnė gabime" nė lidhje me marrėdhėniet e tendosura qė ka patur me qeverinė shqiptare tetė vjet mė parė, kur u shpall dhe "persona non grata" nė Shqipėri. Njė mbrojtės i flaktė i "ēlirimit tė Vorio Epirit", Gejxh u shpreh dje nė njė intervistė tė shkurtėr pėr gazetėn se "kufijtė e Ballkanit do ndryshojė kur tė gjitha vendet e rajonit do integrohen nė Evropė". Me konceptin e ndryshimit tė kufijve ai thotė se ka parasysh lėvizjen e lirė tė njerėzve.

Takimi juaj me Berishėn ishte njė surprizė. Ēfare u tha nė atė takim?

Ne diskutuam kryesisisht pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, si ta pėrmirėsojmė atė, pėrfshi dhe situatėn e minoritetit grek. Ai tha se ishte i vendosur qė minoriteti grek dhe minoritetet e tjera tė kenė tė drejtėn pėr tė deklaruar identitetin etnik dhe fetar nė njė regjistrim tė pritshėm. Ne nuk disktuam pėr tė kaluarėn, sepse unė mendoj se ishte njė keqkuptim prej tė cilit tė dy kemi nxjerrė mėsime.

Ish-presidentin ju e keni sulmuar pėr njė kohė tė gjatė. A keni ndryshuar mendim?

Disa nga qėndrimet e tij nė tė kaluarėn unė i kam kritikuar fort. Por tė gjithė ne bėjmė gabime nė jetė. Tani ka ndryshime qėndrimesh dhe mua mė duhet tė pranoj qėndrimet e reja qė po thonė.

Me ēfarė merreni tani nė Shtetet e Bashkuara?

Shkruaj libra dhe bėj filma.

A vazhdoni tė merreni me organizatat e diasporės greke?

Ajo qė unė pėrpiqem tė bėj ėshtė pėrmirėsimi i tė drejtave tė minoriteteve nė pėrgjithėsi, duke punuar pėr disa organizata tė cilat nuk kanė tė bėjė vetėm me minoritetin grek, si pėr shėmbull nė Afrikėn e Jugut ose nė Rusi gjatė periudhės sė regjimit komunist. Detyra ime si shkrimtar ėshtė tė flas nė emėr tė atyre qė nuk kanė mundėsi tė flasin nė emrin e tyre.

A mendoni se duhet tė ndryshojė harta e Ballkanit?

Unė mendoj se e ardhmja e Ballkanit ėshtė nė Europė. Dhe me hyrjen nė Europė gjithēka ndryshon. Ndryshojnė kufijtė. Ndryshon dhe nervoziteti qė ka lidhje me kufijtė. Njerėzit do tė kenė mundėsi tė lėvizin lirisht pėrmes kufijve. Ju jeni i ri, por unė e mbaj mend se para Luftės sė Dytė Botėrore kufiri mes Shqipėrisė dhe Greqisė mund tė kalohej pa pasur nevojė pėr pasaportė, vizė. Banorėt e fshtatit tim shkonin nė Shqipėri, shqiptarėt vinin lirisht nė zonėn tonė. Nuk kishte asnjė problem. Dhe mendoj se integrimi nė Europė do ta bėjė tė mundur sėrish atė realitet.

Gazeta Shqiptare


----------------------------------------------------------------------------------------------

"E kam akuzuar kot Gejxhin ne '94"

"Nuk e fsheh dhe dua ta rikonfirmoj qendrimin tim ndaj pakicave. Eshte nje qendrim qe e gjykoj se ka te beje me thelbin e moralit te shumices dhe te anetareve te saj. Kam qene dhe mbetem ne politike dhe si qytetar, i bindur se kam bere te pamunduren qe te respektohen dhe te garantohen plotesisht standartet nderkombetare te pakicave ne Shqiperi"

Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ndryshon qendrim ndaj akuzave 10 vjecare qe ai ka leshuar per perfaqesuesin e lobit grek ne Amerike, Nikolas Gage. Ne konferecen e djeshme per shtyp, Berisha nuk perseriti akuzen me te forte qe i drejtoi publicistit Nikolas Gage ne vitin 1994. Ne kete vit, Berisha e kishte shpallur greko-amerikanin person "non-grata", sepse sipas akuzave te atehershme, Gage, kishte financuar nje organizate terroriste greke per vrasjen e kater ushtareve shqiptare ne fshatin Peshkopi te Gjirokastres. Ne vitin 1994 u tha se pas incidentit qe ndodhi ne Peshkopi, fshihej nje grup qe financohej nga Nikolas Gage.

"Per hir te se vertetes, ceshtja eshte pak me ndryshe. Mirepo, kur je i vendosur te shohesh perpara, nuk ia vlen shume qe te rremosh. Ndersa gjykoj se asgje, asnje cope toke e planetit, nuk ka ndryshuar me shume se Ballkani. Dhe per hir te se vertetes, ky ndryshim, me i madh se tek te gjithe te tjeret ne Ballkan, eshte tek shqiptaret", tha dje Berisha ne lidhj me akuzat e hedhura 8 vite me pare. Duke shfrytezuar urimet per festen e Bajramit te Madh, Berisha dje u perpoq te zbardhte edhe nje pjese te bisedes qe ai kishte zhvilluar dy dite me pare me perfaqesuesin e lobit grek ne Amerike, Nikolas Gage. E vetmja siguri, qe Berisha dha rreth objektit te takimit ishte mbeshtetja qe lideri demokrat i ka ofruar greko-amerianit, Gage per minoritetin grek ne Shqiperi. Kryetari i opozites, Sali Berisha theksoi se PD eshte ne mbeshtetje te respektimit te te drejtave te pakicave ne Shqiperi. "Takimi qe une bera me Ambasadorin Jeffrey dhe publicistin, shkrimtarin Nikolas Gage, u perqendrua teresisht pothuajse ne respektivat e integrimeve ballkanike dhe europiane. Nga ana tjeter nuk e fsheh dhe dua ta rikonfirmoj qendrimin tim ndaj pakicave. Eshte nje qendrim qe e gjykoj se ka te beje me thelbin e moralit te shumices dhe te anetareve te saj. Kam qene dhe mbetem ne politike dhe si qytetar, i bindur se kam bere te pamunduren qe te respektohen dhe te garantohen plotesisht standartet nderkombetare te pakicave ne Shqiperi", tha Berisha.

Dy dite me pare ne nje takim teper te rezervuar, kryetari i demokrateve priti ne zyren e tij, publicistin e njohur Nikolas Gage dhe ambasadorin amerikan ne Shqiperi, James Jefrey. Gage eshte takuar me Berishen pas 10 vitesh armiqesie reciproke.

N.Perndoj


----------------------------------------------------------------------------------------------

Ish-kongresmeni amerikan dhe kryetar i Ligės Qytetare shqiptare amerikane akuzon kryetarin e PD-sė

Dioguardi: Berisha na tradhtoi

“Tė takosh Geixh ėshtė njėlloj sikur t’i kėrkosh avantazh politik Milosheviēit”



TIRANĖ – Berisha duhet tė bėjė publike se ēfarė ka folur me Nikolas Geixh. Kėshtu u shpreh dje nė njė intervistė pėr gazetėn “Shekulli” ish-kongresmeni amerikan Xhozef Dioguardi, i cili ėshtė presidenti i “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dioguardi njihet si njė prej mbėshtetėsve kryesorė tė Berishės nė lobin shqiptar nė SHBA, por duket se takimi i para dy ditėve mes Berishės dhe Geixh ka ngjallur revoltėn e Dioguardit. “Berisha ka tradhtuar interesat e shqiptarėve tė Amerikės dhe ato tė Shqipėrisė qė ėshtė takuar me armikun e shqiptarėve Nikolas Geixh”, -u shpreh dje Dioguardi.

Zoti Dioguardi, Nikolas Geixh deri para pak ditėsh nuk ka qenė i mirėpritur nė Shqipėri pėr shkak tė shpalljes sė tij “non grata” nga qeveria e zotit Berisha mė 1994, por ai ka zhvilluar njė takim edhe me zotin Berisha, ku nuk dihet se pėr ēfarė ėshtė folur, por nė njė deklaratė tė Berishės lihet tė kuptohet se Geixhi ka ndryshuar. Cili ėshtė komenti juaj pėr kėtė takim?

Jam shumė i shokuar dhe i hidhėruar qė zoti Berisha ka takuar zotin Geixh, i cili pėrfaqėson pjesėn mė radikale tė lobit grek nė Amerikė. Dhe dua t’u kujtoj njė artikull qė ka shkruar Geixh nė gazetėn “Nju Jork Times” nė tetor tė vitit 1994 ku ai akuzon Sali Berishėn qė ėshtė pėrpjekur pėr tė fituar Shqipėrinė e Madhe dhe ai sulmon qeverinė demokratike drejtuar nė atė kohė nga Sali Berisha, ku shkruan se doktor Berisha fliste shumė keq pėr minoritetin grek. Ai pretendonte se minoriteti grek pėrbėhej nga 450 mijė njerėz, kur dihet se janė vetėm 58 mijė banorė sipas statistikave tė asaj kohe tė OSBE-sė. Dua t’ju bėj tė ditur qė zoti Geixh ka akuzuar qeverinė shqiptare pėr diskriminim tė tė drejtave tė minoritetit grek, ai ka mbėshtetur pėrfaqėsuesit e “Omonia”-s nė ’94 kur ushtarėt shqiptarė u vranė dhe u sulmuan dhe pėr kėtė arsye doktor Berisha kėrkoi qė Geixh tė largohej menjėherė nga Shqipėria duke e quajtur atė njė armik tė popullit shqiptar dhe i kėrkoi qė tė mos shkelte mė kėtu derisa tė mbarojė mandati i qeverisjes demokratike. Ēfarė ka ndodhur pėr tė ndryshuar situatėn, Geixh ėshtė akoma problem shumė i madh pėr Shqipėrinė dhe popullin shqiptar, pėrveē Serbisė. Nė fakt ėshtė lobi grek nė kėrkim tė lobit serb dhe maqedonas nė Uashington.
Ne dimė se kush e mbron SHBA-nė, janė shqiptarėt dhe jo grekėt, ne dimė kush i mbron shqiptarėt, ata janė amerikanėt dhe jo grekėt, tani zoti Berisha nuk mund tė ndryshojė mendje. Por ai e bėri, nuk arrij ta kuptoj kėtė veprim tė Berishės. Shqiptarėt nė Amerikė mendojnė se ai i ka tradhtuar, por Sali Berisha ka tradhtuar Gjykatėn Kombėtare tė Shqipėrisė dhe atij i duhet tė shfajėsohet pėrpara popullit, pasi njihet nė historinė shqiptare si njeriu qė kritikoi ashpėr diktaturėn komuniste dhe regjimin grek. Nuk e kuptojmė si e ka bėrė kėtė ndryshim tė madh, prandaj jam shumė i zhgėnjyer si president i lobit shqiptar, si ish-kongresmen i SHBA-sė, si shqiptaro-amerikan dhe si president i lobit shqiptar “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dhe ėshtė e vėrtetė qė ky takim u nxit nga ambasadori amerikan dhe pėr kėtė do tė ankohem nė Departamentin e Shtetit nė Uashington duke kontaktuar kongresmenėt e rinj. Kjo nuk duhej tė ndodhte dhe duhet tė di motivin e kėtij takimi. Zoti Geixh ka shkruar letėrsinė mė negative, mė radikale, kundėr popullit shqiptar. Do t’iu faktoj artikullin qė ai shkroi 1994 dhe pėrgjigja qė iu bė kėtij artikulli. Shqipėria ka nevojė pėr zgjedhje tė reja qė populli shqiptar tė zgjedhė njė qeveri qė t’i japė siguri, punėsim, respekt, njė qeveri qė tė integrojė Shqipėrinė nė NATO pėrpara Rumanisė dhe Bullgarisė. Dhe kėtė e kishte nė dorė edhe zoti Berisha, por nuk ishte i zoti ta bėnte.

Mendoni ju se negociatori i kėtij takimi ishte ambasadori amerikan nė Shqipėri zoti Xhejms Xhefri?

Nuk e di dhe mė duhet ta zbuloj. Por mendoj se ai duhet t’i bėjė publike motivet e kėtij takimi, sepse zoti Geixh nuk ėshtė qeveria greke, ai thjesht pėrfaqėson lobin grek nė Amerikė dhe lobi grek nė Amerikė ėshtė pėrpjekur qė tė ndėrpresė Aleancėn qė ēoi drejt luftės nė Kosovė. Gjatė luftės nė Kosovė nuk i mbėshteti sulmet e NATO-s. Geixh nuk do ta pranojė qė minoriteti grek nuk ėshtė 450 mijė, por kaq janė shqiptarėt ortodoksė. Vetėm 58 mijė janė ortodoksė grekė dhe askush nuk ka tė drejtė t’i ngatėrrojė se ēfarė kėrkojnė ortodoksėt shqiptarė dhe ēfarė kėrkojnė ortodoksėt grekė. Dhe nuk mund tė themi qė ortodoksėt shqiptarė janė minoritet grek, kjo ėshtė propaganda e Nikolas Geixh dhe e lobit tė tij. U pėrpoqa t’i pėrgjigjesha kėtu nė Amerikė dhe mė duhet tė investigoj. Berisha nuk duhet tė takohej me tė pėrderisa tė kuptojmė besueshmėrinė e kėtij hetimi. Dhe tani duhet tė bėjė publike ēdo gjė qė tha nė atė takim pėr shqiptarėt nė Shqipėri dhe ata nė Amerikė, qė ne tė kuptojmė pse ai ndryshoi mendjen. Duhet pyetur se ky takim qė ai realizoi ishte pėr avantazh politik. Por megjithatė, ēfarė avatazhi politik mund t’i japė atij Nikolas Geixh, sepse nuk ka avantazh politik qė mund tė tė japė Milosheviēi. Zoti Hollbruk u pėrpoq tė tradhtonte shqiptarėt kur u pėrpoq ta bėnte Milosheviēin palė kėtu nė Amerikė pėr paqen nė Ballkan, pėrderisa ai kishte vrarė mijėra boshnjakė nė Bosnje. Lobi shqiptar sė bashku me lobin e herbrejve e ndryshoi kėtė ide dhe NATO vendosi tė hedhė bombat mbi serbinė e Milosheviēit, rrėzoi regjimi i tij dhe mė pas u nxor para drrejtėsisė. Zoti Geixh nuk mbėshteti luftėn nė Kosovė. Zoti Berisha tha se ai ėshtė pėr pavarėsinė e Kosovės. Pse ka ndryshuar tani zoti Berisha?

Intervistoi Gilmana Bushati

----------------------------------------------------------------------------------------------

Geri Kokalari letėr pėr Geixhin Departamentit tė Shtetit

Kokalari: A e ka korrigjuar ambasada amerikane Geixhin nė termin Epiri i Veriut


Xhon Benton

Departamenti i Shtetit
Uashington, D.C

I dashur Xhon

Pėrsa i pėrket vizitės sė Nik Geixhit nė Tiranė, do tė jetė e ēmueshme nėse ju mund t’i pėrgjigjeni, nė respekt tė pozicionit tuaj nė Departamentin e Shtetit sa vijon:

1.Si qytetar amerikan, Geixh sigurisht ėshtė pėrcaktuar tė vizitojė Shqipėrinė, por, pse po harxon ambasada amerikane taksat tona pėr kėtė qytetar privat i cili nuk ka biznes legjitim nė Shqipėri?

2.Nė fillim tė vitit, Geixh u takua fshehtėsisht nė Korfuz me Nanon, siē u bė e njohur nga ambasada amerikane nė atė kohė. Njė nga arsyet se pse ata u takuan ishte diskutimi pėr privatizimin e Bankės sė Kursimeve me investitorė grekė, tė cilėt do tė mund t’i jepnin Greqisė kontrollin e sektorit bankar nė Shqipėri. A e mbėshtet kėtė koncept Departamenti i Shtetit? A e diskutoi kėtė ēėshtje Geixh me ambasadėn amerikane apo me Nanon gjatė vizitės sė tij tė fundit?

3.Sipas mendimit tim, asnjė udhėheqės politik i Shqipėrisė nuk duhet tė harxhojė kohėn e tij me Nik Geixhin; megjithatė, jam informuar nga njė koleg i Berishės qė ambasadori amerikan i kėrkoi Berishės tė takojė Geixhin? A ėshtė e vėrtetė kjo? A ėshtė zhvilluar ky takim pėr tė siguruar ndonjė mbulim pėr takimin e Geixhit me Nanon?

4. Me respekt tė ēėshtjes qė unė kam vėnė nė qendėr tė vėmendjes sė shtetit nė disa raste, a e ka korrigjuar Departamenti i Shtetit apo ambasadori amerikan, Geixhin nė pėrdorimin e termit “Epiri i Veriut” dhe ta informojnė qė SHBA-ja nuk njeh ndonjė rajon tė tillė nė Shqipėri? A mund t’i kėrkojė Departamenti i Shtetit Geixhit qė tė mos e pėrdorė mė kėtė shprehje nxitėse, veēanėrisht nėse ai po abuzon shėrbimet e USG? A nuk i detyrohet Geixhi popullit tė Shqipėrisė njė shfajėsim pėr vazhdimėsinė e pėrdorimit tė kėtyre termave qė fyejnė popullin e Shqipėrisė nga pėrpjekjet pėr ta risjellė edhe njėherė nė diskutim ēėshtjen e statusit tė kufijve kombėtarė tė Shqipėrisė?

5.Edhe pse nuk ka asnjė problem me minoritetin grek nė Shqipėri pasi ata kanė tė drejta tė barabarta me shqiptarėt, ende Geixh ankohet pėr kėtė ēėshtje si njė protokoll i prishur . Megjithatė, siē e dinė mirė edhe Shtetet, kushtet e shqiptarėve etnikė nė Greqi dhe ajo e ēamėve mbetet njė histori tjetėr. A e ka diskutuar kėtė ēėshtje ambasada amerikane me Geixhin?

6. A e ka diskutuar ambasadori Xhefri, lobin e Geixhit kundėr ndėrhyrjes ushtarake amerikane nė Kosovė?

7. Nėse Nano e ka ftuar Geixhin nė Shqipėri, ai ka njollosur emrin e tij tek populli i Shqipėrisė, ashtu si dhe diasporės duke luajtur mikun e kėtij armiku tė shqiptarėve. Ēfarė roli, nėse ka, kanė luajtur Shtetet nė pėrpunimin e kėsaj vizite? A ka atje ndonjė nė Kongres nė veēanti qė vepron si avokat mbrojtės i provokacioneve tė Geixhit nė Shqipėri?

Me respekt CSFB, kam besim se tashmė ėshtė bėrė njė pėrcaktim, nga USG rreth ekzistencės sė llogarive tė Nanos, dhe pėr mė tepėr a ekzistojnė ato apo jo. Gjithashtu kam besim qė njė numėr i shqiptaro-amerikanėve dhe partitė e tjera tė interesuara do tė kėrkonin njė pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje? Nėse llogaritė ekzistojnė, ēfarė do tė bėjė USG rreth tyre? Fola sot me Elisabet Shelton nė ambasadėn tonė nė Tiranė, dhe ajo mė tha se do tė kėrkonte informacion pėr kėtė gjė. Gjithashtu telefonova ambasadoren Elisabet Xhones, dhe ende po pres pėrgjigjen e saj. Nėse pėrgjigjja do tė jetė qė nuk ka llogari, atėherė besoj se do tė ishte nė interesin mė tė mirė tė secilit nėse kjo zbulohet mė mirė shpejt se sa mė vonė. Por nėse nė fund tė javės nuk ka pėrgėnjeshtrim nga Nano dhe asnjė zbulim nga USG dhe, ose CSFB qė tė konfirmojnė qė llogaria nuk ekziston, atėherė mendoj ne do tė jemi tė aftė tė pranojmė qė ėshtė njė e dhėnė e fortė, qė nė tė vėrtetė llogaritė ekzistojnė. Nė bazė tė kėtyre rrethanave, diēka duhet bėrė pėr tė ngritur nivelin e diskutimit tė kėsaj ēėshtjeje me zyrtarėt e pėrshtatshėm tė shtetit dhe tė degėve tė tjera tė USC.

Siē kam thėnė dhe mė parė, nuk jam duke ju kritikuar juve personalisht, por pres qė Departamenti i Shtetit tė bėjė diēka pėr tė mirėn e dy vendeve, pėr SHBA-nė dhe Shqipėrinė, dhe mbėshtetur nė kėtė ēėshtje unė kam ngritur jam jashtėzakonisht i shqetėsuar rreth politikės sė Shteteve.

Faleminderit pėr vėmendjen tuaj pėr kėtė ēėshtje.

Sinqerisht
Gary Kokalari



Dear John:

Regarding Nick Gage's visit to Tirana, it will be appreciated if you can please respond with respect to the State Department's position on the following:

1. As a U.S. citizen, Gage is certainly entitled to visit Albania, but why is the U.S. Embassy wasting our tax dollars on this private citizen who has no legitimate business in Albania?

2. Earlier this year, Gage met secretly on Corfu with Nano, as had been acknowledged by the U.S. Embassy at the time. One of the reasons they met was to discuss the privatization of the Savings Bank with Greek investors which would effectively give Greece complete control of Albania's banking sector. Does the State Dept. support this concept? Did Gage discuss this matter with the U.S. Embassy or Nano during his current visit?

3. In my opinion, no Albanian political leader should waste his time with Nick Gage; however, I was informed by one of Sali Berisha's associates that Ambassador Jeffrey requested that Berisha meet with Gage? Is this true? Was it to provide cover for Gage's meetings with Nano?

4. With respect to a matter I have brought to State's attention on several occasions, has the State Dept. or Ambassador Jeffrey corrected Gage in his use of the term "Northern Epirus" and informed him that the U.S. knows of no such region of Albania? Shouldn't the State Dept. demand that Gage stop using this inflammatory expression, particularly if he is going to abuse the
services of the USG? Doesn't Gage owe the people of Albania an apology for continual usage of this term that insults the people of Albania by attempting to bring into question Albania's sovereign status as a nation?

5. There is no problem with the Greek minority in Albania as they have equal rights with the Albanians, yet Gage continues to whine about this matter like a broken record. However, as State knows quite well, the conditions of the ethnic Albanians in Greece and that of the Chams remains another story. Did the U.S. Embassy discuss this matter with Gage?

6. Did Ambassador Jeffrey discuss Gage's lobbying against U.S. military intervention in Kosova?

7. If Nano invited Gage to Albania, he has thumbed his nose at the people of Albania as well as the diaspora by playing host to this enemy of Albanians. What role, if any, did State play in orchestrating this visit? Is there anyone in particular in Congress who is acting as an advocate for Gage's provocations in Albania?

With respect to CSFB, I am confident that by now a determination has been made by the USG about the existence of the Nano accounts, and either they do or they don't exist. I am also confident that a number of Albanian Americans and other interested parties would like an answer on this matter? If the
accounts do exist, what will USG do about this? I spoke with Elizabeth Shelton at our Embassy in Tirana today, and she informed me that she would be looking into this. I also called Amb. Elizabeth Jones, and I am still waiting for her response. If the answer is that there are no accounts, then I believe it will be in everyone's best interest if this is disclosed sooner rather than later. But if by the end of the week there is no formal denial
by Nano and no disclosure from USG and/or CSFB confirming that the account does not exist, then I think we should all be able to agree that this is a strong indication that the accounts indeed do exist. Under these circumstances, something will have to been done to elevate the level of discussion on this matter with appropriate officials at state and other branches of the USG.

As I have said in the past, I am not criticizing you personally, but I do expect the State Dept. to do what is in the best interest of both the U.S. and Albania, and based on the issues I have raised herein I am extremely concerned about State policy.

Thank you for your attention to this matter.

Sincerely,
Gary Kokalari



Shenim: Mund te ndiqni diskutimin mbi kete teme ne forum duke klikuar ketu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.