Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Miqesise i duhen 6 muaj pushim per te rinovuar repertorin e vet. Edhe dashuria duhet te beje te njeten gje.
--- Jules Renard

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 148 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Feja :: Nėnė Tereza, aty ku fillon dashuria pėr njerėzimin
Postuar nga: Albo

Feja
Nė pesė vjetorin e vdekjes‑


Sot, kur kanė kaluar pesė vjet nga vdekja e Nėnė Terezės, fama dhe vitaliteti i jetės sė saj janė njėsoj sikur ajo tė jetė ende e gjallė, se vlera e punės se saj ia ul kokėn vdekjes.

Nė ēdo pervjetor te lindjes se shenjtores sė pashpallur qindra veta grumbullohen nė varrin e saj duke u lutur dhe duke kėnduar. Murgeshat e urdhėrit "Misionaret e Bamirėsisė" qė ajo themeloi 52 vjet mė parė nė Kalkuta, ēdo vit vendosin lule para memorialit prej ēimentoje tė bardhė, ku nė pjesėn e tij ballore janė tė vendosura petale tė arta lulesh qė formojnė fjalėt "Gėzuar ditėlindjen".

Njė komision dioqezian u krijua nė Korrik tė vitit 1999 kur Papa Gjon Pali II dha leje tė posaēme qė kjo murgeshė me origjinė shqiptare tė hynte nė rrugėn e shenjtėrimit tė saj.Njė raport prej 35 000 faqesh pėr jetėn e Nėnė Terezes ju dėrgua Vatikanit nga Kalkuta si pjese e procesit tė shenjtėrimit.

Nė kėto faqe tė cilat pėrfshijnė jetėn e Nėnė Terezės pėrfshihen edhe detaje tė njė mrekullie tė kryer nga ajo pas vdekjes.

Nė njė kopje paraprake tė revistės "Famiglia Christiana", at Brian Kolodiejēuk bėn tė ditur se njė grua indiane me tumor nė stomak u shėrua nga njė mrekulli, pasi preku njė medalion qė kishte qėnė nė kontakt me trupin e Nėnė Terezės.

"Gjatė natės gruaja u zgjua dhe kuptoi se tumori ishte zhdukur. Kontrollet e mėpasme nga mjekėt e konfirmuan kėtė", u citua se kishte thėnė Kolodiejēuk.

Kolodiejēuk ėshtė anėtar i Komisionit Dioqezian, i krijuar mė 1999 pėr tė grumbulluar informacione pėr jetėn e Nėnė Terezės, me synimin pėr ta futur atė nė rrugėn e shenjtėrimit.

Shenjtėrimi kėrkon tė paktėn njė mrekulli tė provuar pas vdekjes sė kandidatit ose kandidates.

Kolodiejēuk tha se motrat e "Misionit tė Bamirėsisė" tė Nėnė Terezės ishin lutur pėr gruan e sėmurė, Monika Besra, mė 5 Shtator 1998, pikėrisht njė vit pas vdekjes sė Nėnė Terezės.

"Ato vendosėn mbi stomakun e saj njė 'medalion ēudibėrės' qė kishte qėnė nė kontakt me trupin e Nėnė Terezės para varrimit tė saj", tha ai.

"Tumori u zhduk", thanė ato.

* * *

Angje Gonxhe Bojaxhiu, qė mė vonė e ndryshoi emrin nė Nėnė Tereza, lindi me 1910 nga prindėr shqiptarė. Ajo i mori mėsimet e para nė njė shkollė nė qytetin e Shkupit dhe nė moshėn 18 vjeēare u dorėzua murgeshe. Pasi u specializua nė Irlande u vendos nė Indi ku nė vitin 1950 themeloi urdhėrin e saj tė murgeshave tė quajtur Misionarėt e Bamirėsisė.

Qė nga ky moment Nenė Tereza do tė bėhej nėnė e tė gjithėve dhe jetėn e saj do t'ia dedikonte tėrėsisht tė varfėrve.

Urdhėri i Nėnė Terezes numėron mbi 4000 misionarė dhe ėshtė shtrirė nė mbi 100 vende tė botės, kur nuk duhet harruar se ajo e filloi aktivitetin vetėm me dy pasuese.

Nėne Tereza nuk e pranoi asnjėherė famėn. Ajo ka thėnė se gjithēka e bėnte pėr hir tė dashurisė sė Zotit. Bėri njė jetė tė thjeshte pa pasuri. Ajo udhėtonte pėr tė kryer misionin e saj me njė automjet gjysmė tė shkatėrruar. Kur Papa Pavli VI kryente njė vizitė nė Indi nė 1964 i dhuroi asaj limuzinėn e tij.Ajo e shiti atė pėr tė siguruar fonde pėr koloninė e lebrozėve tė cilėt i ndihmonte.

Fama e saj u pėrhap kur gazetari i njohur britanik, Nugerigj shkroi njė libėr dhe xhiroi njė film pėr jetėn e saj tė titulluar "Diēka e bukur pėr zotin". Ish‑ateist ai tha se ajo kishte influencuar jashtėzakonisht shumė nė konvertimin e tij katolik.

Liderė nga e gjithė bota e kanė vizituar atė.

Ish‑kryeministria e Indisė, Indira Gandi, pas takimit me tė bėri kėtė koment:

"Tė takosh Nėnė Terezėn do tė thotė tė pėrjetosh ndjenjen e inferioritetit dhe atė tė pushtetit tė madh tė mirėsisė dhe tė fuqisė sė dashurisė".

Por duhet thėnė se jo gjithkush e vlerėsonte punėn e saj.

Edhe vetė kisha katolike nė fillim ishte plot dyshime.

Prifterinjtė e besimit hindu ishin armiqėsor nė fillim pasi mendonin se ajo po pėrpiqej pėr t'i konvertuar hindut nė katolikė. Por ajo fitoi admirimin e tė gjithėve kur u kujdes nė maksimum pėr njė prift hindu qė po vdiste dhe mė tej insistoi qė atij t'i bėhej njė varrim sipas tė gjitha riteve tė besimit tė cilit i takonte. Prej kėtij momenti hindut u shndėrruan nė pėrkrahėsit e saj mė tė zjarrtė.

Debatet u shtuan tepėr pasi ajo u deklarua kundėr mjeteve artificiale tė kontrollit tė lindjeve dhe veēanėrisht kundėr abortit. Kundėrshtaret e saj thanė se qendrimi i Nėnė Terezės ishte i demshėm veēanerisht nė Indi, ku sipas tyre mbipopullimi ishte shkaktar kryesor i varfėrisė masive. Por ajo vazhdoi tė predikonte mesazhin e saj tė dinjitetit njerėzor dhe respektit pėr ēdo qėnie njerėzore tė lindur apo jo.

Kur u dekorua me ēmimin Nobel pėr Paqe nė vitin 1979 ajo beri kėtė apel:

" Shkatėrrimtari mė i madh i paqes sė sotme ėshtė thirrja e njė fėmije tė pafajshėm ende tė palindur. Nėse njė nėnė vret femijėn qė mban nė barkun e saj atėherė ēfarė mbetet pėr ty dhe mua? Tė vrasim njėri tjetrin? "


Gazeta 55


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.