Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
As me miq e as me anmiq, gojėn mos e fėlliq
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 136 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Letersi :: PERBINDESHI - (nga Ismail Kadare)
Postuar nga: ReEdD

Letersi Vazhdimi i romanit Perbindeshi, shkruar nga Ismail Kadare.

Kapituj e meparshem mund ti lexoni :

kapitujt I, II

kapitujt III, IV, V

kapitujt VI, VII

Ne vazhdim mund te lexoni kapitujt VIII, IX, X.

Lexim te kendshem
.



Mbi dėrrasat e plasaritura zbardhnin aty-kėtu shkresa tė vjetra. Era qė frynte nga plasaritjet i zhvendoste rrėmujshėm, gjersa i shtynte qosheve, pėr t'i nxjerrė prapė qė andej nė ndonjė vrundull tė ri.
Uh, edhe kėto shkresat, ia bėnin ata, duke bėrė njė farė pėrpjekje fare tė vockėl pėr tė mos i shkelur, por kėmbėt e tyre tė ngathtėsuara nga moslėvizja bėnin ē'bėnin dhe shkelnin pikėrisht mbi to. Kohė mė parė, Odisea K. bėhej shumė nervoz kur vėrente njė gjė tė tillė. Ai u hiqte vėrejtjen, i shante, gjersa pastaj i lodhur dhe vetė nga bėrtitjet pėrfundonte nė njė ton gjysmė lutės. O zot, thoshte ai, mbani rregull. Do tė na duhen ndonjė ditė tė gjitha.
Ato ishin shkresa shumė tė vjetra, projektmarrėveshje per ēėshtje tė ndryshme, shfrytėzim rrugėsh ujore, dhėnie kredish me afat te gjatė pėr njė tempull tė Zeusit, krijimi i njė ba ze tė pėrbashkėt detare, projekt deklarata zyrtare, projekt-pėrgjigje nė shtyp pėr Amnesty International, protokolle tė ndryshme, shkurt, njė mori e pafundme materialesh pėr bisedime dypalėshe, qė nuk kishin arritur tė bėheshin kurrė, «mbyllur», «mbyllur».
Qyteti po fle i lodhur pas festės, tha Konstruktori me vete. Ai do tė vdesė nė gjumė, pa i hapur dot mirė sytė e llahtarisur.
Kur arriti nė njė udhėkryq tė gjerė dhe ktheu kokėn pas pėr tė parė se sa ishte larguar nga kali, befas pa flakėt e para. Ato ngriheshin tutje, nė drejtim tė aeroportit. Me sa dukej, po digjej ndėrtesa e madhe e radiostacionit.

Filloi, tha me vete.
Eci mė tutje dhe pa pėrsėri flakė nga e djathta. Ishte pallati i kryeministrisė. Pastaj flakėt filluan tė duken nė tė katėr anėt e horizontit. Ishin flakė tė mėdha dhe tė cuditshme, flakė tė zbehta, gati-gati tė bardha, qė lėpinin nė mėnyrė tė heshtur qiellin e dhjetorit. Ndoshta dukeshin kėshtu tė zbehta e tė bardha, ngaqė ishte mesditė, por sidoqoftė, flakė tė tilla ai s'kishte parė kurrė. Megjithatė, kjo nuk e ēuditi aspak. Eci mė tutje. Tani digjeshin rresht, njėra pas tje-trės, ndėrtesa e Bankės kombėtare, Fabrika e kėpucėve, Biblioteka shtetėrore, Hoteli i madh i Turizmit Nė fund tė rrugės kryesore, zbardhnin flakėt mbi stacionin hekurudhor. Ai ishte larguar mjaft dhe, kur ktheu kokėn, kali mezi dukej midis flakėve. U kthye pėrsėri. Pa arritur nė qendėr, u ndesh me tė varurit e parė. Ata lėkundeshin te heshtur nė shtyllat e telefonit. Mė tutje, tė shtrirė njėri pas tjetrit nė trotuar, pranė pellgjeve tė vegjėl me gjak, dergjeshin tė pushkatuarit. Pėrpara vitrinės sė njė magazine ishin dy tė masakruar. I pa me mospėrfillje dhe eci mė tutje.
Gjithcka po kryhet nė mėnyrė tė pėrpiktė, mendoi. Odisea K. e kish pėrsėritur kaq herė: «Nė kohėn qė flakėt do tė pėrpijnė qiellin, nė rrugė do tė shfaqen tė varurit dhe tė pushkatuarit e parė». Konstruktori ndjeu kėnaqėsi. I kishte pėlqyer gjithmonė pėrpikmėria.
Kaloi midis kufomave tė njė grumbulli tjetėr tė pushkatuarish. Breshėritė e automatikut kishin copėtuar qelqet e vitrinave dhe copėrat e xhamave, qė kishin rėnė pranė tė vrarėve, skuqnin nga gjaku.
Rezistojnė, mendoi Konstruktori. Ngriti sytė drejt qiellit. Ishte po ai qiell gri dhe i lartė. Dukej sikur koha kish qėndruar nė vend.
Nė udhėkryqin tjetėr, pėr herė tė parė ndeshi Akamantin me Milloshin. Ata po vinin me shpejtėsi nga ana e stadiumit, duke zvarrisur pėr krahėsh e pėr flokėsh njė njeri. Duart dhe fytyrėn i kishin tė lyera me gjak. Njeriu pėrpėlitej dhe rrekej tė shkėputej, por pas ēdo pėrpjekjeje tė tij, ata e godisnin me mbeturinat e njė shisheje me birrė. Siē duket, e kishin thyer njė shishe dhe secili mbante nė dorė njėrėn nga gjysmat e saj.
— E, po shėtit? — tha Akamanti. — Nuk e
sheh ē'kasaphanė po bėhet?
— Ē'ėshtė ky njeri? — pyeti Konstruktori.
— Ky ėshtė ai qė deshi tė godiste me shishe kalin tonė sot nė mėngjes, — tha Milloshi.
— Nuk tė kujtohet?
— Mė kujtohet.
— U mundua tė na shpėtonte, por e zumė.
Kėshtu ėshtė? — tha Akamanti duke iu kthyer
njeriut dhe e goditi me gjysmėn e gjakosur tė
shishes nė fytyrė. Ciflat e qelqit shkėlqenin si
rubinė nė tė ēarat e plagėve.
— Mirupafshim, — tha Milloshi dhe tė dy,
me Akamantin, u zhdukėn nė udhėkryq duke
tėrhequr e goditur viktimėn.
Kasaphanė, tha me vete Konstruktori. Njė gjė e tillė pritej. Tani mendimet i kish fare tė mpira e tė palėvizshme, si ato re dhjetori.
Ai po ecte pranė qendrės duke u pėrpjekur tė admironte pėr herė tė fundit basorelievet e ndėrtesės sė madhe tė postės qė po digjej. Shpesh, qė nga vrimat e kalit, e kishte soditur qė larg ndėrtesėn e bukur, fasadat prej qelqi tė sė cilės shkėlqenin nėn rrezet e diellit. Tani nė ato fasada lodronin flakėt e purpurta. Sipėr flakėve germat e mėdha PTT, Postė-Telegraf-Telefon, atij iu duk sikur shkruanin PIETA (mėshirė).
Nė atė kohė pa Milloshin qė po dilte me vrap nga njė ndėrtesė banimi pėrballė. Nė krahė mbante njė vajzė fare tė re, qė pėrpėlitej nė kėmishė-natėn e saj tė hollė. Ai e mbėshteti vajzėn nė trotuar, ia grisi kėmishėn dhe filloi ta pėrdhunonte.
Kjo ishte ėndrra e tij mė e madhe, tha me vete Konstruktori. I shkreti djalė. Kaq kohė qė rri i mbyllur si murg nė barkun e kalit.
Pas pak Milloshi e la vajzėn shtrirė pėrmbys nė trotuar dhe iku pa kthyer kokėn prapa. Ajo u ngrit ngadalė si e pėrgjumur dhe rne kokėn e ulur eci drejt apartamentit tė saj.
Masakėr e vėrtetė, tha Konstruktori me vete, duke ecur drejt qendrės. Tani tė varurit lėkundeshin nė tė gjitha shtyllat e telefonave me njė lėkundje tė njėtrajtshme. Trotuarėt ishin plot me tė pushkatuar dhe tė masakruar. Ai njohu nė mes tė kufomave trupin e atij qė fyejti kalin. Siē duket, Milloshi me Akamantin i kishin dhėnė fund pak mė tej. Qelqet e trashė tė shishes sė birrės i ishin futur kudo nė gjoks, nė krahė dhe nė fytyrė.
Nė shkallėt e Universitetit, Konstruktori pa Maksin qė po zvarriste dikė pėr flokėsh. Nė njėrėn dorė mbante lart heshtėn e vjetėr dhe nė dorėn tjetėr vezullonin njė tufė flokėsh tė artė. E paska gjetur Helenėn, mendoi Konstruktori. Gjynah qė po ia llangos ata flokė tė bukur me gjak. Maksi, siē duket, e kishte nxjerrė Helenėn nga konvikti i vajzave dhe tani trupi i saj pėrpėlitej pėrmbi shkallėt e mermerta. Ajo po i tregonte atij gjirin e bardhė, pėr ta mėshiruar. Maksi ka thėnė se nuk do ta mėshirojė edhe ajo t'i tregojė gjirin e saj tė bardhė, mendoi Konstruktori. Ai ishte betuar se do t'ia shponte atė gji tė pabesė me heshtėn e ndryshkur. Tė shohim a do tė ketė zemėr pėr ta bėrė kėtė gjė. Po pėrse jam kaq i lodhur?
Mė mirė tė kthehem, mendoi. Nga gjithė keto zjarre, me siguri sė shpejti kėtu ka pėr t'u bėrė njė vapė e madhe. I vetmi vend i freskėt ka pėr tė qenė barku i kalit. Tė shkoj tė shtrihem pak. Aq mė tepėr qė prapė mund t'i dilte perpara Akamanti, me atė vėshtrimin pėrbuzės qe dukej se i thoshte: «Ah, ti intelektual, ti nuk po i ngjyen vetė duart me gjak, kjo punė tė duket e neveritshme, kjo punė siē duket qenka pėr ne ordinerėt, kurse ju merreni me filozofira, me projekte e ku di unė». Nuk mund ta duroj ate budalla, tha me vete.
Po ecte pėrsėri drejt qendrės. Tani qendrėn e kishin mbuluar krejt flakėt dhe, midis flakėve ngrihej kali i drunjtė, i lartė dhe i zi. Atij sikur nga ēasti nė cast kali mund tė hingellinte befas llahtarshėm pėrmbi shkretėtirėn e zjarreve
Mė nė fund ia hėngre kokėn qytetit, tha me vete Konstruktori.
Mori fund dhe kjo punė, mendoi i lodhur.

Nesėr nė mėngjes qyteti do tė gdhihet i vdekur. Kaq e kishte caktuar fati tė jetonte. Qytetet janė si njerėzit. Lindin fare tė vegjėl, buzė ndonjė lumi apo pėrroi, qė merr me vete ndyrėsirat e tyre. Dhe nė fillim janė tė thjeshtė e tė dashur si fėmijėt, me ato kasollet e pastra dhe ndėrtesat e gjelbra prej druri tė njomė. Por pastaj rriten, fillojnė tė kafshojnė fushėn rreth e rrotull, nė themelet e tyre derdhet hekur dhe beton, kupolat dhe oxhakėt e tyre plot tymra tė zymta ngrihen kėrcėnues drejt qiellit, ata bėhen tė ligj, tė ashpėr e tė ngatėrruar, derisa vjen pleqėria me gėrmadhat bojėhiri dhe rajonet e he-shtura dhe rrugėt e braktisura, mbi tė cilat nis tė mbijė bari. Fusha fillon t'i marrė pėrsėri qytetit copa qė ai dikur ia kishte marrė asaj me pėrdhunė. Qyteti i plakur i lėshon njė nga njė lagjet.e tij. Bari qė mbin nė fillim mbi trotuaret e rrethinave, pėrparon ngadalė, por me siguri drejt qendrės. Rrėzohen muret, shkretohen oborret. Mė nė fund bari fillon tė mbijė mbi gjoksin e qytetit, nė qendrėn e tij. Kjo do tė thotė se qyteti vdiq. Po rrallė, shumė rrallė, vdisnin qytetet me njė vdekje tė tillė tė natyrshme. Shumica e tyre merrnin fund tė rinj, nė kulmin e fuqisė dhe bukurisė sė tyre, si ky kėtu. Vdisnin nga tėrmetet, murtaja, luftėrat. Ky vdiq brenda njėzet e katėr orėve nga kali i drunjtė. Nesėr Milloshi me Robertin do tė zbresin nga barku i kalit plugun e vjetėr dhe do tė hedhin shortin kujt do t'i bjerė fati tė lėrojė brazdėn e parė kėtu nė qendėr.
I zhytur nė mendimet e tij, Konstruktori nuk e kishte vėnė re se ishte larguar prapė nga qendra. Pranė amfiteatrit pa grumbullin e parė tė refugjatėve qė po rridhnin si njė pėrrua i turbullt nė njė rrugė tė ngushtė. Shumica ishin gra me foshnja nė krahė, pleq qė mezi ecnin dhe tek-tuk ndonjė burrė. Njėri nga burrat, i plagosur nė fytyrė, po mbarte nė krahė babanė plak, Fytyrat e tyre ishin tė pėrzhitura nga zjarri. Siē duket, mezi kishin shpėtuar nga flakėt e plumbat dhe tani shpejtonin tė braktisnin qytetin. Konstruktori u fsheh te hyrja e njė restoranti dhe po i vėshtronte. Disa mbanin nė duar statuja tė vogla qė atij i dukeshin herė si penatet e vatrės, herė si buste tė Marksit.
Grumbulli i refugjatėve u zhduk pėrmes gėrmadhave.
Do tė ikin larg, mendoi Konstruktori, do tė hedhin rrėnjė nė ndonjė fushė tjetėr dhe ndoshta do tė ngrenė njė qytet tė ri. Do tė pėrpiqen tė harrojnė tmerrin e kėsaj nate, por nuk do tė mundin dot. Do t'u duket sikur e harruan, por kjo do tė jetė e pėrkohshme. Nė netėt e tyre tė ngrohta tė dashurisė, ky tmerr do tė kalojė turbull-turbull nė embrionet e kėrthinjve tė tyre. Dhe kėta, kur tė rriten, herė pas here do tė hedhin sytė e trembur nė horizont, pėr tė parė a mos po shfaqet Kali prej Druri.
Konstruktori u kthye pėrsėri nė qendėr. Ai iu afrua kalit dhe qėndroi nėn kėmbėt e tij. Vėshtroi me dhembshuri dėrrasat e vjetra, tė nxira nga dielli dhe shiu, njėrin gju tė kalbur, qafėn e gėrvishtur thellė nga goditjet.
Kali im i vjetėr, i shtrenjtė. Po plakesh, kockat tė kėrcasin nga pleqėria, qafėn e ke tė zhubrosur e me plagė.

Ai deshi ta pėrkėdhelte nė qafė, por qafa ishte shumė lart mbi kokėn e tij.
Megjithatė, ti e mposhte kėtė qytet. Potkonjtė e tu rėndojnė mbi gjoksin e tij tė masakruar. A s'je krenar, o plak, pėr kėtė gjė?
Kali nxinte i heshtur nė muzg,
— Kullot mbi kėtė shkretėtirė gėrmadhash,
— thirri Konstruktori me zė tė lartė dhe befas,
diku aty pranė, dėgjoi njė tė qeshur. U drodh i
tėri dhe hapi sytė. Pranė tij, dy hapa larg, Akamanti me Milloshin po shqyheshin gazit.
— Ē'ėshtė? — tha i hutuar Konstruktori.
— Asgjė, — tha Akamanti. — Po flisje nė
gjumė.
— Kemi kaq kohė qė po tė dėgjojmė, —
tha Milloshi.
Konstruktori vuri dorėn nė ballė.
— Mė duket se kam ethe, — tha. — Kam
shumė kohė qė dremit?
— Nja treēerek ore.
Konstruktori vėshtroi pėrjashta. Ishte mesditė. Po ajo mesditė e mėrzitshme dhjetori. Larg mezi dukeshin oxhakėt e fabrikave tė qytetit, Njė helikopter rrinte pezull nė horizont.
— O zot, — psherėtiu ai, pa e ditur as ve-
iė pse.
— Sot ėshtė dita e pėrurimit tė skulpturės,
tha Akamanti.
— Ashtu?
— Po tė kishim dylbi tė mirė, mund tė
shikonim grumbullin e njerėzve nė qendėr.
— O zot! — ia bėri pėrsėri Konstruktori, —
0 zoti perėndi!


IX


Secila nga tė gjashtė rrugėt qė dilnin nė shėsh, gėlltiste me ngut pjesėn qė i pėrkiste prej turmės sė kalimtarėve. Te hyrja e Galerisė sė Arteve, ku porsa qe pėruruar njė grup skulpturor vėrtiteshin ende vizitorėt, shumica studentė te Institutit tė Arteve.
Genti me Lenėn iu afruan skulpturės pėr ta parė nga afėr. Figurave prej bronzi skulptori kishte mundur t'u jepte njė lėvizje tė brendshme, prej sė cilės aty pėr aty tė krijohej ideja se ai i vogėl vajzash e grash gjendej si midis njė tė marrė. Ato ishin vrarė vite mė parė prej fanatikėve tė Veriut nė mbarim tė njė mbrėmjeje vallėzimi, e para mbrėmje vallėzimi nė Bjeshket e Nėmuna, ku ato kishin vallėzuar tė parėn dhe tė fundit tango nė jetėn e tyre. Skulptura kėshtu edhe quhej: «Pas tangos».

Genti u pėrkul pak pėr tė lexuar pllakėzėn ku qe shėnuar me dy fjalė ngjarja, si edhe emrat e viktimave. Ai deshi ta tėrhiqte Lenėn qė andej, por ishte vonė. Ajo gjithashtu ishte afruar tė lexonte pllakėzėn.
Vetėm tani ata vunė re grumbullin e grave dhe burrave me veshje malėsore, me siguri nga familjet e viktimave qė, mė tė ngrirė se skulptura, rrinin mėnjanė, pranė autobusit tė «Albturizmit» qė i kishte sjellė qė larg.
Nė shesh kishte rifilluar qarkullimi i zakonshėm, i ndėrprerė pėr shkak tė pėrurimit. Pėrpara skulpturės nisėn tė kalonin me shpejtėsi makinat, motoēikletat dhe furgonėt e errėt.
— A hyjmė nė Galeri? — tha Genti. — Mė
duket se ėshtė hapur njė ekspozitė fotografike
pėr skulpturėn egjiptiane dhe greke.
Pa thėnė asgjė ajo e ndoqi pas. Ndėrsa kapėrcenin hyrjen, ata u kthyen edhe njė herė pėr tė parė skulpturėn. Ajo pasqyrohej tani nė qelqet e autobusėve nė mėnyrė krejt tė natyrshme, sikur tė kishte qenė aty prej vitesh.
— E di ēfarė? — tha ajo. — Sot nė fakultet flitej pėr zbulimin e njė komploti. Di gjė ti?
Genti ngriti supet.
— Dicka mė ka zėnė veshi, por krejt tė
turbullt. Dy tė njohur qė i takova rastėsisht nė
rrugė, i pyeta, ja kėshtu siē mė pyete ti mua:
flitet pėr njė komplot, a keni dėgjuar gjė? Jo
vetėm qė s'dinin, por mė panė nė mėnyrė tė tillė sic shihet njė i lajthitur.
— Mė duket se ta kam thėnė edhe njė herė tjetėr: Mua gjithashtu mė shkoi mendja se
mos e gjithė kjo s'eshtė veē nė kokėn tonė.


— O, jo, — tha ai. — Pyetja duhet bėrė
pakėz ndryshe: mos ndoshta tė gjithė kėtė dicka
e fut, e kullon tinėzisht nė trurin tonė, ashtu siē
pėrfytyronin tė vjetrit derdhjen e ėndrrės prej
hyjnive nė trurin e njeriut tė fjetur?
— Gjithė ky ankth, — ia bėri ajo, duke
vėnė dorėn nė gjoks.
Genti e puthi te flokėt.
— Ja dhe sfinksi i famshėm pėrpara pira-
midės sė Kefrenit, — tha ai. — Ti thua «gjithė
ky ankth», por duhet ta dish se krijimi i ankthit
ka qenė njė nga kujdesjet e para tė cdo rendi
pas punishtes sė armėve, tė prangave, vinte ndo-
shta ai. Shikoje sfinksin. Ti mendon se policia e
faraonit ka bėrė mė shumė se shikimi i tij misterioz pėr tė mpirė turmat?
Kėtė herė ishte ajo qė i pėrkėdheli krahėt.
— Sfinksa, shenja mistike, kuaj druri...
Janė tė gjitha pjellė e njė uzine.
(«Ėshtė njė kohė tradhtie kudo, — tha ai. — Kohė e Kalit tė Drunjtė Total, nė qoftė se mund tė pėrdoret njė term i tillė. Ose mė shkurt, koha e Totalkalit.
— Kohė e Totalkalit, — pėrsėriti ajo. —
Tingėllon e tmerrshme»).
Ajo u kthye pėr tė parė edhe njė herė njė fotografi tė piramidave marrė nė muzg dhe, njė copė herė, ata ecėn tė ndarė nga njėri-tjetri.
Kur iu afrua prapė, pa se ai kishte qėndruar pėrpara fotografisė sė skulpturės sė Laokoontit.
— Njė tjetėr personazh misterioz, — tha
Genti duke bėrė shenjė me kokė nga fotografia.

— Misterioz?
— Pa dyshim, — u pėrgjigj ai. — Gjithė
ky ngėrē, kjo vuajtje ėshtė mė shumė se vuajtje trupore prej mbrojtjes sė gjarpėrinjve. Ndėrkaq, s'jam unė i pari qė e them kėtė. Ka njė debat tė vjetėr, e di? Virgjili shkruan se nė ēastin
e mbytjes, Laokoonti lėshoi njė britmė tė tmerrshme. Mirėpo, sic e sheh, skulptura nuk e jep
njė gjė tė tillė. Goja ėshtė hapur pak si pėr tė
shprehur mė shumė njė brengė shpirtėrore. Ka
dhe njė tjetėr debat: Virgjili, si edhe skulptura,
e paraqesin qė po mbytet sė bashku me fėmijėt.
Kurse poetėt e vjetėr thonė se gjarpėrinjtė sulmuan vetėm fėmijėt. Pra flitet pėr njė trysni tė
tėrthortė kundėr tij, njė mjet qė ngjan si i kohėrave moderne: shantazh me anė tė fėmijėve.
— Ē'tmerr! — ia bėri ajo dhe deshi tė ikte
mė tutje, por ai nuk lėvizi.
— Shikoje me kujdes, — tha duke e kapur
lehtė pėr bėrryli. — A nuk ndien njė mbyllje tė
rrethit nga ēdo anė? Kjo lidhje duarsh e kėmbėsh, ky bllokim i pėrgjithshėm, pa kurrfarė rrugėdalje. Pamundėsi lėvizjeje, pamundėsi e plotė
shprehjeje. Gjithcka po merr fund, po ngrin.
Kurse enigmėn ai po e merr me vete.
Ajo u pėrpoq tė buzėqeshte.
— Ti mendon se edhe historia e tij ka qenė e ndryshme nga ajo qė thuhet?
— Pa asnjė dyshim.
— Ikim mė mirė kėndej, — tha ajo. — Nuk
e ndiej veten mirė. Ndoshta nga ajri.
Nė tė vėrtetė ishte bėrė mjaft nxehtė dhe, kur dolėn pėrjashta, rnorėn frymė me lehtėsi.
— Shkojmė hamė drekė nė ndonjė restorant? — pyeti ai.
— Si tė duash, — tha ajo.
Ata hanin zakonisht nė mensėn e studentėvė, por ajo ditė se pse u dukej e veēantė, megjithėse ishte njė ditė e zakonshme fund dhjetori.
Te hyrja e restorantit Lena qėndroi njė grimė nė mėdyshje, duke vėshtruar pėrreth, sikur tė kėrkonte ndonjė lokal tjetėr aty pranė.
•— S'tė pėlqen kėtu? — pyeti ai.
Ajo ngriti supet pėr tė thėnė «mos u shqetėso pėr mua» dhe shtyu e para derėn. Lena kishte qene njė herė te ky restorant dhe prej tij ruante kujtimin e hidhur tė drekės sė parė me njerėzit e ish-tė fejuarit tė saj, pak ditė pėrpara fejesės. Ajo e njohu vendin nė ēastin e fundit, por nuk deshi t'i shpjegonte Gentit dicka pėr tė cilėn kishte folur herė tjetėr.
Nė sallė kishte pak njerėz. U ulėn pranė dritareve qė vėshtronin nė njė kopėsht, drurėt e tė cilit dukeshin krejtėsisht tė holluar pas zhveshjes. Njė ndihmėskameriere, e krehur me kujdes, u solli menynė. Dy tryeza mė tutje ishte njė i dehur. Ai ua nguli sytė me vėmendje. Ndihmėskamerierja solli gotat, lugėt dhe pirunėt. Pastaj u hoq mėnjanė dhe po vėshtronte flokėt e Lenės. I dehuri diē mėrmėriti.
— Ē'urdhėroni? — tha kamerieri, qė u
shfaq pas shpinės sė tyre.
Ishte i njėjti kamerier me mollėn e Adamit tė kėrcyer jashtė mase, tė skuqur nė njė vend, ndoshta prej makinės sė rrojes.
— Ē'do tė marrėsh? — pyeti Genti.
— Ēfarė tė marrėsh ti, — tha ajo.


Ndėrsa Genti bėnte porosinė, ajo vėshtronte kopshtin e zhveshur, ku me siguri nė verė vallėzohej. Aty pranė i dehuri mėrmėriste me vete.
Ajo vazhdonte ta mbante kokėn tė kthyer nga qelqet, me njėfarė bezdie prej kamerierit, i cili ndoshta e mbante mend qysh prej asaj dreke tė llahtarshme.
I dehuri pėrsėri mėrmėriti diēka. Ai nuk ia
ndante sytė Lenės.
— Kjo sallė ėshtė e bukur, — tha Genti kur
kamerieri u largua. — A tė pėlqen?

(— Ejani, ejani, tavolinat i kemi porositur kėndej.
— Sa tavolina?
— Katėr. Besoj se mjaftojnė.
— Me siguri.
— Sa tavolina tlie?
— O, ti qenke xhaxha? Katėr.
— Epo mirė.
— Shyqyr, shyqyr.
— Ejani kėndej.
— Kėndej, kėndej.
— Kėndej, mama.
— U hutua fare e shkreta.
— Ka hak. Gjithė ky gėzim.
— Ulu, mama. Ulu, babai i Lenės.
— Po krushku me mblesin?
— Ja ku janė, po vijnė.
— Ē'mustaqe paska ky krushku!
— Shėtt).



Lenės iu kujtuan tė dy prindėt dhe kushedi pse i theri nė zemėr. Pas prishjes sė fejesės i kitakuar vetėm dy herė. Atėherė, krejt tė hutuar nga skandali, ata ishin hequr mėnjanė tė munduar, siē duket, nga njė ndjenjė faji, pa i thenė vajzės asgjė, as bėre mirė, as keq. Para nje jave i kishin dėrguar letėr tė dy, shkruar shtrembėr-shtrembėr, nga qyteti i vogėl fushor «ku banonin. Kemi marrė vesh se atje nė Tiranė vete nė kafene, shkruante i ati. Ne jemi njerėz te paditur, moj ēupė, njė herė e bėmė njė gabim me ty qe tė fejuam, tė dytė s'duam tė bėjmė. Ti je me shkollė, kupton mė shumė dhe e di mė mire se ne se duhet tė vesh apo s'duhet tė vesh nė kafene atje nė Tiranė. Njė gjė vetėm kėrkoj nga ty ēupė e babait, mos na turpėrosh. Ja kėtė kėrkoj. Tė tjerat bėji si tė duash. Nė fund tė letrės, sipas zakonit, ai s'kishte harruar tė shkruante «fund.. Dhe poshtė letrės sė tij e ėma, akoma mė e bute se ai, ashtu sic i pėlqente qė cdo gjė ta bente nėn hijen e tij, ecjen nė rrugė, ndenjen nė sofėr, hyrjen nė dasmė, ashtu edhe nė vendin e fletės qė kishte tepruar, kishte shkruar katėr rreshta. Lena, tė keqen nėna, mos na turpėrosh, shpirti i nėnės, kujdes nėpėr ato kafenetė dhe nga ai mallkuari, ruaju se prapė ka bėrė kanosje, tė puth nėna jote ty qė tė ka si shpirti.
Kamerieri kishte ardhur prapė pėr tė sjelle shishen e verės dhe Lena e ktheu kokėn nga koshti, e bindur se tani qė Genti po e pyeste per llojet e verėrave, kamerierit do t'i kujtohej se ishte ajo.
(Ēfarė thatė, zonjė? Verė tė kuqe apo tė bardhe? Verė tė bardhė «Kallmet» nuk ka kurre. Si urdhėroni, zonjė. Po xhaxhai? Mė duket se harruam xhaxhanė. Porosita unė, porosita. Si the, or dhėndėr, njerėzit dikur pinin me kafka tė vdekurish? Hėm, ē'nuk di njeriu kur punon nėpėr muze. Pse thoni gjėra tė frikshme? Maksi ka tė drejtė, xhaxha. Suedezėt edhe sot e kėsaj dite fjalės «shėndet!» nė pije i thonė «skoll!», qė s'ėshtė veēse fjala angleze «skull», qė do tė thotė kafkė. Pu, pu, pu, kjo rinia tė merr mė qafė me dituri. Hajde bromb, nipēe. Gėzuar! Mamaja e shkretė e humbi fare. Tė lutem pra, po s'ka nevojė. Hallė, mos nuk rri mirė atje? Kamerier. Kėtu mė duket se bėn pak korrent. Jo, bir i hallės, mirė jam. Ē'u bė tezja? Ja ku e ke, prapa mblesit. O, po tė lutem, lėre tani. Ja, pra. kėshtu i thonė, ju betohem nė ju gėnjej. A?).
Kamerieri solli pjatat. Ata filluan tė hanė nė heshtje. Nė sallė kishte qetėsi. Dėgjohej vetėm tingulli i pirunėve dhe thikave. Kamerierėt rrinin mėnjanė, me duar tė kryqėzuara nė gjoks dhe vėshtronin sallėn.
— A? — ia bėri i dehuri. — Luftė e tretė botėrore, the? Ē'luftė e tretė, more, mua mė ka ikur gruaja, ti mė can kokėn me luftėn botėrore.
Njėri nga kamerierėt shkoi nė tryezėn e tij dhe njė copė herė folėn midis tyre me zė tė ulėt, derisa i dehuri u qetėsua prapė dhe uli kokėn.
(Shėndeti i dhėndrit dhe i nuses, tė na trashėgohen, hajde Lena, ngrije gotėn brom «skoll», oh, oh, ē'vete, si, si the, se nuk dėgjova, lėrna krushk se na ngrite leshrat e kokės pėrpjetė, ju betohem, bravo, bravo Maks, jo, jo tė lutem, mamaja e shkretė u hutua nėpėr muze tė vjetėr, i thashė ngrije Lena, me fund shyqyr, tė lutem, nuk pi mė, jo, ekstra fare, shyqyr ha, ha, ha!)
Llambadarėt e verdhė, qė vareshin njėri pas tjetrit nga tavani, ia shtonin qetėsinė sallės. - A tė pėlqen vera? — e pyeti ai. Ajo bėri «po» rne kokė.
— Pse je kėshtu si e hutuar?
Lena ngriti supet. Atij iu dukėn ato supe tė dridhshėm nėn xhaketėn e hollė. Dora e saj, me levizje tė ngadaltė por kėmbėngulėse, pėrmes gotave me verė, kupėzės sė kripės qė u derdh dhe thikave vezulluese, kėrkonte dorėn e tij. - Ē'ke kėshtu, Lenė?
— Asgjė.
Ajo tha «asgjė», por dora e saj e shtrėngoi doren e tij nė njė mėnyrė tė panatyrshme dhe nervoze, si dora e atij qė kėrkon ndihmė. (Shėndeti yt lumturi e jote Lenė bromb fshihi lotėt lotėt lotėt si i thonė asaj suedisht eh lenė helene skoll).
— Ti dicka ke, — tha Genti.
- Asgjė s'kam. Mė dhemb pak koka.
— Mos e ke nga vera?
- Ndoshta.
Sytė e saj ishin nė atė gjendje tė rrallė kur lotėt vetė nuk shfaqen, por dėrgojnė qė pėrbrenda vrullin e tyre. Dashuri, mendoi ai. Ndoshta kjo ėshtė fytyra e saj.
- Eh, — ia bėri i dehuri. — Ē'bėhet nė kėte restorant! Sikur ta dinte qeveria. : Njė nga kamerierėt shkoi pėrsėri te tryeza dhe nisi t'i fliste me zė tė ulėt, por i dehuri qetėsohej.
— Mos mė trego mua, — i thoshte ai. — ė kam parė me sytė e mi se ē'bėhet kėtu. Si, Ēkam parė? Ta them unė c'kam parė, megjithėse ju pėrpiqeni ta mbani tė fshehtė. Kam parė tė hajė drekė njė palombar. Po, po, kėshtu si them unė. Erdhi burri i botės, pa e hequr as kostumin e palombarit, sapo kishte dalė nga liqeni artificial, kullonte ujė i gjithi, dhe lėmishtet i vareshin nė qafė, kurse ju i shėrbyet. Bile pėrgjegjėsi i juaj, Jani, e ndihmoi tė zhvidhoste kaskėn e hekurt pėr t'i dhėnė supėn. Ja, tė tilla gjėra ndodhin kėtu, kurse ti mė thua tė mos flas. Gent Ruvina ia plasi gazit.
— Mos qesh, tė lutem, — tha me zė tė ulėt
Lenaa. — Ai po vėshtron kėndej.
I dehuri e preu tė folurėn dhe po vėshtronte vėrtet nė drejtim tė tyre. Ai vėshtroi sa vėshtroi, pastaj hapi krahėt sikur tė thoshte: «S'kam c'tė bėj rimė».
— Ikim mė mirė, — tha Lena. — Pėrjashta duhet tė jetė bukur.
Genti i bėri shenjė kamerierit.
— Ndoshta u shqetėsuat, — tha kamerieri,
ndėrsa bėnte llogarinė. — Na falni.
— S'ka gjė, — tha Genti. — Si ėshtė ajo
puna e palombarit?
Kamerieri buzėqeshi.
— Hera e parė qė e dėgjoj, — tha.
Genti pagoi dhe ata u ngritėn.
Rrugėt ishin plot zhurmė dhe njerėz. Qielli ishte po aq i vrenjtur dhe i lartė, vetėm se tani dielli kish mundur tė shfaqej pak midis reve dhe tė ndriēonte pėr njė kohė fare tė shkurtėr qytetim.
— Shiko sa bukur, — tha ajo tek po ecnin
nė shiheshin e qendrės. — Posta duket sikur ka
marrė flakė.
Rrezet e dobta tė diellit dimėror qė po ulej, reflektoheshin nė qelqet e mėdha tė ndėrtesės sė postės me njė flakėrimė groteske.
— Vėrtet, duket tamam sikur ka rėnė zjarri, — tha ai.
Ajo vėshtroi njė copė herė pėrhumbshėm, si tė kujtohej se ku e kishte parė atė flakėrim.
— Ja dhe skulptura. Pasdite ngjan edhe mė
bukur.
Nė trotuaret mezi kalohej nga njerėzit. Njė grumbull nxėnėsesh me grykėse tė zeza vėshtruan Lenėn me vėmendje.
«Depozitoni kursimet tuaja nė Arkat e Kursimit. Tė dielėn boks».
— Kėto apartamente duhet tė jenė tė bukura, — tha Lena, duke treguar nga krahu i majtė.
Prapa skelave ngriheshin muret me tulla tė njė
pallati tė pambaruar. Punėtorėt po suvatonin fasadėn.
— Ky ėshtė model i ri, — tha ai. — Janė
tre-katėr pallate eksperimentale qė po ndėrtohen.
— A tė lejojnė t'i shikosh?
— Nuk e di.
Lena u ndal nė trotuar.
— Eja tė hyjmė, — tha.
Erdhėn rrotull vendit tė rrethuar me dėrrasa, derisa gjetėn njė hyrje. Te hyrja ishte ngjitur njė tabelė: «Tė realizojmė planin para afatit>.
— Shoko, a mund tė hyjmė tė shikojmė
pak? — i tha ai njė punėtori. Punėtori i vėshtroi dhe tundi kokėn.
— I thoni brigadierit.
Brigadieri zbriti nga shkallėt, i lyer i tėri mė gėlqere.

— Hyni, — tha. — Po kujdes, mos shkelni
mbi parket.
Ata u ngjitėn nėpėr shkallėt e palyera gjithė gėzim. Vinte erė gėlqereje, dėrrasė e freskėt dhe parafinė. U ngjitėn nė katin e dytė dhe hynė nė njėrin nga apartamentet.
— Ah, sa bukur! — tha ajo kur u futėn
nga korridori nė kuzhinė. Kuzhina ishte e madhe dhe plot dritė.
— Sa bukur! — pėrsėriti ajo. — Kėtu tė
vendosėsh njė kaktus tė madh. Kėtu njė radio tė
vogėl. Pastaj njė mace. Kuzhina s'ka lezet pa
njė mace. Mace tė vogėl bardhoshe, me sy tė
ndritshėm dhe rne shumė push.
Ai buzėqeshi dhe doli nė korridor. Pa banjon dhe depon. Pastaj hapi dyert e dhomave.
— Kjo ėshtė dhomė gjumi, — tha Lena qė
hyri pas tij.
Ai hapi derėn prej xhami dhe doli nė ballkon, kurse ajo qėndroi te dera dhe po vėshtronte si e humbur dėrrasat e ngushta, tė verdha si flori tė parketit. Dhjetėra e dhjetėra dėrrasa lisi tė shtrėnguara fort njėra pas tjetrės.
Tani ėshtė vonė. Eja tė flemė, i dashur. Ėshtė vonė? Po. Ora ra dymbėdhjetė. Po lexoja diēka interesante. Eja tė flemė tani. Kjo ėshtė vėrtet njė rrugė e qetė. Tani ėshtė vonė dhe sigurisht qė rruga ėshtė e qetė. E mbylle derėn? Po, Vetėm frigoriferi nuk pushon. Gjithė natėn mėrmėrit si i gjallė. A ta ndez abazhurin? Jo. Mė pėlqen tė zhvishem nė errėsirė. Nė errėsirė? E pse? Ti akoma druhesh nga unė? Druhem. Ti ke njė trup tė mrekullueshėm. E di, megjithatė mė pėlqen tė zhvishem nė errėsirė. Ēudi. Mos e ndiz abazhurin. Sonte ėshtė njė zagushi e tillė. Ti u zhveshe krejt? Po, mė pėlqen kėshtu. Eja. I dashur. I dashur.
— Lena, eja kėtu, — i thirri ai qė nga ball-
koni.
Ajo eci mbi dėrrasat e verdha dhe doli nė ballkon.
— Tė pėlqen pamja? — e pyeti ai.
— Ėhė.
Nė sytė e saj kishte njė lagėshtirė tė butė.
Kur u futėn pėrsėri nė dhomė, ai e pėrqafoi dhe e puthi fort. Ajo dridhej lehtė. Pastaj e shtyu me ėmbėlsi.
— Punėtorėt mund tė hyjnė nė ēdo ēast, —
tha me zė tė dobėt.
Ai e mori pėr dore dhe dolėn.
— Sa shumė kemi bredhur sot, — tha pėr-
sėri ajo nė rrugė.
— U lodhe?
— Pak. Por megjithatė mė pėlqen tė shėtisim akoma.
Vitrinat e mėdha kishin filluar t'i zbukuronin me copa pambuku. Nė njėrėn nga magazinat tani e kishin vėnė pemėn e Vitit tė Ri midis portokajve.
— Pas ca ditėsh do tė jetė edhe mė bukur,
— tha ai. — Dy-tri ditė para festės, rrugėt do tė
kenė akoma mė shumė njerėz dhe nė tė gjitha
vitrinat do tė zbardhė dėbora. Sidomos pasditen
e tridhjetė dhjetorit.
— Do tė shėtisim gjithė atė pasdite rrugėve?
— Patjetėr.
— Ka diēka tė pazakontė pasditja e tridhjetė dhjetorit, — tha ajo. — Njė gėzim dhe njė pikėllim tė pėrzier bashkė.
— Ėshtė e natyrshme, — tha ai. — Fundi i
vitit.
— Ti ecėn rrugėve, shikon njerėzit qė shpej-
tojnė me pako, shishe, fruta nėpėr duar, tė rikujtohen lloj-lloj gjėrash, ke dėshirė tė kesh pranė dikė, pėr tė cilin ke kohė qė nuk ke menduar.
Pastaj hyn dhe del nėpėr magazinat, vėshtron
vitrinat, ngjyrėn e gėzueshme tė portokalleve dhe
ngjyrėn e ftohtė tė pambukėve, lexon ashtu kot
etiketat e shisheve qė tė duken papritur me njė
kuptim tė madh, si titujt e librave. Mė kujtohet,
kur isha nė gjimnaz, mė pėlqente njė shok i klasės dhe vendosa qė t'i bėja njė dhuratė nė prag
tė Vitit tė Ri. I bleva njė kravatė dhe dola rrugėve pėr ta kėrkuar. Ishte pasdite e tridhjetė e njė
dhjetorit. U vėrtita shumė kohė andej-kėndej,
por nuk e pashė gjėkund. Mė vinte tė qaja. Ai
ishte pak mospėrfillės e, megjithatė, mė pėlqente
shumė. Njerėzit sa nuk pėrplaseshin me mua. Di-
sa mė vėshtronin me vėmendje, siē duket, ēuditeshin qė sytė e mi ishin me lot. Ndonjėri mė
ngacmonte. Kurse mua mė rėndonte si plumb
dhurata qė kisha blerė. Ja kėshtu, e kėrkova gjer
nė mbrėmje, por nuk e gjeta. Asnjėherė nuk e
mora vesh se ku ishte futur atė mbrėmje. Ishte
njė tip i tillė...
— Po kravatėn; ē'e bėre?
•— E hodha. Kur u afrova te shtėpia, e hodha nė qoshe tė trotuarit, ē'ta bėja? Dhe asnjeriu, as atij nuk i tregova kurrė asgjė.
— Kjo ėshtė njė ditė vėrtet delikate, —
tha ai. — Shpirtrat e njerėzve bėhen mė tė ndje shėm se kurrė. Njė diēka e vogėl dhe pa rėndėsi mund tė kthehet nė njė dramė.
— Sikur tė shkruheshin afishe tė mėdha dhe
tė vendoseshin nėpėr qoshet e rrugėve: «Sot ėshtė njė ditė delikate. Mos e mėrzitni njėri-tjetrin.
Mos e lini vetėm».
Ai qeshi. Edhe ajo qeshi. Tani ndodheshim pėrpara postės. Nė qytet u ndezėn dritat.
— Hyjmė nė postė, — tha ai. — Duhet tė
bėjmė kartolinat pėr Vitin e Ri
Salla e madhe e postės ishte plot dhe ata mezi gjetėn vend te njė bankinė e gjatė, ku njerėzit shkruanin kartolina.
— Ē'mendohesh? — tha ajo kur Genti qėndroi njė copė herė me stilolaps nė dorė.
— Asgjė, — tha ai dhe u vu tė shkruajė.
Nė tė vėrtetė, mendjen e kishte te Galeria e
Arteve. S'e kishte menduar se skulptura e famshme qė e kishte parė me dhjetėra herė, do tri dukej befas ndryshe njė ditė funddhjetori. Ajo ngrirje nė buzė... Ajo enigmė mermeri...
— Ē'mendon? — i tha prapė ajo.
Ai ktheu befas kokėn si t'i kishin bėrė pyetjen mė tė papritur nė botė.


X



Dje mė thirri Priami. Ishte i ngrysur. Qeskat e syve, pėr tė cilat ankohej aq shumė skulptori i pallatit gjatė kohės qė i bėnte bustin e fundit, i vareshin mė keq se ēdo herė. S'e kisha parė kurrė aq tė dėrrmuar.
E folura e lij ishte e lodhur, e turbullt. Laokoont, mė tha, ti duhet ta kuptosh vetė gjithė kėtė qė po ndodh me ty...
Nuk dija se ē'ndodhte me mua dhe aq mė
pak seē'duhej tė kuptoja. Megjithatė, nuk i bėra asnjė pyetje, me shpresė se do ta sqaronte vetė.
Mė nė fund, e mora vesh. Ishte fjala pėr ca
letra, shumica anonime, kundėr meje.
Por kjo s'ėshtė hera e parė, madhėri, i tha-
shė;
Ai u kthye vrylltas.


Kėtė herė ėshtė ndryshe, Laokoont, thirri me zė tė ngjirur.
Nuk di si u pėrmbajta pa i thėnė: mjaft me kėtė histori tė mėrzitshme. Nė qoftė se doni paqe me grekėt, bėjeni. Veē votėn time s'do ta keni
kurrė.
Ai vazhdoi tė fliste po aq turbullt si edhe mė parė. Mė tha se pėrherė e mė vėshtirė e kishte tė mė mbronte dhe pyetjes sime se nga kush duhej tė mė mbronte, nuk iu pėrgjigj.
Kėtė herė ėshtė ndryshe, Laokoont. Nuk mė hiqeshin nga mendja kėto fjalė edhe pasi u ndava me tė.
Pasdite, nė mbledhje tė qeverisė. pata pėrshtypjen se takimi ynė qe marrė vesh. Sytė e kudėrshtarėve tė mi ishin mė zhbirues se kurrė, Por unė s'e bėra veten. Madje, u duk se u habitėn pak nga toni im i ashpėr kur e pyeta shefin e policisė se a ishin gjetur mė nė fund ata qe kishin vėnė shenja nė portat e mjaft trojaneve dy javė mė parė. Kur ai u pėrgjigj >? unė gati sa nuk i ulėrita:


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.