Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Edukimi ėshtė ēelsi i tė ardhmes, e nesėrmja i pėrket atij qė punon pėr tė sot.
--- Malcom X

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Intimitet :: Shkodrani qe synon te behet fotomodel
Postuar nga: Albo

Intimitet Udhėn e artit qė e nisi me kėngėn, ka vendosur ta zgjerojė me tė tjera pasione tė fshehura
Ervin Bushati


Shkodrani qė synon tė bėhet fotomodel


E njohin si djaloshin shkodran qė ngriti grupin muzikor "Mister". E njohin si ēapkėn dhe ambicioz qė nuk ngopet me pak, qė nuk dėshiron ta lėrė me kaq gjithė ē'ka fituar…emrin, karrierėn, adhuruesit e tij. Udhėn e arti, tė cilėn e nisi me muzikė kėrkon ta zgjerojė me tė tjera pasione, tė cilat pak e nga pak i ka nisur t'i zbulojė nė skena spektaklesh. Pra Ervin Bushati nuk do qė tė quhet vetėm kėngėtar por shumė mė shumė se kaq. Edhe prezentator. E sė fundi edhe si fotomodel. Kjo ėshtė dėshira mė e re e tij, tė cilėn vetėm sa e ka filluar ta konkretizojė. Tregon se nė fund tė kėtij viti ai do tė realizojė njė kalendar nė bashkėpunim me fotografin korēar Eliano Kalemi. Ky kalendar do tė jetė finalizimi i njė pune nisur pak kohė mė parė. Me kėtė fotograf, Bushati ka realizuar shumė fotografi artistike, pas sė cilave ka kuptuar se do tė mund tė jetė dhe njė fotomodel nė Shqipėrinė ku kėto elemente mungojnė, nė Shqipėrinė ku vajzat bukuroshe i kanė hipur pasarelave tė modės dhe e kanė krijuar emrin e tyre si fotomodele, ndėrsa djemtė ende jo. Ose, ose ata qė i kanė hyrė kėsaj rruge, janė shumė tė paktė.

Nisja e njė udhe…

Ka filluar tė kėndojė qė fėmijė. Atėherė, mė tė mėdhenjtė nisėn ta aktivizonin sė pari nė festivalet kombėtare qė zhvillohen, tradicionalisht nė Shkodėr. Tė mėdhenjtė kuptuan se djaloshi, nėse studionte seriozisht do tė bėhej mė pas njė artist i suksesshėm. Kėshtu qė Ervini i ndoqi kėshillat e tyre dhe nisi tė studionte kanton nė shkollėn e mesme artistike "Prenk Jakova". Mė pas do tė njihej me kompozitorin Jetmir Mehmeti, me tė cilin formuan grupin muzikor "Mister". Ky grup kur sapo ishte krijuar do tė prezantohej sė pari nė njė festival tė muzikės sė lehtė me kėngėn "Vlera e X-it". Ky ishte vetėm fillimi i udhės sė menduar. "Mister" do tė ishte prezent edhe nė tė tjera festivale e nė tė tjera spektakle organizuar jo vetėm nė TVSH por edhe nė kanalet e tjera televizive.

Nė vitet qė erdhėn mė pas

Djaloshi sot tregon se do duheshin tė kalonin ca kohė qė grupi i tyre "tė piqej" e tė ishte gati pėr tė nxjerrė materialet e tyre ne njė album, pėr t'u prezantuar sa mė seriozisht nė syrin e gjithė adhuruesve tė tyre. Koha e pjekjes, erdhi tani. Kėtė vit ata kanė nxjerrė albumin e tyre tė parė si grup. Djaloshi shkodran ndiehet mirė pas kėtij prezantimi ndaj dhe pohon me siguri se kanė zhvilluar dhe disa turne tė suksesshėm me kėtė album jashtė kufijve tė Shqipėrisė. "Grupi ynė "Mister"- tregon ai- ka zhvilluar turne nė Maqedoni, Greqi, Kosovė, e Mal tė Zi. Dua tė them se puna qė ne kemi bėrė, gjithmonė nė grup, edhe pse ka qenė shumė e vėshtirė, ka ndikuar nė ngritjen tonė profesionale si dhe nė fitimin e pėrvojės skenike." Gjithsesi kjo nuk e ka "dehur" kėngėtarin e ri. Ai ka kėrkuar tė gjejė aftėsitė e veta edhe jashtė kėtij grupi. Edhe pse "Mister" vazhdon tė ekzistojė si grup, Ervin Bushati ka tentuar tė shfaqet dhe i vetėm nė skenė. Pas albumit me 10 kėngėt e grupit "Mister", solisti kryesor i tij, (pra Ervini) ėshtė paraqitur para fansave tė shumtė tė tij me albumin e parė individual "Kam mall". Nė tetė kėngėt e albumit, ėshtė e dukshme rryma e dansit, e gėrshetuar me elementėt e folklorit shqiptar. "Tre kėngė brenda kėtij albumi,-tregon vetė ai,-janė popullore shumė tė njohura, tė cilat unė i kam sjellė nė njė formė tjetėr mė tė tė moderuara, me rrymėn e tekno-folkut. Hitet mė tė mira tė kėngės popullore janė trajtuar nė mėnyrė moderne edhe nė albumin e grupit siē ėshtė kėnga "Jepma mollėn", apo "Mori trėndafilja e bardhė". Sepse edhe pse jemi tė rinj kemi kuptuar se populli ynė ka perla tė cilat nuk duhet tė vdesin, nuk duhet tė lihen nė harresė".

Mes disa pasionesh

Krahas aktivizimit tė suksesshėm si kėngėtar, Ervin Bushati paraqitet si prezantues e drejtues spektaklesh duke synuar kėshtu objektivin e tij tė tė qenurit showmen. Drejton emisione shoė nė Tv Rajonal "Rozafa", pėr tė vazhduar mė pas bashkėpunimet me regjisorė tė njohur si Osman Mula, Leonard Gjata, etj… tė cilėt e kanė angazhuar djaloshin nė emisionet e Radio-Televizionit Shqiptar, nė Telenorbėn shqiptare si prezantues i "Kėngėve tė stinės", i katėr edicioneve tė fundit tė festivalit mbarėkombėtar tė kėngės pėr fėmijė, nė festivalin "Ēelėsi i artė", etj. Nė kėto skena ai jo vetėm ka prezantuar por dhe ka pėrshėndetur si kėngėtar. Tregon se kėto ditė po punon me projektet e tij mė tė afėrta. Bashkėpunon pėr t'i realizuar ato me kompozitorė si Edmond Zhulali dhe Jetmir Mehmeti. Kėtė muaj do tė marrė pjesė si kantautor nė festivalin "Polifest" nė Prishtinė, ku nė pesė net do tė konkurrojnė kėngėtarė tė moshave e rrymave tė ndryshme muzikore nga kosova, Mali i Zi, Shqipėria dhe Maqedonia. Po kėtė muaj Ervin Bushati do tė jetė skenarist dhe drejtues i njė spektakli show nė formė recitali, nė disa qytete tė Kosovės. Ka pėrgatitur kėngėn me tė cilėn do tė marrė pjesė nė "kėnga magjike", qė ėshtė kompozim i Edmond Zhulalit. Por nuk mbarojnė me kaq projektet e tij. Po mbledh materiale pėr albumin e tij tė dytė me kėngė tė dancit popullor. Premton se sė shpejti albumi do tė jetė nė duart e adhuruesve tė tij.





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.