Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēka ta bėn goja s'ta bėn armiku
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Letersi :: Ujė - Ben Albani
Postuar nga: Fiori

Letersi Nje krijim sa clodhes aq edhe letrar. Kete rradhe nga letersia shqiptare po hedhim nje pjese te Ben Albanit (vizitor i rregullt i Forumit Shqiptar). Shpresojme ne nje te ardhme te afert krijimtaria e pjestareve te ketij forumi mos njihet vetem ne boten e internetit por ne te gjithe Shqiperine. E quaj veten me fat te kem mundesine te njihem me shkrime dhe krijues te tille.

Pjesa e Pare

E veshtrova nje cope here, para se te leshohesha plotesisht edhe une mbi shtrat. Edhe ne gjume, e ndoshta mbi te gjitha kur perkundej ne boten e enderrave te veta, me dukej engjellore. Butesine e linjave delikate te fytyres, afshin qe ja perndizte lekuren e trendafilte dhe erekendshme, floket e lemuara ngjyre geshtenje qe dergjeshin shprishur mbi jastek, te gjitha keto i ndjeja thelle-thelle, diku prane peshtjellimeve, pasigurive e fobive te mia, atje ku bashjetonin caste te akullta dhe pasione vullkanike e ku edhe ai pak racionalitet qe me karakterizonte humbiste plotesisht dhe mbreteronte sovrane Dashuria.

Padyshim e dashuroja. Dhe kjo me shtynte shpeshhere, gjate harkut te seciles dite, te sillesha ne menyre kaq te pakuptimte e femijerore. Ashtu si ate nate. Mundesite qe ajo te zgjohej, qofte edhe per nje cast, e te me dhuronte nje nga ato buzeqeshjet e saj qe te rrembenin zemren, nuk ishin shume, por une nuk jam nga ai lloj njerezish qe dorezohen kollaj dhe ne fund te fundit, per mendimin tim ja vlen te shpenzosh kohe duke e kundruar, po aq sa c’do t’ja vlente te ndaleshe e te leshoje te lire veshtrimin mbi nje Gaugen apo Dali’.

Ajo nuk u zgjua. Dashepadashje do te me duhej te prisja mengjesin per t’ju gezuar rishtaz shkelqimit te syve te saj ngjyre smeraldi. Emertoreadori i Sepulvedas me shoqeroi per dy tre faqe, deri kur nisa te kotem e me gjest te pergjumur fika driten dhe u mbylla bashke me konturet e dhomes deri athere te ndricuara zbehte, ne erresire te plote.

Eshte e pamundur te mesosh se ne sa mijera enderra mund te lundrosh brenda nje kohe te caktuar. Cdonjera zgjat vetem pak caste, e sado qe ne secilen kemi privilegjin te jemi vete protagoniste, gje e cila ndodh fatkeqesisht shume rralle ne jeten reale, pjesen me te madhe te hereve memoria mbetet e bardhe dhe nuk rregjistron asgje. Me perjashtim, ndoshta, te endrres se fundit, bishtat e te ciles, si tentakuj te nje bishe perrallore, na ndjekin nganjehere nga pas dhe na imponohen ne forme kujtimesh te vdekura e te pajetuara, ne castet e para te pasfjetjes. Trilli i endrres se fundit te asaj nate duhet te kete qene me te vertete i paperfillshem.

Nuk kujtoj te kem enderruar gje. Ne fakt nuk kujtoj as te me kete marre gjumi, por kjo nuk do te thote aspak qe, kur fjalet e saj te sapo mermeritura me erdhen ne vesh, nuk isha duke fjetur. Fakti eshte se, sado e pashpjegueshme te duket, e gjithe qenia ime ishte bymyer e sforcuar ne menyre mbinjerezore per t’ju pershtatur e per te hyre ne sintoni te plote me cdo detaj te personit te saj, ne menyre qe ndethurja jone te ishte ashtu si ajo e dy ingranazheve te nje mekanizmi te komplikuar e preciz, qe perputhen persosmerisht. E per rrjedhoje degjoja fort e qarte sikur edhe nje peshperime te saj edhe ne thellesite, tjetersoj te padepertueshme, te nje gjumi te rende.

- “Uje… dua te pi…dua uj…”





Pjesa e Dyte


- “Uje… dua te pi…dua uj…”

Ajo ka ze te mrekullueshem, te ngrohte e melodioz, me nje timber te vecante, te bute e te dashur qe arrin te provokoje tek ti kulmin e marramendjes pikerisht kur vjen mes peshperimash. Athere buron fill prej natyres se saj feminore, nga shpirti prej vogelusheje, qe ajo ruan ende me shume xhelozi, brenda kurmit, njeherazi te brishte e provokues, prej femre superlative.

Zerin e saj nuk do ta ngaterroja kurre. Edhe sikur te ndodhem i strukur mes nje turme zulmemadhe tifozesh te ekzaltuar, edhe sikur te jem pasagjer ne pritje ne metrone me te zhurmshme te botes, zeri i saj, kudo qofsha, ka tek une efektin e magnetit. Me pushton e me terheq pas vetes, ashtu si c’nuk do te ishte ne gjendje te bente as forca e perbashket e gravitetit te mijera boteve.

E pra e degjova ate nate.

Dhe e dija se cfare deshironte.
Kur jemi femije, nje prind i dashur nuk harron kurre, para se te na vere ne gjume, te vendose mbi komodinen prane shtratit nje gote mbushur me uje te fresket, te mbuluar me kujdes me nje picete te bardhe e te paster. Keshtu te pakten ka qene per mua. Dhe ndodhte perhere qe, pasi kisha pershkuar me mijera kilometra neper bote perhere te reja e te paeksploruara, pa levizuar nderkaq asnje fije floku brenda asaj torte te madhe me pete qe eshte shtrati e kremi i se ciles jemi vete, te zgjohesha i ndezur keq nga nje etje e madhe qe te rrudhte fytin.

Lumturia e nje jete nuk eshte thuajse kurre rrjedhoje e nje ngjarjeje te vetme e ne kete dallohet nga pikellimi qe mund te te kaplloje sa hap e mbyll syte e mos te te leshoje me asnjehere. Nje jete mund te quhet e lumtur athere kur perjetojme me intervale te rregullta e te shpeshta caste te gezuara.

Une ndihesha i lehtesuar, sa here dora ime e leshuar pa force mes territ arrinte te mberthehej pas siperfaqes se fresket te qelqit. Lehtesimi niste e shnderrohej ne gezim doradores qe gota i afrohej buzeve dhe trupi i zhuritur dritheronte ne pritje. Kur uji zbrazej me vertik teposhte gojes time te etur, ndersa gjuha perplasej e kenaqur pas qiellzes dhe trupi e shkrehte ngadale tensionin e kthehej ne prehje, une isha i lumtur.

Sa i zhgenjyer, i bezdisur e i irrituar ama, kur gishtat tastonin me kot erresiren dhe nuk rroknin ne te vec zbrazeti!

Asaj i pelqen te jete perhere e lumtur.

Dhe vetem Zoti e di sesa shume e deshiroj une lumturine e saj!


©BenAlbani


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.