Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ti heqesh iluzionin dashurise eshte njesoj sikur ti heqesh ushqimin.
--- Hugo

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Ceshtje Kombetare :: Tendenca izolacioniste e zotit Meidani
Postuar nga: Ernest

Ceshtje Kombetare Genc Burimi punon per Radio France Internacional. Ne komentin e meposhtem te botuar ne gazeten Shekulli, ai i pergjigjet shkrimit te Rexhep Mejdanit te dites se diele, sipas te cilit shqiptaret jashte atdheut na qenkeshin "aliene" !
per me shume, lexoni me poshte...

Nga Genc Burimi

Shqipėrisė i kanoset njė rrezik i madh sipas ish-presidentit tė saj R. Meidani, nė njė artikull firmosur dje tek "Shekulli". Shqiptarė me emigrim apo shkollim jashtė (pėrkthe aliena, nė kontekstin e Meidanit) kėrcėnojnė paqen e njė vendi tė qetė si Shqipėria me shkrime subversive. Njė fjalim i njohur qė nga Musolini, Stalini e deri te Fidel Kastro, pėr tė cilėt gjuetia e bashkėkombasve jashtė qė nuk ndanin pikėpamjet e tyre, ishte sporti mė i preferuar. Por ndėrsa me diktatorėt mė kobzinj tė planetit nuk ka vend pėr habi kur njihet monstruoziteti i tyre dhe nė shumė fusha tė tjera, njė ndjenjė konfuze nė kufijtė e skandalizimit tė gozhdon nė rastin e arsyetimit tė njė intelektuali humanist si Rexhep Meidani.

Pėr pesė vjet rresht, ish-numri njė i shtetit shqiptar, me paratė e taksapaguesve, nuk i kurseu udhėtimet dhe fjalimet e bukura anekėnd botės pėr t'u kėshilluar a mėsuar bashkėkombasve nė tė dyja anėt e Atlantikut se detyra e tyre ėshtė tė implikohen nė " punėt e mėmėdheut ". Aq " prekėse " sa mund tė kenė qenė kėto lloj deklaratash dje, aq i pavend ėshtė prononcimi i tezės sė kundėrt sot.
Mjaftuan dy muaj pas humbjes sė fronit, dhe ish-presidenti, ndoshta ende nė gjendje shoku, fillon e nxjerr xhevahire duke harruar se lexohet nė internet nga gjithė bashkėkombasit nė botė. Pėr Meidanin, kjo kategori nėnshqiptarėsh, tė cilėt qė kur zbardh e perėndon dielli nuk njohin veēse sfidėn darviniane tė mbijetesės nė xhunglėn e Perėndimit, me siguri qė nuk duhet tė jenė tė aftė tė kuptojnė realitetin e koklavitur tė Shqipėrisė.

Dhe fjalėt e njė shkencėtari kanė gjithmonė autoritet siē mund tė gjykohet nga versioni i botuar : " Nė fakt pyetja e parė qė shtrohet ėshtė shumė mė e thjeshtė, na hap sytė ish -presidenti. Si e vėzhgojnė (shqiptarėt alienė) kėtė realitet (nė Shqipėri) qė ėshtė mjaft i ndryshėm nė problematikė nga ai qė ata, nė format mė tė larmishmet tė mbijetesės, jo patjetėr dinjitoze, kanė pėrjetuar ose po pėrjetojnė aktualisht nė botėn perėndimore... ".

Fjalė tė rėnda ! Ju nuk fyeni vetėm njė grup shqiptarėsh , zoti ish-president, por shumė mė tepėr. Nė ēdo familje ka njė fotografi tė njė qenieje tė shtrenjtė qė punon, studjon, krijon, apo dhe vuan dėnimin nė ato vende ku i shpuri politika e ēmendur e atij regjimi qė ju bėri me grada shkencore jashtė shtetit.
Zoti ish-president ! Me artikuj qė ju firmosni sot, ju ngrini muret e ndarjes, muret e njė izolimi tė ri, kėsaj here jo midis shqiptarėve dhe botės, por ndėrmjet shqiptarėve midis tyre. Kur njė iniciativė e tillė del nga pena e atij qė ka qenė i supozuar tė simbolizojė konstitucionalisht pėr pesė vjet unitetin e popullit shqiptar, provokimi trashanik merr trajtėn e njė faji tė rėndė. Ku shkuan fjalimet e bukura mbi globalizimin dhe gjithėpėrfshirjen e njerėzimit nė njė sistem paqėsor shkėmbimi vlerash ekonomike, humane e ideore ? Globalizimi juaj ėshtė njė maskaradė qė ndalon nė dyert e Shqipėrisė, ashtu siē e shkruani me cinizėm tė ftohtė qė nė titull tė artikullit " Nga individi jashtė botės, tek individi brenda saj ". Ku shkuan fjalimet patetike mbi rėndėsinė e tolerancės, dėgjueshmėrisė, dhe tė multietnicitetit nė Kosovė, kur ju me njė tė rėnė tė lapsit, pėrjashtoni nga debati publik nė Shqipėri njė pjesė tė shqiptarėve qė gjumin ndoshta nuk e bėjnė nė Tiranė, Durrės a Vlorė, por lexojnė e shohin lajmet e vendit ēdo ditė ? S'e kishit parashikuar ju, apostulli i lirisė sė fjalės dhe i shumėfishimit tė enteve tė informacionit, se interneti u ofron sot shqiptarėve jo mė pak se dhjetė tė pėrditshme falas ēdo mėngjes , versionet integrale tė Kushtetutės e tė raporteve nga mė tė larmishmet mbi jeten ekonomiko-sociale nė vend, organigramat e ministrive e tė ish-stafit tuaj presidencial, kursin e lekut me valutat e huaja, ēmimet nė treg, niveli i papunėsisė, listat e tė drejtave tė studimit nė shkollat e larta e shumė tė dhėna tė tjera? Vėrtet qė kėsaj tabloje tė pasur, tė cilen do ta kishin zili shumė nga ata qė ju i emėrtoni " shqiptarė tė brendshėm ", i mungojnė thashethemet nėpėr kafenetė e kryeqytetit. Po nėse mendoni se aty thuret mendim i vyeshėm e shkencor shqiptar mbi tė ardhmen e vendit, atėherė paskeni humbur kohėn kot pesė vjet nė bulevardin "Dėshmorėt e kombit ".

Duke u mohuar kapacitetin " shqiptarėve tė jashtėm ", (pasi e drejta fatmirėsisht nuk varet me nga ju) pėr tė marrė pjesė nė "debatin e brendshėm ", ju bėni nė njėfarė mėnyre zoti ish-president, apologjinė e censurės, njė suvenir i urryer i tė kaluarės. Sipas interesit tuaj, shqiptarėt " e jashtėm " kanė tė drejtė tė flasin, por jo tė thonė se Rexhep Meidanit i erdhi goja sot pėr tė kritikuar realitetin, ndėrkohė qė deri dje si president flinte gjumė.

Eshtė interesante tė mėsohet sesi keni reaguar ju si president, ndaj funksionarėve tė huaj tė FMN-sė, Bankės Botėrore, Kėshillit tė Europės, OSBE-sė, BE-sė , e sa e sa individėve tė tjerė tė pėrkohshėm nė Shqipėri, kur ata u kanė bėrė vėrejtje pėr mbarėvajtjen e punėve nė vend. Jua e keni kthyer po me aq trimėri ndoshta : " pushoni, ju jeni tė jashtėm, ju nuk e njihni realitetin e Shqipėrisė ", apo u keni plotėsuar ēeqet e honorareve disa mijėra dollarėshe si " ekspertė tė mėdhenj tė realiteit shqiptar " ? Pėrkundrazi, tė rinjtė shqiptarė qė flasin shqip, qė kanė ndoshta edhe mė shumė diploma sesa ekspertėt tė cilėve ju i serviloseni ultėsisht, por qė kanė mėkatin tė jetojnė nė njė garsonierė me drita tė Londrės, Parisit a Romės, nuk pėrbėjnė nė sytė tuaj veēse njė kope tė paaftė, tė marrin vesh se ē'bėhet nga Shqipėria. Shpresojmė qė bija juaj, mos t'iu gjykojė ashpėr zoti Meidani.

Mė poshtė mund tė lexoni shkrimin e Rexhep Mejdanit

Nga individi "jashtė botės" tek individi "brenda saj".

Nga Rexhep Meidani

Kam huazuar kėtė titull tė ngjashėm tė njė paragrafi tė librit "Ese mbi individualizmin" tė Louis Dumont, jo pėr tė ndjekur linjat e shtjellimit tė tij mbi individualizmin, por pėr tė pasqyruar njė problem konkret tė lidhur me kėtė titull, qė nė njė perceptim e realitet tė kundėrt me tė, jo vetėm mė parė, por dhe aktualisht vazhdon tė jetė me doza tė tepėrta, i pranishėm nė politikėn tonė, nė tė cilėn shndėrrohen pa vėshtirėsi nė emra tepėr tė pėrveēėm dhe individė me pak zė, madje me peshė specifike tė papėrfillshme nė "skalierėn" politike rajonale, europiane e botėrore. Bile arrihet deri atje, sa ata bėhen, si pa tė keq, referenca tė ēdo citimi, veprimi e gjykimi; ata "vishen" me autoritete institucionale qė nuk i kanė, ata paraqiten si vetė Europa, si vetė bota!Njė "sėmundje" kjo sa foshnjore e demokracisė, po aq dhe "infeksion konformizmi e servilizmi" nė politikėn tonė, qė ka brenda pa dyshim dhe dobėsinė, abuzivitetin, papjekurinė profesionale e jokorrektėsinė e saj.

Por e keqja nuk qėndron vetėm kėtu. Ajo, e "rrėnjosur" nė politikė, edhe pse e kapėrcyer tashmė pėrfundimisht nga biznesi shqiptar, mbas njė faze fillestare e tė dikurshme inferioriteti, po shfaqet sot gradualisht, ndoshta dhe si njė farė "mode", nė mjediset mediatike shqiptare me shpalosje tė "vėrtetash autoritare e absolute" nga "zėra" tė vjetėr e tė rinj. Midis tyre, krahas joshqiptarėve, disa dhe me "porosi" jodashamirėse e pozicione kancelarike, nuk mungojnė edhe shqiptarė tė shkėputur nė vite nga bota e jonė konkrete.

Nga kėto tė fundit, disa me dėshirėn e mirė pas emigrimit apo shkollimit pėr tė kontribuar, disa edhe me ndonjė konceptim tė vjetėruar, qoftė dhe mllef tė drejtė tė dikurshėm, disa me synime tė tjera, shfaqen nė skenėn shqiptare nė mėnyra tė ndryshme, pėr tė cilat nuk ėshtė vendi pėr komente, sepse pavarėsisht nga forma e shfaqjes pjesėmarrja dhe pėrfshirja e tė gjithėve ėshtė dhe mbetet gjithmonė e mirėpritur, madje tepėr e nevojshme nė zhvillimin konkret tė "hardware-software"-it modern shqiptar.

Por kjo nuk mund tė konsiderohet e tillė kur njė pjesė e tyre, sado e vogėl qoftė ajo, edhe pse, duke jetuar jashtė botės sonė konkrete, kanė filluar tė shfaqin njė prirje tjetėr "software", jo gjithmonė tė dobishme, madje nė disa raste tė karakterit teorizues pėr tė dhėnė vetėm "leksione ex-cathedra", vlerėsimi e demokratizimi, ndonjėherė sa triviale e individualiste, po aq dhe pjesore e kontradiktore, bile edhe nė adresė tė atyre individėve brenda nesh, nė botėn tonė, qė pėrpiqen tė kontribuojnė, sa e si mundin, me qytetari e pėrgjegjėsi, me vendosmėri, guxim e ndershmėri nė ndėrtimin e opinionit publik, nė vetė proceset shqiptare, pėr ecurinė sa mė normale, sa me mė pak gabime e shformime tė tyre.

Nė fakt pyetja e parė qė shtrohet realisht ėshtė shumė mė e thjeshtė: cili e pėrafron me drejt analizėn ndaj kėtij realiteti konkret, individi qė ėshtė jashtė botės sonė tė vogėl apo ai qė jeton tė gjitha "nuret" e gėzimet, hallet e vėshtirėsitė nė gjirin e saj; tė paktėn nė njė konsiderim normal mesatar? Sepse, pėr kategorinė e parė, fizikisht, ndoshta dhe mendėrisht, larg botės sonė, problemi mė thelbėsor ėshtė sesa e kuptojnė dhe e perceptojnė ata realitetin qė ne pėrjetojmė, veēanėrisht pas njė shkėputje shumėvjeēare; sesa e njohin apo e ndiejnė ata tani ndryshimin por dhe dukuritė tepėr shqetėsuese e shoqėruese tė tranzicionit tė vėshtirė shqiptar; sesa i kanė ndjekur etapat e kėtij tranzicioni qė sot ėshtė nė njė fazė krejt tjetėr nga faza fillestare e tij; dhe mbi tė gjitha, si e vėzhgojnė kėtė realitet qė ėshtė akoma mjaft i ndryshėm nė problematikė nga ai qė ata, nė format nga mė tė larmishmet tė mbijetesės, jo patjetėr dinjitoze, kanė pėrjetuar ose po pėrjetojnė aktualisht nė botėn perėndimore, pikėrisht atje ku dhe ne po synojmė e pėrpiqemi tė shkojmė! Aq mė keq qė, ngandonjėherė, nė trajtė hibride ata arrijnė tė perceptojnė ose dhe tė ndėrtojnė sisteme vetiake sa tė mbyllura e logjikisht kontradiktore, po aq dhe vetėpretenduese, paraprakisht tė pėrzgjedhura ose arbitrarisht tė sugjeruara. Mė zhgėnjyes bėhet qėndrimi kur synohet pa njohje konkrete apo pėr motive "shpagese e pagese", pėr pretendime ose kėrkesa personale, ndoshta, shpesh dhe tė pajustifikuara, t'i "jepet liri" kurajos pėrzgjedhėse e "polemizuese" deri nė kualifikime e pozicione nominative…

Natyrisht kėtu nuk bėhet fare fjalė qė tė mungojnė pjesėmarrja e pėrfshirja e tyre sa mė pozitive, por nėnvizohet diēka tjetėr qė karakterizon mbi tė gjitha ndihmesėn konkrete dhe emancipimin qytetar. Ky i fundit nėnkupton, midis tė tjerash, si elementė mė se normalė njohjen, objektivitetin, ligjshmėrinė, modestinė dhe relativitetin e gjykimit. Njė kontribut i kėsaj natyre padyshim e ndihmon shoqėrinė tonė nė ecjen pėrpara, jo nė kuptimin e identifikimit tė saj si realitet, por, pėr mė tepėr, si prirje integruese drejt atij konfiguracioni politiko-institucional dhe ekonomiko-shoqėror qė ndeshet sot nė Perėndim. Kjo nėnkupton gjithashtu qė, nė asnjė mėnyrė, tė mos konsiderohet kjo shoqėri si njė shoqėri nė njė kontekst krejtėsisht abstrakt apo si njė konceptim librash e leksionesh, as si njė shoqėri e ndėrtuar me imagjinatė, siē mund tė vepronte dhe ndonjė mendje e paqartė, as si shoqėri "pazaresh" pa ligj, por, pėrkundrazi, ajo duhet tė shqyrtohet si shoqėri konkrete me nivelin e saj tė psikologjisė sė pėrgjithshme dhe shkallėn e evolucionit kohor e tė problematikės qė e "mbėrthen" atė, me stadin e emancipimit shoqėror e tė konsolidimit ligjor e kushtetues tė institucioneve e strukturave tė tjera tė saj. Dhe pa dyshim nė kėto aspekte shqyrtimi e analize ka njė ndryshim jo tė vogėl qė vlen tė pėrfillet dhe nga vėzhguesit nė distancė. Ky, sipas Dumont, ėshtė "ndryshimi midis vėzhguesit, si mbartės i ideve dhe vlerave tė shoqėrisė moderne dhe atyre qė ai vėzhgon… Vėzhguesi po ta shohim nga kėndvėshtrimi mė i drejtpėrdrejtė, mė i pėrshtatshėm i studimit, nė krahasim me atė tė konceptimit shoqėror nė tė cilin ėshtė pjesė, ėshtė gjithashtu aspekt i domosdoshėm i vėzhgimit. Tabloja qė ai paraqet, nuk ėshtė njė tablo detyrimisht objektive meqė subjekti pretendon se po mungon nė tė, ajo ėshtė njė tablo e diēkaje e parė nga dikush…".

Njė formulim i tillė i drejtė, ashtu si dhe e tėrė praktika jetėsore, na shtyjnė objektivisht tė pranojmė, tė dėgjojmė e tė ēmojmė mė tepėr gjykimet e individit-vėzhgues brenda nesh se sa atė jashtė nesh. Natyrisht, kėtu, nga njera anė, nuk bėhet fjalė pėr individė "tė brendshėm" e "oborrtarė" pa pėrgjegjėsi intelektuale e shoqėrore, pa mė tė voglin respekt pėr veten e shoqėrinė, dhe, nga ana tjetėr, as pėr individė "tė jashtėm" krejt tė rrallė nė kapacitetin e tyre pėr tė realizuar analiza pėrgjithėsuese, deri globale! Por ėshtė fjala, pėr gjėra mė tė vogla, pėr analiza dukurish tė veēanta e situatash konkrete, pėr "kontribute" sa tė llojit tė konsumit "replikor", po aq dhe pėr probleme tė terrenit praktik, pėr tė cilėt detyrimisht kėrkohen dhe njohje detajesh ose pėrjetesė sado e pjesshme dhe reale, pėr tė analizuar e gjykuar drejt. Kjo ėshtė njė arsye mė shumė pėr tė ripohuar pa dyzim e nė mėnyrė mbėshtetėse atė tė shprehur nė titullin e kėtij shkrimi, dhe njė gjė e tillė aspak pėr lokalizėm apo pėr tė stigmatizuar ndonjė "patriotizėm" tė tepruar, as pėr subjektivizėm pėrzgjedhės, respekt tė "profilizuar" apo bashkėjetese nė vėshtirėsi e sakrificė, por pėr vetė cilėsinė e mundėsinė mė tė madhe tė vėzhgimit, madje tė pėrjetimit tė drejtpėrdrejtė tė realitetit konkret, i cili nuk mund tė realizohet si i tėrė nga "mbartjet e muhabeteve", as nga interneti, apo copėza lajmesh televizive dhe rreshta shkrimesh nė gazeta. Aq mė keq sikur kėto tė fundit t'i "paragrafojnė", t'i dėrgojnė e porositin tė dytėt e tė tretėt, apo, ndoshta, t'i ngatėrrojnė e pėrziejnė ato me lloj lloj porosish e ofertash tė tjera! Nė fund tė fundit, realiteti konkret "qėndron" shumė mė lart, nė krahasim me pasaktėsi, lojėra apo "hesape" tė tilla. Pikėrisht kėtė realitet, tė vėrtetin, e perceptojnė shumė mė drejt, nė radhė tė parė, njerėzit e thjeshtė me pėrjetimet e tyre, me opinionet e tyre sa modeste e tė ndijuara, po aq dhe "palcore" e kuptimplota.

Prandaj dhe gjykimet e opinionet realiste, kontaktet e shkėmbimet e mendimeve, njohja e halleve tė ditės sigurohen mė mirė e kryesisht brenda botės sonė dhe pothuajse pak ose, ndoshta, nė tė shumtėn e rasteve, aspak jashtė saj. Dhe kjo ėshtė njė epėrsi tjetėr e "brenda botės". Po kėshtu, realiteti konkret ėshtė shumė mė shumė se sa individualizmat protagoniste dhe "inspiruesit" e tyre, shumė mė tepėr se interesat e veēanta mediatike, "komandimet" e censurimet politike ose trysnitė financiare, etj. Dhe ky ndryshim e dallim i "brenda botės" nuk ėshtė as aq i vogėl, as pa ndikim, sa tė lihet mėnjanė. Kėtė realitet nuk mund as ta zbehin, as ta "perdojnė", tė ashtuquajturit analistė e gazetarė "oborri", qofshin dhe pjesėtarė "tranzicionalė" tė botės sonė, as ndonjė spekulim politik apo inspiruesit e tij tė ēdo kategorie!…

Mendimi i lirė, mendimi i pavarur, veēanėrisht prej botės sonė, sado e vogėl qoftė ajo, analiza sa mė objektive e qėndrimet konkrete e realiste, jashtė "heroizmit" subjektiv, nga njera anė, dhe nga ana tjetėr, sa mė shumė referime nė ligj dhe kundėrvėnie ndaj veprimeve e kompromiseve pa bazament Kushtetutėn e ligjin, madje demaskim publik i ēdo shkelje tė ligjit dhe i vetė shkelsėve tė tij, ja ēfarė na nevojitet mė shumė sot dhe pėr zhvillimet e ardhshme demokratike, pa shformime "blerėse" apo kompromise antiligjore e antikushtetuese. Vetėm kėshtu shteti ligjor nga njė slogan politik mund tė shndėrrohet nė njė realitet tė vėrtetė pėr tė gjithė qytetarėt pa pėrjashtim, pėrfshirė dhe ata nė pozicione tė pėrkohshme shtetėrore. Nėn kėtė optikė ligjoro-demokratike, ėshtė shumė mė i mirė e i drejtė njė "amendim i keq" i ligjit sesa njė "shkelje e mirė" (pėr marrėveshje apo kompromise politike!) e tij. Kėto kėrkohen tė mbrohen me forcė sot dhe jo tė "filozofohet" pėr gjėra triviale apo tė kėrkohen "armiqtė" e "polet" atje ku ata nuk ekzistojnė. Pėr kėtė duhet ngritur zėri qytetar e mediatik, pėr tė heshtur zėri i abuzivizmit, i autoritarizmit, i justifikimit tė joprincipialitetit dhe joligjshmėrisė. Sepse vetėm ky zė i qytetarizmit e ligjshmėrisė e ndihmon progresin. Madje njė gjė e tillė, pėr njė pėrparim normal tė gjithanshėm dhe njė opinion-bėrje sa mė demokratike e qytetare, duhet tė jetė pjesė inerente e jetės sonė, e gjykimit dhe e qėndrimit tonė individual, intelektualo-shoqėror, politiko-ligjor e civilo-institucional, pse jo dhe e votės sonė. Vetėm kėshtu mund tė na mbėshtesė bota demokratike, pėrkrah nesh e jashtė nesh, dhe vetėm kėshtu mund tė pėrshpejtohet koha shqiptare e progresit dhe e integrimit, me kontributin, nė radhė tė parė, tė ēdo individi si pjesė e bashkėsisė brenda nesh, brenda botės sonė.

Rubrika Komente, Gazeta Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.