Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Tė mos jesh kurrė i kėnaqur nė atė qė krijon, kėtu qėndron arti.
--- Jules Renard(1864-1910)shkrimtar francez

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 148 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Art :: Piktori Zef Pashko Shoshi
Postuar nga: Albo

Art
I theshtė, i pėrqėndruar dhe organik

Suzana Varvarica Kuka


Zef Pashko Shoshi, ėshtė piktori shqiptar, qė plotėsisht u dashurua pas portretit tė njeriut. Emocionalisht ai e veēoi dhe e vendosi nė sargjitė e piktures. Ato e shfaqin si njė nga piktorėt, i cili nuk mund tė shkėputej nga vizatimi i figurės realiste, qė I besoi besnikėrisht ndjeshmėrisė vetjake, tė cilat i sollėn njė produkt viziv me pėrkatėsi dhe veēori thellėsisht njerėzore.

Krijimtaria e Zef Shoshit ka filluar me vitet '60, ka njė kurbė zhvillimi qė akoma nuk po e ndjen rėnien e saj tė niveleve artistike tė arritura dhe tė shpallura. Nė muajin shtator 2002 ka ekspozuar nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, Tiranė njė pjesė nga krijimtaria e tij e tėrėsishme. Nė bashkėpunim me stafin studimor tė GKA, Tiranė pėr kėtė ekspozitė u pėrzgjodhėn kryesisht portrete dhe figura tė kompozuara tė modelit familjar dhe kompozime e figura tė modeleve epiko‑lirik. Gjithashtu njė vend tė veēantė zė ndjesia perceptuese figurative e autorit mbi njė temė tė veēantė por dhe trashėguese pėr artin shqiptar, e cila do ta lidhė publikun me artin mesjetar tė Bizantit dhe veēanėrisht tė nostalgjisė pėr Onufrin. Njė natyrė e qetė me tonalitete dhe objekte intime qėndron mjaft mirė nė tėrėsinė e ekspozimit. Ajo pasohet dhe nga gjinia e pejzazhit, qė vetėm njė analizė e dy tė tillave, do tė na vinte pėrpara dy drejtimeve stilistikė tė autorit, tė cilat janė realizuar nė mbėshtetje tė ndėrthurjeve tė dy ngacmimeve mė tė fuqishėm emocionalė gjatė gjithė jetės sė tij krijuese. I pari shpalos si primar dekorativitetin, raportet e drejta e konēize tė vizatimit tė objekteve nė sargjinė e pikturuar dhe i dyti shpalos si tė tillė lojėn e ngjyrės dhe ēudinė e saj mbi kėto objekte. Nė kėtė llogjikė mund tė bėsh njė ndarje tė menjėherėshme mbi krijimtarinė e Shoshit.

Krijimtaria e 29 punimeve tė Zef Shoshit pėrfshin njė kohėsi krijimi 40‑vjeēare, qė detyrimsht fillon gjatė periudhės socialiste dhe vazhdon deri nė ditėt tona. Historiania e artit e asaj periudhe, Saide Ago, e ka cilėsuar veprėn dhe autorin nė disa prej shkrimeve tė saj. "...Zefi e tregon veten njohės tė psikologjisė sė njerėzve...Ai e lidh drejtpėrdrejt pikturėn e vet me traditėn e artit popullor...Pa rėnė kėshtu nė etnografizėm, piktori e pėrdor atė si mjet pėr tė fuqizuar shprehjen e modelit...".

Andon Kuqali, kritik arti, i sė njėjtės periudhė mendon se: "...Piktura e Shoshit ėshtė njė jehonė e jetės dhe historisė sė Shqipėrisė, ėshtė njė koracė qė fsheh njė botė tė brendėshme, morale dhe shpirtėrore, tė pasur me dramaticitet, me ndjesi thellėsisht lirike dhe epike tė gruas dhe tė burrit shqiptar".

Kritiku italian, Prof. Bruna Rosada, pas njė ekspozite tė hapur nė Itali pas viteve '90, shkruan se: "...Ai ėshtė plot ndėrgjegjshmėri, dhe ky ėshtė mbase elementi thelbėsor i poetikės sė tij, qė nė kuptimin e artit do tė thotė diēka mė shumė se riprodhimi i realitetit, ėshtė ajo qė transmetohet tek ai qė sodit nė veprėn e artit njė mesazh, qė nė ndryshim nga tė gjitha komunikimet ėshtė i njė natyre krejtėsisht emocionale...".

Duke rishikuar punimet e piktorit ndjen respekt. Ai krijon i bindur se ka gjithmonė njė figurė tė re nė mendinin e tij, qė me patjetėr duhet ta konsumojė e ta trajtėzojė nėpėrmjet ngjyrės, linjės dhe objektit. Nė vėshtrimin e pėrballtė zbulon se piktori ka nė studion e tij punime tė disa gjinive si: pejzazhin, kompozimin, portretin, natyrėn e qetė, tė cilat kanė lindur si rezultat i kėrkesės pėr tu shprehur dhe pėr t'u rritur artististikisht. Piktura e Zef Shoshit ka kaluar gjithmonė nėpėrmjet dy shinave nė pambarim, tė cilat pėrcaktohen: e para ėshtė ndjesia e ekujlibrit artistik figurativ mbi figurėn e njeriut e qė zė vendin optimal, por qė rrjedh nga vet karakteri i formuar i artistit dhe qė ai vazhdon ta mbajė tė gjallė si njė pikė tė nxehtė dhe tė rėndėsishme sepse deklaron: " ...nuk do ta tradhėtojė ndonjėherė dhe nuk e koncepton telajon e tij pa kėtė figurė" Kjo i sjell atij njė telajo tė pikturuar, tė konstruktuar drejt idesė sė "saktėsisė" vizatimore, i sjell pėrcjelljen e njė psikologjie dhe karakteri njerėzor tė individualizuar dhe qė ėshtė njė element thelbėsor pėr ngjashmėrinė emocionale tė figurės nė pėrgjithėsi por shumė e rėndėsishme pėr portretin realist nė veēanti. E dyta ėshtė e lidhur ngushtėsisht me mjedisin natyror dhe njerėzor tė Plezhės dhe Bushatit, fshatra tė Zadrimės sė mrekullueshme, e cila pėr piktorin vazhdon tė jetė njė gjurmė e pashlyeshme. Duke u njohur mirė me kėto dy burime dhe duke i parė si bazė themelore nė krijimtarinė e tij je nė gjėndje tė pėrcaktosh mė tej tė gjithė elementėt artistik nė pikturėn e Zef Shoshit.

Kjo natyrė e pikturės sė Shoshit, sa njerėzore e sa krahinore, nuk mbetet thjeshtė njė frymėzim ilustrues nė veprėn e Zef Shoshit, nuk vjen thjeshtė si njė biografi figurative e tė njohurve tė tij, mendoj se ajo ėshtė pikė e fortė referimi qė lidh personalitetin e autorit me elementėt realizues tė formės, qė pėrbėjnė pamjen e jashtėme tė ndjesive emocionale vetjake. Kjo do tė thotė se: kjo situatė e ardhur nga fėminija, e ruajtur me fanatizėm nė rini dhe e dashuruar nė vitet mė tė vėrteta tė moshės nuk e bėjnė aspak vetėm njė piktor kombėtar shqiptar por njė piktor qė emocionalisht ėshtė i lidhur me steriotipin e trashėguar, strukturėn vizatimore, me volumet, me hije dritėn si dhe veēanėrisht individualitet tė kėtyre lloj ngjyrave tė pėrzgjedhura prej tij. Duke qenė se piktori vazhdon tė piktorojė dhe tė zbulojė mbi kėtė mjedis figura e psikologjinė e tyre, objekte dhe ndjesi ngjyre, subjekte dhe reflektime tregon se ai ka njė lidhje shpirtėrore dhe njohėse shumė tė fortė me aktet e krahinės ku ėshtė lindur dhe rritur. E tėra kjo na bėn tė ditur nė kohėn qė jetojmė se vet artisti ka dėshirė dhe kėrkesė ta njohė kėtė mjedisit si njė realitet tjetėr duke e vendosur nė situata tė ngjyrės qė ai zgjedh. Ai dėshiron tė ketė pėrballė tij njė figurė tė pasqyruar ku tė ketė mundėsi tė bashkėbisedojė krejt i vetėm. Zef Shoshi duke tė pozicionuar pikturėn e personazheve tė tij tė ka pozicionuar veten dhe asgjė tjetėr. Atij nuk i intereson aspak njė mjedis problematik ose kontradiktor, madje ai as qė i sheh ata. Pėr piktorin figura ėshtė vetėm njė objekt i vizatuar qė tregon njė biografi tė njehėsimit tė vet, mė tutje ajo i shėrben vetėm ngjyrės. Kjo ėshtė dhe arsyeja qė tė bind kur piktori tė thotė se: "...nė fillim tek unė lind telajo me ngjyrė dhe pastaj situata figurative piktorike". Kėtė e pėrforcon edhe ajo qė sfodet e pikturave janė pjesė e rėndėsishme e tė gjithė telajos, duke ndėrhyrė dhe nė strukturėn e ngjyrės sė figurės informative, madje ato bėhen elementi bazė i fillimit tė tė pikturuarit. Zef shoshi sjell njė telajo tė theshtė nė informacionin figurativ, tė pėrqėndruar nė stil dhe organike nė ngjyrė.

Kortezi e Gazeta 55



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.