Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ata qė kėrkojnė gjithnjė tė kenė tė drejtė, gati asnjėherė nuk kanė tė drejtė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 80 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Kulture :: Gjykime popullore shqiptare
Postuar nga: Albo

Kulture Lexoni me poshte disa tregime historike qe nxjerrin ne pah gjykimin dhe traditen shqiptare.

Nxjerre nga libri "Perla Shqiptare" i autorit Hilmi Kolgjegja



GURRA E GJYQIT

Njė i ri u fejua me njė vajzė. Pas fejesės, vajza bėri dashuri me njė djalė tjetėr dhe mbeti shtatzėnė. I fejuari e vrau vajzėn me gjithė fėmijėn qė kishte nė bark. Dashnori mori njė plak pėr tė kėrkuar gjakun e fėmijės.

Edhe i fejuari mori njė plak pėr t'u mbrojtur. Tė dy pleqtė i hipėn kuajve dhe u takuan te njė burim. Plaku i dashnorit, pa i zbritur kalit, i tha plakut tjetėr:
- Pėrse e derdhe drithin? (pėrse e vrave fėmijėn)
- E derdha, se e kishe futur nė thesin tim, - ia ktheu plaku tjetėr (sepse vajza ishte imja).
Fajtor mbeti dashnori. Me kaq gjyqi mori fund dhe gurrės ku u nda gjyqi, i mbeti emri "Gurra e gjyqit".


KU DERDHET GJAKU VIHET KUFIRI

Nė kohėn kur po diskutohej kufiri midis shqiptarėve e serbėve, njė plakė takoi nė mal disa fshatarė qė transportonin njė tė vrarė.
- Pėrse ėshtė vrarė ky djalė? - pyeti plaka.
- Pėr kufirin midis Shqipėrisė e Serbisė, - ia ktheu njėri.
- Ku do ta varrosni? - pyeti pėrsėri plaka.
- Nė fshat, - ia kthyen fshatarėt.
- Shumė gabim do tė bėni, - tha plaka.
- Pėrse? - pyetėn fshatarėt tė habitur.
- Ku derdhet gjaku vihet kufiri, - tha plaka, - prandaj varroseni tė vdekurin aty ku ėshtė vrarė, se ndryshe do tė vijė kufiri nė fshat.
Fshatarėt, si i pleqėruan fjalėt e plakės, kthyen kufomėn dhe e varrosėn aty ku ishte vrarė. Edhe sot kufiri ka mbetur, aty ku ėshtė varrosur djali.


GJYQI DO PROVĖN

Njė grua shtatzėnė shkoi tė mbushte ujė nė krua. Aty kaloi njė lepur. Njė gjuetar qėlloi dhe e vrau lepurin. Gruaja e frikėsuar nga krisma e armės, lindi parakohe fėmijėn tė vdekur. I ati i fėmijės, pėr tė kėrkuar gjakun e fėmijės, mori njė plak. Edhe gjuetari, pėr t'u mbrojtur, mori njė plak tjetėr.
- Meqenėse kjo ngjarje ndodh pėr herė tė parė, mendoj t'i bėjmė provėn, - tha plaku i parė.
- Pranoj, gjyqi do provėn, - ia ktheu plaku tjetėr.
Plaku i parė mori njė shekė 1) me kos dhensh dhe e vuri te kroi. Shtiu me pushkė mbi shekė dhe kosit i plasi cipa (ajka).
- Sipas provės, plasja e cipės sė kosit, bėn borxhli gjuetarin, sepse, krisma e pushkės, solli dėshtimin e gruas shtatzėnė, - tha plaku i parė dhe me kaq gjyqi mori fund.

1) Enė prej druri kufutet kosi.


AI QĖ ULET ĖSHTE MĖ TRIM SE AI QĖ TĖ VRET

Dy pleq tė Dibrės, Noka dhe Lusha, shkuan tė ndanin njė gjyq te Kapidani i Mirditės. Nata i zuri te kulla e Laēit nė Gurrė-Reē. E zonja e shtėpisė, Havė Doēja, i pyeti:
- Ku jeni nis me shkue?
- Te Kapidani i Mirditės me nda njė gjyq.
- Pėrse keni marrė gjithė kėtė rrugė kur gjyqin mund ta ndanit vetė? - tha Hava.
- E si mund ta ndajmė kėtė gjyq? - pyeti Noka.
- Ai qė tė jetė mė trim nga ju, le t'i ulet shokut dhe gjyqi ėshtė i ndamė, - tha Hava.
- Po a quhet trim ai qė ulet? - pyeti Lusha.
- Ai qė ulet ėshtė mė trim se ai qė vret, - tha Hava.
Pleqtė nuk e zgjatėn, por u kthyen dhe gjyqin e ndanė vetė.


MENĒURIPOPULLORE

Ndrecė Nikollė Vladi nga Lura, nė kohėn e pushtimit austriak, vrau nė Ndėrlinė dy ushtarė pėr t'u marrė pushkėt. Sa u kthye nė shtėpi, i kėrkoi s'ėmės ta lidhte nė djep. Tė nesėrmen austriakėt mblodhėn gjithė fshatin dhe i vunė nė be pėr vrasjen e ushtarėve. Ndreca u betua kėshtu:
- Pėr kėtė ungjill, qyshse mė ka lidhė nėna nė djep, vra njeri nuk kam.
Kėshtu Ndreca benė e bėri tamam dhe veten e shpėtoi.


ALI PASHĖ TEPELENA DHE DY TREGTARĖT

Njė tregtar nga Janina, para se tė nisej pėr tregti, i la amanet njė shoku tė vet, njė qyp me florinj. Kur u kthye, mori qypin nga shoku dhe shkoi nė shtėpi. Kur zbrazi qypin, pa se nė vend tė florinjve kishte gurė. Tregtari shkoi te Ali Pashė Tepelena dhe i tregoi ngjarjen. Aliu thirri edhe tregtarin tjetėr dhe, pasi i dėgjoi qė tė dy, u tha:
- Kur e bėtė kėtė punė, mua nuk mė pyetėt, prandaj shkoni nga tė doni, se nuk merrem me ju!
Sa dolėn tregtarėt, Aliu porositi rojet qė t'i peshonin tė dy. Pas gjashtė muajsh Ali Pasha i thirri pėrsėri tė dy tregtarėt dhe, si i peshoi, pa se ai qė ankohej kishte rėnė 6 kg., ndėrsa tjetri kishte shtuar 9 kg. Aliu, i tha atij qė kishte fshehur florinjtė:
- Shko e silli shokut florinjtė e fshehur, se ti, duke kujtuar qė ia hodhe, ke shtuar 9 kg., kurse ky, duke kujtuar se i humbi, florinjtė, ka firuar 6 kg.


LEKĖ DUKAGJINI DHE DY GRATĖ

Dy gra kishin lėnė dy fėmijė me djepe nė krye tė arės ku prashisnin misėr. Erdhi njė ujkonjė dhe mori njėrin fėmijė e u zhduk nė pyll. Kur gratė shkuan te djepet, gjetėn vetėm njėrin djalė.
Gratė u grindėn me njėra-tjetrėn pėr djalin, sepse secila prej tyre thoshte qė djali ishte i saji. Kėtė ngjarje e mori vesh Lekė Dukagjini, i cili erdhi dhe u tha:
- Meqenėse asnjėrės nga ju nuk mund t'i besoj, qė tė mos ngatėrroheni, djalin do ta pres me shpatė.
Sa nxori Leka shpatėn, njėrės grua i ra tė fikėt. Leka futi shpatėn nė brez dhe tha: "Djali ėshtė i gruas qė i ra tė fikėt, sepse asaj i dhembi mė shumė zemra pėr tė."


BINAK ALIA NDAN NJĖ GJYQ NĖ GASH

Njėrit nga krahina e Gashit i shkuan disa miq. Meqė nuk kishte bukė, i zoti i shtėpisė dėrgoi gruan te fqinji pėr tė marrė hua. Gruaja shkoi, por nuk u kthye. I shoqi shkoi te fqinji dhe kur pyeti pėr gruan, i thanė se nuk e kishin parė. Si pėrcolli miqtė, i shoqi pyeti gjithė fshatin pėr gruan, por asnjėri nuk dinte gjė pėr tė.
Pas tri ditėsh, gruaja erdhi nė shtėpi.
- Ku ishe? - e pyeti i shoqi.
- Te fqinji, - ia ktheu e shoqja, - dhe mė ka pėrdorur si ka dashtė.
Tė nesėrmen i shoqi i vrau djalin fqinjit. Ngjarjen e mori vesh fshati dhe dy familjet u ngujuan brenda nė kulla. Pėr tė ndarė kėtė gjyq, thirrėn Binak Alinė nga Dragobia. Binaku i tha fqinjit:
- Nė qoftė se kėrkon gjakun e djalit, duhet t'i ēosh hasmit tri ditė gruan tėnde.
- Atė punė nuk mund ta bėj, - tha fqinji.
- Atėherė ai qė tė vrau djalin nuk tė ka asnjė borxh, sepse nderi i gruas me vrasjen e djalit shkojnė njė pėr njė, - tha Binaku.




Nė Mirditė, nė qoftė se njė vajzė mbetej shtatzėnė, atė dhe djalin i digjnin nė turrė tė druve. Nė kohėn kur jetonte Preng Pasha, njė djalė la njė vajzė shtatzėnė. Para se t'i digjnin dy tė rinjtė, paria e Mirditės thirri Preng Pashėn. Prenga vuri pėrpara parisė ungjillin dhe u tha:
- Tė gjithė do tė betohemi se asnjeri nuk kemi bėrė dashuri me vajzė apo grua tė huaj.
Asnjėri nga paria nuk mundi tė bėnte be.
- Meqėnėse asnjėri prej nesh nuk ėshtė i papėrlyer nė punė dashurie, atėherė s'kemi si i djegim dy tė rinjtė, - tha Prenga.
- Si t'ia bėjmė pra? - pyeti njėri.
- Zgjidhja e vetme ėshtė t'i pėrzemė nga krahina, - tha Prenga. Qė nga ajo kohė djegia nė turrė tė druve u hoq nė Mirditė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.