Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Edhe pula qorre, gjen ndonjė kokėrr
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 96 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Ceshtje Kombetare :: ME QENĖ A MOS ME QENĖ (II)
Postuar nga: ILovePejaa

Ceshtje Kombetare E folmja juaj, njashtu nė kėngė, neve na tingėllon si e folme grash. Dhe, kėtė e pranoj, vajzat dhe gratė me shqiptimin tuaj duken mė femine, mė seksi. Pastaj, ndjej nė tė folmen tuaj njė klishetizim tė tmerrshėm, njė vokabular burokratėsh qė e ndot gjuhėn keq. Aq mė parė, kur ke parasysh kohėn e ndalur tek ju pėr njė gjysėm shekulli. Secili nesh qė vijmė nga Kosova konstatojmė njė inflacion fjalėsh, njė Niagarė verbale, diēka qė qysh Orueli e kishte konstatuar si njė fenomen mentaliteti burokratik. (“Armik i pėrbetuem i gjuhės sė qartė ėshtė josinqeriteti….”)

STEREOTIPI. Muri mė i madh mes nesh. Do tė thoshit stereotipi nuk ėshtė argument. Pėrkundrazi. “Stereotipi shoqėror ėshtė njė argument i tanė shoqėror, njė pjesė e dijes sė pėrgjithshme tė anėtarėve tė rritur tė shoqėrisė; dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė sado qė stereotipi i pėrmendur nuk pėrputhet me ēfarėdo argumentimi objektiv” (Llabov).

Se ē’tajon e folmja e kosovarėve nė Shqipėri askush mė mirė se fėmijėt e mikut tim Ylli nuk e artikuloi. Por, pokėshtu, pėr gjithēka qė ėshtė pėrkthye e shkrue nė Kosovė mė folėn edhe tė njohur e miq tė mi poetė, shkrimtarė, gazetarė. “Duhet ta pranosh, nuk mund tė merrej pėr bazė dialekti i pjesės mė tė prapambetur tė Shqipėrisė”, mė tha njė mik imi poet (i ri). Seē ka diēka tė rėndė nė atė tė shqiptuar tuajin. Tingėllojnė vrazhdė hundoret tek ju. Pėrkthimet e juaja tė letėrsisė botėrore duhet bėrė sėrishmi. Letėrsia kam frikė se nuk do tė jetė atraktive shkaku i gjuhės tuaj tė kontraktueme as standard as idiomė…bla, bla, bla…Jo po, ua ktheja unė, herė me stereotipe tė mia e herė me stereotipe tė miqve tė mi nė Prishtinė se, dallimi mes shqiptimit tuaj dhe kėtij tanit ėshtė dallimi mes shqiptimit anglez e amerikan.(Natyrisht, amerikanėt jemi ne!) Ajo qė juve ju duket e rėndė ėshtė nė tė vėrtetė njėfarė shqiptimi maskulin, burrnor, tenor ose bas, qė ka diēka teatrale nė vete, qė tingėllon si zėri i spikerit oficiel tė radios Voice of America. E folmja juaj, njashtu nė kėngė, neve na tingėllon si e folme grash. Dhe, kėtė e pranoj, vajzat dhe gratė me shqiptimin tuaj duken mė femine, mė seksi. Pastaj, ndjej nė tė folmen tuaj njė klishetizim tė tmerrshėm, njė vokabular burokratėsh qė e ndot gjuhėn keq. Aq mė parė, kur ke parasysh kohėn e ndalur tek ju pėr njė gjysėm shekulli. Secili nesh qė vijmė nga Kosova konstatojmė njė inflacion fjalėsh, njė Niagarė verbale, diēka qė qysh Orueli e kishte konstatuar si njė fenomen mentaliteti burokratik. (“Armik i pėrbetuem i gjuhės sė qartė ėshtė josinqeriteti….”) E stad i natyrshėm i marrėdhėnieve ndėrnjerėzore qe bėrė siē e dini ju mė mirė se unė, falciteti, josinqeriteti, pėrzemėrsia e rreme. Ndoshta edhe mund tė pajtohem me ju se pėrkthimet e letėrsisė botėrore nuk janė tė ndonjė cilėsie, por ju harroni se me to nėse ne nuk kemi shijue gjuhėn, pėrkthimin, ne tė paktėn kemi pasur informacionin, kemi ditur rrjedhat e letėrsisė, tė kohės. Ndėrkaq juve qė nga avioni u shihet bira nė informacion e shije tė letėrsisė, mu si ajo bira nga heqja e yllit nė flamur (ky stereotip ėshtė imi). Pastaj, mungesa e slengut qė dėshmon sėrish se ju si shoqėri ende nuk ia keni dalė tė liroheni nga autoritetet (babai, pėrgjegjėsi i shkallės, pėrgjegjėsi i lagjes, mėsuesi, norma, Partia, Enveri…); shoqėri qė keni apstenue nga shumė fenomene shoqėrore qė pėrcaktojnė kėtė shekull (rok end rolli, revolucioni seksual, lėvizja feministe, rebelimi djaloshar me rastin e luftės nė Vietnam, flokėt e jeansi, dalja e babyboomers-ave, Clintoni ėshtė njėri syresh, Woodstocku, leximi i stripave, kinemania hollivudiane, aterimi i Apollos nė hėnė ku u pa se nuk ka foto tė “xhaxhit” Enver atje) Andaj aparenca juaj sot pėr cilindo tė ri nė Prishtinė ėshtė e habitshme tė mos them qesharake, me ato zullufe e flokė tė gjatė e paformė, me modele jeansash qė s’i gjenė askund mė, me me ato pėrzierje ngjyrash si tė papagallit, me vonesėn prej pesėdhjetė vjetėsh. Ndėrkaq, mė e bukura, sa herė marr dhe e tregoj fjalėn me tė cilėn ju emėroni emocionin mė tė fuqishėm, momentin mė tė kėndshėm (ekstazėn, kulminimin), e gjithė Prishtina shtrihet pėr toke nga gazi. Jo ore, jo, nuk mund tė emėrohet me fjalėn u p r i s h a njė nga momentet mė “ndreqėse”, emocioni mė i fuqishėm qė ndjen njeriu, kulminacioni, derdhja. Njeriu “ndreqet” nė ato ēaste, nuk prishet!

Por, tė gjitha kėto janė vetėm stereotipe. Mos i merrni seriozisht.


FONDACIONI “VELIJA”. ĒMIMI LETRAR “KADARE”. Ja njė nga ēelėsat qė do tė ēndryejė dyert e Evropės. Ja njė come back me stil i Shqipėrisė nė rrjedhat letrare evropiane e botėrore. E di, e di…na get neve…ambicieve e dėshirave tona tė mėdha e mundėsive tona tė vocėrra...E kam parasysh…pėrpjekje e kontraktuar, e shkalafendur, me e shėnue Shqipėrinė nė hartėn e madhe tė Republikės sė Letrave…Po si s’e ditkam ….nuk do mend, Kadare ėshtė shkrimtari jonė mė i afirmuem por, ta them sinqerisht, unė kam mendue se ai do tė reagojė dhe s’do t’i lā ta emrojnė kėtė ēmim nė gjallje tė tij. Unė nuk di njė shembull tė dytė nė mbarė letėrsinė botėrore…

Dhe, e gjithė kjo trupė teatrore ia doli ta luajė vetėm njė shfaqje, ose thėnė mė mirė, njė dramė tė rigjetjes sė Atdheut me shkrimtarin Sabato, dramė qė nė solemnitetin e ndarjes sė ēmimit do tė shndėrrohet nė njė vodvil degutant patriotik: me gjakun e shprishur letrar tonin, Sabaton e hutuem e tė trandur nga ballafaqimi me Shqipėrinė, realitetin e saj; nga fanfaret e Odės sė Gėzimit qė ia dhanė njė stres tė dytė plakut nėntėdhjetė vjeē qė po hynte nė sallėn e Hotel “Tirana”; me poetin, mikun tim, qė qe nisur drejt tij me njė dorė nė xhep sikur mban njė revole tė fshehur, prej nga do tė nxjerrė njė grusht dhé, njė Atdhe nė pėllėmbė dore, nga Italia e arbėreshėve tanė; me fjalimet larmoayante; dhe kovertėn me $20.000! (Nga e gjithė ajo megalomani e come back-ut nė kulturėn evropiane, nė hartėn e Republikės sė Letrave, do tė mbetet si “evropiane”, “botėrore”, vetėm kjo shumė dollarėsh qė nuk shkonte asfare me Shqipėrinė.)

E di, e di…kėta jemi ne…unė biles ia pata qėllue se edhe ato pesė mijė qė i kishin ndarė pėr shkrimtarėt qė janė vetėm shqiptarė (ua kishin bėrė analizėn spektrale tė gjakut, tė tillė kishin dalė, “zero”, si ilirėt!), qė janė vetėm nga Shqipėria e jo nga Argentina ja farė vendi tjetėr me emėr tė bukur egzotik, do ta ndajnė nė disa pjesė. Janė shumė tė mėdha pesė mijė dollarė pėr njė shkrimtar qė ėshtė vetėm nga Shqipėria, vetėm njė shqiptar i thjeshtė pa asgjė metafizike, siē ėshtė metafizik ta zėmė njė italian a grek a amerikan sot nė Shqipėri. Ėshtė dozė e madhe “pesėmijėshi”, mund ta pėsojnė keq: t’u bie vilani nga gėzimi!

Dhe, e gjithė kjo shpurė e gėzueme prej Fondacioni ia doli ta luajė vetėm njė shfaqje. Kur u desh ta luajnė edhe njė tjetėr, gjithēka u shemb. U shndukėn perdet, u plandosėn kulisat prapa tė cilave u pa njė grua simpatike me opt prej fėmije dhe njė biznismen me stil qė numronte para. Milan Kundera, laureati i dytė i kėtij ēmimi, nuk do tė vijė nė Shqipėri. Qe puna se nė analizėn spektrale tė gjakut tė tij ai nuk kishte gjetur asnjė rruzė tė kuqe shqiptari, apo ndoshta ai dinte diēka mė shumė se ne, diēka qė ne nuk shihnim, nuk vonoi dhe u kuptue. Mosardhja e tij jo vetėm shembi ēadrėn e kėtij farė cirku prej ēmimi letrar, por sikur ndjelli e parandjeu diēka shumė mė tė madhe, diēka tė paparė - shembjen e njė shteti.

Shqipėria ishte kallpe. Mu si ky farė ēmimi letrar! Kėtė si duket kishte pa e parandie Kundera.
MIRA MEKSI. Ishte njė emėr qė filloi tė na shfaqet nė leximet tona pasionante tė gjithēkaje qė vinte nga Shqipėria. Pėrkthimet e saj ishin tė tilla sa unė dhe im at e vendosnim Mirėn (kėshtu e quanim, dihej pėr kė ėshtė fjala, ngase ajo pėrmes pėrkthimeve qe familiarizue nė shtėpinė tonė ku pėrkthimi ėshtė njė nga zanatet e shtėpisė) tok me Aurel Plasarin nė vazhdėn e pėrkthyesve me nam qė niste me Petro Zhejin. Nė njė nga qėndrimet e mia tė shpeshta nė Tiranė do ta takoj rastėsisht Mirėn dhe, njashtu me gėzimin e atij qė takon dikė punėn e tė cilit pėlqen, pėrpiqesha qė tė jem i pėrmbajtur e i pakėt nė fjalė e komplimente, pėr tė mos u pa entuziazmi. I fola pėr uzinėn e pėrkthimit tė tim et, pėr kryeveprat botėrore qė ka pėrkthye, nė mesin e tyre i bindur se do e animoj pėrmenda edhe veprėn e Sabatos, ndėrkohė qė ajo me shumė kulturė vetėm ma bėnte me dije se nė pėrgjithėsi pėrkthimet tona nė Kosovė s’mbajnė, se gjuha…bla,bla,bla…opinion tashmė i njohur. Dhe, do ti, njė vit mė vonė, pikėrisht kjo grua qė mė mbet nė mbamendje me optin e saj prej fėmije, me fragjilitetin dhe dashamirėsinė e saj, do tė bėhet drejtoreshė e Fondacionit “Velija”, duke marr pėrsipėr e bartur mbi supet e thyeshme tė saj barrėn e come back-ut tė Shqipėrisė nė Republikėn e Letrave Evropiane. Prezenca e saj nė krye tė kėtij Fondacioni dhe fakti se ishte pėrkthyese e Markesit dhe Borhesit do tė ma krijojė njė besim (tė marrė) dhe ngrohtėsi (tė gabueme) qė mė bėnė ta dorėzoj romanin tim (“tė parė”) nė konkurs!!!…E di, e di, por duhet tė mė falni dhe tė gjeni mirėkuptim pėr njė shkrimtar me vepėr tė parė…Pastaj, kijeni parasysh ēadrėn e madhe tė atij cirku dhe llampionėt gjithfarėngjyrash, muzikėn nga altoparlantet qė ndiheshin larg, defin dhe lojėn e arushave letrare…kini mirėbesim pėr njė shkrimtar me vepėr tė parė qė donte me e lėshue sihariqin e shkrimit…dhe, kėshtu, siē jam duke u kallėzue, me fajin tim mora n’thue nė kėtė konkurs duke u bindur pėrfundimisht se pa rishqyrtimin e normės sė shqipes ne do mbetemi fatalisht tė alienuar. Norma e cila sipas tim at e gjeneratės sė tij, do tė na bėnte tė mundur bashkimin ėshtė pikėrisht ajo qė po na mban e do tė na mbajė tė ndarė! Kėtė bindje time vetėm sa e pėrforcoi deklarimi i Mirės nė ceremonialin e ndarjes sė ēmimit Sabatos, duke i thėnė shkrimtarit se nė gjuhėn shqipe nuk e ka asnjė vepėr tė pėrkthyeme!!! Dhe, ajo kishte tė drejtė: Shqipėria vėrtet s’e kishte Sabaton e pėrkthyem. Por, gjuha shqipe, jo ajo e normės, po shqipja e gjithmonshme, magma e saj, e njihte Sabaton. Askush nė atė solemnitet qė e ndiqnim pėrmes televizionit satelitor, nuk do t’i pėrmend tė paktėn nė kontekstin negativ pėrkthimet qė qenė bėrė shumė vjet mė parė nė Prishtinė (“Tuneli” - Jak Mita “Mbi heronjtė dhe varrezat” - Ramiz Kelmendi). Uaaaaaaaaa e tim et, e pėrkthyesve tjerė, e redaktorėve, nuk u dėgjua nė Tiranė. Nuk e dėgjoi Sabato. Mua mė bėheshin si britmat e mia e tė shokėve qė kur s’kishim tė holla qė ta shikonim ndeshjen nė stadium, atėherė nga lisat pėrreth stadiumit i britnim referit serbisht: “Uaaaa, sudija nema gace!” Ja qė, referi nuk dėgjonte. Kujtova edhe njėherė tim at, shokėt e tij, gjithė pėrkthyesit e shkrimtarėt nė Kosovė, tė gjithė ata qė bėnin bé nė Gjuhėn e Unisuar. Po aq sa mė dhimbseshin, po aq kjo mosnjohje e injorim i punės sė tyre, i Gjuhės sė tyre, mė dukej njė ndėshkim i merituar pėr lehtėsinė e padurueshme me tė cilėn ishin pajtue me Standardin e imponuem, duke e lėnė veten majė lisash.

E KISHA SHUMĖ TĖ VĖSHTIRĖ NISJEN E LETRĖS. Mirėpo, ēėshtja po i kalonte sinorėt e raporteve miqėsore, duke na ēue drejt e nė thelbin e keqkuptimeve tona gjuhėsore. Po e sjell, ngase ajo qe hera e parė qė unė kisha nisė me e artikulue shqetėsimin tim qė mė nuk mbante. Qė kishte shpėrthye.

(…)

Duke jetuar njė kohė tė gjatė nė Shqipėri (gjashtė muaj gjatė vitit 9293, nė pėrgatitje e sipėr tė njė dokumentari televiziv pėr TVSH-nė), realiteti pėr mua nuk ishte i panjohur, aq mė parė ai letrar, qė e kisha tė njohur ose nga leximi, ose nga pėrvoja dhe miqėsitė e tim et, ose nga miqėsitė qė kisha dhe krijova gjatė atij qėndrimi me shkrimtarėt. Unė isha mė se i ndėrgjegjshėm edhe pėr gjithė peshėn e ēmimit (5000$) pėr njė krijues nga Shqipėria, si dhe pėr gjithė ēuditėrinė dhe tėhuajėsimin qė shkakton prezenca e prozės sė krijuar nė Kosovė nė opinionin letrar tė Shqipėrisė ("gjuha, stili, vokabulari, forma dhe pėrvoja letrare aq e ndryshme dhe e panjohur"). Dhe, po i shtove kėsaj njė animozitet tė ēuditshėm dhe njė "antikosovarizėm" tashmė tė petrifikuar (dėshmitar i tė cilit jam vetė), ambiciet dhe shpresat e mia nuk ishin kushedi se ēfarė. I gjithė vaniteti dhe sedra ime prej shkrimtari (qė, si duket, u aktivizuakan qė me "vepėr tė parė"), do tė mjaftoheshin e do tė shteronin kryesisht me anė tė leximit nga Juria dhe, mė tė shumtėn, me ndonjė debat a polemikė eventuale rreth sensibilitetit, risisė, stilit dhe formės sė romanit (gjė qė nuk u arrit, ndaj dhe po jua nis kėtė letėr. Por, pėr kėtė mė vonė.) Kisha edhe njė arsye mė shumė, diēka personale dhe intime, qė mė bėri tė marr vendimin pėr tė konkurruar: besimi im (doli i verbėr e i marrė) dhe konsiderata qė kisha pėr Ju, si njė grua e tėra e zhytur nė letėrsi, e njė moshe dhe sensibiliteti (siē mendoja) me mua dhe, pėr mė tepėr, si pėrkthyesja e dy shkrimtarėve tė mi tė preferuar (Markesit dhe veēanėrisht - Borhesit!). Mendoja se pėrmes shpalljes sė kėtij konkursi nga ana e Fondacionit, drejtoreshė e tė cilit jeni, keni pėr qėllim dhe pėr ambicie hapjen e shtigjeve pėr depėrtimin e njė fryme dhe sensibiliteti tė ri nė letėrsinė shqipe, aplikimin e formave, trendeve dhe modeleve tė reja tė tė shkruarit shqip. Si pjesėtare e gjeneratės sime nuk do tė mė ēudiste njė ambicie e tillė. Pėrkundrazi, do tė ēuditesha (siē mbeta i ēuditur) po tė mos ishte kėshtu. Por, le tė mbetet kjo zhgėnjim imi, ndėrkaq kjo letėr dhe ky konkurrim ēmimi e haraēi qė po ia paguaj lajthitjes e ngutjes.



Pėrkthyesja e Borhesit. Himera dhe shitimi im i madh ishit Ju si - pėrkthyesja e Borhesit ! Tek e kisha parasysh se, gjeneralisht, romani im i takon asaj fryme qė nė letėrsi e solli Borhesi (sado qė nė konsekuencat e tij tė skajme romani im ėshtė polemizues nė raport me Borhesin), unė isha i bindur se do t'ju kem Ju, me hijazmėn pėrkthyese e Borhesit , ndoshta ithtaren mė tė flakėt dhe pėrkrahėsen e atij botėkuptimi dhe asaj estetike, kushtimisht "borhesiane", qė unė jam pėrpjekur tė sjell nė roman. Dhe, po Ju pranoj ēiltas, se do tė mė mjaftonte sikur vetėm Ju, pėrkthyesja e Borhesit, nga e gjithė Juria, tė mė kishit mbajtur krahun.

Trandja nga ai shitim dhe ballėpėrballja me faktin se kam tė bėj vetėm me njė himerė, qe leximi i tregimit Tuaj "Tlöni i dashurisė". Sapo e lexova u alarmova! Proza qė po lexoja s'kishte tė bėnte fare as me Borhesin as me frymėn qė solli ai nė letėrsi. Mora dhe e shfletova librin Tuaj me
tregime qė mė kishit dhuruar (tė cilin nuk kisha gjetur kohė pėr ta lexuar gjer atė ēast), dhe tashti me ankth po kaloja nėpėr tė, duke shpresuar se ai tregim i botuar nė gazetėn AKS ishte vetėm njė rastėsi, njė pėrjashtim. O Zot, ē'lajthitje! Ē'gabim qė kisha bėrė! Nė ē'duar tė pasigurta e kisha lėshuar romanin tim ("tė parė")!

Po lexoja nė "Tlöni i dashurisė" njė prozė tė shkruar nė vetėn e parė, njė prozė tė shkruar symbylltas, njė teknikė introspektive tė tė rrėfyerit, prozė "moriakane" psikologjizimesh e eksplorimesh shpirtėrore, e cila e tėra i takonte asaj tradite tė letėrsisė qė shkrimtari Danillo Kish e quajti gjer tek Borhesi[1]. Kjo grua, qė mė kish lėnė aq mbresa dhe kish fituar besimin tim a priori, shkruaka sikur nė historinė e letėrsisė tė mos kishte ekzistuar kurrė vepra (e sidomos fryma) e atij argjentinasi "tė verbėr", qė rrėfimin e nxori nga fataliteti dhe klaustrofobia e vetes sė parė; qė imagjinatėn e shndėrroi nė erudicion; qė e pėrmbysi parimin e tė rrėfyerit tė gjeratėhershėm nga induksioni nė deduksion; qė nė vend tė psikologjizimeve tė lira e klisheve psikologjike, solli nė dritė "njė makrokozmos tė tėrė sendesh e gjėrash"; qė letėrsinė e liroi nga ambiciet pėr tė gjetur pėrgjegjet e pyetjeve tė gjithmonshme duke e kthyer sėrish tek ajo thėnia e njohur e del poeta il fin la meraviglia[2]; qė metodėn e introspekcionit e zėvendėsoi me metodėn faction-fiction; qė rolin prej demiurgu tė shkrimtarit e zėvendėsoi me rolin e njė Kryearkivisti (shkrimtari tashti na bėhet sikur ka nė dispozicion tė gjitha arkivet, ditarėt, memoaret, letrat e protagonistėve, shkrimtari tashti sikur ka ēelėsin e atij arkivi hyjnor, ku gjithēka tashmė ėshtė e shkruar dhe e ditur, ai mė nuk krijon si Zoti nga e para, por dėshmon, lexon, citon e rrėfen); qė na dėshmonte se "gjithēka tashmė ėshtė e thėnė dhe e shkruar, unė vetėmsa po shtoj diēka"; qė letėrsinė, tė cilėn Xhojsi e ēoi gjer tek honet e theqafjet marramendėse gjuhėsore, kuptimore e shpirtėrore duke na e shpallur tė vdekur, e ngjalli me njė veprim prej magjistari duke i dhėnė arsye pėr tė ekzistuar edhe pėr shumė kohė.

Pėrkthyesja e Borhesit nuk e kishte kuptuar fare Borhesin!?

Natyrisht, ėshtė e drejtė Juaja, afinitet e sensibilitet Juaji, qė tė shkruani prozė paraborhesiane, qė tė jeni e prirur nga veta e parė e psikologjizimet, por Juve ju tradhtonte dhe Ju zbulonte ambicien pėr tė shkruar prozė me frymė borhesiane e pėr tė krijuar njė interakcion me estetikėn e tij, ai term krejtėsisht borhesian - "Tlön", ai vend i imagjinuar, ai "stad mental", siē do ta vlerėsoja. Kjo fjalė tinėzisht zbulon ambicien interaktive e intertekstuale tė tregimit (paraborhesian) Tuaj. E po ta kishit kuptuar Borhesin, sa pak do t'Ju duhej qė atė vetė tė parė, atė metodė introspektive, e ato psikologjizime (aq tė huaja pėr frymėn borhesiane) t'i shndėrronit nė traditė borhesiane. Vetėm njė shenjė interpunkcioni: - thonjėzat!!!

Sikur ta kishit vėnė tregimin Tuaj nė thonjėza, Ju do t'ia kishit dalė qė ta arrini synimin Tuaj - interakcionin me frymėn borhesiane. Sikur ta kishit vėnė tregimin Tuaj nė thonjėza, ne nuk do tė lexonim mė klishe psikologjike tė njė gruaje "tė vrarė bukurie", eksplorime shpirtėrore tė njė gruaje tė dashuruar, por, si me magji, gjithė atij rrėfimi nė veten e parė thonjėzat do t'ia humbnin referencat, autorėsinė: do tė mund tė ishte rrėfim qė Ju e kini shkruar dikur (si vajzė); rrėfim qė na e citoni si tė tillė; diēka qė kini lexuar nė njė gazetė, libėr, ose ndoshta njė letėr qė jua ka dėrguar njė shoqe Juaja; njė letėr dashurie qė ia ka dėrguar njė tjetėr grua tė dashurit tė saj; njė pjesė drame dashurie qė e dėgjoni nė radio; diēka e shkruar nga vetė Borhesi; e kėshtu me radhė, vazhdoni me imagjinatėn Tuaj. Ja, ky ėshtė Borhesi qė s'e kini kuptuar. Shembull eklatant i revolucionaritetit tė Borhesit i cili, edhe njė kėsi rrėfimi klishe, me vetėm njė shenjė interpunkcioni (thonjėza), ia del ta lirojė nga klaustrofobia e fataliteti i vetės sė parė, duke bėrė qė gjithė ato psikologjizime (tė cilat pa thonjėza do tė ishin tė vdekura) me thonjėza tė fitojnė aq shumė referenca pėr aq sa mban imagjinata e lexuesit dhe, njėkohėsisht, duke e shndėrruar edhe atė nga njė pjesėmarrės pasiv nė lexim nė njė pjesėmarrės aktiv.

Kėshtu, lajthitja ime e parė qė mė dėshmoi e mė bindi se kam gabuar shumė me kėtė konkurrim, u bėtė Ju (natyrisht, me fajin tim!). Doja qė ta tėrhiqja romanin qysh gjatė gushtit tė kėtij viti, por sėrish bindjet e miqve tė mi (V.Zhiti e Sh.Maliqi), "mos kij shumė pretendime, por mjaftohu sikur vetėm tė ta lexojnė", mė bėri t'i nėnshtrohem sėrish kėtij argumentimi, si njė "shkrimtar me vepėr tė parė": tė kėnaqem me leximin!

Mirėpo, a u lexua vepra!?





"MĖ VJEN KEQ, POR ROMANIN S'E KAM LEXUAR". Ditėn kur Ju dorėzova vetėm dy ekzemplarė tė romanit (nga 15 sa duheshin) pėr konkurs, unė Ju bėra tė ditur se sa e rrezikshme dhe gati e pamundur ėshtė qė njė numėr tė tillė librash t'i marrėsh me vete dhe tė rrezikosh nėpėr kufij. Ju premtova se po pata ndonjė mundėsi, do t'Ju sjell edhe ekzemplarė tė tjerė, por edhe Ju luta qė, po s'Jua solla, ta merrni pėrsipėr qė ata dy ekzemplarė (njėrin nga tė cilėt jua dhurova Juve, me gjithė respektin pėr punėn Tuaj si pėrkthyese) t'ua mundėsoni t'i lexojnė anėtarėt e Jurisė. Kishit kohė tė mjaftueshme nė dispozicion, kishit sekretareshėn, e cila, duke pasur parasysh gjendjen Tuaj shėndetėsore, do tė mund ta merrte pėrsipėr qė, sapo ta ketė lexuar njėri nga anėtarėt romanin (146 fq.), t'ia pėrcjellte tjetrit, apo, nė fund tė fundit, kishit aparatin pėr foto-kopjim nė zyrėn Tuaj, me tė cilin mund ta kishit multiplikuar romanin edhe nė ndonjė kopje, sa pėr t'i dalė mbanė lutjes sime dhe pamundėsisė objektive, duke pasur parasysh gjendjen e pėrgjithshme nė Kosovė, qė ta plotėsoj me pėrpikmėri kėtė kusht tė konkursit. Nga zyra Juaj dola me premtimin Tuaj.

Nuk kisha ide s'e ē'kish ndodhur dhe ē'fat kish pėsuar romani. Mikun tim Ali Podrimja, qė kish marrė pjesė nė tubimin tuaj tė fundit (nė nėntor), nuk e takova nė Tiranė. Gjithēka do tė mirrja vesh me t'u kthyer nė Prishtinė. Por, ajo qė mė ndjellte se ē'kish ndodhur, ishin tri takime tė rastit. Nė Lidhjen e Shkrimtarėve takova dhe njoha Betim Muēon (anėtar Jurie), i cili, sapo u njohėm, si me ndonjė ndjenjė faji, mė tha: "Mė vjen keq, por unė nuk jua lexova romanin, ngase nuk e kisha". I bindur se nuk ėshtė marrė ndonjė vendim, i thashė se ndoshta ka kohė dhe do t'ia jepnin pėr ta lexuar. "Por, ne tashmė kemi vendosur", mė tha, duke mė lėnė tė hutuar e pa gojė.Tė njėjtėn gjė ma thanė edhe Lazėr Stani dhe Vath Koreshi. Ky i fundit, gjatė kafesė sė mėngjesit, me ē'rast kėmbyem librat, mė tregoi se si ka rrjedhur votimi nė nėntor. Pėr veēantitė, mėsova vetėm kur u ktheva nė Prishtinė. Nė bisedė me Aliun (Podrimjėn), kuptova se, nė tė vėrtetė, Ju jo vetėm nuk ua kishit bėrė tė mundur gjithė anėtarėve tė Jurisė ta lexojnė veprėn, por, gati-gati, e paskėt lexuar vetė nė vend tė tyre, duke bėrė qė mendimi Juaj tė ndikojė nė ta, duke shkelur kėshtu rėndė procedurėn dhe duke mos i dalė mbanė obligimit dhe detyrimit tė marė publikisht me tė shpallur tė konkursit: veprat qė konkurrojnė - tė lexohen nga tė gjithė!(…)





"Ē'ĖSHTĖ KJO GJUHĖ TLÖNIANE?". Unė jam nga ata shkrimtarė qė, siē do tė thoshte Shkllovski, mėsohen duke shkruar. Tė njėjtin parim ndjek edhe ndaj gjuhės, e cila nė shkrim e sipėr gjithnjė m'i zbulon pėrmasat e saj magmatike e tė pakapshme. Andaj nuk them kurrė se e zotėroj plotėsisht dhe se e kam "kapur".

Ja qė, unė kam jetuar mjaft gjatė nė Shqipėri sa pėr ta pasur tė njohur pėrgjithėsisht atė opinion "e famshėm" nė Tiranė, pėr gjuhėn nga e cila ngjizet letėrsia nė Kosovė ("vokabular i panjohur, sintaksė e pėrēudnuar me sllavishte, gjuhė e "zhlyer" me krahinarizma, trajta e fjalė gege, pėrdorim i argove dhe idiomave tė panjohura "kosovare", etj.etj. Kam pėrshtypjen se Kosova, pėr njė dorė intelektualėsh si Ju nė nė Shqipėri, paraqet njė - TLÖN, bashkė me gjuhėn dhe letėrsinė e saj).

Gjithmonė i parashoh veprės njė margjinė tė madhe, nė tė cilėn pranoj sugjerimet leksikore, sintaksore e ortografike. Por, assesi nuk e pranoj vlerėsimin Tuaj kuturu pėr gjuhėn e pėrdorur nė romanin tim. Biles, ai reagim Juaji i tillė pėr gjuhėn e romanit, mua mė flet mė shumė pėr Ju sesa pėr romanin.

E kam tė vėshtirė ta shpjegoj nga e keni gjithė kėtė komfor Tuaj pėr vlerėsim dhe kėte bindje Tuaj se jeni barikaduar mirė brenda normės dhe gjuhės letrare.

Mė ikėn mendja se Juve ju kanė penguar ato fjalė tė vjetra gege, ato krahinarizma e trajta gegėrishteje, qė unė i pėrdor si stilema, si relikte, si ornamente, duke pasur parasysh porosinė lasgushiane tė gjenden fjalėt e vjetra qė si margaritarė fshihen nėn pluhurin e trivialitetit tė gjuhės sė pėrdorur dhe, duke qenė i prirur nga kėshilla e Shkllovskit, se fjalėt nga pėrdorimi bjeren, hahen, shlyhen dhe jo vetėm fjalėt por edhe lėvizjet, kujtimet, mobiljet, gruaja, sendet e frika nga lufta, bėhen tė "padukshme" nga pėrsėritja, koha, kalimėsia - automatizohen - duke na bėrė qė tė na tretet e ikėn edhe jeta, ndjesia pėr tė. Qė kėtej arti, qė kėtej nevoja e riemėrtimit, e ērėndomėsisė sė fjalėve, pėrpjekja qė gjėrat, ndjesitė e jeta tė na kthehen, tė na bėhen "tė dukshme".

Fakti se pėr bazė tė gjuhės dhe normės letrare ėshtė marrė dialekti toskė, si duket, Juve gabimisht ju krijon ndjenjėn e komforit se jeni "nė shtėpi Tuaj", duke Ju ushqyer njėkohėsisht njė ndjenjė (tė paqenė) superioriteti e tė drejte pėr tė gjykuar e vlerėsuar. Madje, do tė thosha, Jua ngashnjen edhe glotofaginė (gėlltitjen e gjuhėve, dialekteve), duke dashur qė gjuha ku e ndjeni veten si nė shtėpi, t'i gėlltasė e t'i tretė tė gjitha argotė, dialektet e tė folmet tjera shqipe. Unė nuk e shoh bukurinė nė unifikimin, por nė pluralitetin dhe diversitetin e letėrsisė sė krijuar shqip, duke nėnkuptuar kėtu edhe gjuhėn. E Pluribus Unum. (Kujtojeni Ēabejin, mos harroni se dialektet janė gjithmonė kėndellje e gjuhės e pasurim i saj).

Kam pėrshtypjen (dhashtė Zoti tė gabuar) se Ju gjeografikisht e konceptoni jo vetėm gjuhėn, por edhe letėrsinė - me kufij administrativė. Ēfarė do tė bėnit Ju sikur unė tė kisha konkurruar me romanin e shkruar tė tėrin nė dialektin gegė? Do ta kishit diskualifikuar?! Ose sikur ta kisha shkruar nė gjuhėn e De Radės, apo edhe tė Bogdanit?

Mund t'Ju numėroj shumė shembuj, por po ndalem vetėm nė atė mė eklatantin: nė shembullin e shkrimtarit hebreit Isak Beshevis Singer. Gjithė veprėn e tij ky shkrimtar e ka tė shkruar nė njė - gjuhė tė vdekur! Nė jidish. Por, gjuha nga e cila ky shkrimtar ngjizte letėrsinė e tij nuk e pengoi jo vetėm tė lexohet, tė kuptohet e pėrkthehet, por edhe tė marrė shpėrblimin mė tė madh pėr letėrsi sot, Ēmimin Nobel!

Prandaj, them se vlerėsimi Juaj ashtu kuturu e neglizhues mė tepėr flet pėr Ju sesa pėr gjuhėn e romanit.





FATI I SALMANIT. E kam parasysh, mbetet lajthitje dhe gabim imi ky konkurrim, dhe jam i gatshėm qė ta bart kėtė kryq, por, apeloj tek Ju, meqė verėn e njohjes tanė tashmė e pimė dhe gotat na mbetėn tė thyera nė dorė (e nuk mund tė ngjiten mė), qė tė paktėn t'ua mundėsoni kėshtu, post festum, anėtarėve tė Jurisė qė veprėn ta lexojnė nė mėnyrė qė, gjatė ardhjeve tė mia tė mėpastajme nė Shqipėri, tė kem mundėsinė tė flasim e polemizojmė pėr letėrsinė e gjėrat e bukura.

Dhe, jini e qetė, vaniteti dhe sedra ime prej shkrimtari "me vepėr tė parė" mbetet plotėsisht e pacėnuar nga ky konkurrim.

E di, do tė thuani, prapėseprapė nė Shqipėri! Por, s'ke ē'i bėn, ky ėshtė fati im prej salmani, atij peshku tė ēuditshėm qė, pėrkundėr gjithė peshqve tjerė, i ngjitet rrjedhės sė lumit pėrpjetė, pėr tė arrirė atje, nė atė humbėtirė qė e ka tė shėnuar nė gen.(Ndoshta pėr kėtė e ka fajin im at!?). Ėshtė diē mė e fuqishme se unė, njė forcė qė mė shtyn nga pas. Vis a tergo !

Ju kėrkoj falje pėr gjuhėn, prejardhjen dhe fjalorin tlönian timin, por bėjani si unė me pėrkthimet Tuaja, me letėrsinė e krijuar nė Shqipėri - pėrpiquni ta mėsoni, ta kini tė afėrt. Hapni fjalorėt, mbėshteteni literaturėn dhe, sidomos, lexoni, lexoni, lexoni, lexoni...


DOMINIMI ME GJUHĖ E PĖRMES GJUHĖS ėshtė i vjetėr po aq sa ėshtė i vjetėr edhe dominimi me fuqinė e armėve. Por, tė pėrpiqesh tė dominosh e deklasosh dikė pėrmes gjuhės nė letėrsi, kjo ja ėshtė farė injorance ekstreme, ja njė keqkuptim i madh. Sepse, “nuk shkruhet vetėm me fjalė, por edhe me qenie, me etos e mitos, me mbamendje, traditė, kulturė, me vrullin e asociacioneve gjuhėsore…” (D.Kish) Tė insistosh e tė kėmbėngulėsh standardin nė letėrsi do tė thotė tė mos jesh i ndėrgjegjshėm pėr qenien e gjuhės, sugjestivitetin e absolutizmin e saj, shenjtėrinė e pamposhtmėrinė e saj.

Gjuha ėshtė njė nga fshehtėsitė e qenies pėrgjithėsisht. Gjuha nuk e zbulon kuptim, ajo gjendet aty nė vend tė kuptimit (Lakan). Po e zumė natyrėn e fshehtėsinė e gjuhės ne kemi kapur fshehtėsinė e njeriut.

Prandaj, them se ta luftosh gjuhėn e folur e tė shkrueme nė Kosovė, do tė thotė tė tretėsh substancėn nga e cila ėshtė e sajueme kujtesa jonė kolektive. Mė duket shumė mė e natyrshme qė Shqipėria ta fitojė Kosovėn duke flijue njė Kongres tė dhunshėm, sesa ta flijojė Kosovėn duke kėmbėngulur nė njė dorė parimesh tė tejkalueme.

Ėshtė njė e vėrtetė e madhe se imponimi i standardit ka shkaktue nė Kosovė njė kompleks qė Llabov e kishte vėrejtur edhe ndėr gjuhė tjera, qė e quajti “pasiguri gjuhėsore”, ose edhe mė zi, “veturrejtje gjuhėsore”. Njėzet e pesė vjet insistimi nė njė normė aq tė panatyrshme me idiomėn e folur ia imponuen kosovarit njė ndenjė tė paqenė inferioriteti dhe bėnė qė ai ta ndjejė veten para njė tiranasi si francezi nga Kuebeku para njė parisieni. Po them, njė plakė e pashkollueme atje diku nga fshatrat e jugut sot tingėllon mė afėr normės se sa njė akademik yni nga Prishtina. Ky pozicion ėshtė i panatyrshėm, zhvleftėsues, jonjerėzor, qė kėtej i palejueshėm. Ėshtė e palejueshme qė njeriu brenda gjuhės sė vet amtare ta ndjejė veten keq, si i huaj. Ky nuk ėshtė faj i tij, por i atyre qė pėrcaktuen kėtė normė qė i poshtėron. Nėse njėzet e pesė vjet nuk mjaftuan qė tė gjithė shqiptarėt ta ndjejmė veten mirė brenda Gjuhės sė Unisueme, atėherė duhet ndryshue norma, e jo njeriu (qė do tė thotė kosovari). Gjuha ėshtė njė hapėsirė konkrete, ndaj duhet kujdesur e kultivuar atė njashtu siē kujdeset njeriu pėr kualitetin e jetesės. E nėse norma nuk shkon me kulitetin e jetės dhe dinjitetin e njeriut, atėherė, po pra, duhet ndryshue normėn e jo njeriun.

E di, formula mė e thjeshtė do tė ishte ajo e njohura - njė gjuhė - njė alfabet - njė etnikum - njė komb - njė fe - njė shtet - etj. etj. Por, kjo vetiu tingėllon si diēka shumė e rastėsishme. Ne duhet tė mėsohemi qė tė jetojmė me dallime, edhe gjuhėsore. Ne bilez jetojmė me kėto dallime, por jo gjithmonė jemi koshientė pėr to, pos kur na rastis tė udhėtojmė ose nė raste tė veēanta (si imi, kur merr pjesė nė njė konkurs tė budallaftė!). E kujtoj nganjėherė idenė e profesor Arshi Pipės pėr dy dialektet e shqipes si dy krenat e shqiponjės. Ndoshta ka qenė dashur qė njashtu natyrshėm, si njė zgjidhje e drejtė, siē udhėzonte edhe profesor Ēabej, tė lihen dy gjuhėt letrare nė konvivencė paqėsore. E Pluribus Unum. Por, nuk duhet kjā m’i tamlin e derdhun.

Duhet bā me patjetėr rishqyrtimi i normės e fitue elasticiteti i saj nė mos pėr tjetėr tė paktėn pėr tė eksplikue dhe ridėshmue pėrcaktimin tonė pėr tė arritura demokratike, duke shndėrrue absolutizmin dhe imponimin e vitit ’72, nė njė kongres humanizmi e mirėkuptimi, nė njė kongres ekpertėsh tė vėrtetė (ku s’do tė ketė politikaj e “fitues” nė sallė), ku me konsenzus do tė vendosej pėr normėn e nesėrme e cila do t’i plotėsonte nevojat e gjithkujt e tė mos zhvleftėsonte e ofendonte ndjenjat e askujt.

E di, njė ēėshtje aspak e lehtė dhe e lakmueme, por ndoshta njė mėnyrė mė pak e dhembshme qė mallkimin e pėshtjellimin babilonik ta shndėrrojmė nė njė mirėqenie e mirėkuptim tė pėrgjithshėm.


P.S. Duhet pranue se vetėm gegėnisht tingėllon e pėrkthehet njė ndėr vargjet mė tė famshme nė historinė e letėrsisė:

“Me qenė a mos me qenė, kjo asht pyetja”
Prishtinė, korrik “97


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.