Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mendja e madhe te pret fatin.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 166 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Ceshtje Kombetare :: Naim Frashėri: E ardhmja e Shqipėrisė tek Perėndimi
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare "Naimi ėshtė aktual pėr tejpamjen e tij nė politikė. Nėntėdhjetė vjet mė parė ai u dėftente shqiptarėve Perendimin si shembėll qytetėrimi, sepse vetėm nga ajo anė dhe jo nga Lindja, vjen drita"

Nga Namik Resuli


Mė 1937, kur u kremtua njėzetepesė vjetori i pamvarėsisė s'onė, shumė nesh e pandehnin se, tė paktėn nga pikėpamja kombėtare, roli i mesazhit tė poezisė sė Naimit kishte marrė fund: Shqipėria ishte krijuar si komb dhe ishte imponuar si shtet nė gjirin e shteteve tjera tė Ballkanit. Mirėpo vjetėt qė ndoqėn e rrėzuan kėtė bindjen tonė dhe ngjarjet qė u rrukullisėn gjatė atyre vjetėve e prunė Naimin ndėr ne ashtu si u paraqit nė skenėn e historisė s'onė kėtu e nėntėdhjetė vjetė mė parė. Sot Naimi ėsht i tėrė "aktual" ndėr ne, jo vetėm si poet, por edhe si apostull kombėtarsije dhe lirije. Kėtė ngjarje tė mrekullueshme, kėtė pėrjetėsim dhe pėrtėrim nė kohėt, Naimi ja detyron pushtetit tė mendjes sė tij dhe lartėsisė sė ndjenjave qė e shoqėruan atė mėndje. Ai ėsht aktual sot si apostull, si lajmėtar i dashurisė botėrore, si predikues i "mirėsisė": ja njė fjalė e krijuar prej vetė Naimit, nė tė cilėn nė njė sintezė flakėruese pėrmbyllen shumė kuptime, si ai i dashurisė, i urtėsisė sė shpirtit, i mėshirės nė kuptimin mė humanistik tė fjalės. Fjala "mirėsi" i ka mbushur vargjet e Naimit qė nga i pari dhe gjer tek i fundi. Me kėtė fjalė ai iu drejtua bashkėatdhetarėve tė tij qė tė mos hiqnin dorė nga egėrsia e zakoneve tė tyre, qė t'i ruheshin sidomos gjakut. Esht aktualitet pėr tejpamjen e tij nė politikė. Nėntėdhjetė vjet mė parė Naimi u dėftente Shqiptarėve Perėndimin si shėmbėll qytetėrimi, pse si pas mendimit tij vetėm nga ajo anė, dhe jo nga Lindja, vjen drita. Tė gjithė e mbajmė mend njė vjershėn e tij tė mallėngjyer: "Pėr se? / Pse s'vjen o dit' e mirė / Pse vallė nuk vjen?/ Gjer kur nė errėsirė?/ Mos Zoti tė pėlqen?/ As hidhe gardhė / Dhe shpejto pakė,/ O dit' e bardhė,/ Dhe jakė, jakė,/ Se tė pres / Nuku vdes./ Jak'o dit'e uruar,/ Qė lint nga perėndon,/ At'an' e ka ndrituar,/ E ne pse na haron?/ Dritėz' e jetės,/ Edhe e motit / Dh'e sė vėrtetės,/ Dhe gaz'i Zotit / Ndritona / E xgjona". Si duket, edhe nėntėdhjetė vjet mė parė ishte njė gardh qė e ndante Shqipėrinė nga Perėndimi. Eshtė aktual si poet. Personalitet i pajisur me njė spiritualitet dhe religjiozitet tė jashtėzakonshėm, sado qė u nis nga poetėt mistojė persjanė, ndaj tė cilėve e prinin natyra e tij e butė dhe besimi bektashjan, asgjėmangut, krijoi tė gjithė njė botė filozofike dhe fetare, nė tė cilėn koncepti i gjithėsisė dhe ai i Perėndisė mundin tė kėmbehen nė poezi tė kulluar, duke i siguruar autorit tė tyre njė vend krejt tė posaēėm nė leteratyrėn europjane.

Poezia universale e Naimit

Prandaj kritika e re e ka pėrqėndruar tė gjithė vrejtjen e saj nė kėtė pjesė tė poezisė sė Naimit, e cila poezi bėhet me tė vėrtetė "universale", pse lėnda qė ajo pėrvesh fluturon sipėr kufijve tė ndjenjave personale dhe ėngjėron nė njė pėrqafim tė zjarrtė tė gjithė universin. Poezi kozmike, pra, e jo vetėm mistike, e djegur dhe e pėrvėluar prej asaj flake krijuese, qė ėsht dashuri dhe mirėsi. Qė t'i gjejmė njė tjetėr rival Naimit nė dashurinė pėr tė gjitha krijesat e gjithėsisė duhet tė ngjitemi prapa nė shekujt dhe tė arrijmė gjer te Shėn Franēesku i Asizit; sadoqė poeti i ynė s'e ka shokun nė leteratyrėn europjane pėr zhanrin e notave tė tija. Veēse, qėllimi i ligjėratės s'ime nuk ėsht tė zgjatem mbi kėtė pikė, po tė rrah njė nga ēėshtjet mė tė parrahura dhe mė tė neglizhuara tė botės naimjane: Mendimet e tij fetare. Mbi kėtė ēėshtje, mjerisht, nuk kemi pasur gjėr mė sot studime tė thella e tė posaēme, pse fytyra e poetit i ka bėrė gjithnjė hije fytyrės sė fetarit. Madje mund tė themi se kjo fytyra e dytė as nuk ėsht kundruar fare prej studjozave. M'u duk e arėsyeshme, prandaj, ta cek kėtė problemė kaq tė interesanēėm nė kėtė mbledhjen t'onė amerikane, pse vėshtirė do tė mė jepet njė rast tjetėr qė tė jenė tė gjithė sė bashku tė pranishėm pėrfaqėsuesit kompetenta tė dy feve: tė krishterė (katolikė dhe ortodoksė) e myslimanė) (sunitė dhe bektashinjė). Naimi mendimet e tija fetare na i ka lėnė nė dy libra:"Mėsime", botuar mė 1894 dhe "Fletore e Bektashinjet", qė doli mė 1896. Me "Fletoren e Bektashinjet", brėnda 14 faqesh nė prozė, Naimi kėrkon t'u mblatojė bashkėfetarėve tė tij njė farė doktrine tė shkurtėr tė Bektashizmit. Besimi esoterik e i rezervuar i kėsaj doktrine njihet prej tė diturve vetėm nė mėnyrė tė pėrgjithėshme dhe tė pėrcipėt. "Tė gjitha janė te njeriu, edhe Zot'i i vėrtet vetė / Se kur desh tė dil nė shesht bėri njerinė me fytyrėt tė tija / Bektashitė besojnė se njeriu nukė vdes, por vetėm ndėrrohet' e ndryshohet edh'ėshtė gjithėnjė ndaj Perėndisė, se tek i biri pshihet'i ati". Nuk po hyjmė kėtu nė ēėshtje diskutimi filozofik mbi esencėn e Bektashizmit, pse ajo nuk hyn nė qėllimet e kumtesės s'onė. Do tė bėjmė, pėrkundėr njė pyetje qė ka tė bėjė me filologjinė e librit: Cilin Bektashizėm na mbleton "Fletorja" e Naimit? Bektashizmin tradicjonal ashtu si u trajtua nė Shqipėri, apo njė Bektashizėm tė reformuar? Cilat qenė burimet mbi tė cilat u bazua? Ja njė temė shumė tėrheqėse, qė meriton tė rrihet gjatė e gjerė, pse ndėr dijetarė te Perėndimit nuk di tė jetė marrė kush me tė, prandaj vetėm ndonjė kompetent shqiptar, qė gjenedt kėtu, mund tė na bėjė dritė. Nė qoftė se me tė vėrtet Naimi veproi si reformator duke pėrpiluar "Fletoren e Bektashinjet", duhet nėnvizuar ky fakt e duhen vazhduar kėrkimet pėr njė njohje mė tė thellė dhe mė tė plotė tė veprimtarisė sė tij edhe nė kėtė lėm.

Botkuptimi i Naimit pėr Perėndinė

Po ne besojmė se pėr veprimtarinė fetare tė Naimit shumė mė i interesanēėm ėsht libri tjetėr, dua tė them "Mėsime", njė broshur nja 50- faqesh, i tėrė nė prozė dhe i ndarė nė katėr kapituj: 1) Zot'i math e i vėrtetė, 2) Ligj' e pėrjetėshme e Shqiptarėvet, 4) Thelb'i i Kuranit. "Mėsime" ėsht njė nga ato libra qė e lėnė me gojė hapur lexuesin e soēėm. Leximi i tij ka qenė pėr ne me tė vėrtet njė revelacjon. Nė kapitullin e parė shpjegimi tradicional i qėnėsisė sė Zotit ėsht pėrzier me njohuritė se zbulimet shkencore tė Perėndimit, gjė qė s'ka tė ngjarė nė librat fetarė tė Lindjes. Ja ca copa nxierė nga botimi i Tiranės bėrė mė 1942, fq.29: "Mėsoni diturit' e gjithėsisė, ahere do tė kupėtoni fuqin'e mirėsin' e Zotit". "Pa shihni gjithėsinė pa an'e pa funt dhe ligjėn e saj tė pėrjetėshėm'e pa tė metė". "Yjtė pa tė nisur'e pa tė sosurė vinė rreth nė hapėsirėt tė pa anė duke nxituar me vrap tė math". "Kurrė nuk dolėn nga udha, q'u shėnoj Zoti. Pėr tė mos pėrpjekur njėri me tjetėrinė e pėr me mos mbeturė mb'udhė u vuri fuqinė heqėse dhe fuqinė dėbonjėse!". "Yjtė mesės u derdhin nė dritė yjvet rrotullonjės q'u vinė rreth atyre, edhe pasuesėvet, qė kanė rrotullonjėsitė!". "Zoti ėshtė Mbret'i gjithėssiė, drit e gjithėsisė! Pėr vetė esencėn e Zotit dhe pėr raportin Zot-njeri, Naimi shkruan, f.31: "Lavdatė pastė Perėndija, qė kreu gjithėsinė dhe gjithėsia ėshtė vetė! "Pa kur desh Zot'i vėrtetė me tė math tė tij tė dilte faqeza nė shesh, ahere kreu njerinė jetė nė fytyrėt tė tija! f.32: "Gjithė ē'ėshtė fytyr' e Zotit, gjithė ē'dėgjon ėshtė zėr'i Perėndisė". "Zoti me tė matht tė tij ėshtė njė det pa anė dhe ne jemi valėt e ". Edhe kėtu shohim, pra, njė njėsim, njė pėshtjellim tė esencės sė Perėndisė me natyrėn, a si e quan ai, me gjithėsinė. Nga ky parim si pasojė mund tė rriedhin dy pėrfundime: e para, hyjėzimi i njeriut nė sa pjesė e gjithėsisė, qė pėshtjellohet me Perėndinė; e dyta, mohimi i njė bote tjetėr trashendentale, pikėrisht si nė parimet bektashiane qė pamė mė lartė dhe jo si pas parimeve myslimane. Po nė "Mėsime" panteizmi naimian gadi pėshpėritet, duam tė themi se nuk ėsht nėnvizuar aqė fort si nė pjesėt tjera tė veprave tė tij, dhe ja lė vėndin fytyrės sė Zotit tradicional tė tri feve monoteiste. Pėr t'u shėnuar edhe njė pikė tjetėr me shumė rėndėsi: pozita e njeriut ndaj Perėndisė, njeriu pėr Naimin nuk ėsht mė rob i Zotit, po njeri i lirė tė gjykojė dhe tė zgjedhė. E qit kryet kėtu arbitri i lirė i fesė sė krishterė dhe kėshtu kundėrshtimi me doktrinėn myslimane bėhet edhe mė i rėndė dhe mė i pakapėrxyeshėm. Fatalizmi kuranik ēduket prej besimit tė tij. Nė kapitullin e dytė, "Urtėsija", pėrsėriten shkurtimisht tė njėjtat koncepte tė kapitullit tė parė. Shumė mė i interesanēėm pėr kuptimin e qėllimeve fetare tė Naimit na paraqitet kapitulli i katėrt "Thelb'i Kuranit". Ky titull, si pas mendimit t'onė, mund edhe ta gabojė nė fillim lexuesin, pse kush e lexon me vėmendje vren se Poeti largohet shumė nga ortodoksija kuranike. Ky largim i detyrohet sidomos disa shprehjeve tė Naimit pėrsa i pėrket fesė sė krishterė. Influksi i krishter, qė vihet re nė tė gjitha veprat e tija, kėtu zė njė vėnd themelor. Tek "Mėsime" gjejmė frazė tė tėra tė marra nga Ungjilli; kėshtu nė faqe 33 kėndojmė: "Nė ke dy kėmisha, njėrėnė epja atij, qė s'ka, nė tė rėnēinė mė njė faqe, kėthe dhe tjatrėnė, duaj miknė, duaj dhe armiknė, atė qė s'do tė ta bėnjė tjatri ty, mos bėj dhe ti ati, ēdo njeriu i bėj atė qė do tė ta bėnjė edhe ajy ty". Nė fq.37 disa nga parimet ungjillore:"Mos vith, mos rrėmbe, tek s'ke vėnė mos mer, mos ha gjėn'e botėsė, duaj mėmėn e atėnė, duaj motrėn'e vėllanė, duaj ata qė ke pranė dhe gjithė njerzinė, kapėrxe zemrimnė, fali fajnė fajtorit, bėji mirė njerėzisė, mos u bėj i pa-besė, mba fjalėnė q'ep, kujto Perėndin'e duaj varfėrinė, mos gėnje dhe mos pėrqesh e mos hiq njerėzinė, mos mpsho, mos shaj, mos rrih, mos qėrto, mos pėrto, po puno, mos u zih, mos u ndaj nga e drejta dhe e vėrteta, mos u mburr, mos u lėvdo…" Nė faqe 45: "Po tė Mirėtė thanė: Martohi e shumėzohi". Dhe akoma nė fq. 69 shkruan: "Zoti i math i fali Krishtit tė birt tė Marisė urtėsin'e fjalėn'e bukurė qė nė foshnjėri, i dha ungjillė e dritėnė. "Krishti u tha shėrbėtorėvet tė ti: Kush vjen me mua n'udhėt tė Zotit? Ata ju pėrgjeqnė: neve vimė. Pa thanė: Zot'i vėrtetė! Besuamė ē'szbriti teje dhe i ramė pas tė dėrguarit tėntė, shkrua-na me dėshmitarėtė. "Krishti ėshtė shpirt' i Perėndisė… F.77:"Pa i dėrgoj ėngjėllinė Marisė, dh'e nderoj atė dhe Krishtin'e shėrbėtorėt'e tija…" Nė "Lulet'e Verėsė" Naimi i kushton njė vjershė tė tėrė Krishtit me titullin "Pėrpara Krishtitė"; edhe kėtu Poeti e quan "Djalėth njeriu i Perėndisė", dhe, nė kundėrshtim me sa kishte pohuar nė f.69 tė "Mėsimeve", e pranon dėshminė ungjillore tė vdekjes sė Krishtit, qė u kryqėzua pėr shpėtimin e njerėzisė e fytyrės sė Krishtit

Aktualiteti i Naimit

Po marrim lejen, prandaj t'ja u lexojmė tė tėrė, pse e djmė qė ėsht e vėshtirė pėr shumė tė shtjenė nė dorė njė kopje tė "Lulevet tė verės". "Djalėth njeriu i Perėndisė,/ Fytyra jote mua mė tregon / Ah, tė kėqiat e njerėzisė,/ Qė ka punuar edhe po punon". Tash vjen vetvetiu pyetja: cilat qenė qėllimet qė e shtytnė Naimin tė shkruajė njė vepėr tė tillė? A mos i shkroi "Mėsimet" pėr tė zbutur pėrēarjen nė mes tė Myslimanėve dhe tė Krishterėve? Apo pati ndėr mend tė krijojė njė fe, njė besim, tė ri postafat pėr shqiptarėt e pėrēarė? Njė pėrgjegje e prerė ėsht e vėshtirė tė jepet sot, pse siē thashė mė parė, hetime e studime nuk janė bėrė gjėr mė sot mbi kėnd tė fshehtė tė botės fetare tė Naimit. Kemi tekstet, vėrtet. Kur lexuesi lexon sidomos kapitullin e parė tė veprės e ka tė qartė pėrshtypjen se Naimi ka pasur me tė vėrtet ndėr mend t'u jepte Shqiptarve njė fe tė pėrbashkėt, njė besė kombėtare, duke marrė pjesė nga feja e krishtere e duke i lidhur kėto nė njė teizėm, pikėrisht ashtu si ja sugjeronte Bektashizma. Nė f.53-54 shkruan Naimi: "Njė komp ka njė gjuhė, gjithė sa flasnė njė gjuhė janė djemt' e njė Mėmėdheu, edhe tė gjithė bijt e njė mėme dh'e e njė ati, kanė dhe njė gjak, njė vetij'e e njė vetėdijė, njė fytyr' afėro e njė mėnyrė. "Ashtu kanė nė tė vėrtet edhe njė besė gjithė djemt'e njė Mėmėdheu, se besojnė gjithė Zotn'e math e tė vėrtet, q'ėshtė Zot i jetėve dhe i gjithėsisė pa anė, besojnė tė Mirėtė, dhe mirėsinė pėr tė mirė, e ligėsinė pėr tė ligė, pr'andaj kanė tė tėrė bes'e njė fe". Mund tė mendohet se kapitulli i tretė, Ligj'e pėrjetėshm'e Shqiptarėvet i asgjėson kėto supozimet tona, po nė realitet nuk ėsht ashtu. Ky kapitull nuk ka ndonjė pėrmbajtje doktrinale; aty Naimi u kėshillon Shqiptarėve tolerancėn mė tė madhe nga ēdo pikėpamje. Po edhe nė qoftė se puna nuk qėndron pikėrisht kėshtu, njė gjė mbetet e sigurt: se Naimi me atė tejpamjen e tij profetike hodhi hapat e para tė vėllazėrimit, tė bashkimit tė feve. Na duket, prandaj, se, tamam sot qė flitet nga tė katėr anėt pėr "ekumenizėm", Naimi edhe nė kėtė pikė ėsht mė se aktual.


(Pėrgatiti D. Kaloēi)


Kush ishte Profesor Namik Resuli

Namik Resuli u lind nė vitin 1911 nė qytetin e Lushnjes prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij nga mė tė njohurat nė tė gjithė Myzeqenė. Nė fillimin e viteve '30-tė Namiku u diplomua nė Universitetin e Firences nė nė degėn e Gjuhė-Letėrsi Italiane. Pas diplomimit ai u kthe nė Shqipėri dhe punoi pėr shumė kohė si mėsues i Letėrsisė nė disa nga gjimnazet e vėndit. Nė vitin 1939 ai botoi pranė Shtėpisė Botuese "Gurakuqi" poemėn e famėshme "Milosao" tė De Radės tė cilėn e pėrshtati nga arbėrishtja nė gjuhėn letrare shqipe. Ai botim pati njė jehonė tė madhe nė atė kohė dhe u cilėsua si njė nga veprat mė tė arrira qė ishin botuar pėr De Radėn. Gjatė viteve tė pushtimit fashist, Namik Resuli punoi pranė Institutit tė Studimeve Shqiptare bashkė me Ernest Koliqin, Padėr Zef Valentinin, Aleksandėr Xhuvanin, Hasan Dostin, Padėr Anton Harapin etj. Pak kohė para mbarimit tė Luftės, Namik Resuli u largua nga Shqipėria dhe u vendos nė qytetin e Torinos pranė familjes sė bashkėshortes sė tij italiane. Qė nga ajo periudhė e deri saq doli nė pension nė vitin 1971, Namiku punoi si Shef i Katedrės sė Gjuhės Shqipe pranė Institutit tė Studimeve Orientale tė Napolit. Gjatė asaj kohe ai u muar me studime mbi historinė e letėrsisė shqipe dhe albanologji duke ribotuar veprėn e Buzukut. Nė vitin 1979 gjatė njė takimi me shkrimtarėt dhe artistėt, Enver Hoxha e sulmoi ashpėr Prof. Resulin duke e quajtur njė bej aristokrat, pėr arsye se ai kishte bėrė njė studim pėr Faik Konicėn. Prof. Namik Resuli vdiq nė qytetin e Torinos nė fillimin e viteve '80-tė. Studimi i botuar mė poshtė pėr Naim Frashėrin, ėshtė shkruar nga ai nė vitin 1968 dhe ėshtė mbajtur nė njė sesion shkencor qė organizoi Shoqėria "Vatra" nė vitin 1969 nė Detroit.

GSH


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.