Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Fati ndihmon te guximshmit.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Elita :: 4 intelektuale te shquar anti-komuniste ne diaspore
Postuar nga: Albo

Elita Kush ishin katėr nacionalistėt e famshėm tė mėrgatės antikomuniste, Rexhep e Abdurrahim Kumbarēe, Mehmet Beqiraj dhe Vasil Gėrmenji, qė vdiqėn nė dhe tė huaj

Historia e panjohur e katėr intelektualėve tė diasporės


Beqiraj, nė fillim si student e mė vonė si mėsues e si profesor ordinar i universiteiteve tė njohura amerikane kanadeze, gjermane, libanese e syriane la kudo gjurmė pune tė ēmuar. Eshtė pėr t'u vėnė nė dukje se Prof. Mehmet Beqiraj studimet e para akademike i bėri nė Austri nė degėn e Bujqėsisė dhe Agrikulturės dhe vetėm nė mėrgim iu pėrvesh studimit tė Sociologjisė duke u bėrė nė 20 vjetėt e fundit profesor i kėsaj shkence nė universitete tė ndryshme. Shkollėn fillore e bėri nė vendlindje, nė Vlorė dhe shkollėn e mesme dhe Bodenkultur (Bujqėsi e Agrikulturė) e mbaroi nė Vjenė t'Austrisė mė 1941

Dashnor Kaloēi

Menjėherė pas mbarimit tė Luftės dhe ardhjes sė komunistėve tė Enver Hoxhės nė pushtet, pėrveē shumė kundėrshtarėve tė tyre politikė qė kishin aderuar nė Organizatėn e Ballit Kombėtar e Partinė e Legalitetit, u larguan nga Shqipėria dhe shumė intelektualė tė njohur qė ishin tė diplomuar nė universitetet mė prestigjoze tė Perėndimit, tė cilėt morėn rrugėn e gjatė dhe tė dhimbėshme tė emigrimit pėr t'i shpėtuar hakmarrjes sė tyre. Ndėr ata emigrantė tė cilėt jetėun pėr vite tė tėra nė dhe tė huaj ku dhanė njė kontribut tė vyer nė dobi tė ēėshtjes shqiptare duke punuar e luftuar pėr rrėzimin e regjimit komunist nė Shqipėri, kanė qenė edhe dy vėllezėrit, Rexhep e Abdurrahim Kumbarēe nga Dibra e Madhe, Profesor Mehmet Beqiraj nga Vlora dhe Ing. Vasil Gėrmenji nga Kolonja. Tė katėr kėta intelektualė tė njohur si nacionalistė dhe pothuaj pjesa mė e madhe e tyre, vdiqėn atje nė dhe tė huaj, me mallin e pashuar pėr atdheun e tyre, Shqipėrinė, tė cilės ata i kushtuan gjithė jetėn.

Vėllezėrit Kumbarēe

Dy vėllezėrit Rexhep dhe Abdurrahim Kumbarēe, u lindėn nė qytetin e Dibrės sė Madhe, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tyre. Gjatė gjithė periudhės qė ata tė dy qėndruan nė emigracion nė Belgjikė dhe SHBA, u njohėn pėr aktivitetin e tyre human dhe pėr vepra tė shumta bamirėsie. Njė nga njerzit qė i ka njohur atė nga afėr, ėshtė dhe Pjetėr Kadeli me origjinė nga Mirdita, i cili qė nė vitin 1949 u arratis nga Shqipėria pėr shkak tė pėrndjekjeve nga ana e regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Lidhur me tė kaluarėn e Rexhepit dhe tė vėllait tė tij Abdurrahimit, miku i tyre Pjetėr Kadeli, dėshmon: "Pėr tė folur rreth jetės sė Rexhep Kumbarēes, nuk ėshtė e vėshtirė, pasi jeta e tij ėshtė e mbushur me njė aktivitet tė dėndur nė dobi tė ēėshtjes shqiptare. Por do tė ishte e mangėt fjala ime vetėm pėr Rexhepin, nėqoftė se nuk do tė pėrmėndja edhe vėllain e tij, Abdurrahimin. Tė ndierin Abdurrahim Kumbarēe, pata fatin ta njihja nė vitin 1951 kur u formua e ashtuquajtura organizatė e emigracionit nė qytetin e Prizėrenit dhe qė nga ajo kohė ne mbetėm miq tė pandarė. Gjatė kohės qė ne ishim duke vuajtur dėnimin nė burgun e Gerovės nė Republikėn Kroate tė ish-Jugollavisė, tė cilin serbėt e parapėlqenin ta quanin kamp, Abdurrahimi me anė tė vėllait tė tij, Rexhepit, mė njoftoi se ndodhej i burgosur nė atė kamp. Atje ne na mbanin tė rrethuar me tela me gjėmba dhe nėn terrorin e ushtarėve serbė tė armatosur deri nė dhėmbė me automatikė dhe mitrolozė nė tė katėr qoshet e rrethimit tė atij burgu. Nė atė kamp ku ishim mė shumė se 1700 shqiptarė, kishte dhe nga shtete tė tjera, kryesisht tė vėndeve komuniste tė Europės Lindore. Aty ne na jepnin vetėm 300 gram bukė nė 24 orė dhe kushtet ishin tejet tė vėshtira. Nisur nga ky fakt dhe duke e parė gjėndjen tepėr tė mjerusheme pėr tė gjithė tė internuarit qė ishim aty, dy vėllezėrit Kumbarēe, Rexhepi me Abdurrahimin, bėnė ēishte e mundur nė mėnyrė qė t'ua lehtėsonin sadopak vuajtjet shokėve tė tyre, duke i ndihumuar tė gjithė emigrantėt si nga pikpamja ekonomike ashtu dhe nga ajo morale. Ata i ndanin nė dysh dhe nė tresh cigaret e duhanit dhe ua jepnin tė burgosrve tė tjerė qė nuk kishin asnjė lloj ndihme nga familjet e tyre. Kjo gjė nuk vazhdoi shumė gjatė sepse agjentėt e UDB-sė qė ishin tė infiltruar aty, njoftuan shefat e tyre dhe qė nga ajo ditė, Komanda e kampit pėrzgjodhi 100 shqiptarė dhe na nisėn pėr nė Itali. Pas kėsaj dy vėllezėrit Kumbarēe u torturuan nė mėnyrėn mė barbare nga ana e agjentėve tė UDB-sė, duke u shėtitur nėpėr bodrumet e frikėshme tė atij kampi, saqė kur dolėn qė andej, asnjeni vėlla nuk mundi me e njoft vėllain tjetėr. Kjo gjė vazhdoi pėr 18 muaj me rradhė dhe mė pas bashkė me disa shqiptarė tė tjerė i morėn prej aty dhe iu dhanė azilin politik duke i ēuar nė Belgjikė. Nė atė vėnd ata filluan tė ingranohen menjėherė dhe filluan punė duke jetuar si shqiptarė tė ndershėm. Pas disa kohėsh qėndrimi nė kryeqytetin e Belgjikės, duke qenė se Rexhepi e njihte mjaft mirė gjuhėn frėnge, ai shkoi nė Ministrinė Punėve tė Jashtėme tė Mbretėrisė Belge dhe aty pėrgatiti dokumentat e emigrimit, pėr tė gjithė fėmijėt e emigrantėve qė jetonin nė Belgjikė. Pas kėsaj qeveria e Belgjikės, u detyrua dhe dėrgoi mijra dollarė nė Shqipėri, pėr t'ju ardhur nė ndihmė fėmijėve tė atyre emigrantėve qė ndodheshin nėpėr kampet e punės sė detyruar tė regjimit komunist tė Tiranės. Nuk e di nė se mbėrritėn tė gjithė ato dollarė nė destinacionin e caktuar, por desha tė tregoj mbi humanizmin e lartė tė dy vėllezėrve, Rexhep dhe Abdurrahim Kumbarēe, tė cilėt ishin njerzit mė zėmėrmėdhej qė kam njohur nė jetėn time. Pėrveē kėsaj, ata tė dy ndihmuan me tė holla dhe emigrantėt e tjerė shqiptarė qė jetonin nė atė kohė nėpėr kampet e Udine-s dhe Brindisit nė Itali, ku autoritetet e atyre kampeve abuzonin me ndihmat e ushqimet e akorduara nga vėndet e Europės Perendimore. Po kėshtu dy vėllezėrit Kumbarēe, i dėrgonin tė holla dhe motėrs sė tyre qė ndodhej nė Dibrėn e Madhe pėr tė gjitha rastet e festave fetare, e kryesisht nė muajt e Ramazanit e ditėn e Bajramit, nė mėnyrė qė ajo t'ua shpėrndante ato pare fukarejve qė ta festonin dhe ata atė festė", kujton Pjetėr Kadeli, lidhur me aktivitetin human tė dy vėllezėrve Kumbarēe nė kampin e Gerovos nė Kroaci dhe nė Bruksel tė Belgjikės..

Nga Belgjika nė SHBA

Pas afro dhjetė vjetėsh qėndrimi nė Belgjikė, nė vitin 1961, dy vėllezėrit, Rexhepi me Abdurrahimin, emigruan pėr nė SHBA, ku u stabilizuan menjėherė. Lidhur me qėndrimin e tyre nė SHBA dhe aktivitetin e tyre human, Pjetėr Kadeli dėshmon: "Sapo erdhėn nė SHBA, Rexhepi me Abdurrahimin, menjėherė iu vunė punės duke punuar deri nė 60-tė e 80-tė orė nė javė. Edhe pse ata kishin tė ardhura shumė tė mjaftueshme, jeta qė bėnin ishte shumė e thjeshtė dhe ata iu vunė punės duke ndihmuar entet e ndryshme fetare qė frekuentoheshin prej shqiptarėve. Po kėshtu ata mblodhėn ndihma dhe kontribuan nė ndėrtimin e xhamisė sė madhe nė qytetin e Dibrės sė Madhe, e cila iu kushtoi rreth 40.000 dollarė. Gjatė gjithė periudhės sė qėndrimit tė tyre nė SHBA, ata ndihmuan me shuma tė mėdha parash edhe shumė ente tė ndryshme kulturore dhe sportive, si edhe njeėrz tė vobektė tė cilėt vdiqėn nga aksidente tė ndryshme dhe nuk kishte se kush t'ua paguante shpenzimet e varrimit. Aty nga mesi i viteve '60-tė, dy vėllezėrit, Rexhepi me Abdurrahimin, pėrgatitėn dokumentat e kėrkuan qė tė shkonin nė vėndėlindjen e tyre, Dibėr e Madhe, nė ish-Jugosllavi, me qėllim qė tė shmalleshin me tė afėrmit e familjes qė kishin kohė pa i parė. Por sapo ata mbėrritėn nė Dibėr tė Madhe, brenda 24 orėve, autoritetet serbe dhanė urdhėr qė ata tė largoheshin menjėherė nga Jugosllavia. Arsyeja e largimit tė tyre dhe shpalljes "persona non grata", ishte fakti se nė vitin 1951, me rastin e festės sė Pavarsisė sonė Kombėtare, ata kishin ngritur flamurin pa ylll nė kampin e Gerovės. Jo vetėm unė por por e gjithė mėrgata shqiptare qė ka jetuar nė SHBA, e ka parė dhe ka vlerėsuar aktivitetin human tė dy vėllezėrve Kumbarēe, tė shquar pėr virtutet e tyre tė larta e besė dhe bujari", kujton Pjetėr Kadeli lidhur me dy vėllezėrit Kumbarēe. Pas njė aktiviteti tė dėndur human prej afro 28 vjetėsh, nė SHBA, tė dy vėllezėrit Kumbarēe, u ndanė nga jeta. I pari ndėrroi jetė, Rexhepi, i cili vdiq nga njė atak nė zėmėr mė datėn 1 nėntor tė vitit 1987, duke lėnė nė pikėllim tė madh, gruan e tij Naxhijen, dhe djalin, Hekuranin. Ai u varros me nderime tė mėdha nga qindra shqiptarė tė mėrgatės antikomuniste dhe miq tė tjerė tė Amerikės. Pas disa kohėsh u nda nga jeta edhe Abdurrahimi.

Kush ishte Prof. Mehmet Beqiraj

Lidhur me vdekjen e Prof. Mehmet Beqirajt, nė vitin 1987, shtypi shqiptar i mėrgatės antikomuniste, nė mes tė tjerash shkroi: "Mbas njė sėmundje tė gjatė, vdiq nė Kingston (Ontario) Kanada, mė 3 Qershor 1987, i mirėnjohuri Profesor Universiteti Mehmet A. Beqiraj, nė moshėn 75 vjeēare. Lė pas tė shoqen, zonjėn fisnike Edith, ne Beichl, dhe njė djalė. Prof. M. Beqiraj ėshtė i njohur nė rrethet shqiptare politike dhe kulturore pėr shėrbimet e tij tė shumta qė i dha botės arbėrore. Ai qe inisiator dhe frymėzues i disa mbledhjeve kombėtare nė atdhe dhe kėshilltar i respektuar i zyrave tė larta politike nė mėrgim. Mori pjesė aktive nė Kryengritjen Shqiptare nė radhėt e Organizatės "Balli Kombėtar", duke anuar nė mėrgim plotėsisht me fraksionin e kryesuar nga z. Hasan Dosti. Mbasi mori vullnetarisht nėnshtetėsinė amerikane, ai u largua plotėsisht nga aktivizmi politkė duke iu dedikuar vetėm studimeve universitare. Nė fillim si student e mė vonė si mėsues e si profesor ordinar i universiteiteve tė njohura amerikane kanadeze, gjermane, libanese e syriane duke lėnė kudo gjurma pune tė ēmuar. Eshtė pėr t'u vėnė nė dukje se Prof. Mehmet Beqiraj studimet e para akademike i bėri nė Austri nė degėn e Bujqėsisė dhe Agrikulturės dhe vetėm nė mėrgim iu pėrvesh studimit tė Sociologjisė duke u bėrė nė 20 vjetėt e fundit profesor i kėsaj shkence nė universitete tė ndryshme. Shkollėn fillore e bėri nė vendlindje, nė Vlorė dhe shkollėn e mesme dhe Bodenkultur (Bujqėsi e Agrikulturė) e mbaroi nė Vjenė t'Austrisė mė 1941. Menjėherė emėrohet si mėsimdhėnės nė Shkollėn Bujqėsore tė Kavajės ku punoj njė vit nga ku shkon nė Vlorė ku bėhet kryetar i zyrės bujqėsore tė krahinės. Mbarimi i luftės sė dytė botėrore e gjen Prof. Beqiraj nė Austri e mė vonė nė kampet e refugjatėve nė Itali. Nė vitin 1948 emėrohet si mėsimdhėnės nė universitetin e Damascus (Syri) nė shkollėn e agrikulturės ku shėrbeu gati dy vjet. Mė 1949 emigron nė Amerikė dhe fillon tė punoj nė njė laborator kimik-agrikulturor nė Philadelphia Amerikė. Nė tė njėjtėn kohė bashkėpunon me redaksinė e Radios "Free Europe". Nė vitin 1959 fillon rrugėn e gjatė tė studimeve akademike nė Universitetin e famshėm Cornell University, Ithaca, N.Y. ku sė pari merr Master's Degree mė 1960 dhe nė vitin 1962 merr Ph. D (doktoratėn) duke paraqitur njė tezė mbi studime sociologjike. Nė vitin 1963 emėrohet profesor nė "American University" nė Byrouth (Liban) dhe nė vitin 1964 vazhdon tė bėjė kėrkime nė Cornell University. Nė vitin 1966 emėrohet si profesor vizitues nė Universitetin e Bonn nė Gjermaninė Perėndimore. Mė 1967 emėrohet si profesor sociologjie nė Universitetin Alberta nė Edmonton (Kanada) dhe nga viti 1969 deri sa doli nė pension mė 1977 ishte profesor nė Queens University nė Kingston (Ontario) Kanada. Manuskriptet e tij janė tė shumta, qė qenė tekste tė kurseve tė universiteteve ku dha mėsim dhe po pėrmendim vetėm disa tituj:"Bujqėsia nė Sociologji", "Modernizimi Sociologjik", "Historia e Mendimit Sociologjik", "Ndryshimet Sociologjike" etj. Gjithashtu tė pabotuara janė edhe dy manuskriptet me tema shqiptare si "Zhvillimi Sociologjik nė Shqipėri" dhe "kryengritja Shqiptare 1943-1944". Shumica e manuskripteve janė shkruar nė gjuhėn anglishte por disa janė edhe nė gjuhėn gjermane, gjuhė qė e njihte tepėr mirė dhe disa aty kėtu edhe nė shqipe. Botimi i tyre do tė hidhte pak dritė mbi Kryengritjen Shqiptare. Shtojmė se Prof. Beqiraj bashkėpunoj edhe nė librin qė botoi Komiteti "Free Europe" mė 1956 me titull "Albania" ku bashkėpunoj edhe bashkėtatdhetari z. Avv. Kemal Vokopola dhe George Bossy dhe Fred Pisky. Kryeredaktor e mbikqyrės pėr atė libėr ishte Prof. Stavro Skėndi. Ai libėr ėshtė njė antologji e mirė kronologjike e ngjarjeve historike e politike shqiptare deri mė 1956. Aty ndodhen edhe skica biografike tė rėndėsishme tė klasės politike nė Shqipėri prej 1944 deri mė 1956. Ai bashkėpunoj edhe nė revistėn e famshme tė Koliqit "Shejza" nė gazetėn e Komitetit "Shqipėria e Lirė" "Shqiptari i Lirė", pėrfundon shkrimi i revistės "Koha e Jonė", qė botohej nė Firence,lidhur me jetėn e vdekjen e profesorit tė shquar shqiptar, Mehmet Beqiraj.

Kush ishte Vasil Gėrmenji

Mė 28 nėntor tė vitit 1988, ditėn e festės Kombėtare tė Shqipėrisė, nė tė gjithė diasporėn shqiptare qė jetonte nė SHBA, u hap lajmi i vdekjes aksidentale tė Ing. Vasil Gėrmenjit, njė prej personaliteteve mė tė spikatura tė mėrgatės antikomuniste. Vdekja e Ing.Vasil Gėrmenjit nė atė kohė u pėrcoll pothuaj nga i gjithė shtypi shqiptar antikomunist i Perėndimit,e sidomos nga revista "Koha e Jonė" e Isa Ndreut e Lec Shllakut qė dilte nė Firence tė Italisė dhe shpėrndahej nė tė gjithė vėndet ku kishte komunitete shqiptarėsh. Ajo revistė pas titullit tė madh "Patrioti shqiptar vdes nė njė aksident automobilistik" shkruante: "Ky ėshtė titulli i lajmit tė vdekjes tragjike tė Ing. Vasil Gėrmenjit dhe grues sė tij besnike tė jetės, Germanie, nga qyteti i Marsejėsi Francės, me tė cilėn ai jetoi pėr dhjetė vjet nė qytetin Inversness nė Floridėn qėndrore. Aksidenti ka ndodhė tamam Ditėn e Flamurit, mė 28 nėntor1988. Gazeta nė fjalė jep njė pėrshkrim tė pėrmbledhėt tė veprimtarisė politike tė tė Gėrmenjit si antar i Komitetit "Shqipėria e Lirė",e sidomos nė lidhje me Kuvendin e Kombeve tė Robnueme tė Europės, tue sjellė edhe njė fotografi para godinės madhėshtore tė Kongresit Amerikan nė Ėashington, kur Gėrmenji i dorzonte Kongresmenit tė Neė Yorkut, Horton, njė Memorandum politikmbi gjėndjen aktuale tė Kombeve tė Robnueme, drejtue Kongresit Amerikan nga Asambleja Evropiane A.C.E.N. nė vjetin 1969, kur Gėrmenji ishte Kryetar i oraganizatės nė fjalė. Pėr mė se dhjetė vjet Gėrmenji megjithė bashkėshorten e tij ka kalue pleqėninė e vet nė krahinėn e pyllėzueme nė Floridėn qėndrore tė bukur dhe me klimė tė butė e tė kėndėshme. Ata jetojshin gati nė vetmi dhe shumė pranė tyre jetonte dhe familja e gazetarit tė njoftur Shemsedin Vėndresha. Si tė tjerė tė kėsaj moshe tė kalueme, Gėrmenji kishte lėnė qė tė ndėrtohet vila simbas dėshirės sė tyne, duke pasun dhe njė pishinė tė vogėl ashtu si e lejon komforti i qytetnimit modern amerikan. Kjo jetė paqėsore pėrfundoi tragjikisht pėr tė dy dhe mė 5 dhjetor nė shtėpinė e zisė moderne tė qytetit Inverness u krye ceremonia e thjeshtė mortore simbas ritit tė Kishės orthodokse dhe nė prani tė nja 30 vetave miq tė atyshėm tė Gėrmenjėve, midis tė cilėve edhe disa shqiptarė tė ardhur nga vėndet aty afėr. Dr.Hamdi Oruēi, mjeku shqiptar dhe miku i familjes Gėrmenji qė kishte ardhur nga Neė Yorku, drejtoi ceremoninė mortore. Mbas njė fjalimi tė shkurtėr nė anglisht, mbi jetėn e zotit Gėrmenji dhe bashkėshortes sė tij, ai ia dha fjalėn zotit Rexhep Krasniqi, bashkėpunėtorit tė afėrt tė Gėrmenjit pėr shumė vjet, i cili bani njė analizė tė pėrmbledhur biografike nė anglisht tė jetės sė tyre. Varrimi u bė nė mnėyrė shumė dinjitoze nė varrezat e bukura tė qytetit Inverness, ku bashkėatdhtari ynė, zoti Adem Hodo shprehi lamtumirėn e fundit nė gjuhėn shqipe. Kėshtu, larg atdheut tė dashtur dhe larg qėndrave shqiptare nė Amerikė,Vasil dhe Germain Gėrmenji gjetėn paqė dhe qetėsi tė pėrherėshme nė tokėn dashamirėse Amerikės.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.