Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qe te bertet shume ne fillim, te del i mire ne fund.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 147 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Letersi :: Ushtria e Poetėve - Deti Bajri
Postuar nga: Bajri

Letersi Ne vazhdim te publikimit te shkrimeve nga shkrimtaret shqiptare ne internet kete rradhe do keni mundesine te lexoni proze nga Deti Bajri. Me Detin lexuesi eshte njohur si nepermjet librave te tij te publikuara ne Shqiperia ashtu dhe nepermjet artikujve te ndryshem publikuar ne Albasoul. Duke qene se hedhjen e shkrimeve ne internet e ka mundesuar vete autori, ju do keni mundesine te komunikoni me te drejtperdrejt nepermjet ketij artikulli. Shijoni shkrimin ne vazhdim!

Ylldrin Bejtohysa po shkruante i ulur ne bisht ne fletet e bllokut me katrore strofen e fundit per perendimin e diellit, kur pikat e para te shiut i shuan cigaren qe i digjej ne buzet e trasha. Me fijen e fundit te shkrepses kishte kruajtur veshin, dhe sigurisht nuk do ta ndizte dote perseri cigaren. Mendoi te nisej per shtepi, dhe atje te hidhte fjalet e fundit, si dhe te mendonte per titullin e poezise. Me keto vargje beheshin rrafsh 50 poezi, aq sa duhej per nje liber. Rruges i mermeriste vargjet nen ze, duke menduar se edhe peisazhi qe duhet per librin eshte i mbaruar. Te gjitha librat me poezi qe kishte lexuar deri atehere, kishin edhe nje peisazh, pervec shume poezive me temen e dashurise. Ai perdreq deri atehere nuk kishte shkruar asnje varg per dashurine, per nje arsye fare te thjeshte; ai nuk kishte te dashur, dhe as qe i kishte rrahur ndonjehere zemra per ndonje vajze.
Nuk deshi ta vriste mendjen per nje gje te tille. Do mjaftohej me ate lirike, dhe mendoi se kishte bere dicka te mire. Madje metrika i dukej interesante, figura e goditur. Qe sonte do ti hidhte te gjitha poezite ne fletoren e re. Javes tjeter do shkonte ne Tirane, dhe atje do takonte vet Driteroin. Kishte degjuar se Driteroi eshte njeri shume i dashur, e nese do kishte fat, ai mund ta priste qe diten e neserme.

…Une po shkruaj nje roman. Ky nuk eshte nje roman i zakonshem, me personazhe te sajuara, me figura letrare, me pershkrime te holla e te sterholla, me aludime, me strukture dhe ndonje bosht. Une thjeshte do ta quaj roman, sepse mendoj se tek e fundit ai ka angazhimin e nje romani. Do te shkruaj per ne, rracen e rralle te poeteve. Nese gjate librit, Ylldrin Bejtohysa takon shume poet dhe shkrimtar, takon edhe piktor e poetesha te reja, nese ai bie ne dashuri me ndonjeren, dhe nese ai deri sot nuk eshte bere aspak i njohur, dmth nuk ka fituar akoma famen e madhe te Poeteve te Shquar, ky nuk eshte aspak faji i tij, ose faji i te tjereve qe nuk e njohin. Puna eshte se askush nuk ka faj per kete gjendje, sepse thjeshte ka shume vite qe poetet nuk i lexon me njeri. Kete gje e ka kuptuar edhe Ylldrini, por…ai perseri shkruan poezi. Dhe shpreson se ndonje dite do te njihet pertej kujteses se atyre qe i njeh drejtperdrejt. Kjo edhe mund te ndodhe. Puna eshte se kete roman duhet ta mbaroj, dhe te mos e le ne mes, ashtu sic kam lene shume e shume te tjere. Madje diku ne nje bllok duhet te kem shume paragrafe te nje romani qe asnjehere nuk e lexoi njeri, sepse kisha frike se nuk do te pelqehej.
Une po e shoh se keshtu nuk ecen ritmi, pra duhet te nderroj stil, te shkoj ne ritmin tim, atje ku une ndjehem si ne enderr. Shumkush e perdore fjalen enderr, por per mua ajo ka nje vlere te vecante. Neper endrra une gjithmone kam bere gjera te mahnitshme, dhe besoj se edhe vepra ime e tille do dale, po te shkruaj ashtu, si ne enderr. Pra, po filloj. Do zoti arrij atje ku dua.

Une me Agronin jemi ushtar te thjeshte. Keshtu ne kemi vetem nga nje laps plumbi dhe nje fletore 40 qindarkeshe. Keto jane armet tona, dhe megjithse askush nuk na e kerkon, ne perseri do ti mbushim fletoret tona me vargje. Une vargjet i bej te thjeshta dhe te tejdukshme. Keshtu me kane pelqyer gjithmone. Perpiqem nganjehere t’u jap nje ngjyre te lehte grije, por sapo futem tek grija, ato sikur nxihen fare. Po u futa ne gri, e kam shume te veshtire te dal. Madje grija ime eshte si nje gure i rende. Gjitmone m’i gjakos vargjet, me llangos ne gjak duart, me shtyp brinjet…sa mezi arrij te rri ne kembe. Pastaj Agroni me jep doren e une perseri e marr veten, por aha, keshtu nuk kam gje ne vije. Agroni eshte nje djale shume energjik, ka trup te lidhur, qafen e shkurter, floket kacurrela. Flet ngadal, sa mezi kuptohet, dhe nese nuk e degjon me vemendje, zor se do te kuptosh se per cfare e ka fjalen. Zeri i duket si i pasigurte, por ne te vertet duke belbezuar ai arrin te thote sakt gjithmone ato qe i ka ne mendje. Fushen e betejes e njeh mire. Ai do te ec perpara mendoj une, se eshte shume kembengules, por pak i heshtur. Agroni ka lene mjeker.
Pak perpara nesh eshte Marku, edhe ky nje zeshkan, por me i hequr se Agroni. Eshte elegant. Ka veshur nje kemishe te bardhe bore, ka nje stilolaps dhe nje bllok. Vargjet e tij nuk i njoh mire, sepse asnjehere nuk na i jep ti lexojme. Ka frike se mos i kopjojme gje. Asnjehere nuk fle pa fjetur ne te gjithe, dhe bllokun e ve gjithmone poshte kokes gjysem tullace. Ervini eshte me i gjate se te gjithe ne, me mjeker dhe pantallona as te shkurtra as te gjata. Eshte shume kockegjere, kokalla, keshtu i quajn nga anet tona. Kete nuk ia kam thene askujt, sepse e di se nuk do t’i vije mire. Ervini nuk e di se cfare vargjesh shkruan, por me sa di une ai eshte i gjate, pra eshte i madh ne poezi ashtu sic e ka trupin. Tani per tani nuk shoh njeri tjeter afer nesh. Te tjeret e di se jane diku rrotull, por sic duket muzgu i ka fshehur, dhe me te shquarit po merren me te dashurat dhe poetet e Ushtrise Tone.
Fusha jone e betejes eshte rreze nje mali hijerende, qe emrin nuk ia di. Di qe ky mal ka ne bark nje mal tjeter qe quhet Mali me Gropa. Atje thone se ka shume te vdekur. Te vdekur ka gjithandej, por atje thone se jane te groposur me buldozer, dhe jane mbuluar shume thelle. Rrotull majes se malit eshte nje re, krejt e zeze, nuk ka si te jete ndryshe. Mund te kete edhe furtune, ku i dihet, e ne rrezik na lagen fletet me poezi. Fillon nje ere e forte sa guret e vegjel ngrihen nga fusha e betejes, duke na qorruar syte e mbushur gojen me dhe. Muzgu po bie me shpejtesi, e ne jemi akoma ne vargjet e para te poezive tona. Vertet sonte do na zere nata, e ndoshta ndonje stuhi….

Kjo eshte skena e pare e Betejes Poetike. Madje nuk eshte thjeshte nje skene, por eshte Beteje e Vertet se ate nate shiu na lagu gjere ne palce, Marku u ftoh, une theva krahun, Agroni grisi pantallonat, Ervini mori nje frakture ne kokallen e kembes se majte. Per te tjeret nuk morem vesh gje, sic duket ata u fshehen neper shtepite e fshtarave rreze malit, por nuk shkuan ne Malin me Gropa.

Ylldrin Bejtohysa vertitej afer nderteses se vjeter te Lidhjes me duar ne xhepa. Kishte dy ore qe roja i godines e mbante me shprese se Driteroi do te vinte shpejt. Kishte nderruar cigare pas cigareje me rojen, ai e kishte pyetur per shume gjera, por me shume per poetet e krahines se tij. Sic duket te gjithe poetet qe me vone kishin botuar libra dhe fituar fame, kishin kaluar neper dyert e kesaj Lidhjeje. Ai kete gje e bente si nje rit, dhe Ylldrini mendoi se keto pyetje roja ua bente te gjithe poeteve dhe poeteshave.
Driteroi e priti vetem 10 minuta. Pasi i hodhi nje sy fletores me poezi, i tha se do te merrej redaksia e gazetes me vleresimin e tyre. Poezite i ke te bukura. Dukesh se ke talent, por te duhet shume pune. Vazhdo keshtu. Pastaj e percolli duke i rene shpatullave me doren e madhe, dhe duke buzeqeshur rende, i tha se krahina nga vinte ai eshte treva e poeteve me te mire.
Rrugen ai e beri pothuase me vrap. Me mendje po recitonte poezite, dhe per here te pare ato iu duken te mrekullueshme. Nese Driteroi do ta mbante fletoren sot ne tavoline, me siguri do t'i lexonte perseri. Dhe me siguri se do t'i kuptoj me mire poezite e tij. Do zoti dhe ia botojne pastaj. Ta shihnin poetet e tjere se kush ishte Ylldrin Bejtohysa. Pastaj gjithcka do te ndryshonte ne jeten e tij. Mbase do ta kerkonin ne Tirane. Mund te shkruajn edhe kritiket per zerin e ri qe po vinte ne letersine shqipe. Te gjithe do te vleresonin talentin e rralle te Ylldrinit, dhe kjo i dukej se ishte gjeja me normale ne bote. Ate nate ai u ul te shkruante ndonje gje te re. Por dora nuk i bindej. Ne lukth e gicilonte nje ndenje gezimi e pafar. E la fletoren menjane, sepse po i pelqente me shume te kujtonte c’do detaj te takimit me Driteroin. Ai tani nuk kishte pike dyshimi se Driteroi po i recitonte poezite e tij. Po sikur te jete e vertet kjo? Eshte e mrekullueshme sigurisht, eshte vet mrekullia…, mendoi ai.


Romani nuk po ecen keq. Te pakten fillimi duket i mbare. Por une kam nje dyshim. Nuk mund ta quaj roman, sepse ai duhet te kete ngjarje, konflikt, pike konflikti, personazhe, dialogje, subjekt, objekt, numer faqesh, kapituj, heronje pozitiv e negativ, motivime, njerez qe dashurohen, dashuri dhe heroizma. Por mund te jete edhe pa kete te fundit. Ndersa ky qe po bej une nuk i ka asnjeren nga keto. Romani ka edhe shume gjera te tjera. Te pakten gjithe romanet qe kam lexuar deri me tani, nuk i ngjajne aspak kesaj qe po shkruaj une. Megjithat une do vazhdoj ta quaj roman. Fundja cfare rendesie ka se si e quaj une? Nese keto fjale i rendis ne nje fletore, nese keto fjale botohen dhe njerzit do t’i lexojne, atehere mund te quhet si te duash. E pse jo roman? Kam vene re se sa me gjate rri e mendon per dicka, aq me shume te shtohen dyshimet. Dhe nese dyshon, me mire lere fare punen. Te dyshosh ne punen tende, eshte gjeja me e keqe qe mund te besh. Prandaj po mundohem qe dyshimin qe thash ne fillim, ta harroj. Une thjeshte te shkruaj e ta mbaroj kete pune meqe e nisa. Te tjeret ta vleresojne si te duan. Aq me ben.


Une isha me nje shokun tim qe nuk ishte poet ne Kafen e Lidhjes. Aty takohesha shpesh me nje shkrimtar te imet nga trupi, por te madh nga pena. Ai eshte shume i ndjeshem, sa te duket se eshte njesoj si novelat e tij. Te tre po pinim kafen e mengjesit, kur aty kalon Xhevoja, poeti me i forte per momentin. Eshte aq i forte, sa kur kalon e mban koken vetem lart, dhe ecen gjimone me hap te gjate. Nese ia jep doren, behu gati per te perballuar nje dhimbje te forte. Zerin e ka pak si te ngjirur, dhe gjithmone bertet shume. Flet me gjeste energjike, duke treguar me dore, dhe shpeshere behet shume zhbirues me syte e tij te vegjel. Ballin e ka te larte e floket kacurrela. Ka pak thinja. Ai portret nuk ka si te mos quhet portret poeti. Prandaj ai eshte aq i forte. Miku im qe nuk ishte poet e pa tek po i afrohej tavolines tone. Deshi te ngrihej, por sic duket ndryshoj shpejt mendje. Ndersa shkrimtari i imet nga trupi dhe une ishim me kurriz. Xhevoja pershendetet me ne, na jep doren te treve, por nuk ulet. Tek largohet nga tavolina jone, i thote shkrimtarit se nese une po i kerkoja te me botohej ndonje poezi, ato poezite nuk shkruhen ketu, por atje, diku tjeter, ne Fushebetej. Fushebeteja nuk eshte ne Kafen e Lidhjes, as prane te dashurave, por atje ku vriten njerzit. Ndersa une dhe shoku im qe nuk eshte poet kishim veshur xhupa te zinje. Kjo nuk i pelqente Xhevos, qe gjate e kishte emrin Xhevahir. Xhevoja iku duke trufulluar, ndersa shoku im qe nuk ishte poet, dhe kishte edhe xhup te zi lekure veshur, me pa me habi, u be gati te fliste, por une e ndalova. Madje ai me tha se po ngihem dhe ia rregulloj qejfin…por e la ne mes. Miku im shkrimtar na beri me shenje qe te mos merzitem, ai do te rregullonte gjithcka, fundja Xhevoja ishte miku i tij, jo i joni.
Kjo qe nje Beteje e Vogel poetike e fituar nga Xhevoja. Ndersa mua po me dukej kafja e idhet, megjithse i hodha shume sheqer. Ndersa cigaret po i haja fare. Nuk ngopesha duke i thithur, sa buzet me dogjen nga afshi i zjarrit. Une po mendoja ta vazhdoja kete Beteje, sepse nuk e duroja faktin qe Xhevoja te vinte ashtu, te na bente fertele, e te ikte duke turfulluar. Funda une nuk i kisha vjedhur asnjehere asnje varg poetik. Madje poezia e tij me pelqente, por kisha vendosur qe kurre te mos bej asnje vjedhje poetike, as metaforike, as stilistike. Nese do arrija te krijoja stilin tim, kjo do te ishte gje shume e mire. Kete e dija, prandaj kisha kohe qe punoja per kete stil. Arti poetik qenka me kaq merira, dhe kjo po me merziste shume. Nuk ka Beteja te Ndershme thash une, Beteja Kalorsiake si ne mesjete. Po te kishte, me siguri une do ta ftoja Xhevon ne duel. Vapa po na binte ne koke, ndersa pluhuri i rrugeve ngrihej shtellunga shtellunga drejt diellit te kuq. Miku im shkrimtar dhe i ndjeshem po me ngushllonte per Betejen e Humbur, dhe shtoi se Xhevoja e kishte goditur edhe ate. Keshtu eshte ai, tha miku im, gjithmone te godet papritur dhe fort. Prandaj eshte kaq i madh e i fuqishem. Ndera miku im qe nuk ishte poet, tha se keto Betejat Poetike i dukeshin kote fare, betej eshte ajo qe behet me grushte hundeve, barkut dhe kurrizit. Dhe keto Beteja ai i fitonte perhere. Ndersa une gjithmone i kam humbur keto qe thua ti, tha miku tjeter qe ishte shkrimtar i ndjeshem. Atehere ne u ndame, sepse po kerciste nje bubullime e madhe qe vinte nga Mali i madh perballe, qe ka ne bark ate Malin tjeter me Gropa.

Ne bregun e detit blu do te zhvillohej nje Beteje e Re. Merrnin pjese shume poet dhe poetesha, edhe gazetar dhe gazetare te ftuara, piktor, aktor, regjizor, historian e kritik letrare. Une me Agronin nuk ndaheshim si gjithnje. Ishim bere shoke te ngushte, ndoshta nga qe ne te dy e dinim se vetem nuk arrinim t’i afroheshim asnjerit prej poeteve te shquar momental. Vargjet e tyre ishin kaq te fuqishme dhe brilante, sa recitoheshin nga gjithe radiot ne emisionet e tyre poetike. Edhe simpoziumet shkencore qe beheshin nga shoqatat e grave, kishin vargjet e poeteve te forte si ilustrim. Rima e tyre ishte kercitese, muzikaliteti ne kulm, ritmi shume i ngjeshur…. Atehere une me Agronin vendosem te mos ndaheshim me, sepse kishte gjasa qe se bashku te arrinim diku. Te gjithe po shikonim nga deti blu, dhe dallget vinin deri tek kembet tona. Ervini kishte veshur pantallona te shkurter. Kemba e tij e majte ishte sheruar me kohe. Mjekren bionde ia merrte era. Shikonte mendueshem detin e pane, dhe me siguri ajo mendja e tij e holle po bluante vargjet e para te Betejes Poetike. Tema e Betejes se sotme ishte per anijet, marinaret, nendeteset, motovedetat, patrullat dhe gomonet. Te gjithe ishim aty, asnjeri nuk fliste, te gjithe po mendonim vargjet tona. Aty ishte edhe Xhevoja, Bardhi, Agimi, Fatmiri, Ademi, Lindita, Mimoza…. Mendova se nuk mungonte njeri, asnjeri prej nesh, te gjithe ishim gati per Betejen tone. A thua do ta fitonim kete Beteje? Dielli shkelqente si ne nje pasqyre te stermadhe, dhe pothuajse te gjithe kishin syze dielli. Por era e lehte e perthyente driten e diellit, prandaj ajo behej me e padurueshme. Disa milje larg bregut anijet e medha e te vogla here afroheshin, here largoheshin nga porti i vjeter dhe i lashte. Sot Beteja ishte e vecante. Jo si perhere, por ne do te luftonim me gjithe anijet e detit blu. Do te shkruanim nga nje poezi per secilen anije dhe gomone. Per luften e tyre me dallget, per gjithcka qe kishin bere dhe do te benin ne te ardhmen. Mbase e fitonim kete Lufte. Ishim gjithe ata poet ketu…qe nga me te medhenjte e te fuqishmit, e deri tek ne me te vegjlit qe kishim botuar nga nje liberth me poezi. Qielli filloj te errej. Rete po mblidheshin mbi kokat tona, e dielli tani shkelqente lara lara neper syte dhe syzet e poeteve. Dukej sheshit se Beteja kishte filluar. Si te gjitha lufterat e medha, edhe ajo do kishte viktimat e veta. Me frikacaket do iknin shpejt. Do kerkonin ndonje varke ose gome shpetimi, sepse deti eshte vertet shume i frikshem. Sidomos keto vitet e fundit eshte bere si lubi. Si pa e kuptuar ne te gjithe ishim future deri ne mes ne ujin e kripur. A thua erdhi deti tek ne, apo ne ecem perpara? Agroni po shtrengohej per krahun tim, ndersa une e shtrengoja fort stilolapsin e mprehte ne doren e djathte. Hodha vargjet e para ne dallgen e pare qe me mbuloi deri tek gjoksi. Ai varg kerciti si nje dege e thare lisi. Krraaaaau….Po degjoja renkime qe me dukej se vinin nga fundi i detit. Shume aheee dhe oheee. Para nesh kishte vetem kafka te vogla dhe skelete te mbyturish. Ato nuk dalloheshin mire, sepse algat tani pothuaj kishin ngrene kockat e buta. Qielli po errej me shpejtesi, dhe vetem disa cafka te zeza sterre fluturonin siper kokave tona. Papritur Xhevoja hodhi nje varg drejt nje anijeje te zeze dhe te stermadhe. Britma e tij na dha te gjitheve zemer, dhe jehona e vargut ishte si nje bucime topi. Anija e zeze po zhytej ngadal, si kucedra qe merr plage te lule te ballit. E dija une, ne me siguri do benim nje Beteje te vertet, me te madhen e atij viti. Gazetaret kishin ikur te gjithe pothuajse, dhe mbledhur poshte nje barakeje. Ndonje blic shkrepej ne te rralle, dhe ata te lebetitur nga ajo qe shikonin, dridheshin te nemitur. Ervini po hidhte vargje papushim, me bresheri te gjata. Ato ishin shume te elastike, binin ere celiku, dhe nganjehere ngjanin vertet si litaret ku lidhen anijet e medha. Dikur te gjithe vendosem ne heshtje qe vargjet ti hidhnim tufa tufa, se keshtu do te gidisnim me shume anije dhe gomone te zeza. Ndersa ne fund do te mblidhnim ato kafkat e vogla dhe te medha, dikush do te mblidhte gjymtyre, dhe ne breg te detit do te benim ate nate nje permendore. Ashtu u be, vargjet tona po benin kerdine. Dukej se deti u nxi nga gjaku i anijeve, ndersa gomonet tani nuk ishin gje tjeter vetem levozhga te thata. Te gjithe kishim vrare nga nje anije te pakten. Sonte vertet u gezova. Te pakten e dija se kjo Lufte ia vlente.
Dikur u kthyem. Te gjithe ne heshtje po hidhnim ne reren e lagur duart dhe kafkat e gjetura. Une kisha ne duar nje kafke femije. Agroni nje dore vajze, ndersa xhevoja mbante ne krahe nje skelet te tere. Ne heshtje i ulem pertoke, dhe thirrem nje arkitekt. Nderto monumentin tha Xhevoja. Beje me fytyre nga deti peshperiti Bardhi. Ndersa ti piktor do besh nje tablo sonte. Ju te tjeret shkruani vargjet ne fletore. Kete Beteje te Heshtur Poetike ndoshta do ta bej film tha nje regjizor. Te gjithe ishim ne nje mendje me te. Edhe aktoret….
Po agonte. Ate nate kishim luftuar gjate. Dhe kishim fituar. Per te gjithe po ndjeja nje dashuri te madhe. Te gjithe i doja. Po vdisja nga dashuria, dashuria e tepert. Per kete lloj dashurie do ju tregoj me vone. Eshte dashuria me e madhe….
Beteja kishte mbaruar.

Vijon


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.