Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Besnikeria ne dashuri s`eshte tjeter vecse pertacia e
deshires.
--- de Regnier

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: PERBINDESHI - Ismail Kadare
Postuar nga: ReEdD

Letersi Kapituj e fundit te Romanit Perbindeshi, shkruar nga Ismail Kadare.

Sic mund ta keni vene re, para disa kohesh filluam publikimin e ketij romani tek seksioni i Letersise ne Albasoul.

Per ata qe nuk na kane patur rastin te lexojne kapitujt e meparshem, mund te vizitojne Seksionin e Letersise ketu ne Albasoul, ose te klikojne tek lidhjet e meposhtme:

  • Kapitujt I, II


  • Kapitujt III, IV, V


  • Kapitujt VI, VII


  • Kapitujt VIII. IX, X


  • Ne vazhdim mund te lexoni kapitujt e Fundit te Romanit.

    Lexim te Kendshem



    XIII



    I ulur pranė oxhakut, Gent Ruvina ndiqte me sy dy ēiftet qė ende vallėzonin, duke pritur tė kapte rrėzėllimin e karficės nė flokėt e Lenės sa herė qė rrotullohej.
    Kishte kaluar mesnata dhe njė pjesė e tė ftuarve qenė ulur nė kanapenė dhe ndenjėset e hequra mėnjanė pėr tė mos penguar vallėzuesit.
    — Mitologjia ėshtė pasionante, — tha e zonja e shtėpisė, duke u ulur pranė Gentit. — Ajo
    qė thatė pak mė parė pėr Akilin ėshtė e mrekullueshme. .. Heroi dhe njėkohėsisht antiheroi i parė i letėrsisė greke... Nė mos gaboj, ju po
    shkruani doktoratėn pėr kėtė, apo jo?
    — Hm... nė njė farė mėnyre, — u pėrgjigj
    Genti. Karfica nė flokėt e Lenės dha njė vezullim tė beftė, por aq tė dendur, saqė dukej se do tė tė plagoste.

    Njė i ftuar tjetėr u zgjat tė merrte pjesė nė bisedė.
    — Akili dezertor. Hm. Paradokset janė gjithmonė tė bukura. Por mua mė pėlqeu sidomos
    mendimi juaj se Akili ėshtė projekti i parė i tankut. E aq mė tepėr qė e ēuat edhe mė larg idenė, duke mos harruar thembrėn e tij, domethėnė
    shpikjen e antitankut.
    — Nė qoftė se Akili ėshtė arma sekrete,
    thembra ėshtė pėrkohshmėria e sekretit, — tha
    Genti. — Njė histori qė u ka ndodhur nė njė farė mėnyre tė gjitha armėve.
    — Ju e thatė shumė bukur: Akili ėshtė
    arma e pėrparėsfee sė pėrkohshme. Kurse atė punėn e antiheroit, tė them tė drejtėn, nuk e kuptova mirė.
    Genti bėri njė buzėqeshje tė gjerė nga ato qė mund tė pėrmbyllin njė bisedė. Dukej qė nuk kishte qejf tė fliste mė tepėr. Tjetri deshi tė pyeste prapė pėr diēka, por ndėrkaq, pėrbri u ul Lena, qė e kishte lėnė mė nė fund vallėzimin dhe tė gjithė u zhvendosėn pak.
    — Uh, sa vapė! — tha ajo duke mėnjanuar
    flokėt me dorė.
    Nga afėr karfica e saj ngjante e zbehtė dhe pa mister.
    — U mėrzite? — tha ajo duke i vėnė dorėn
    nė qafė.
    — Jo. Pse?
    — Ndoshta tė bezdisi biseda pėr mitet. E
    di qė s'ke qejf ta bėsh, por fajtore jam unė qė
    e hapa. Vallėzojmė bashkė?
    Gjatė vallėzimit flisnin pėr gjėra qė i ha-rronin sakaq, por ajo e ndjeu se diēka veshtullore nisi ta ngadalėsonte ndėrkohė tė folurėn e tij. Qysh mė parė e kapi shqetėsimi dhe, kur ai i tha: do tė tė pyes dicka, gjunjėt iu dobėsuan.
    — Do tė tė pyes dicka pėr tė cilėn tė kėrkoj falje, megjithatė, dua qė tė mė pėrgjigjesh.
    Zėri i tij ishte i panatyrshėm, gjysmė i ngjirrur dhe si i tretur nė njė frymėmarrje tė huaj.
    — Pyetmė, — tha ajo.
    Qafa e saj ishte e bardhė dhe e pambrojtur. Si mbi njė altar flijimesh.
    — S'tė kam pyetur kurrė pėr marrėdhėni-
    et intime me atė.. . Mė ke thėnė vetėm qė ke qe-
    nė e ftohtė. .. Dhe as qė kam ndėrmend tė tė
    pyes... Desha vetėm tė di a ke ndierė ndonjėherė kėnaqėsi tė plotė, desha tė tė them, a ke
    provuar orgazmėn...
    Ajo u rėndua e gjitha nė krahėt e tij si njė trup i mbytur.
    — Fol, — i tha ai me zė tė ulėt. .. — Tė
    betohem, ėshtė e para dhe e fundit herė qė tė
    pyes pėr kėtė...
    Ai e mori me tė mirė, i tha mė fal, i pėrkėdheli flokėt, por ajo nuk e hapi gojėn. Mollėzat i kishte gjithė lot, por supet e saj nuk dhanė kurrfarė shenje tė dėnesės. Gjithcka ndodhte nė heshtje dhe qetėsi dhe i pari qė u drodh, si tė shkundte nga supet njė gunė tė zezė, ishte ai vetė.
    Ē'pata kėshtu, tha me vete. U shkund prapė, por kėtė herė ndryshe, si pėr tė rrėzuar nga fytyra njė maskė.
    Ndaj tė gdhirė, nė dhomėn e saj ajo pėrpiqej tė sillte ndėrmend atė pėrēartje, por qysh tani ajo i shpėrbėhej.
    Nuk mundte tė flinte. Sillte e risillte ndėrmend bisedat e mėparshme me tė dhe kurrsesi nuk gjente njė shenjė paralajmėruese.
    Befas iu kujtua se nė ēantė kishte disa fletė nga shėnimet e tij. U ngrit duke u rrekur tė mos bėnte zhurmė dhe i nxori fletėt. Nė dritėn e hirtė tė agut nisi t'i pėrpinte rreshtat e mbushura me shkrimin e tij nervoz.
    «Orakulli i Delfit. Njė institucion misterioz i kohės. Fakti qė nė prag ngjarjesh tė mėdha pothuajse krejt shtetet greke apo ilire, madje dhe mbretėrit persė e sumerė dėrgonin korrierėt e tyre pėr t'u kėshilluar me priftėrinjtė, tregonte se orakulli i famshėm ishte vėrtet njė farė institucioni i ndėrkombėtarizuar i politikės. Njė vend kontaktesh, matjesh pulsi e prapaskenash nga mė tė ndryshmet. Atje bėheshin sondazhe e zhbirime paraprake, hidheshin idera e parashtroheshin kompromise tė mundshme. Shkurt, nė mungesė tė mjeteve tė informacionit, konferencave tė shtypit apo deklaratave tė sotme zyrtare, ishte ngritur kjo agjensi ndėrkombėtare qė, nė disa raste, lozte rolin e «teletajpit tė kuq» tė sotėm. E folura gjoja pėrēart e priftėrinjve ishte nė tė vėrtetė njė lloj kodi qė lejonte kuptimin e mesazheve vetėm prej ekspertėve tė politikės.
    Pėrpara kacafytjes greko-trojane shumė herė duhet tė kenė shkuar te orakulli tė dėrguarit e tė dy palėve. Nga fjalėt gjoja dykuptimėshe tė priftėreshės mbi avujt squfurorė (atashetė e shtypit tė vendeve asnjanėse a nuk e kanė kryer kėshtu rolin e zėdhėnėsit?), ėshtė kuptuar mė nė fund qartė se grindja mund tė zgjidhej vetėm me forcėn e armėve».
    «Akili. Heroi i parė. Dezertori i parė. Ėshtė fare e qartė se grindja Akil-Agamemnon (s'ėshtė e rastit qė Iliada nis me tė), nuk u bė pėr shkak tė njė femre. Arsyeja ishte tjetėr gjė: Akili deshi tė ikte nga lufta. Grekėt, ashtu si shumė gjėra tė tjera, e fshehėn edhe kėtė. Megjithatė, Homeri hedh njė dritėz mbi tė vėrtetėn. Ai pėr-mend alternativėn qė hyjnitė kishin vėnė pėr Akilin: Po tė qėndronte nė luftė, do tė vdiste, por do tė fitonte lavdi tė pėrjetshme. Po ta braktiste luftėn do tė gėzonte pleqėri tė qetė, por pa lavdi. Ėshtė alternativa tipike qė nė mėnyra tė ndryshme iu ėshtė vėnė pėrpara shumė njerėzve. Dhe si shumica e njerėzve, Akili ėshtė mėdyshur midis dy zgjedhjeve. Ėshtė lėkundur, ka vuajtur gjatė, derisa njė mėngjes etja pėr jetė ka triumfuar mbi etjen pėr lavdi dhe ai ka shpallur ikjen nga fusha e luftės.
    Agamemnoni ėshtė tmerruar nga kjo. Ikja e Akilit do tė thotė shthurje e ushtrisė. Ai e thotė me siguri kėtė nė mbledhjen e prijėsave. Ai pėrmend, ndoshta, se pėr kėtė luftė s'ka ngurruar tė flijojė vajzėn e vet. Tė tjerėt gjithashtu flasin, Por Akili nuk lėkundet. Ai pranon vetėm njė kompromis: tė mos largohet nga lufta, por tė mos marrė pjesė nė tė. Natyrisht qė ushtrisė greke nuk i thuhet shkaku i vėrtetė i lėkundjeve tė krye-heroit. Aq mė pak qė ai s'do mė tė marrė pjesė nė betejė. Po tė thuhet kjo, shthurja do tė jetė e pashmangshme. Mijėra ushtarė grekė duhet tė jenė sfilitur midis mėdyshjeve ashtu si ai, pa guxuar t'i rrėfehen kujt. Kėshtu pra, ushtrisė i thuhet se prijėsat u grindėn pėr njė femėr. (Gjithmonė i njėjti mashtrim tepėr i besueshėm pėr mendjet e thjeshta).

    Rrobet qė Akili i jep mikut tė tij Patroklit, mė tepėr se pėr trojanėt janė pėr tė mashtruar grekėt. Vrasja e Patroklit ka mundėsi tė jetė kryer prej vetė grekėve pėr ta detyruar Akilin t'u japė fund lėkundjeve. (Vrasja e ndėrgjegjes, gjakmarrja pėr mikun e prerė, siē e lyp kodi zakonor.)
    Por sado e ēuditshme tė duket, del se Akili ėshtė ndėr tė parėt qė u lodh nga njė luftė, e cila sa mė shumė zgjatej aq edhe dukej pa kuptim. Ai humbet besimin nė fitore. Po t'i shtosh kėsaj edhe joshjen e jetės, krijohet njė tablo e plotė e brengės sė tij. Ai ka krizė shpirtėrore. Ėshtė i pakomunikueshėm. Shėtit i vetmuar buzė detit shungullues. Mė i padepėrtueshmi prej heronjve homerikė, me shkėputjen prej kohės sė vet dhe me synimin drejt sė ardhmes, ai afrohet me kohėrat moderne».

    >..

    «Ēėshtja e Thremohut. Ėshtė e logjikshme tė mendohet se trojanėt gjithashtu kanė pasur poetin e tyre. Ndryshe nga H. qė iu erdhi grekėve mė pas, Troja duhet tė kishte ngut pėr poetin e saj kombėtar. Sepse ajo s'kishte tė ardhme.»
    «Pra, mund tė hamendėsojmė njė projekt tė parė tė Homerit te trojanėt, me fjalė tė tjera, njė parahomer. E mendova emrin e tij si REMOH, pra amagramė tė HOMER, por vetvetiu dora mė shtoi pėrpara njė Th, pra Thremoh, jo pėr tė thė-nė se ai ishte njė Homerth, por qė me anė tė fonemės «th», qė nė kėtė rajon tė Evropės takohet vetėm te shqiptarėt dhe te grekėt, t'i jepja atij emri njė aromė greko-ilire...»
    «Njė vit pas rėnies sė Trojės. Nė pallat tė Menelaut. Pranverė.
    Helena dyzetvjecare.
    Pyetja e M...»
    Me dorėn nervoze Lena trazoi ēantėn pėr tė parė mos kishte ndonjė fletė tjetėr. Por shėnimet mbaronin aty.
    Pyetja e M... Pyetja e M. . . O zot, mendoi ajo, ėshtė e mundur qė ai tė vuajė nga kjo? S'ka dhėnė asnjėherė asnjė shenjė.



    XIV




    Shirat e pranverės, pasi e njomėn disa herė rresht fushėn, e kishin kthyer njė pjesė tė saj nė llucė, kurse pjesėn tjetėr e kishin mbuluar me pellgje. Pellgjet shtriheshin kudo, tė mėdhenj e tė vegjėl. Mbi to pasqyroheshin retė, ndonjė shpend i rrallė qė endej rrotull, vetmia e qiellit.
    Shpesh, duke qėndruar pėrmbys, tė mbėshtetur mbi bėrryle, ata vėshtronin me orė tė tėra sipėrfaqen e pellgjeve. Nganjėherė kishin fat, retė kalonin mė dendur, bile tė ngarkuara edhe me vetėtima, zogjtė vėrtiteshin rreth e rrotull tė trembur pėr njė kohė tė gjatė. Por nė shumicėn e rasteve, mbi syprinėn e pellgjeve s'kishte asgjė veē shkretisė qiellore.
    — Ē'hėnė e shėmtuar ishte mbrėmė, — tha Roberti, — a e vutė re?
    Asnjė nuk u pėrgjigj.


    — Ishte si dreqi vetė, — vazhdoi Roberti.
    Milloshi gogėsiti.
    — Mua, pėr veten time, hėna asnjėherė nuk
    mė ėshtė dukur ashtu siē e bėjnė, — tha.
    — Kam dėgjuar qė e krahasojnė me fem-
    rėn, — tha Akamanti.
    — Kėtė krahasim me siguri e bėjnė qolet,
    — tha Milloshi. — Ē'gjė tė pėrbashkėt mund tė ketė hėna me njė femėr?
    Roberti buzėqeshi.
    — Faktin qė ėshtė larg dhe e paarritshme,
    — tha.
    Milloshi u mendua.
    — Kjo ėshtė e drejtė. Perėndi, mė ka marrė
    malli pėr femėr.
    — Ja ku i ke, — tha Akamanti, duke treguar me dorė nė drejtim tė qytetit. Me mijėra,
    Tani filluan tė heqin pardesytė dhe pulovrat. Pastaj, sė shpejti, hapen plazhet.
    — Mos mė prish mendjen, Akamant.
    Akamanti qeshi me pėrbuzje.
    — E kishim fjalėn te hėna, — tha Roberti,
    a e patė mbrėmė? Kur ishte mbi pellgun e madh
    te kėmbėt e pėrparme, nuk dukej keq, por pastaj, kur nisi tė zvarrisej nėpėr baltak, pėrfundoi
    nė njė pelte tė verdhė, tė njomur, qė tė vinte pėshtirė ta shikoje.
    — Ohu, pėrse e vret mendjen ti, — tha Milloshi.
    — Po pėrse ta vras tjetėr?
    Njė copė herė askush s'e prishi heshtjen.
    Konstruktori lexonte. Maksi pinte cigare, Odisea K. kish lidhur duart nė gjoks e po mendohej.

    — Dreqi ta marrė, — tha Roberti. — Na u
    dėrrmua shpina. Tani as tė shtrihemi drejt s'ke-mi mundėsi, qėkurse u fundos kėmba.
    Konstruktori e mbylli librin dhe e vėshtroi Robertin. Qelqet e syzeve ishin tė trasha dhe sytė i dukeshin tė vegjėl e tė turbullt.
    — Kali ėshtė anuar pak, Robert, — tha Ko-
    nstruktori, — por kjo s'ėshtė ndonjė gjė pėr tė
    shkaktuar panik.
    — Nuk mund tė fle, — tha Roberti, — njėra shpatull mė ėshtė mpirė.
    — Ja qė u fundos pak njėra kėmbė, — va-
    zhdoi Konstruktori, — asnjėri nuk e parashi-konte.
    — Puna ėshtė se duhej parashikuar, — tha
    Roberti me inat.
    — Gjithė puna ėshtė te trualli. Na qėlloi njė
    truall i keq.
    — A s'mund tė gjendej truall mė i mirė?
    — Ti e di qė e gjithė kjo fushė ėshtė e lagėt.
    — Po ne kemi rėnė mu nė mes tė llucės
    dhe, pak nga pak, ajo do tė na pėrpijė. Sė shpejti barku i kalit do tė prekė baltėn. Ē'do tė bėjmė atėherė?
    — Nuk duhet ngritur panik para kohe, —
    tha Konstruktori.
    — Unė s'po ngre panik, unė po pyes qetė-
    sisht: ēdo tė bėjmė kur barku i kalit tė prekė baltėn dhe uji tė na futet brenda?
    — Dicka do tė bėjmė.
    — A nuk mund ta di?
    Konstruktori e la librin.
    — Robert, — tha me zė tė butė, — sa herė
    e kemi bėrė kėtė bisedė? Sa herė ta kam shpjeguar si qėndron cėshtja? Sė paku tė kesh nderim pėr moshėn time.
    — Unė kam respekt pėr ty, — tha Roberti. — Mė fal nė qoftė se, padashur, tė fyeva.
    — Ti e di mirė, — vazhdoi Konstruktori, —
    se si kali u ndėrtua brenda njė nate.
    — Kush nuk e di kėtė?
    — Dhe ē'natė qė ish, — tha Konstruktori.
    — Ju tė gjithė nuk besonit qė kali do tė mund
    tė ndėrtohej brenda natės. Kjo ishte nata mė e
    gjatė dhe njėkohėsisht mė e shkurtėr e jetės sime. Ju kujtohet ē'errėsirė ishte? Dukej sikur
    ishin hedhur mbi njėra-tjetrėn errėsirat e mijėra
    netėve, pėr tė sajuar terrin e asaj nate.

    — Ishte vėrtet njė errėsirė e pabesueshme.
    — Kėshtu e kishim vendosur qė mė parė.
    Nata duhej tė ishte sa mė e errėt. Dhe mendo
    qė nė kėtė natė unė udhėhiqja ndėrtimin e ka-lit. Kurse ju nuk besonit.
    — Si tė besonim? Tė dukej sikur dėrrasat
    dhe trarėt e rėndė, qė notonin mbi krahėt e njerėzve, vinin nga e panjohura e zezė dhe zhdukeshin nė tė panjohurėn.
    — Kurse ato mbėrtheheshin nėn urdhrat e
    mia, sipas njė projekti tė pėrpiktė.

    — Ishte njė natė e pafund. Herė-herė, mė
    dukej sikur kishim njė shekull errėsirė qė po pu-
    nonim, ose mė mirė shumė shekuj.
    — Edhe mua nganjėherė mė duket kėshtu.
    Mė duket sikur kjo natė ka qenė dy mijė, tre
    mijė vjet mė parė, — tha Akamanti.
    — Thonė se kujtesa trashėgohet, — tha Ro-
    berti. — Po tė jetė vėrtet kėshtu, atėherė mund
    tė besohet qė pavdekshmėria e shpirtit s'ėshtė veēse kujtesa qė kalon nga brezi nė brez. Megjithatė, pavarėsisht nga kujtimet e vjetra, ti je pa dyshim njė konstruktor i madh. Ti projektove dhe realizove diēka tė re nė historinė e ndėrtimeve kolosale tė njerėzimit. Kjo nuk ėshtė mė pak madhėshtore se piramidat e Egjiptit.
    — Faleminderit, po mė bėn qejfin, — tha
    Konstruktori. Atij iu bė qejfi vėrtet, ndonėse e
    dinte qė Roberti pėrsėriste f jalėt qė ai vetė kish
    thėnė pėr veten e tij. Veē s'qe i sigurt nėse e bėnte kėtė sinqerisht apo tallej.
    — A do ta ndezėsh? — i tha.
    — Me gjithė qejf!
    Ata ndezėn cigaret dhe njė copė herė hesh-tėn. Nga trarėt mbi tė cilėt mbėshtetej shpina e kalit filloi tė pikonte ujėt dhe ata bėnė pak mėnjanė qė tė mos lageshin.
    — Dreq, filloi prapė?
    — Jo, ėshtė njė re e vogėl.

    — Dhe mendo qė, atė natė, unė duhej tė kisha mendjen te gjithēka, — tha Konstruktori. —
    Te gjithēka, duke filluar nga problemet e teknikės sė ndėrtimit e deri te forma e jashtme e kalit. Sepse, nė fund tė fundit, kjo ishte edhe njė
    vepėr artistike dhe forma e saj duhej tė ishte pak
    a shumė e kohės. Format e kalit duhej tė shkriheshin me format e mjeteve vetėlėvizėse tė kėtij shekulli. Nga kėto, mė i pėrshtatshėm m'u duk
    furgoni.
    — Kur e pashė nė fillim, mua m'u duk krejt
    si njė furgon, — tha Milloshi.
    — Kurse ju nuk besonit, — vazhdoi Kon-
    struktori. — Dhe kur nisi tė gdhinte dita dhe
    konturet e kalit filluan tė shfaqeshin ngadalė pėrmes errėsirės, ju mbetėt tė gjithė me gojė hapėt nėn kėmbėt e tij.
    — Kėtė nuk do ta harroj kurrė. Ai qėndronte perpara nesh me njė madhėshti tė llahtarshme,
    gjysmė i mbuluar akoma nga errėsira dhe mjegulla e natės, gjysmė ėndėrr e gjysmė realitet.
    — Dhe ju dukeshit tė vegjėl pėrpara tij.
    — Kjo mė kujtohet mirė, — tha Akamanti.
    — Mė kujtohet qė i pari e mori vesh Odisea K.
    dhe duke ngritur kokėn drejt kalit, tha ato f jalėt
    e famshme: «Ky kalė do tė terrorizojė shumė
    breza njerėzorė!»
    — Ēfarė? — tha Odisea K. kur dėgjoi emrin e tij.
    — Asgjė, — u pėrgjigj Roberti, — po kujtonim gjėra tė kaluara.
    — Pak pėrpara filozofonit pėr hėnen, tani
    po merreni me memuare, — tha Odisea K. me
    ironi.
    — E ē'tė bėjmė, sipas teje?
    Odisea K. nuk u pėrgjigj.
    — Tė vrasim mendjen si tė depėrtojmė nė
    kėtė qytet? — vazhdoi Roberti. — Pėr kėtė gjė
    e kemi vrarė mendjen qindra ditė e net me radhė.
    — Pėrderisa akoma jemi kėtu dhe ajo atje,
    — Odisea K. tregoi me dorė qytetin, — kjo do tė
    thotė se duhet ta vrasim mendjen ende.
    — Deri kur?
    — «Deri kur?» Ti Akamant s'di tė bėsh
    gjė tjetėr veēse tė flasėsh me fraza filmash. Nuk
    e duroj dot piuhėn e kinemasė. Nuk e duroj dot,
    sidomos kur thonė: «Pėrse e bėre kėtė gjė, Mario?»

    — Ti po bėhesh maniak, Odise, — tha Roberti.
    Nga mėnyra sesi i picėrroi sytė, u duk qė Odisea K. deshi tė thoshte diēka therėse, por pastaj ndėrroi mendje. Ai nxori nga xhepi njė gazetė dhe nisi tė lexonte. Edhe Konstruktori kish filluar tė lexonte pėrsėri. Maksi rrinte me sy gjysmė tė mbyllur. Siē duket dremiste, me mjekrėn e parruar, tė kuqėrreme, mbėshtetur mbi gjoks.
    — Dhe tė mendosh qė vitet ikin, koha shkon,
    — tha Roberti trishtueshėm. — Tė rnendosh qė,
    nė kėtė ēast, ka njerėz qė thonė: «telefonomė midis pesės dhe gjashtės», ose «pritmė te qcshja
    e parkut».
    — Ah, — ia bėri Milloshi. — I harruam
    tė gjitha kėto. — Na duket sikur i kemi parė
    nė ėndėrr.
    — I harruam. Jemi mbyllur kėtu nė kėto
    dėrrasa tė vjetra dhe presim. Presim.
    Odisea K. ngriti kokėn pėrsėri.
    — Kur ke njė qėllim tė madh, pėr hir tė tij
    duhen bėrė flijime.
    — Pikėrisht, — tha Roberti, — flijime nė
    emėr tė njė qėllimi. Por pėr fat tė keq pėrfundimi s'po duket.
    — Sipas teje duhet ta braktisim atė ēka e
    ngritėm me aq mundim?
    — Nuk thashė ta braktisim, thashė vetėm
    se pėrfundimi nuk po duket.
    — Ne nuk kemi faj pėr kėtė. Vec kėsaj. nuk
    ėshtė e vėrtetė se s'ka asnjė arritje. Vetėm qenia jone kėtu, nė horizontin e qytetit, krijon tension dhe turbullim nė gjendjen shpirtėrore tė tyre. Ne u rėndojmė atyre mbi gjoks, duke iu vėshtirėsuar frymėmarrjen. .
    — Vallė, pėr kėtė kemi ardhur? — nderhyn
    Akamanti. — Ne kemi ardhur kėtu jo t'u vėshtirėsojmė frymėmarrjen, por t'u marrim frymėn.
    Sė paku, kėshtu mendoj unė.
    Odisea K. e vėshtroi ftohtė.
    — Sigurisht, Akamant, sigurisht.
    — O qyteti, o kali, ti vetė na ke thėnė kė-
    shtu, — vazhdoi Akamanti. — Apo jo?
    — Sigurisht Akamant, o qyteti, o kali! Me-
    gjithatė ēdo gjė ka kohėn e vet, — shtoi me njė
    zė tė lodhur.
    Heshtja qė ra pas fjalėve tė tij ishte e gja-tė. Ndihej qė atė heshtje nuk mund ta prishte tjetėr kush, veē atij vetė qė e vendosi.
    — Ēdo gjė ka kohėn e vet, — tha ai pėr te
    tretėn herė. — Kali i Drunjtė ka marrė deri ta-
    ni shumė qytete. Asgjė s'mund ta ndalė trokun
    e tij. Veē duhet durim.
    Akamanti hapi gojėn, ndoshta pėr tė thėnė prapė f jalėn «deri kur», qė ai e kishte marrė vėrtet nga filmat, por iu kujtua tallja e Odisesė K. dhe shtrėngoi nofullat.
    Milloshi, me njėrėn dorė mbėshtetur te trarėt, vėshtronte larg pėrmes njė tė ēare.
    — Qytet i mallkusr, — murmuriti ai me
    urrejtje. — Ditė dhe natė na rri ballė pėr ballė
    me ata tymtarė dhe ballkonė dhe drita tė urryera.
    Me sytė e skuqur nga pagjumėsia, Maksi vėshtronte heshtėn e vjetėr, hedhur mbi kėmishėn e tij tė hekurt.
    Nganjėherė mė kap dėshpėrimi. Mė duket se kurrė nuk do tė mundim tė depėrtojmė nė kėtė qytet. Ashtu si nė ato ėndrrat e kėqija, kur befas na ngecin kėmbėt dhe papritur gjendemi nė errėsirė dhe nuk e kapėrcejmė dot pragun qė duhet pėr tė dalė matanė. Nganjėherė, mė duket se ky qytet do tė na e hajė kokėn.
    Oh!
    Vera do tė jetė e shkurtėr. Do tė vijnė prapė netėt e mėrzitshme, tė gjata tė vjeshtės. Era do tė fryjė nėpėr mazgallat. Nė fillim do tė fi-shkėllejė, pastaj do tė vijnė ulėrimat.
    Odisea K. vėshtronte nga tė ēarat fushėn e mbuluar me pellgje. Mbi pellgjet e shkreta dukej sikur ngriheshin dallgė tė mėdha bojėhiri, dhe ai e ndiente se si po lėkundej nga tallazet.
    Budallenj. Ju kujtoni se unė rri me qejf kė-tu nė kėtė gjysmė errėsirė qė mban erė myk, du-ke pritur orėn e depėrtimit, larg shtėpisė, larg fėmijėve dhe gruas qė mė pret ditė e natė. Ajo pret te oxhaku i madh, mėrzitet dhe thur pulo-vrin tim tė zi dhe pastaj prapė e shthur nga mėrzia dhe nga mėrzia nis e thur pėrsėri. Me siguri njerėzit e saj, e ėma, tezet, hallat pėrpi-qen t'i mbushin mendjen tė martohet prapė, por ajo s'pranon. Ajo vazhdon tė thurė pulovrin tim tė zi. Ditėn e thur, natėn e shthur. Sepse ajo e di qė unė do tė kthehem ndonjė ditė, tė ulem te oxhaku i madh dhe tė nis e tė tregoj pėr vitet qė kalova larg. Tė tregoj si u mbyllėm kėtu nė kėtė kalė tė drunjtė, pėrballė njė qyteti tė huaj, si pritėm vite me radhė pėr tė bėrė diversion, si iknin ditėt dhe si vinin netėt si njė karvan pa fillim e pa fund, si kėrcisnin dėrrasat e vjetra nga era dhe shiu dhe shqota. Pėrpara ujėra tė shkreta, rreziqe dhe trishtim. O zot, ē'trishtim.


    XV




    Dita ishte me mjegull. Ballkonet e ndėrtesave dhe drurėt nė park ngjanin sikur kalamendeshin prej saj si tė dehur.
    — E di? Mė duket se jam shtatzėnė, — tha
    Lena porsa u takuan.
    — Si?
    Atij iu duk sikur nė atė ēast, sytė e kalimtarėve e vėshtruan Lenėn me ēudi.
    — Vėrtet? Po ti sikur.. .
    — Ashtu kujtoja. . . Por ja. . . Edhe vetė u
    cudita.. . — Sytė e saj ishin tė butė, pak tė lodhur. Hija poshtė syve dukej si njė muzg i vogėl. — Pėrse u hutove?
    — U hutova vėrtet, — tha ai. — Nuk e prisja.
    — Eja tė ecim. Mbetėm kėtu si tė ngrirė.
    Po na shikojnė tė gjithė.

    Ajo i vuri krahun dhe ecėn tė dy nė rrugėn pėrbri stadiumit «Studenti».
    — Vėrtet, Lena?
    — Natyrisht, — tha ajo.
    — Po ti sikur. ..
    — E pra, ta thashė. .. Edhe unė u ēudita. U
    ēudita shumė. Kisha dy-tri javė qė dyshoja, megjithėse nė fillim nuk mė bėri ndonjė pėrshtypje.
    Madje, ngaqė kujtoj se nuk bėj fėmijė, nuk mbaj
    mend as datat,
    — Po ti je e sigurt? Ndoshta gabohesh?
    — Ti doje qė tė gabohesha?
    — Aspak, Lenė.
    — Jam pothuaj e sigurt. Mbrėmė mė vizitoi nė konvikt njė nga vajzat e medicinės. Duhet
    tė jem dy muajshe e ca.
    Rruga ishte plot me njerėz. Kalonin ēifte, djem tė rinj, gra me fėmijė nėpėr karroca. Ajo u var nė krahun e tij.
    — E ndieja qė koha po zgjatej, ditėt iknin,
    e ndieja turbull, turbull, ashtu si ndien ndonjėherė mėngjesin kur akoma s'tė ka dalė mirė gjumi. E ndieja, por kisha frikė tė llogarisja ditėt.
    Mė dukej sikur, nga llogaritja e ftohtė, do tė prishej befas kjo magji.
    Ai e dėgjonte i hutuar dhe, padashur, lexonte shkronjat me drita nėpėr fasadat e ndėrtesave.
    — Sikur ty tė tė vinte keq, nuk di ē'do tė
    bėja.
    — Ē'flet kėshtu? Unė jam i gėzuar njėlloj
    si ti.
    — Po pėrse atėherė nuk flet?
    — Jam i hutuar. Asgjė tjetėr, Lenė, tė betohem.

    Nėn ndriēimin e llambave neon fytyra e saj dukej mė e bardhė se zakonisht. E bardhė dhe pak e huaj me atė tė kuq tė lehtė buzėsh, qė gjithashtu ndryshonte ngjyrė nėn ndriēimin e llambave. S'ka ndriēim mė tė pėrshtatshėm pėr ndarjen e dy njerėzve se ndriēimi i neonit, mendoi ai. Fytyrat duken tė ftohta, tė largėta, secili ka njė tė fshehtė qė e merr me vete.
    — A shkojmė nė ndonjė lokal? Duhet tė festojmė paralajmėrimin e saj. Mė fal qė jam kėshtu. Mė fal. Unė duhej tė tė puthja kur ti mė the se je shtatzėnė, por u hutova. Ėshtė njė lumturi e tillė...
    Ajo i shtrėngoi dorėn.
    — Ku po shkojmė?
    — Nė kafe «Dimėrore»?
    — Jo, mė mirė shėtisim. Mbrėmja ėshtė e
    ngrohtė.
    «Siguroni jetėn tuaj nė ISIS».
    — Sa bukur e the: tė festojmė paralajmėrimin e tij. Ai bėri paralajmėrimin. Ai bėri telegram: pas shtatė muajsh jam aty, midis jush, mė
    prisni, bebi.
    — Ej, ku i keni sytė? — thirri shoferi duke
    nxjerrė kokėn nga dritarja e kabinės.
    Lena i buzėqeshi gėzueshėm. Tė kapur pėrdore ata kapėreyen pothuajse me vrap udhėkryqin, nėn vėrshėllimėn e bilbilit tė policit. Ndėrsa ecnin kėshtu, Genti i tregoi me gisht njė afishe tjetėr: «Mėsojini fėmijėve rregullat e qarkullimit!».
    Nė sytė e saj kishte vazhdimisht njė buzėqeshje rrėshqitėse tė drejtuar diku larg, sikur qysh tani fėmija t'i shfaqej nėpėr ballkonet e shtėpive
    pėrballė.
    Ndėrtesat nė tė dy anėt e rrugės sa vinte rralloheshin. Ishte prapė po ajo rrugė me vila, kopshtet e tė cilave nxinin prapa kangjellave tė hekurta.
    «Siguroni jetėn tuaj nė ISIS».
    — Ku po shkojmė? — tha ai, sikur tė kujtohej prej reklamės sė fundit tė qytetit se po dilnin jashtė tij.
    Mė tutje, rruga ishte e errėt vėrtet. Larg dėgjohej muzikė vallėzimi.
    — Kėtu pranė duhet tė jetė njė lulishte verore, — tha ai. — Tė kujtohet nė dimėr?
    — Po, mė kujtohet. Mė premtove se do tė
    mė sjellėsh.
    Ai mbajti kėmbėt.
    — Eja tė shkojmė. Nuk duhet tė jetė larg.
    — Mė mirė shėtisim nė rrugė. Mbrėmja ėshtė kaq e bukur.
    — Si tė duash.
    Ato vazhduan tė ecin tė pėrqafuar. Nga largimi i muzikės kuptohej qė lulishtja po mbetej pas.
    — Tė kujtohet atėherė? — tha ajo. — Kėtu
    ishte ftohtė, errėsirė dhe frikė.
    Sytė e saj diēka kėrkonin tutje nė horizont. Rruga automobilistike nisi tė zbardhte nė dritėn e hėnės qė po dilte. Njė cift ecte nėpėr tė, tutje, pėrpara tyre. Qė larg dallohej fustani i bardhė i vajzės dhe dora e dikujt mbi supet e saj.
    — Erė bliri, — tha ai. — E ndien?
    — Ajo mbėshteti kokėn mbi supin e tij. Ai

    vėshtronte drejt pėrpara nė errėsirėn e dobėsuar nga hėna.
    Edhe vajza qė ecte pėrpara tyre kishte flokė tė verdhė si ajo.
    — Gjithė ditėn nė fakultet sot flitej pėr komplotin, — tha ai. — Thonė se sė shpejti do tė
    hapet gjyqi.
    — Diēka u fol edhe te ne, por unė, tė them
    tė drejtėn, s'e kisha mendjen.
    Ajo vazhdonte ta mbante kokėn tė mbėshtetur te supi i tij.
    — Le tė flasim mė mirė pėr tjetėr gjė.
    — Helenė e Trojės, — tha Genti sikur tė
    fliste me vete. — A tė thėrrasin mė ēunat e vegjėl kėshtu?
    — Nganjėherė, — tha ajo. — Mė parė mė
    thėrrisnin rnė shpesh. Siē duket, tani nuk u pėlqej dhe aq.
    — Ti kujton se tė bėjnė nder duke tė thi-
    rrur ashtu?
    — S'jam aq mendjemadhe sa ta mohoj.
    — Kurse unė mendoj se s'ėshtė ndonjė nder
    i madh.
    — Faleminderit. Megjithatė. . .
    — Helena e Trojės, pavarėsisht se pėr tė tho-
    nė se u bė njė katrahurė aq e madhe, nuk qe vecse njė grua mediokre, — tha Genti.
    — E pse?
    — Si pse? — gati sa s'thirri ai. — Dc tė pranoje ti, pėr shembull, qė pas dashurisė sonė t'i nėnshtroheshe fatit e tė bashkėjetoje prapė me ish-
    -tė fejuarin tėnd?
    — Kurrė, — tha Lena. — Kurrėn e kurrės.
    — Kurse ajo bėri pikėrisht atė gjė. Pas gjithė asaj lufte, ajo bashkėjetoi me ish-burrin e saj nė pallatin e qetė, ku herė pas here mbėrrinin lajme nga bota.
    Asaj iu kujtuan shėnimet e tij. «Njė vit pas rėnies sė Trojės. Nė Palldt tė Menelaut. Pranverė».
    — E pra, ti thua «kurrė»! Sepse ti qėndron
    mė lart se ajo.
    — Faleminderit, imzot. . . — tha ajo. — Si
    shkon «doktorata» jote?
    — Mė ka mbetur fundi.
    Nė tė vėrtetė, pak ēaste mė parė, nė mėnyrė tė vetvetishme ai kishte zgjedhur njė copė nga biseda e tyre pėr librin.


    «Ja ku ėshtė», tha ai.
    «Kali i Drunjtė».
    Ajo nuk e ngriti kokėn nga supi i tij.
    «Duket i bardhė nė dritėn e hėnės».
    «Le tė duket si tė dojė», tha ajo me pėrtim. «Ka ca kohė qė nuk mė bėn pėrshtypje*.
    «Vėrtet?»
    «Vėrtet. Dikur mė trembte pamja e 'tij, kurse tani aq mė bėn».
    «Kjo ėshtė gjė e mirė. Nė njė farė mėnyre ti terrorizoheshe prej tij».
    «Madje ka ca kohė qė ai s'po mė duket mė si kalė», vazhdoi ajo, «ka ca kohė qė ai mė ngjan mė tepėr me njė furgon».
    «E ēuditshme!»
    «Sidomos sonte», tha ajo si e pėrgjumur, «sidomos sonte, Gent».
    Ai vėshtroi qė anash kokėn e saj tė verdhė. Duart i kishte tė nxehta.
    «Thonė se dy kėmbėt e para i janė fundosur shumė nė baltė».
    «Ai ėshtė mė tepėr furgon se kalė», tha ajo. «Njė furgon i mbėrthyer mbi katėr trarė, dy prej tė cilėve janė fundosur dhe shtrembėruar nga pe-sha».
    Ai i pėrkėdheli flokėt.
    «Po ty s'tė duket kėshtu? A nuk tė duket qesharake kjo arkė druri, qė dikur na fuste fri-kėn?»
    «Jo».
    Ajo qeshi me zė tė ulėt.
    «Dikur ndodhte e kundėrta», tha. «Por, nė fund tė fundit, ē'na duhet tė flasim pėr tė? Le tė rrijė aty nė fushė si njė dordolec, kurse ne tė bisedojmė mė mirė pėr dashurinė».
    «Do tė doje tė futeshim nė tė pėr tė bėrė dashuri»?
    «Nuk e di», tha ajo. «S'e kam menduar ndo-njėherė».
    «Ndonjė ditė, po tė na zinte shiu midis fu-shės dhe ai tė ishte e vetmja strehė?»
    «Nuk e di», pėrsėriti ajo. «Ndoshta. Po ti?»
    «Unė jo», u pėrgjigj ai me zė tė akullt. «Tė bėsh dashuri midis skeleteve... Kurrė.»
    «O zot, ē'tru tė shqetėsuar qė ke».
    Ajo e pėrkėdheli te qafa si ta qetėsonte.
    «Helenė e Trojės», tha ai. «A iė thėrrasin mė ēunat e vegjėl kėshtu?»
    «Nganjėherė», tha ajo. «Mė parė mė thėrri-snin mė shpesh».



    Rruga automobilistike dukej pothuajse e bardhė nėn dritėn e hėnės. Ēifti qė ecte pėrpara tyre nuk dukej mė. Njė lehje e largėt qensh e bėnte edhe mė tė shkretėtirtė fushėn.
    — Kthehemi, — tha ai pas njė copė here, -
    kemi ikur shumė.
    Ajo e vėshtroi gjatė. Sytė e saj ishin tė muzgėt e tė ndritshėm njėkohėsisht.
    — Kjo ėshtė mbrėmja ime apo jo? Mos ma
    prish qejfin, eja tė ecim nė fushė. Dua tė shtrihem nė mes tė saj, tė thith erėn e barit.
    Ai nuk u pėrgjigj.
    — Eja.
    Sytė e saj ishin si tė njomur nga hėnėzimi; Nga tė dy anėt e rrugės fushėtira shpalosej largs me atė lehje tė harruar qensh nė skajet e saj, qe e bėnte edhe mė tė pafundme.
    — Eja, Gent.
    Dhe ata e lanė udhėn dhe u futėn nė nate.



    XVI





    Ishte mėngjes herėt. Telefoni ra disa herė. Oficeri i rojės ngriti receptorin.
    — Alo! Policia?
    Prapa membranės sė zezė njė zė i shqetėsuar.
    — Policia? Dėgjo kėtu. Jashtė qytetit, nė
    fushė, nga e majta e korijes sė blireve janė gje-
    tur dy njerėz tė vrarė.
    Oficeri rrudhi ballin.
    — Pėrsėrite!
    Zėri e pėrsėriti.
    Oficeri merrte shėnim nė bllok.
    Korija e blireve nga e majta, dy kilometra larg rrugės automobilistike, nė fushėn e hapur.
    Dhjetė minuta mė vonė makina e policisė turrej me shpejtėsi nėpėr xhadenė e blireve. Ishte freskėt. Tufa zogjsh fluturonin nga bliret tė trembur.
    Shefi i policisė dhe mjeku kriminalist vėshtronin nė heshtje mėngjesin. Pranė shoferit ishte ulur njė tjetėr njeri, me sa dukej, i zyrės sė zhdukjes sė krimeve. Nė prehrin e tij lėkundej njė aparat fotografik.
    Nga fusha ngrihej avull i lehtė. Aty-kėtu nxinin mullarė tė vetmuar. Njė plep, njė kanal. Pėrsėri njė tufė zogjsh. Dhe qetėsi.
    — Dashnorė, — tha shefi.
    — Natyrisht.
    Gjithė rrugės nuk folėn mė.
    — Qėndro, — tha shefi kur arritėn te korija. — Ja ku ėshtė.
    Makina qėndroi. Larg nga e djathta dukej njė polic.
    Ata e lanė makinėn dhe ecėn nė kėmbė. Mjeku ishte i shėndoshė dhe vinte pas. Ai vėshtronte me sytė e pėrgjumur hapėsirėn e qetė. Ndihej erė dheu. Ēizmet e shefit shkėlqenin mbi barin e rrallė. Tani ato shkėlqenin nga vesa. Herė--herė, flladi i mėngjesit sillte erė bliri, por era e dheut ishte mė e fortė.
    Kur u afruan ata, polici bėri disa hapa nė drejtim tė tyre. Shefi i ktheu pėrshėndetjen dhe grupi i vogėl u afrua te tė vrarėt. Fustanin e bardhė dhe tufėn e flokėve tė verdhė e kishin parė qė larg. Era e lehtė e gufmonte fustanin herė pas here dhe pastaj e linte tė binte pėrsėri mbi trupin pa jetė. Ajo kish rėnė mbi kurriz. Mbi gjoks kishte njė plagė tė madhe. Kurse ai qe rrėzuar pėrmbys, plagėn e kish nė shpinė. Nė castin e fundit kish dashur, siē duket, tė ngrinte kokėn. duke u mbėshtetur mbi bėrrylet pėr tė parė ndoshta vrasėsin, por nuk kish mundur, koka i qe rrėzuar midis duarve dhe ashtu kishte mbetur.
    Midis heshtjes, dėgjohej vetėm zhurma e shkrepjes sė fotoaparatit.


    Shefi i policisė ngriti ēantėn qė kishte mbetur pranė trupave. Nė ēantė kishte njė pasqyrė tė vogėl, tė kuq buzėsh, ca qindarka dhe njė leje-hyrje. E hapi lejehyrjen dhe lexoi: «Ana Shundi, vjeē njėzet e njė, laborante».
    Mjeku u pėrkul mbi tė vrarėn, mėnjanoi njė tufė flokėsh dhe njė copė herė vėshtroi plagėn e gjoksit.
    — Plagė e ēuditshme, e tmerrshme, — tha
    mengadalė sikur fliste me vete.
    Dy tė tjerėt u pėrkulėn qė tė shikonin mė mirė.
    — Njė plagė e pazakontė, — tha eksperti i
    zyrės sė zhdukjes sė krimeve.
    Plaga ishte me tė vėrtetė e jashtėzakonshme, njė plagė e madhe e kuqe me tė ēara anash. Ajo i ngjante diellit nė ēastin e perėndimit, kur rreth e rrotull tij kanė mbetur vetėm disa rreze tė kuqe.
    — Ēfarė arme ėshtė pėrdorur vallė? — pyeti shefi i policisė.
    Doktori ngriti supet. Eksperti i zyrės sė zhdukjes sė krimeve u pėrkul pėrsėri mbi trupin e viktimės.
    — Ndoshta armė tė vjetra muzesh, — tha
    me zė tė mbytur.
    Shefi i policisė hodhi sytė rreth e rrotull. Nga tė gjitha anėt shtrihej hapėsira e shkretė e fushės. Kėtu nuk kishte as mullarė, as kasolle. Fushė djerrė kudo. Vetėm tutje, nė njė largėsi pothuaj prej njė kilometėr, dukej furgoni i vjetėr i anuar nga njėra anė.
    Ata tė tre vėshtruan njė copė herė pa folur nė atė drejtim.



    XVII




    Prapė erdhi vjeshta. Pellgjet e vjetėr te fushės, qė ishin tharė gjatė verės sė nxehtė, tam po mbusheshin pėrsėri me ujė. Zogjtė fluturonm trumba-trumba duke shkretuar qiellin e madh
    Nė mes tė fushės, pėrballė qytetit, ngrihej si dhe mė parė Kali prej Druri. Dėrrasat e vjetra vende-vende ishin kalbur dhe era frynte e vėrshėllente nėpėr zgavrat e brimat e tij te pa-numėrta.

    Ata rrinin brenda si dhe mė pare, te shtrire shkujdesshėm nė qėndrime mė tė ndryshme mbi batanijet e vjetra. Konstruktori kish mbeshtjellė fytin me shall dhe vazhdimisht kollitej. Milloshi me Maksin kishin mbyllur sytė pergjysme dhe nuk kuptohej dremitnin apo mendoheshin. Edhe Odisea K., qė zakonisht nuk e humbte kohėn kot, rrinte me duar tė kryqėzuara. Nga njė e ēarė qė e kishte afėr kokės, njėri sy i shikonte njė pjesė tė fushės, pikėrisht atė ku ishte varri i Akamantit. Ca copėra tė grisura gazetash era i shtynte rrotull varrit. I shkreti Akamant, mendoi ai gjithė hidhėrim. Tani askush s'na i sjell mė gazetat dhe nga asgjėkund s'na vjen asnjė lajm. Duke vėshtruar fushėn, ai mendonte se si kishte mundur vallė tė zvarrisej nėpėr atė llucė me gjithė ato plagė nė kokė. Nuk i dilnin nga mendja sytė e tij gjithė tmerr, sidomos kur i tha Maksit: «Pashė Helenėn tėnde».
    — Ēfarė po mėrmėrit, — tha Roberti.
    — Asgjė. M'u kujtua Akamanti. Fjalėt e tij
    tė fundit pėr Helenėn.
    — Me siguri ishte ēmendur, — tha Roberti.
    — Dhe ėshtė e natyrshme, gjithė ato plumba
    rreth e rrotull kafkės.
    — Mua nuk m'u duk i ēmendur, — tha Odi-
    sea K.
    — I cmendur ishte, — tha Maksi, duke ha-
    pur sytė e pėrskuqur. — Unė Helenėn e vrava
    me dorėn time.
    Sytė e tij u ndalėn te heshta e vjetėr, maja e sė cilės, e zezė nė tė kuqėrremtė, nuk kuptohej nėse dukej ashtu nga ndryshku apo nga gjaku i tharė.
    Konstruktori zuri tė kollitej pėrsėri dhe ata, sikur tė donin tė dėgjonin mė mirė atė tė kolli-tur, e prenė bisedėn.



    XVIII



    Ishte mesi i tetorit. Duke shėtitur nė rrethinat e qytetit me Lenėn, Gent Ruvina vuri re papritur se fusha nėpėr tė cilėn po ecnin ishte e njohur pėr tė. Ah, po ky qenka pikėrisht vendi i atij piknikut tė madh, vitin qė shkoi, gati sa s'thirri ai. Ja edhe furgoni i vjetėr mėnjanė. Punėtorėt e komunales nuk e paskeshin hequr ende.
    — Lena! — thirri ai. — Ja Kali i Drunjtė.
    Ajo mblidhte lulet e fundit tė stinės, njėzet hapa larg tij. Ktheu kokėn dhe vėshtroi njė copė herė andej nga tregoi ai me dorė. Pastaj u pėrkul pėrsėri pėr tė mbledhur lule. Sytė i kishte tė pikėlluar, ashtu siē i bėheshin herė pas here qysh nga dita kur kishte dėgjuar pėr vrasjen e njė ēifti tė ri, vrasje pėr tė cilėn ajo ishte e bindur se ishte bėrė nga ish-i fejuari i saj qė, me siguri, e kishte marrė vajzėn e panjohur leshverdhė nė gjysmėterr, pėr Lenėn.

    Ndėrsa ajo vazhdonte tė plotėsonte tufėn e saj, Gent Ruvina ecte ngadalė drejt furgonit. Era shtynte midis pellgjeve ca copėra gazetash nė tė cilat mund tė lexoheshin gjysma-gjysma titujt. Furgoni ishte tani jo shumė larg tij. Hapat e Gent Ruvinės sa vinin bėheshin mė tė ngadalshėm. Vė-shtrimi i tij ra mbi njė shishe tė hedhur nė tokė. U pėrkul, e ngriti dhe me tė nė dorė bėri edhe disa hapa drejt furgonit. Pastaj ndaloi nė vend. Ishte i vetėm midis fushės. E ngriti krahun dhe me sa forcė qė kishte e flaku shishen nė drejtim tė furgonit. Shishja u pėrplas te dėrrasat, duke shkaktuar brenda tyre njė zhurmė tė shurdhėt hekurishtesh. Qė nga vendi ku mblidhte lule, ai pa Lenėn tė kthehej e habitur drejt tij, por nuk e dėgjoi dot se ē'tha, sepse befas ajo iu duk tepėr larg. Ishte i vetėm midis fushės sė pafundme, nga skajet e sė cilės pritej tė dilnin gjarpėrinjtė monstra pėr ta ndėshkuar. Ndėrsa zvarriteshin ngathtėsisht pėrmes baltės drejt tij, ai e ndjeu se po ngrinte. Ai po kthehej nė skulpturė mermeri nė trajtat e Laokoontit, midis njė zallahie tė largėt. Ishte nė muze tė Luvrit, nė Londėr, nė Madrid, rrethuar nga turma tė pambarimta vizitorėsh e turistėsh. . . Zėrat e tyre, vėshtrimet, kėrcitjet e fotoaparateve vėrtiten rrotull tij. Atij i merren mendtė prej kėsaj vorbulle. Njerėzit i tregojnė njėri-tjetrit gjurmėt e gėrvishtjes sė pėrbindėshave mbi fytyrėn e tij. Ai do qė tė hapė gojėn pėr tė treguar tė vėrtetėn. ashtu siē ka ndodhur, por mermeri skulpturor nuk e lė.



    Tirane, 1965-1990





    © Albasoul.com 1998-2007
    Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.