Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Per njerezit qe nuk mund ta japin, nje dhurate ka cmim vetem kur ka vlere.
--- A.Dumas (i biri)

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 85 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Histori :: E verteta mbi Shen Naumin
Postuar nga: Albo

Histori Faqja 12/13 - SPECIALE Janar 10, 2002

DOKUMENT

Pėr herė tė parė "Gazeta Shqiptare" publikon dokumentet origjinale tė Mbretit Zog dhe Mehdi Bej Frashėrit duke ndriēuar ēėshtjen e Shėn-Naumit, nga mė tė pėrfolurat nė Historinė e Shqipėrisė

Mehdi Beu : "Pse ia dhashė Shėn-Naumin Serbisė"

Dėshmia e Mehdi Bej Frashėrit, diplomatit qė pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė Lidhjen e Kombeve pėr problemin e Shėn-Naumit dhe Vermoshit: "Po tė peshohet Shėn-Naumi me tokat qė ne i morėm Jugosllavisė, avantaxhet janė shumė mė tė mėdha dhe ky solucjon ishte ma i favorshėm pėr Shqipninė. Me gjithė kėtė t'arratisunit politik shqiptarė botonin tė kundėrtėn, duke thanė se Mbreti Zog Shėn-Naumin dhe Vermoshin ja la Serbisė, kjo ėshtė njė rrenė kolosale"

Dashor Kaloci

"Madhni, gėzohem qė M.J. e familja jeni mirė nga shėndeti: ne pėr fat tė keq akoma Nejren e kemi tė sėmundė, me gjithė qė ka ba disa pėrmirėsime. Mėsoj me kėnaqėsi tė madhe qė M. J. keni fillu shkrimin e kujtimev. Jam i bindun se kėto janė tė domosdoshme pėr historinė e Shqipnisė: do tė drejtojnė shumė gabime tė kėtyne dyzet vjetėve tė fundit. Kėtu do tė gjeni gjegjjet e pyetjeve qė M.J. me drejtuet. Shpresoj tė Ju jenė tė njė utiliteti. Sido qoftė un jam kėtu, ēdo herė qė do tė paraqitet nevoja me dhanė ēka dijė, nė kėtė vepėr eksepsionalisht me randėsi qė M. J. keni fillue. Nė numrin pesė vramjen e Gjeneral Tellinit e kam pėrmbledh nė veprimet e Komisjonit tė Deltimitacioneve, kėsisoj gjegjet e mija pėrbajnė vetėm pesė numra. Tue ju drejtua M. J., ndigjoj nevojėn t'i hedh njė sy tė shkurtėn situatės. Jam akoma i mendimit se Shqipnija, e izolueme n'a Rusija nuk ka si tė mos gjej herėt a vonė njė konjukturė politike ndėrkombėtare tė favorshme, qi t'i lejojė shqiptarėve me hedh kėtė zgjedhė, qė nga tė gjitha ēka parė, asht sigurisht ajo ma e tmershmja . Mbetem me nderimt e mija ma tė thella pėr M. e J. dhe gjithė familjen Mbretėnore, nė tė cilat shoqnohet njė familje e jeme.

E vėrteta e Shėn Naumit

"Kufitė e Shqipnisė me shtetet fqinje ishin caktue nė Konferencėn e Londrės nė 1913 si mbas hartės tė Shtat-Madhorisė Austriake. Kjo hartė nuk ishte njė hartė topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencės sė Londrės pėrsa i pėrkiste Shėn-Naumit, thoshte: "Fillon nė breg tė liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdė dhe katundit shqyptaro-myslyman qė quhet Lin, dhe vazhdon gjer nė Shėn-Naum, pikėrisht nė gjuhėn frėngjisht: "jusu'a Shėn-Naum", nuk thotė "y compris Shėn Naaum". Komisjoni i Kufinit kur vajti nė Korēė, korēarėt bėnė njė bujė tė madhe pranė komisjonit qė t'i caktohej Shqipėrisė Shėn-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrės caktoi kufinin midis Shqipėrisė dhe Serbisė, ju drejtue "ball Platz" it, dhe me njė notė e pyeste qeverinė austriake se pėr shprehjen "jusqu' a Shėn-Naum" ē' kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjė se me kėtė shprehje nuk donte tė thoshte qė Shėn-Naumi i pėrkiste Shqipėrisė, do me thanė i pėrkiste Serbisė. Qeveria e Beligradit pyeste qeverinė austriake, pse kjo qeveri prekupohej mė shumė se tė tjerat pėr kufitė e Shqipėrisė. Kur plasi lufta e pėrgjithshme Serbija u invadue dhe ushtria e saj me kralin nė krye dhe qeverinė, me ndihmėn e Esat Pashės, qė atėhere ndodhej nė Durrės, duelėn nė Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj nė Korfuz. Nė kėtė rrėmujė qeveria serbe e humbi dokumentin austriak qė caktonte me fjalė tė tjera Shėn-Naumin Serbisė. Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi qė Shėn-Naumi t'i mbetej Shqipėrisė. Shėn-Naumi ishte njė i Shenjtė sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, qė kishin kriju abetaren e bullgarėve, Nė kėtė kategori ishte dhe Shėn-Klime, nė emėn tė cilit ka njė kishė bullgare. Nė konsideratė tė kėtyre mbėshtetjeve kulturale dhe fetare, qė Shėn-Naumi ishte njė Shenjtė sllav, kur i evakuoj viset e tjera tė Shqipėrisė si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores Internationale tė Hagės. Kjo Gjykatore vendosi: "Qė me qenė se Komisjoni i Kufive ishte kopetent pėr demarkacjonin, Shėn-Naumi duhej t'i jepet Shqipėrisė. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me njė mėnyrė nuk donte t'ja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipėrisė i kėshilloj qė Shėn-Naumin, Shqipėria ta shkėmbente me njė vend tjetėr, pse serbėt me kėtė pretekst do tė krijonin vėshtirsina tė mėdha. Nė bazė tė kėtyre konsideratave Qeveria Shqiptare mė ngarkoi mua Mehdi Frashėrin me caktue mėnyrėn e shkėmbimit. Unė nuk pashė posibilitete qė Shėn-Naumi tė shkėmbehej me vende shqiptare , pse nga katundi Lin i Shqipėrisė vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me tė tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetėm nuk forcohej, por pėrkundrazi dobsohej. Atėhere unė Mehdi Frashėri vendosa qė Shėn-Naumi t'i mbesė, me njė periferi shumė tė ngushtė Serbisė, por kufini nė vend qė tė vazhdonte qė nga kodra e Zagoriēanit gjer te Qafa e Plloēit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit tė hidhej ke Mali i Thatė, e tė pėrfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pėshkupat. Ky katund po t'i mbetej Serbisė, me kohė do tė sllavizohe, m'anė tjetėr gjithė Lugina e Cerovės, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipėrisė, pėrveē kėtyre i mbeteshin, dhe njė pjesė e madhe e kullotave verore Shqipėrisė. Po tė peshohet Shėn-Naumi me kėto avantaxhe qė thamė mė sipėr, ky solucjon ishte mė i favorshėm pėr Shqipninė. T'arratisunit politik nga injoranca e ēėshtjes o qėllimisht, Shėn-Naumin e pėrshkruajshin si njė pikė strategjike me rėndėsi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shėn-Naumi, gjithmonė kishte vazhduar Qafėn e Thanės. Tash tė vimė tek ēėshtja e Vermoshit Konferenca e Londrės duke e pėrshkrue kufirin nordik shqiptar, thoshte : "Territori de Klemendi", mirė-po me kėtė shprehje shumė i pa-caktue nuk kuptohej Vermoshi, pse Klemendi pėrbahet nga 6 Bajrakėt, tė cilėt kufizohen me vallatėn e Lumit Cen, Vermoshi mbetej jashtė, si kullotė. Nė kohėn e Turqisė malazezėt sulmojshin Vermoshin dhe malsorėt shqiptarė e kundėrshtojshin me armė. Qeveria otomane nė njė faqe tė Luginės sė Vermoshit, pėr tė ndalue grindjet qė thamė, kishte ba njė karakoll tue vendos ushtri. Ujnat e Vermoshit vejnė nė Danub e jo n' Adriatik. Unė Mehdi Frashėri kur shkova nė Vermosh, njė mbrėmje mblodha bajraktarėt shqiptarė tė asaj xone dhe i pyeta se si mbas mendimit tė tyne, qysh mund tė provohej se Vermoshi asht shqiptar. Midis kėtyre malsorėve ishte njė far Uc Turku, i cili nga pėrpjekjet qė kishte ba me kohė me malazezėt ishte plagosė dhe kishte mbetė sakat, gjith-ashtu, nė kėto grindje tė ma parėshme, tė vramit shqiptarė kishin varre katolike nė vend. Kur erdhi Komisjoni i Kufinit me pyet palėt, malsorėt t'onė me Uc Turkun dhanė arsyetimet qė i kisha porositė unė, (Mehdi Frashėri) kurse, serbėt, ndėr tė cilėt njė ishte avokat, njani oficer, dhe tjetri gazetar, dhanė argumentet qesharake, pa logjikė. Komisjoni vendosi nė bazė tė anketit, qė Vermoshi t'i mbetej Shqipėrisė. Mbi kėtė vendim, malsorėt okupuan Luginėn e Vermoshit dhe filluan tė ngrehin shpija. Mbas disa kohėsh atje u ngrehėn 600 shpija shqiptare, duke prfitue nga qetėsija qė mbretėnonte nė Shqipninė e Lirė. Me gjithė kėtė t'arratisunit politikė shqiptarė botonin tė kundėrtėn duke thėnė se Mbreti Zog Vermoshin ja la Serbisė, njė rrenė kolosale".



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.