Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nje burre mund te jete i lumtur me cdo femer, per aq kohe sa ai nuk e do.
--- Wilde

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 140 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Histori :: Luftėrat esado-rebele
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Esati siguron ndihmėn e mu atyre vendeve qė ishin armike tė Shqipėrisė dhe niset ta pushtojė Shqipėrinė e Mesme. Nė kėtė luftė pėrkrahej vazhdimisht nga Italia, Franca, Greqia e Serbia

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (16)

Esati, mė 18 gusht 1914, niset nga Napoli pėr Paris, ku u mor vesh me Qeverinė franceze pėr tė hyrė nė luftė kundėr Qeverive Qendrore. Mė vonė shkon nė Athinė ku pasi merret vesh me Qeverinė greke kalon nė Serbi. Dhe atje, me mar-rėveshjen qė bėri me Pashiqin dhe me armiqtė e Shqipėrisė, e mbylli ciklin e mar-rėveshjeve nė bazė tė tė cilave siguron ndih-mėn e qeverive nė fjalė dhe, pėr t’i vėnė nė jetė planet e tij, kalon nė Selanik. Kėtu, me ndėrmjetėsinė e prefektit serb tė Dibrės dhe me korrespondencė, u mor vesh me njė pjesė tė krerėve tė Dibrės. Kėndej Drinit, Dibrėn e kishte nė dorė Jusuf bej Dohoēishti, i cili kishte organizuar njė qev-eri autonome. Esati, pasi u mor vesh me kėtė e me krerėt e tjerė, erdhi nė qytetin e Dibrės. Jusuf Beu kishte mbledhur 300 vullnetarė. Xhelal Zogolli dhe Ceno beji Golja nisen mė 200 vetė prej Peshkopisė nė Dibėr, pėr ta pėrcjellė Esatin nga Dibra nė Peshkopi. Rrugės afėr Maqellarės, njė grup nacional-istėsh shqiptarė: Ramis Daci, Izet Maqellari, Maliq Kėrēishti, Hasan Pallanza e tė tjerė i bėnė pritė pėr ta vrarė, por ana tjetėr mė e fuqishme, i shkuli nga prita edhe e ēliroi rrugėn. Esati nė Peshkopi bėri njė mbledhje. Njė pjesė e krerėve qenė nė disfavor tė Esatit, pasi ky kishte ardhur nė Shqipėri nga Jugosllavia, me tė cilėn ata gjithmonė kanė qenė nė luftė. Nga ana tjetėr, formoi njė fuqi pėrmbi 3.000 vetash, i pagoi krerėt sipas pozitave qė kishin dhe u dha vullnetarėve nga dy napolona. Esati nė Qafė tė Murrės u nis pėr Mat. Zogu megjithse kishte refuzuar tė merrte pjesė nė kėtė valle, bashkė me 30-40 veta nga paria e Matit i doli pėrpara nė Qafė tė Murrės. Pasi u pėrqafuan, Zotu priu dhe erdhėn nė Lis tė Malit, nė konakun e Kurt aga Kadisė. Zogu kishte me vete Shahin bej Dinon dhe Stavro Stavrin. U bėnė bisedime midis Esatit dhe Zogut dhe i pari kėrkoi pjesėmarjen e tij nė kėtė valle, por Zogu u pėrgjigj kėshtu: “Or, dajė, pasi I je nisur kėsaj pune, unė po ngre duart dhe po them ishallah. Kur tė marr vesh se i ke mbėrrijt qėllimit do tė them mashallah”. Esati u zemėrua tepėr nga kjo pėrgjigje, dha urdhėr menjėherė tė pėrgatitej fuqia e tė vazhdonte rrugėn. Por Zogu i tha men-jėherė: “Pas zakonit tė shqiptarit, pasi kalove nga trojet tona, duhet tė pishė kafen, prandaj sonte shkojmė nė Burgajet”. Esati shkoi nė burgajet, ku Zogu tė gjithė fuqinė e tij e mbajti me shpenzimet e veta. Esati prapė u mundua ta bindė Zogun pėr tė marrė pjesė, por ai e refuzoi kategorik-isht. Xhelal Zogu mblodhi 1000 matjanė dhe u bashkua me Esatin, por asnjė nga krerėt e Matit nuk e kishte me vete. Shkuan nė patin tek Ēelajt dhe prej andej tek pazari I Urės pėr drekė. Kėtu Mersin e Shaqir Dema ngrehin njė pritė pėr ta vrarė, por daja i tyre Sheh Lula i Zerqanit e kuptoi
komplotin e, si nipa tė tij qė i kishte, I pėrzuri nga prita. Esati erdhi nė katundin Selitė e Keqe tė malėsisė sė Tiranės. Tė nesėrmen marshoi mbi Tiranė dhe nga Shkalla e Tujanit zuri Qafėn e Priskės, malin e Dajtit dhe malin e Shkallės. Pasi pushka filloi nga tė gjitha anėt ky, hipur kalit e pėrpara 500 vetave tė zgjedhur, u nis drejt Shkallės. Nė Grykė tė Shkallės ndodhej me 500-600 veta Abdi Feza nga Bastari i Tiranės pėr ta kundėr-shtuar Esatin. Por ky, nė vend qė ta kundėrshtonte nga frika i ra ndėr kėmbė dhe i uroi mirėseardhjen. Esati, duke e vėnė pėrpara kalit me fuqinė e tij u fut nė Tiranė pa pushkė. Krerėt e Ehli Kijamit u arratisėn. Esati nė Tiranė qėndroi tri ditė. Fuqinė e mbajti me shpenzimet e veta dhe vullnetarėt, pasi u pagoi njė rrogė, i drejtoi drejt Durrėsit. Fuqia e tij, tek hani i Man Picarit, u ndesh me njė fuqi tė madhe rebele nėn komandėn e Man Picarit. Kėta tė fundit u shpartallu-an. Pengesa e dytė ishte Shijaku, ku sheh Hamdiu me popullin e Shijakut rezistonte si njė fortesė. Esati me dinakėrinė e tij tė zakonshme, me anė tė njė delegacioni, mundi ta bindė sheh Hamdinė qė tė kėrko-jė bashkėpunimin me Esatin. Kėshtu edhe Shijaku u kalua pa ndonjė rrezik. Lufta e fundit dhe mė e ashpėr u bė nė Rushbull, ku populli i Shijakut dhe i Kavajės luftoi hero-ikisht, si dhe dibranėt nga ana tjetėr tė cilėt lanė 86 tė vrarė qė mė nė fund tė hynė nė Durrės, mė 3 tetor 1914. Krerėt e Ehli Kijamit, pėrveē sheh Hamdiut, Mustafa Ndroqit dhe Hoxhė Leēinit, mbetėn tė arratisur. Esati men- jėherė zgjodhi dhe mblodhi njė senat, prej krerėve qė dėshiroi ai vetė, nė shtėpinė e Bumēit, dhe me kėrcėnimin e fuqive dibrane qė i futi nė Pallatin e Asamblesė, I detyroi ta zgjidhnin kryetar tė Qeverisė sė Shqipėrisė sė Mesme dhe komandant tė pėrgjithshėm tė ushtrisė. Esati i shpalli menjėherė luftė Austrisė. Formoi njė qeveri tė pėrbėrė prej drejtorėve tė pėrgjithshėm: vetė kryeministėr dhe komandant i pėrgjithshėm, pėr Punė tė Jashtme Shahin Dinon, pėr Financa Nexhat Libohovėn; tė Brendshėm Faik Kodrėn (dibran) dhe komandant tė ushtrisė Isuf bej Dibrėn. Formoi menjėherė gjyqin politik me kryetar Xhelal Zogun, prokuror Ilia Llavdėn (durrėsak) dhe me hetues Hysen Myshqetan. Turqia hyri nė luftė pėrkrah me Fuqitė Qendrore mė 3 nėntor 1914 dhe me atė rast i shpalli luftė edhe Esatit, e si tradhtar gjyqi ushtarak otoman e dėnon me vdekje. Me kėtė rast, si turkofilėt, ashtu edhe xhon-turqit, u kthyen kundėr Esatit, por ky pėr tė thyer rezistencėn e tyre arrestoi shumė vetė, midis tė cilėve Musa Qazimin dhe Haxhi Qamil Fezėn. Por duke parė se kėto arrestime nuk patėn pėrfundimin e dėshiruar prej tij, ai i liroi, duke kėrkuar kėsaj radhe bashkėpunimin e tyre. Musa Qazimi e ka dashur kėtė bashkėpunim, por nuk ka guxuar ta shfaqė. Edhe xhonturqit u kthyen kundėr Esatit dhe e shpėrndanė Komisionin e Haxhi Aliut qė kishte shkuar nė Stamboll pėr tė kėrkuar Burhanedhimin si mbret tė Shqipėrisė. Esati mbėshtetej nė disa bejlerė e nė fuqitė dibrane dhe nga ana tjetėr nė miqtė e tij tė jashtėm grekė, serbė, malazez, Itali dhe Francė. Haxhi Qamili mė 23 nėntor 1914 dogji Kullėn e Pashės nė ēiflikun e tij nė Laprakė, si edhe shtėpitė e tij nė Tiranė. Sulmoi pas-taj Tiranėn, pėrzuri fuqitė mercenare tė Esatit nėn komandėn e Xhelal Zogut e tė Dino Hoxhės. Nė Tiranė H.Qamili dogji shtėpitė e bejlerėve e tė agallarėve si tė Murat, Refik e Fuat Toptanit, Isuf Elezit e tė tjerė, shumica e tė cilėve kanė qenė patri-otė. Si krerėt turkofilė ashtu edhe xhonturqit u bashkuan me Haxhi Qamilin dhe mė 6 nėn-tor 1914 vendosėn pėr ta luftuar Esatin. Esati u rrethua nė Durrės dhe tė gjitha viset qė ndodheshin nėn juridiksionin e tij hynė automatikisht nėn sundimin e Ehli Kijamit. Nė prill 1915, Durrėsi sulmohej e bombar-dohej rreptė dhe e dendur, por edhe mbrojt-ja ka qenė e fortė. Pėr t’i shpėtuar rrethimit dhe pėr tė hapur rrugėn me Shqipėrinė e Mesme e me Dibėr, Esati me anė tė Selanikut e tė Jugosllavisė dėrgoi Faik Kodrėn nė Dibėr pėr tė rekru-tuar njė fuqi, qė tė vinte nė Krujė dhe bashkė me fuqitė krutane tė ēlirojė Tiranėn e viset e tjera tė Shqipėrisė sė Mesme. Nė Dibėr si prefekt ndodhej Ceno Golja, I cili pregatiti njė fuqi prej 2.000 vetash dhe I nisi pėr Krujė, ku u bashku me fuqitė kru-tane. Udhėheqėsit e fuqive krutane kanė qenė: Sul Haka, Abaz Kupi dhe Hysen Kuqi. Nė njė mbledhje midis dy fuqive u vendos qė tė thėrrasin Esatin qė tė vijė e tė marrė pjesė nė luftė personalisht. Mė 24.12.1914 ai zbret nė Sheldinzė dhe mė 26 dhjetor shtabin e tij e vendosi nė Tapizė, kurse pjesėn mė tė madhe tė fuqisė e ven-dosi nė Zezė. Pėrballė fuqisė sė Esatit, ana tjetėr, nėn komandėn e Haxhi Qamilit dhe tė Man Picarit, dėrgon njė fuqi prej 2000 vetash, fshatarė dhe qytetarė tė Tiranės, e cila sulmoi fuqinė e Esatit nė fshatin Zezė tė Krujės dhe nė luftimet qė u bėnė mė 29 e 30 dhjetor atė e shpartalluan. Esati e mblodhi fuqinė e tij nė Teqen e Krujės. Kėtu nė fjalimin qė u mbajti krerėve u premtoi se do tė shkonte nė Durrės qė t’u sillte ushqime dhe materiale lufte dhe i shpėrndau. Dibranėt u kthyen nė Dibėr, por nė Qafė tė Shtamės, me qėllim plaēkitjeje, u sulmuan prej krutanėve, ku u vranė 30 dibranė. Esati prej Shėllinze, me njė barkė tė Maliq Gjylit, me 200 dibranė u kthye nė Durrės. Aleatėt e jashtėm tė Esatit, pėr tė bėrė pre-sione nė favor tė tij dhe pėr tė detyruar rebelėt tė mbanin forca tė mėdha ndėr kufi-jtė e ndryshėm, vepruan nė mėnyrė tė tillė qė italianėt nga ana e Vjosės, grekėt me bandat epirote nga ana e Beratit dhe serbėt nga ana e Pogradecit tė bėnin sulme tė vazhdueshme.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.