Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kush rron vetem me shprese, vdes i deshperuar.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 124 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Esati merr Shqipėrinė e Mesme falė ushtrisė serbe
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Mė 10 qershor u bė lufta nė Krabė ku, pas njė pėrpjekjeje tė pėrgjakshme, kryengritėsit u thyen dhe ushtria serbe tė nesėrmen hyn nė Tiranė. Kjo i dha rast Esatit tė shtrijė sundimin nė kėto krahina dhe tė shtjerė nė dorė tė gjithė krerėt e Ehli Kijamit

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (17)

Me hyrjen e Turqisė nė luftė kundėr Antantės, xhonturqit e ndryshuan politikėn e vjetėr dhe filluan tė ndjekin njė politikė proaustriake. Ata dėrguan komisione tė ndryshme nė Shqipėri pėr tė kėshilluar kryengritėsit qė tė kėrkonin njė Shqipėri mė vete, bile tė njihnin edhe Vidin si mbret. Komisioni i parė u dėrgua me ish-kolonel Hajredin Pustinėn e Hajri bej Jegenin, i dyti nėn kryesinė e Fuat pashė Prishtinės dhe I treti prej Shefqet Pejės. Kjo politikė e xhon-turqve pati mė tepėr efekte tė kundėrta mbi kryengritėsit. Haxhi Qamili, komandant i dalluar dhe me njė influencė tė madhe nė fshatarėsinė, bashkė me shokėt e tij vendosėn tė ndjekin njė politikė jo vetėm kundėr Esatit, por edhe kundėr gjithė klasės sė bejlerėve, si dhe kundėr Austrisė e xhonturqve. Pra kjo ishte periudha e dytė e kryengritjes. Haxhi Qamili nė prill tė 1915-ės bėhet komandanti i pėrgjithshėm. Ky ka qenė njė fshatar i thjeshtė, trim dhe kundėr shtypėsve e grabitėsve, por fanatik e injo-rant
kundėr pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe pėr bashkimin e Shqipėrisė me Turqinė. Ai ka qenė kundėr patriotėve, me njė fjalė njė fanatik i ēmendur. Musa Qazimi e Haxhi Qamili, i pari kryetar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe, i dyti, komandant i pėrgjithshėm, kanė qenė nė antagonizėm me njėri-tjetrin, pėr arsye se I pari ka qenė oportunist dhe mbrojtės i inter save tė pjesės konservative; ndėrsa i dyti mbrojtės i vendosur i vegjėlisė, i interesave tė tyre dhe ithtar i akteve radikale. Serbia, e mundur nė luftė, nė bazė tė mar-rėveshjes qė kishte bėrė mė parė, kėrkon rrugė kalimi nga Esati nėpėr Shqipėri tė Mesme. Fshehurazi vjen nė Durrės koloneli serb Milutin Mishkoviq bashkė me Ceno Golen, Qamil Biēakun dhe Kadri bej Peqinin. Me pjesėmarrjen e konsullit serb, midis kėtyre dhe Esatit u ribisedua dhe u pėrforcua marrėveshja e parė pėr t’i dhėnė rrugė ushtėrisė serbe. Ushtria serbe, pėr tė siguruar kalimin e saj, mė 20 qershor 1915, sulmoi nga Struga dhe Dibra. Disa divizione tė armikut kaluan nėpėr krahinė tė Gollobordės pėr nė Shqipėri tė Mesme. Pjesa tjetėr e ushtrisė serbe, qė vinte prej Kosove, kėrkonte rrugė nėpėr luginėn e Dibrės, por Elez Isufi nuk u dha rrugė dhe u detyruan tė kthehen. Megjithatė, njė divizion tenton tė kalojė me forcė dhe kėshtu fillon njė luftė e pėrgjak-shme nė Grykėn e Veleshicės - Kallė –Vleshė e Qafė e Trojakut. I gjithė divizioni prej 12.000 vetash u shfaros krejtėsisht, mbasi Elezi kishte dhėnė urdhėr tė mos merret asnjė rob. Mbi 2000 e ca tė plagosur, qė u gjetėn nė vendin e luftimit, u grumbul-luan nė kazermat e Qafės Trojakut, mbasi mungonin mjetet e shėrimit dhe furnizimet ushqimore nuk mund tė vinin nga asnjė anė duke qenė se ishte dimėr i madh, Elezi dha urdhėr pėr zhdukjen e tyre nė masė. I var-rosėn nė gropa tė pėrbashkėta. Megjithėkėtė, pėr njė pjesė tė madhe tė robėrve, fshehurazi Elezit, u tregua mėshirė dhe u pėrcollėn nė Peshkopi tė paprekur. (Fjalėt tekstualisht tė Elezit “Vritni serpat se bėjnė serpa tė vegjėl e na vinė prap nė vendin tonė”). Pėr hakmarrje, komanda serbe nė qytetin e Dibrės sė Madhe nė atė mbrėmje kapi dhe arrestoi kė gjeti pazarit, njerėz tė pafajshėm, 1000 e ca veta i dėrgoi nė kazerma dhe i
theri natėn tė gjithė. Nė mėngjes ushtėria iku e la qytetin. Emrat e tė masakruarve do tė botohen nė historinė lokale tė Dibrės. Haxhi Qamili erdhi nė kufi pėr t’i dalė pėr-para ushtrisė serbe qė vinte nga Struga. I ndihmuar nga fshatarėt e Quksit e tė Pogradecit, ai u pėrlesh nė Qukės me serbėt. Mbas njė luftimi fshatarėt u tėrhoqėn. Kjo pati si rrjedhim tė zbrazurit e Elbasanit. Haxhi Qamili, nė kundėrshtim me mendimet e Musa Qazimit, vendosi tė lufto-jė. Atėherė Musa Qazimi, duke organizuar Qėndrėn, njėkohėsisht organizon njė kom-plot kundėr Haxhi Qamilit pėr ta zėnė tė gjallė. Ai mendonte se me dorėzimin e kėtij tė fundit serbėve, do tė shpėtonte vetė. Nė luftėn vendimtare H.Qamili zuri Grykėn e Peqinit ndėrsa mbrojtja e Qafės sė Krabės iu besua Musa Qazimit e Hamdi Zhegut. Mė 10 qershor u bė lufta nė Krabė ku, pas njė pėrpjekjeje tė pėrgjakshme, kryengritėsit u thyen dhe ushtria serbe tė nesėrmen hyn nė Tiranė. Kjo i dha rast Esatit tė shtrijė sundimin nė kėto krahina dhe tė shtjerė nė dorė tė gjithė krerėt e Ehli Kijamit. Pesėdhjetė e dy veta prej tyre u dėnuan me vdekje nga gjyqi politik. Nė mes tė tyre, Haxhi Qamili, Musa Qazimi, Abdullah e Mehmet Gjinali, oficer Ahmet Kavaja e tė tjerė.
Nė kėtė rast, kur i thanė Esatit se ėshtė mėkat tė vriten gjithė kėta njerėz, ai u pėrgjigj: “Me vrasjen e kėtyre unė i bėj njė shėrbim Shqipėrisė, pse, sikur tė falen kėta, Shqipėria 40 vjet nuk gjen qetėsi”. Esati ka qenė i zgjuar, realisht, guximtar, gjakftohtė e njohės i vėrtetė i popullit, por ambicia dhe shpirti pėr dominim e ēoi atė nė tradhti. Ai vetėm me ndihmėn e huaj mundi t’i shtypė armiqtė dhe bashkėpunėtorėt e vjetėr tė tij dhe tė shtjerė nė dorė Shqipėrinė e Mesme qė ėndėrronte ta sundojė.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.