Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Egoizmi eshte ligji i perpspektives se ndjenjes, simbas se cilit gjerat me te aferta jane me te medha e me te renda kurse ato qe largohen zvogelohen ne peshe edhe ne madhesi.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Albasoul :: SHĖMTIA E VIKTIMĖS
Postuar nga: ILovePejaa

Albasoul Njerėzit po i ngjakan njėri tjetrit nė fatėkeqėsi: tė gjithė duken tė njajtė nė shėmtinė e tyre! Tė rraskapitur, tė palarė, tė etur e tė uritur, femrat pa make up e meshkujt tė parruar, tė gjithė me flokėt e kreshpėruar nga furtuna e ikjes dhe tmerrit. Po, fatkeqėsisht viktima gjithmonė duket e shėmtuar dhe kur del nė sytė e botės me numra marramendės prej 1 milioni e sa, atėherė njeriu bllokohet, tėrhiqet. Askush nuk ka dėshirė tė identifikohet me viktimėn, domethėnė me shėmtinė. Viktima duket e bukur dhe tėrheqėse vetėm nė numra tė vocėrr, njė dy, dhjetė, pesėdhjetė. Por, njė milion, kjo ...

Duke qenė nė Gjermani, me viewpoint‘in e ndryshuar dhe me distancėn e duhur, i ndjek edhe unė sekuencat e shumta qė tė thuash ēdo stacion televiziv i emeton. Konstatoj po atė qė e kisha tė vėshtirė nė fillim ta kuptoj: njeriu u ngopka me tė keqen. Si duket, ėshtė ndonjė mekanizėm qė pas njė numri, pas njė shifre e statistike, e bllokon ēdo emocion. Sidomos kur janė tė kėtilla, tmerruese e marramendėse si shifrat e statistikat qė ushtria serbe i le pas vetes nė Kosovė e nė Bosnė. Shifrat e para qė fillonin me katėr zero, pesėdhjetėmijėshi i parė i shqiptarėve tė dėbuar, natyrisht i tmerroi tė gjithė njerėzit dhe tė gjithė reaguan njėzėri kundėr kėtij fenomeni dhe pamjeve qė ta kujtonin Luftėn e Dytė Botėrore dhe nacizmin. Mirėpo, ky fenomen i sė keqes nuk u ndal nė katėr zero, po vazhdoi me pesė zerot e para qė u paraqitėn nėpėr statistika....njėqind mijė tė dėbuar, dyqind, pesėqind, ...vazhdoi deri nė shifrėn e pabesueshme njė milionė njerėz tė dėbuar, ...njė milion e dyqind mijė tė dėbuar...Dhe, ky fenomen s’po ndalet. Tė bėhet sikur dikush po e rrotullon tė njėjtėn trakė, tė njėjtėn matricė tė sė keqes gjithė kohės. Transmetimi direkt i deportimit nuk duket aspak atraktiv, si transmetimi direkt i jetės, qenka monoton!



Njerėzit po i ngjakan njėri tjetrit nė fatėkeqėsi: tė gjithė duken tė njajtė nė shėmtinė e tyre! Tė rraskapitur, tė palarė, tė etur e tė uritur, femrat pa make up e meshkujt tė parruar, tė gjithė me flokėt e kreshpėruar nga furtuna e ikjes dhe tmerrit. Po, fatkeqėsisht viktima gjithmonė duket e shėmtuar dhe kur del nė sytė e botės me numra marramendės prej 1 milioni e sa, atėherė njeriu bllokohet, tėrhiqet. Askush nuk ka dėshirė tė identifikohet me viktimėn, domethėnė me shėmtinė. Viktima duket e bukur dhe tėrheqėse vetėm nė numra tė vocėrr, njė dy, dhjetė, pesėdhjetė. Por, njė milion, kjo ėshtė shumė, me njė barrė kaq tė madhe tė shėmtisė dhe viktimizimit askush nuk do qė tė identifikohet e tė bėjė. Tė bėhet si diēka e sėmurė, e turpshme po tė pa kush e tė identifoi me tė. „There is something sick in whole this“ mė tha Elizabeth, gazetarja e The New Yorker, kur dėgjoi se deportimi i njerėzve po e kalon shifrėn prej 1 milioni. „O my God!“, shfryu dhe e bėri njė si grimasė gėrdie. Po, ka diēka tė gėrditshme nė gjithė kėtė, tė pėshtirė, qė tė bėn me vjellė. Kėto janė shifra qė shkaktojnė kontrakcione tė padėshirueshme tė organizmit prandaj, si duket, edhe ekzistojnė ato mekanizma mbrojtės qė ndėrprejnė absormin e kėtyre tė dhėnave, e bllokojnė marrjen e gjithė kėsaj doze tė sė vėrtetės nga e cila tė vjellėt, nga e cila mund tė sėmuresh. Kėtė askush s’e di mė mirė se Millosheviqi. Kėtė kufi ku shifra mė nuk flet asgjė, ku ajo bėhet e akullt, petrifikohet, bėhetė gur. Kufirin ku ajo e humb aftėsinė tė tė ngacmojė, tė tė prekė e tė tė dhemb. Ku ajo, ē’ėshtė mė e keqja, fillon ta humb vėrtetėsinė, tė bėhet e pabesueshme, madje, e dyshimtė...mos po e teprojnė pakėz kėta shqiptarėt...Pas kėtij kufiri, tek njerėzit mė shumė ze vend skepsa sesa besimi. Kėto janė shifra e numra qė vėshtirė mund tė vėrtetohen edhe njėherė, kush ka nge tashti tė hyjė e t’i numėrojė 1 milion tė deportuar. Kush do t’i mbledh mė ata njerėz. Shifrat e statistikat e Organizmave tė ndryshėm tė Kombeve tė Bashkuara dhe tė Organizatave tė shumta Joqeveritare (NGO) zakonisht janė aproksimative. Dhe, pikėrisht nė kėtė aproksamacion, nė kėtė pamundėsi qė ta kapėrthesh e tė jesh i saktė deri nė fund me fenomene tė kėtij lloji, mbėshtetet e gjithė strategjia dhe fshihet e gjithė fėlliqėtia e kėtij vrasėsi nga Beogradi. Ėshtė plotėsisht e njejtė si t’i kesh vra njė, dhjetė ose njėqind mijė njerėz. Si t’i kesh dhunuar njė, dhjetė apo dhjetė mijė vajza. Si ta kesh deportuar njė fshat, njė qytet apo njė popull tė tėrė. Sepse, njeriu nuk ka aq dhembje nė vete, nuk ka aq lotė e ndjesi sa t‘i vajtojė tė gjithė kėta njerėz, nuk ka aq besim sa tė jetė konsekunet e ta pėrcjellė tragjedinė e kėtyre njerėzve deri nė fund. Lotėt shterren, ndjesitė ngurtėsohen, besimi fillon tė ēahet diku pas shifrave me dy zero, me tri zero. Mė andej gjithēka ngurtėsohet dhe, po them, ē’ėshtė mė e keqja, fillon edhe dyshimi, nis e humbet besueshmėria. E pra, mu atje ku shterren lotėt, ku pėrfundojnė ndjenjat dhe besimi, e ku fillon skepsa, akulli e petrifikimi fillon edhe mbretėria e kėtij njeriu. Kjo ėshtė hapėsira ku ai vepron qė nga fillimi, brenda kėsaj paaftėsie tė njeriut, brenda kėsaj jopėrsosmėrie tė tij. Mėnyra mė e mirė qė ta fshehėsh krimin ėshtė qė ta bėsh atė tė pabesueshėm, t’ia humbėsh vėrtetėsinė. Si t’i fshehėsh 6000 njerėz tė ekzekutuar nga qyteti i Srebrenicės nė Bosnė? Natyrisht, brenda 200 mijė viktimave tjera nė Bosnė. Numri dyqind mijė ėshtė i parrokshėm, i pabesueshėm, i gurtė, nuk flet, nuk dhemb, nuk shkakton lotė. Si t’i fshehėsh 100 vajza tė dhunuara? Natyrisht, duke i dhunuar 40 mijė vajza tjera. Numri 40 mijė nuk prodhon imazhe, nuk ndihmon qė tė imagjinohen dhembjet, piskamat, frika dhe poshtėrimi i kėtyre vajzave. Pėrkundrazi, i bllokon ato. Si t’i fshehesh qindra fshatra tė shpėrngulura nga Kosova? Natyrisht, duke i fshehur brenda qyteteve tė shpėrngulura. Po si t’i fshehėsh tashti qytetet e shpėrngulura? Natyrisht, brenda njė populli tė tėrė tė deportuar. Kush do ta besojė?! Madje as transmetimi direkt televiziv i kėtij fenomeni nuk ndihmon. Viktimat i ngjajnė njėra tjetrės nė shėmtinė e vet. Janė pamje monotone, tė lodhshme, tė padurueshme. Edhe lojrat e numėrimit tė fėmijve pėrfundojnė mė sė shumti nė 1000. Pas kėtij numri fillon tė zvogėlohet koncentrimi, mpreftėsia, dėshira, njėlloj si me kėto imazhe deportimi...1 milion...njė milionė e dyqind mijė njerėz ...

Kėte e ka kuptuar Millosheviqi. Kėshtu edhe luan, me moton: po luajte, vuri bastet e mėdhaja; po gjuajte, gjuaji shifrat e mėdhaja. Sepse, si ta kesh vra njė njeri, si t’i kesh vra njėqind mijė, vetėm njėherė do tė pėrgjegjesh e do tė jesh fajtor. Dhe, paradoksi nuk qėndron nė kėtė, po nė faktin se po ta vrasėsh njė njeri dhe tė tė kenė zėnė, nuk ke shans tė shpėtosh nga faji. Ndėrkaq, po t’i vrasėsh njė qind mijė e t’i deportosh 1 milion, ndoshta edhe ke shans tė shpėtosh!

Po them, kėtė e ka kuptuar Millosheviqi. Ai jo vetėm qė na viktimizoi, por duke e hipur vuajtjen tonė nė shifra tė kėtilla marramendėse e tė pabesuesme, ai na vuri para situatave ku duhesh tashti edhe ta dėshmosh vuajtjen tėnde, duhet ta mbrosh pozicionin tėnd prej viktime. Ai na shndėrroi tė gjithėve nė protagonista kafkianė duke na e kujtuar paradigmėn e tij qė e anticipoi kėtė shekull dhe e cila, fatkeqėsisht, nuk u zhduk me zhdukjen e komunizmit.

Si tė mbrohesh nga diktatorėt e vocėrr tė tipit tė Millosheviqit i cili kontrollon gjithēka dhe i cili pėrmes mediave mundohet ta plasojė njė ndėrrim katastrofal tezash: se viktima nė kėtė luftė janė serbėt dhe ai personalisht. E shkaktar i gjithė kėsaj ėshtė vetėm NATO. Madje, edhe shqiptarėt jetonin mirė para NATOs! Dhe, ē’ėshtė mė e keqja, ai edhe ia arrin tė krijojė opinion nė vendet perėndimore me disa kuadro televizive qė duhet ta dėshmojnė kėtė ndėrrim monumental tezash. Opinionet nė vendet perėndimore pėrnjėherė u kthyen nė diēka si Porotė. Kėrkojnė dėshmi tė reja nga shqiptarėt, nga NATO. Fotografi e fakte tė reja qė do t’u mundėsonte shqiptarėve ta mbrojnė pozicionin e tyre prej viktime tė privilegjuar!

E di, mė e mira ėshtė fotografia. Por, ēka tė bėsh kur shqiptarėt nuk u lejua tė kenė fotografi, kamera, televizione. E para gjė qė iu morr shqiptarėve qysh mė 1989, kur Millosheviqi nisi rrėnimin e Autonomisės sė Kosovės ishte Televizioni. Tė vetmen gjė qė e kishin dhe e kanė shqiptarėt ėshtė pamja e tyre e shėmtuar prej viktime, ku mund tė lexohet frika dhe poshtėrimi, dhe njė numėr, njė shifėr, si tė vetmin fakt, si tė vetmėn dėshmi. Njashtu si hebrejtė qė nė fund u mbet vetėm numri. Edhe ne s‘kemi gjė tjetėr pos kėtij numri qė duhet t’i bėjė Opinionet-Porota tė na besojnė e tė ndikojnė e tė apelojnė qeveritė e tyre. Nuk ka dėshmi tjera se ēfarė i bėnė kėta njerėz tė ikin e tė duken kėshtu. Nuk ka pamje tė ekzekutimeve para familjarėve, rrahje e vrasje kolektive tė burrave e djemėve, nuk shihen policėt serbė duke i plaēkitur shtėpitė private tė shqiptarėve, duke ua shkėrdhye intimitetin dhe pronėn e tyre, nuk ndihen piskamat e vajzave tė dhunuara. S’ka asnjė fotografi. Vetėm ky numėr. I ftohtė, i akullt, i pabesueshėm. E di kėtė Millosheviqi. Kur kėsaj ia shton edhe disa pamje ku shihen viktimat serbe nga bombardimet e NATOs, Opinioni-Porotė ėshtė plotėsisht i hutuar. Kush qe viktima tashti kėtu. Si fillonte ky tregim?!

Kjo mė bėn qė tė tmerrohem. Paradigma kafkiane ende qenka e gjallė. Ajo nuk qenka zhdukur me zhdukjen e komunizmit. Ajo vetėmsa qenka transformuar e fshehur brenda kėsaj bote omnivizuale ku ajo qė nuk shihet as ekziston, dhe ku syri i dominon tė gjitha shqisat tjera, e mė e keqja ka nisur ta dominojė edhe imagjinatėn. Po sikur vėrtetė tė mos e kishin shqiptarėt asnjė fotografi tė fatkeqėsisė sė tyre!? Si do tė pėrfundonte fati i tyre. Njashtu si i Josef K., duke pranuar para xhelatit se ne pėrgjithėsisht e kemi merituar kėtė fat dhe se jemi fajtor?!

Natėn e parė tė luftės, policia speciale e Millosheviqit nė ora dy pas mesnate hyri nė shtėpinė e avokatit mė tė njohur shqiptar Bajram Kelmendi. Pasi e kishin tmerruar dhe shtrirė pėrtoke gjithė familjen e tij, i kishin marrė me vete nė xhipa Bajramin dhe dy djemtė e tij, Kastriotin 30 vjeēar, i sapomartuar, dhe Albanin 16 vjeēar. Kanė dashur ta marrin me vete po atė natė edhe foshnjėn njėvjeēare tė Kastriotit si tregon e veja e Bajramit, zonja Nekibe Kelmendi, juriste e njohur, por ajo nuk ua kishte lėshuar nga dora. Tė nesėrmen kufomat e ekzekutuara nga afėr tė Bajramit dhe dy djemėve tė tij u gjendėn tė hudhura nė paralagje tė Prishtinės. Pėrse Bajramin tė parin, ishte pyetja qė lindte pasi e mblidhje veten nga tmerri. U muarr vesh shumė shpejtė. Ai pėr vite me radhė kishte punuar me njė dozė konspiracioni nė mbledhjen e fakteve dhe dėshmive qė provojnė ndėrlidhjen direkte tė Millosheviqit dhe krimeve qė kanė ndodhur nė Kosovė. E pėrgatiste pėr gjyqin e Hagės kėtė dosje. Porosia ishte shumė e qartė: zhdukja e dokumenteve, e gjurmėve tė krimit, e dėshmitarėve. Tipike pėr njė kriminel. Por, siē e thamė, Millosheviqi kėtė lojė nuk e luan me shifra tė vocėrra. Nėse e luan, luaje me shifra tė mėdhaja, tė pabesueshme. Shanset pėr tė shpėtuar janė mė tė mėdha. Pėr t’i zhdukur gjurmėt dhe faktet e krimeve tė tij ndaj shqiptarėve nė Kosovė, ai nisi njė ndėrrmarrje tė pabesueshme: t’i zhduk provat e ekzistimit tė njė populli tė tėrė. Gjėrat e para qė u dogjėn nė Kosovėn e djegur e tė plaēkitur, qenė Librat e tė Lindurve dhe Librat e tė Vdekurve nė tė gjitha qytetet e Kosovės. Kėtė akcion e vazhdoi pastaj me marrjen e tė gjitha lejeve tė identifikimit nga transportet e organizuara tė njerėzve me tren deri nė kufi, ku i dėbonte mė tej. E dinte Millosheviqi. Zhdukjau njerėzve tė kaluarėn, dėshmitė pėr tė, fotografitė e tyre, dhe lėshoi tė bredhin nėpėr botė, ti i ke denuar mjaftė. Atyre gjithė jeta do t’u kalojė duke e dėshmuar identitetin jo vetėm para tė tjerėve, por edhe para vetes. Gjithė jeta do t’u kalojė duke u mbrojtur e duke e dėshmuar pafajsinė dhe pozicionin e vet prej viktime.

Mallkimi ėshtė shumė i madh. Shumė, shumė i madh. Pastaj, mendojeni vetėm rrezikun: 1 milion njerėz me germin e tragjedisė qė bartin nė vete. Prandaj, kjo padrejtėsi kaq e madhe mundet me e u kėnaq vetėm me drejtėsi. Kriminelėt duhet tė gjykohen.

Mund edhe tė mos ndodh kjo gjė, por vuajtja e shqiptarėve tė Kosovės dhe krucifikimi i tyre do tė mbetet si njė pėrmendore morale para sė cilės mund tė kalosh me indiferentizėm, mund tė pėshtysh si e rreme, ose mund tė vjellėsh nga ajo qė sheh, por gjithsesi duhet tė marrėsh njė qėndrim, qė gjithmonė ka me folur pėr ty.

Po, shqiptarėt e Kosovės pasi i dėbuan pėrtej vendlindjes sė tyre, nuk kishin me vete asgjė pėr ta dėshmuar identitetin e vet dhe krimin qė bėhej ndaj tyre, pos njė numri. Si ēifutėt.

Dhashtė Zoti qė kthimi i tyre nė Kosovė tė mos zgjasė 2000 vjet.



Wiepersdorf Schloss, Gjermani 12 qershor 99

(Artikull i botuar nė tė pėrditshmen FRANKFURTER RUNDSCHAU)




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.