Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Fjala e djalit - pushka ballit.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 92 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Histori :: Si e okupoi Italia Vlorėn mė 24 dhjetor 1914
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Me tė zbarkuar ushtria italiane, rebelėt me shpjetėsi e zbrazėn Vlorėn dhe u larguan pėrtej Vjosės. Komanda italiane mori nė dorė zyrat qeveritare, zbriti flamurin e Turqisė, ngriti flamurin shqiptar e italian dhe liroi tė burgosurit politikė

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (18)

Aty nga vjeshta e 1914-s zbriti nė Vlorė njė mision i shėndetėsisė italiane, me pretekst pėr t’u ardhur nė ndihmė refugjatėve tė grumbulluar aty dhe nė viset e Epirit. Ky mision pėrbėhej nga oficerė, mjekė ushtarakė dhe reparte marine ushtarake. Okupimi i plotė i Vlorės u bė mė 24 dhjetor 1914. Italia, duke parė fitoret e para tė ushtrive austriake kundėr Serbisė dhe duke dyshuar se ato mund tė mbėrrinin pėrpara saj nė Vlorė, u shpejtua ta okupojė vetė, qė pėr ēdo eventualitet ta vinte Austrinė pėr-para njė fakti tė kryer, pse pėr Italinė aso kohe Vlora kishte njė rėndėsi tė madhe nga pikėpamja e mbrojtjes sė Adriatikut, ku Austria kishte edhe ajo njė flotė tė kon-siderueshme. Okupimi i Vlorės nga Italia mbėshtetej dhe nė arsye politike dhe ekspansioniste nė Ballkan, duke krijuar me atė veprim njė kryerė pėr ekspansionin qė ėndėrronte. Pėr pretekst okupimi, Italia vuri avokat Jorgji Ēakon tė zbraste njė kobure, i cili kėtė e bėri me dorėn e Zeman Mashkullorės, njė dorė naive. Mė parė pushtoi qytetin deri nė Kaninė e Qafėn e Koēiut, ku qėndroi pėr disa muaj. Qarkun e Vlorės e sundonte me anė nė xhandarmėrisė shqiptare. Me tė zbarkuar ushtria italiane, rebelėt me shpjetėsi e zbrazėn Vlorėn dhe u larguan pėrtej Vjosės. Komanda italiane mori nė dorė zyrat qeveritare, zbriti flamurin e Turqisė, ngriti flamurin shqiptar e italian dhe liroi tė burgosurit politikė. Nė fillim tė vitit 1915 ushtria italiane okupoi krejt qarkun e Vlorės deri nė kufi me Himarė, Kurvelesh e Tepelenė tė okupuara prej ushtrisė greke. Me rastin e largimit tė mbretit Konstandin dhe tė ardhjes nė fuqi tė Venizelos, e sido-mos pas Paktit tė fshehtė tė Londrės qė e coptonte Shqipėrinė nė favor tė Italisė, ush- tria italiane me lejėn e Aleatėve, u ngarkua ta okupojė Shqipėrinė e Jugut tė cilėn nga fundi i vitit 1915 e shkeli deri nė Vjosė, Pėrmet e Leskovik. Duke ndjekur lumin Osum e duke ndarė Skraparin mė dysh ajo del nė Kolonjė, ku nė katundin Qinam bėhet kufi me Francėn.

Largimi i Esatit nga Shqipėria

Me tėrheqjen e serbėve edhe Esati pėrgatitej pėr ta lėnė Shqipėrinė dhe ku me hir ku me pahir, i detyronte nėpunėsit qė tė largo-heshin bashkė me tė dhe mė nė fund u largua bashkė me serbėt, tė cilėt u zbarkuan nė Korfuz. Esati vetė shkoi nė Paris dhe me ndėrm-jetėsin e Qeverisė franceze merret vesh me Qeverinė greke e serbe dhe formoi njė qeveri tė pėrkohshme nė Selanik. Vetė qendronte nė Paris, kurse nė Selanik kishte lėnė Faik Kodrėn. Gjithė emigrantėve qė ishin me tė u paguante rrogat. Kishte formuar njė batal-ion ushtarėsh nėn komandėn e Halit Lleshit. Ky batalion bashkė me ushtrinė franceze ka marrė pjesė nė luftėn e Malit tė Thatė e nė Mokėr. H.Lleshi figuronte nė kuadrot e ushtrisė frėnge si major. Esati nė Selanik kishte njė gardė tė vogėl. Kur erdhi njė herė nė Selanik, iu bė njė prit-je madhėshtore prej gjeneral Seralit. Nė pritje kishte dalė edhe mbreti Aleksandėr I Serbisė. Esatin e muarėn nė automobil dhe e shpunė nė pallatin e tij. Pėr sa kohė nden-ji nė Selanik i bėnte nderimet e rastit njė kompani ushtarėsh e pėrbėrė prej njė tog tė ēdo shteti aleat. Gjatė Konferencės sė Paqes Esati qėndroi nė Paris. Qeveria e tij ishte nė Selanik, kurse nė Dibėr kishte njė komitet tė pėrbėrė prej Ymer Efendiut, sekretar I Pashės, Hysen Kuqit, Hafis Hasės (Mat) e tjerė dhe njė fuqi prej 1000 vetėsh me komandant Halit Lleshin dhe me nėnko-mandantė Taf Kazinė, Dine Hoxhėn, Osman Memėn dhe Jusuf bej Ēelėn.

Situata nė Shkodėr mė 1914 – 1915

Mbas fillimit tė luftės botėrore fuqitė ndėrkombėtare u tėrhoqėn prej Shkodre dhe qytetin ia dorėzuan njė komisioni prej 12 vetėsh, tė pėrbėrė nga 6 katolikė dhe 6 mys-lymanė. Me largimin e Vidit shumica e madhe e patriotėve u grumbulluan dhe gjetėn strehim nė Shkodėr. Komisioni qėn-droi nė krye tė administatės deri mė 15 kor-rik 1915, kur Mali i Zi hyri nė Shkodėr pėr tė dytėn herė. Komisioni ka administrauar qytetin dhe rrethet. Ka qenė pa kryesi dhe ndėr akte, nėnshkrimi vihej: “Komisioni i Shkodrės”. Komisioni s’ka qenė homogjen, nė tė ziente e valonte mėria dhe pakėnaqėsia e trashėguar nga koha e internacionales. Pėr sende pa asnjė rėndėsi nė dukje ishin dakord, por nė realitet i ndante inati dhe mentaliteti. Komisioni nė administratėn e vendit u tregua i paaftė. Po ashtu u tregua xhandar-mėria e policia. Vritet Nikoll Marashi, bashkėpunėtor i ngushtė i Alush Lohjės, prej Rrok Jakovės, por edhe ky vritet nė ēast prej policisė. Opinioni i disa qarqeve tė ven-dit ka qenė se kjo vrasje politike ishte bėrė me shtytjen e Preng Pashės e tė Bajram Currit. Me shtytjen e njėrės palė, fshatarėt e Bregut tė Bunės ndalojnė mallrat qė ngarkohen nė Bunė pėr nė Shkodėr. Gjakrat e nxehur pėr njė pėrleshje u ftohėn me ndėr-mjetėsinė e Komisionit dhe ēėshtja u mbyll. Mė vonė Alush Lohja del me njė fuqi nė Tarabosh pėr ta ndalur qarkullimin nėpėr ujėrat e Bunės, si pėrgjegje ndaj ngjarjes sė Bregut tė Bunės. Komisioni e mbylli dhe kėtė ēėshtje mbasi u muar vesh me Alushin. Tė gjitha kėto ngatėrresa bėheshin prej anė-tarėve tė Komisionit me qėllim qė tė trego-nin influencėn e tyre pėr mbi shokėt e tyre.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.