|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Kur e sheh jeten ashtu sic e ka bere zoti, s`te ngelet vecse ta falenderosh qe ka bere vdekjen.
--- Dumas
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 67 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Demush Shala
Nė 17 prill 1829 u lind nė Bakėll tė Pejės Demush Shala, studiues e folklorist, i cili u mor veēanėrisht me ciklin e kreshnikėve, duke dhėnė njė ndihmesė nė studimin e epikes legjendare, si dhe botoi antologjitė "Kėngė popullore lirike 2, "Kėngė popullore legjendare", "Kėngė popullore historike", etj.
Mustafa Xhani
Nė 17 prill 1947 u nda nga jeta Mustafa Xhani ose shumė i njohuri Mustafa Matohiti, atdhetar, veprimtar i Luftės sė madhe Antifashiste, Hero i Popullit.
Benjamin Franklin
Nė 17 prill 1790 mbylli sytė Benjamin Franklin, shkencėtari amerikan qė formuloi teorinė e vlerės, njėri nga pionierėt e studimit tė elektricitetit atomik dhe shpikėsi i rrufepritėses.
Turgut Ozal
Nė 17 prill 1993 u nda nga jeta Turgut Ozal, burrė shteti, ish-president i Turqisė, nismėtar pėr formimin dhe zbatimin e parimeve tė politikės sė zhvillimit tė industrisė, bujqėsisė dhe eksporteve nė vendin e tij.
|
|
|
| |
|
Njė serial televiziv do tė shfaqet sė shpejti nė ekranin e televizionit grek ANT1. Regjisori grek Manushos Manushakis ka bėrė bashkė shqiptarė e grekė nė serialin ku bashkėjetojnė dy popuj, ku konvergohen dy kultura: greke dhe shqiptare, e mbi tė gjitha, jepet njė mesazh i qartė, ai i fqinjėsisė dhe i miqėsisė.
Ky mesazh do tė jepet edhe nėpėrmjet televizionit prej ku shpesh janė denigruar pa tė drejtė emigrantėt e ku jo rrallė ėshtė mbjellur frikė pėr vendasit. Duke folur pėr serialin e ri , revista artistike qė boton gazeta "To Vima", kėto ditė midis tė tjerave shkruan:"Arti grek sheh anėt e jetės moderne, qė nuk janė larg realitetit. Seriali dramatik qė po pėrgatit Manushaki pėr Antenėn "Dashuria erdhi nga larg", pėrpiqet tė zbusė figurėn televizive qė kemi formuar pėr emigrantėt tanė veriorė".
Nga RAMADAN BIGZA Njė grua e bukur dhe e pasur greke dashurohet me njė emigrant shqiptar i cili punon nė pronat e tė shoqit tė saj. Njė histori e tillė dashurie qė jetėsohet mbi fushėn e Thesalisė, prej ditėsh ka zaptuar reklamat e njė prej stacioneve mė tė rėndėsishme televizive tė Greqisė. Ekrani i "Antena" sė shpejti do tė transmetojė gjithė ē'ndodh me dashurinė e grekes dhe shqiptarit, nė serialin televiziv "Dashuria erdhi nga larg". Ndėrkohė, mbi fushėn e Thesalisė, historia po fokusohet pak e nga pak nė kamerat televizive. Manushos Manushakis, ėshtė regjisori grek qė po ndėrton kėtė marrėdhėnie dashurie mes dy kombeve. Ka zgjedhur pėr projektin e tij njė grup aktorėsh nga mė tė njohurit e skenės dhe tė kinematografisė vendase, por veē tyre edhe 15 aktorė shqiptarė, qė punojnė e jetojnė nė Greqi. Nė rrjedhėn e njė historie Tė gjithė sė bashku kanė marrė pėrsipėr tė pasqyrojnė njė realitet ndryshe pėr tė thyer barrierat e kufijve, pėr tė afruar mė pranė njeri- tjetrit vlerat qė mbartin dy popujt fqinjė. Ngjarja fillon nė Koropi, njė vend jo shumė larg Athinės, ku ėshtė improvizuar njė fshat tipik shqiptar i para viteve 90. Ka shtėpi prej guri dhe njė dyqan tė vogėl me artikuj tė pėrzier dhe njė kafene ku mblidhen shqiptarėt. Atje gjėndet edhe telefoni i vetėm, qė u shėrben banorėve tė kėtij fshati. Sipas skenarit tė Vasili Spiliotopulos, ngjarjet zhvillohen nė Thesali. Argjiri, rolin e tė cilit e luan aktori i njohur grek, Paskalis Caruhas, ėshtė njė pronar i madh tokash. Ai ėshtė i martuar me gruan e bukur Vasiliki, rolin e sė cilės e luan aktorja po kaq e njohur greke Lina Saka. Pėr llogari tė kėtij ēifti tė pasur e tė lumtur punojnė me dhjetėra emigrantė, midis tė cilėve edhe Ilia, roli i tė cilit interpretohet nga aktori grek Kosta Somer. Midis tė tjerėve, emigranti i ardhur nga Shqipėria do tė fitojė shpejt zemren e gruas sė bukur tė pronarit tė madh. Aktorėt e mėsipėrm kanė pranė edhe ndihmėn e aktorėve tė tjerė tė njohur grekė siē janė Janis Vogli, Elpidha Braudhaki etj. Aktorėt shqiptarė, sė bashku me grekėt Vlera tė mėdha artistike i japin kėtij seriali televiziv edhe aktorėt shqiptarė. Falė interpretimit tė tyre mjeshtėror dallohen Englantina Kume, nė rolin e Rinės (nėnės sė emigrantit nga Shqipėria) qė dashuron Vasilikinė. Laert Vasili nė rolin e Sajmirit (vėllait tė tė fejuarės sė Ilias). Aleksandėr Rapi nė rolin e Agronit (shok pune i Ilias, prototip i punėtorit tė ndershėm shqiptar). Nikolla Llambro, nė rolin e Ramizit (pėrgjegjės pune nė tokat e pronarit tė madh Argjir). Armando Dauti, nė rolin e Omerit (shokut tė Ilias). Kristina Bermala, aktorja qė interpreton sė bashku me djalin e vet Aleksandėr. Kliti Roshi nė rolin e shitėsit tė njė dyqani , i cili interpreton nė kėtė serial sė bashku me gruan dhe djalin e tij Maks. Me grupin e aktorėve tanė janė edhe edhe katėr muzikantė shqiptarė, qė interpretojnė kėngė, valle dhe muzikė nga vendi ynė. Shqiptarėt e regjisorit Regjisori Manushos Manushakis ėshtė mjaft i kėnaqur nga interpretimi me nivel mjeshtror i aktorėve shqiptarė. Nė njė intervistė tė dhėnė kėto ditė pėr televizionin vendas ai shprehet i sigurtė pėr suksesin e serialit televiziv, qė do tė shfaqet sė shpejti. Fryma e ngrohtė ėshtė ajo qė karakterizon marrėdhėniet midis aktorėve grekė dhe shqiptarė e cila vėrehet nė ēdo vend ku po bėhen xhirimet si nė Megara, Koropi, Porto Rafti, Marusi, Larisa e nė fushėn e Thesalisė. Marrėdhėnie tė veēanta ka krijuar me aktorėt tanė regjisori i njohur grek , aq sa shtypi vendas i ka karakerizuar ata si "shqiptarėt e Manushos".
Dritare Aktorėt shqiptarė, qė interpretojnė nė rolet kryesore tė serialit televiziv "Dashuria erdhi nga larg" janė: Englantina Kume, aktorja e njohur shqiptare, e ka arriti kulmin e karrierės sė saj artistike nė Shqipėri me rolin e heroinės Bule Naipi, nė filmin"Ngadhnjim mbi Vdekjen". Iku nė vitin 1991 drejt Athinės, ashtu si shumė shqiptarė tė tjerė. Gjatė kėsaj kohe, ajo krahas punės sė pėrditshme, i ėshtė pėrkushtuar letėrsisė. Ka botuar novelėn e parė tė titulluar « Mos". Mė vonė ka botuar pėrmbledhjen me vjersha "Dy pika qielli" si dhe ka shkruar njė skenar pėr film. Pas shumė vitesh, Englantina Kume i kthehet interpretimit nė serialin e filmit "Dashuria erdhi nga larg". Ajo luan mjaft mirė nė kėtė film rolin e nėnės sė emigrantit shqiptar, qė dashuron gruan e bukur greke. Nikolla Llambro, aktor qė pėr rreth 17 vjet ka interpretuar me trupėn e teatrit tė Gjirokastrės. Llambro ka intepretuar gjithashtu dhe role tė ndryshėm nė 9 filma shqiptarė. Ka disa vite qė ėshtė nė Greqi dhe ky ėshtė filmi i parė qė interpreton nė vendin fqinj. Nė kėtė serial ai luan rolin e Ramizit, njė pėrgjegjėsi tė punėtorėve emigrantė nė fushėn e Thesalisė. Aleksandėr Rapi, ka pėrfunduar studimet pėr aktor nė vitin 1991 dhe njė vit mė vonė ėshtė larguar nė Greqi. Nė karrierėn e tij ka luajtur nė rreth 30 role si dhe ėshtė regjisor i disa komedive tė Ēehovit, Gogolit dhe tė njė drame tė Ibsenit. Nė Greqi ka bashkėpunuar me teatrin "Knosos" dhe nė serialin televiziv, luan rolin e Agronit, punėtorit tė ndershėm shqiptar, qė punon nė tokat e pronarit tė pasur grek me emrin Argjir. Klit Roshi, luan rolin e shitėsit tė njė dyqani tė artikujve tė pėrzier. Nė kėtė serial ai interpreton sė bashku me bashkėshorten dhe djalin e tij Maks. Ėshtė diplomuar nė Tiranė nė vitin 1988 dhe ka luajtur nė rreth 50 role nė teatėr e nė kinema. Nė Greqi ėshtė hera e dytė qė aktivizohet. Mė parė ai ka interpretuar edhe nė filmin greko-shqiptar "Mirupafshim". Kristina Bėrmala, ka ardhur nė Greqi qė nė vitin 1991. Ajo ka kryer punė tė ndryshme, por mė shumė ėshtė shquar si kėngėtare, aktore por edhe poete.Artistja fierake ka pėrfunduar studimet nė teatrin kombėtar si dhe ka pėrfunduar studimet nė shkollėn teatrore tė Vasilis Diamandopulos.Nė kėtė serial televiziv ajo interpreton sėbashku me djalin e saj 10 vjeēar, Aleksandėr. Armando Dauti ėshtė njė aktor i ri nga Vlora me njė veprimtari tė pasur nė Greqi.Ai bashkėpunon me regjisorėt vendas Jorgo Kora dhe Kristo Vupura nė vitin 1997, duke qenė njė ndėr protagonistėt nė filmin greko - shqiptar "Mirupafshim".Nė festivalin e Selanikut ai ishte edhe njė nga kandidatėt pėr tė fituar ēmimin e parė. Nė Greqi, Armando Dauti ka luajtur edhe nė filmin "Kjo natė mbetet" si dhe nė serialet televizivė"Nė hijen e Luftės" dhe "Gjyshėr nė veprim". Laert Vasili ėshtė padyshim aktori mė i suksesshėm shqiptar nė Greqi. I riu nga Delvina ka pėrfunduar tė gjitha shkollat mė prestigjoze tė teatrit dhe tė kinematografisė nė Shqipėri dhe nė Greqi. Ai ka luajtur nė skenat greke, ku edhe shumė aktorė vendas nuk kanė mundur ta realizojnė njė ėndėrr tė tillė. Pas pėrfundimit tė studimeve pėr art dramatik nė Tiranė, nė vitin 1994 ai jep provime nė teatrin kombėtar tė Greqisė dhe nė shkollėn Beaqis, ku pėrfundon shkėlqyshėm qė tė tria, por zgjedh pėr tė punuar nė teatrin kombėtar. Ai luan tek "Antigoni" i Sofokliut nė Epidavros. Luan suksesshėm nė 8 filma grekė dhe jep shfaqje nė teatrin kombėtar , nė teatrin e Neos Kozmos dhe nė skena tė tjera, duke qenė pėrkrah aktorėve mė tė njohur grekė. Nė serialin e ri "Dashuria erdhi nga larg", Laert Vasili luan rolin e Sajmirit. G. SHekulli
|
|
|
|